Powered By Blogger

mercoledì 11 ottobre 2023

Koka dhe Yafta e Ali Pasha Tepelena ne Konstandinopol,historia e saj sipas Robert Walsh.



 



Populli do ti kendonte "Nje varr i vetem se nxinte dot lavdine" kaq e madhe ishte lavdia e Ali Tepelenes e shtrire kjo ne dy kontinente Europe dhe Azi. Qendresa dhe renia heroike e Luanit te Epirit dhe te mbare Shqiperise fjalet e tija para vdekjes ;" Nuk meret koka e Ali Tepelenes si koke skllavi"do tja ngrinin edhe me lart lavdine.Kjo koke pikturuar nga piktoret me te medhenje te kohes se tij,qe bashkebisedonte plot hiresi me Bayronin e madh,kjo koke qe luante me diplomacite e medhaja te kohes Frances e Anglise te Rusise e Austrise,kjo koke qe Porta e Larte e kishte kerkuar prej shume kohes pas shume aleancash e intrigazh do te arrinte me ne fund ne Kostandinopol.Diten tjeter pas vrasjes,varrimi madheshtor dhe i bujshem ne Janine te trupit
te tij prane Eminese se dashur,i urdheruar ky varrim nga Hurshit Pasha,ne te njejten kohe koka e tij do te merrte rrugen per ne Stamboll e shoqeruar nga 300 ushtare.Po si qendron historia?.Per kete Robert Walsh nje klerik dhe shkrimtar Irlandez i cili ka qene deshmitar okular ne kete histori, duke qene kapelan ne ambasaden Britanike ne Stamboll ne kujtimet e tija botuar ne Londer ne 1828: "Narrative of a Journey from Constantinopole to England", do te shkruaj dhe pershkroje me hollesi e detaje kete histori,ai shkruan;"Ne Kostandinopol ne kete periudhe flitej se Aliu po udhetonte drejt qytetit dhe nje Tartaravan karro per kete qellim ishte nisur per ti dale perpara dhe te sillte jo Aliun vete por koken e tij ,qe si zakonisht qe derguar per tu ekspozuar si koka e rebelit,arriti ne Kostandinopol ne 23 shkurt dhe u ekzpozua ne 24 ne oborrin e Serraglio per te gjithe ata qe deshironin ta shikonin. Mora nje jeniçer dhe shkova per te pare kete ekspozim qe perdornin orientalet qe nga kohet antike te pa ndryshuar ne kohe.Me qe Aliu ishte nje Pasha koka e tij trajtohej me respekt per rangun qe kishte dhe jo ne menyre te rrendomte si te tjeret tek porta.Koka qe ekspozuar ne nje tabaka vendosur mbi nje shtylle mermeri te ulet,midis portes se pare dhe te dyte te Serraglio,ajo ngjante njelloj si koka e Giovani Battista,ne nje tabaka tjeter siper saj varej Yafta, letra ku qe shkruar akuza e tij si ajo qe ju vihej tek kryqi fatkeqeve kur kryqezoheshin.Ne krah qendronte bostange(ekspozusi) qe mbante nje bakete(shkop) ne dore.Tabakaja ishte rrethuar nga nje grup njerzish te cilet kur ju afrova me ben vend,ekzpozitori duke prekur tabakane u kethye ne menyre qe te kisha nje shikim te plote te kokes ne çdo pozicion,njerzit shikonin pa emozione dhe te pa shqetesuar ne heshtje sikur shikonte kolona e mermerit ku gjendej.Koka ishte thjeshte nje skalpe,dmth nga kraniumi ishte hequr truri dhe pjeset e buta dhe ne vend te tyre ishte mbushur me matriale te tjera,turqit ne keto operacione jane shume te afte per ti bere,ishte bere me nje perpikemeri te tille qe forma e jashtme dhe linjat ishin perfekte,espresione e saj ishte e gjalle aq sa te dukej qe koka nuk ishte ndare nga trupi.Fytyra ishte e zbehte e mbushur jo e prishur dhe shprente karakter.Ishte e madhe dhe e bukur,padyshim i perkishte nje njeriu te beshem dhe nje prani te forte,te jepte pershtypjen e nje njeriu me humor te mire,qe fshihnte si mendoja, nen kete ekspresion te qete,nje zemer te eger e pa ndenja.Pjesa e siperme e kokes eshte calva(pa floke) dhe jep pamjen e ballit shume te gjere.Ne maje te kokes nje tufe e madhe te flokeve gri te gjate qe zbrezin poshte,ne menyren e shqiptareve te sotem dhe te grekeve antik te te njejtit vend.Mjekra e gjate ngjyre gri argjendi rreth 15 centimetra.Ndersa shume persona po lexonin Yaften ekspozuar siper kokes ne murin ne krah,i shpreva jeniçerit deshiren e forte qe kisha per ta pasur une Yaften kur nuk duhej me,duke ditur qe turqit bejne çdo gje per para i propozova nje shume te mire me para.Ja thame deshiren time ekspozitorit dhe pak dite me vone me sjelle Yaften e shoqeruar me perkethimin letrar.Megjenese Aliu ne kete periudhe ishte shume i degjuar ne Europe,kishte ngjallur shume interes per popullin Anglez ne veçanti,nje tregtar ne Costandinopoje mendoje qe do ishte nje ide e mire te blinte koken dhe tabakane dhe ta dergonte ne Angli per ekspozicion atje,u informova dhe ne te vertete ai kishte propozuar nje shume te madhe parash.Megjithate koka ishte rezervuar per nje qellim tjeter me te denje e dekoroz.Midis bashkepuntoreve te tij ishte nje dervish me emerin Sulejman qe ishte nje njeri i besuar i tij ne tratativa te rendesishme.Por ky kishte pasur disa kende veshtrime te ndryshme me Aliun per disa çeshtje,keshtu kishte lene sherbimin prane tij dhe qe terhequr ne nje konvent ku u be dervish.Kur mesoj per vdekjen e mikut dhe padronit te tij,qe shume i shqetesuar dhe kur koka u ekspozua e bleu ate nga boia per nje shume me te madhe se ajo e propozuar nga tregtari.Bleu dhe kokat e tre djemeve te tij dhe nipit,qe qene prere njera pas tjeteres me pretekse te ndryshme.Pasi i varrosi ne kete vend,vuri pllakat e varrit qe une i kisha pare pikerisht para portes se Silivrikipi me qellimin qe te gjithe ata qe do vinin mund te shikonin dhe mund te lexonin historine e tyre.Ne gurin(pllaken) e pare qe shkruar: "Ketu eshte varrosur koka e te shqyarit Ali Pashe Tepelena,Governator i sanxhakut te Janines,qe per me shume se 50 vjet kerkoj pavarsine e Shqiperise".Ne te dytin qe shkruar: "Ketu eshte varrosur koka e Veli Pasha,governatore i Trikalles dhe djale i Ali Pasha, Governator i Janines,qe eshte denuar me prerjen e kokes".Ne gurin e trete:"Ketu eshte varrosur koka e Muhtar Pasha,me dy coda (bishta kali) Komadant i Vlores,djale i Ali Pasha, Governator i Janines qe eshte denuar me prerje koke".I katerti:"Ketu eshte varrosur koka Salih Pasha, me dy coda(bishta kali) Komadant i Leptanos,djale i Ali Pasha,Governator i Janines denuar me prerje koke".I pesti: " Ketu eshte varrosur koka e Mehmed Pasha me dy code(bisht kali) Komandant i Delvines ,djali i Veli Pasha Governator i Trikalles,denuar me prerje koke".Te gjithe keta pllaka(gurre varri) kane daten Gemazeel aheer 1237,qe eshte Shkurt 1822 ne kalendarin tone".

















Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...