Powered By Blogger

sabato 28 ottobre 2023

Letra e Ali Pashes Tepelenes per Mbretin e Anglise George IV

 " Une kam lindur ne nje toke te Shqiperise,e quajtur Tepelene,nga prinder fisnike,djale Pashai.Babai im,si dhe para arrdhesit e mi i sherbenin rajonit duke ndihmuar banoret e tij.Me vdekjen e babait tim une mbeta vetem ne moshen gjashte vjeçare.

Atehere miqte dhe armiqte dhe te gjithe ata qe kishin marre favore nga babai im u kethyen kunder meje si luane te furishem per te me prere fytin.Por i Plotefuqishmi qe kishte vendosur tashme qe une te jetoja gjate dhe te ngrihesha ne nje grade te lavdishme,me hoqi nga dhembet e tyre dhe me ruajti nga çdo e keqe.Ai jo vetem me dha hua krahun e tij te fuqishem por gjithashtu me mundesoi te shkateroja disa nga armiqte e mi me lufte ose ti largoja ata.Keshtu me vullnetin e Zotit kam fituar aq shume lavdi saqe sovrani im me ka mbuluar me nderime,me pasuri dhe kam grumbulluar thesare te pashtershme.

Pasi u ngjita ne majen e madheshtise dhe te pasurise luftova te gjithe armiqte e mi,disa i permbysa duke i ndjekur me hekur e zjarr,te tjeret i nenshtrova,zoteroj  gjithe Shqiperine dhe disa rajone te tjera,asgjesova te poshterit dhe vrasesit.I kam nderuar te drejtet,i rrita te vegjelit.I kam pasuruar te varferit dhe kam perulur mendjemedhenjte.

E megjithate,megjithese isha bere jashtezakonisht i pasur dhe i lavdishem nuk u kenaqa kurre,ambicia ime per lavdi ishte e pashuar".

Kjo leter eshte botuar nga shtypi i kohes ne France "La Quotidienne" ne Janar te 1821,bashke me kete leter Aliu i kishte derguar Mbretit te Angilse dhe nje potret te vet Aliut,ku paraqitet ne kembe me nje leter ne dore.Ne kete potret Aliu kishte pozuar pothuajse nje vit me pare mund te behet fjale per vitin 1819 ose 1818.Fatkeqesisht ky potret nuk eshte i njohur per publikun e gjere,shpresojme qe nje dite te dali nga arkivat.

Sipas Leake kete leter Ali Pasha e firmosi si;"Gorvenatore Generale i Janines dhe Trikalles"






Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...