Letra
Sapo kam mar nje leter te Dr . Frank nga Janina te dates 15 Maj 1806.Edhe pse revista jone ka botuar shume letra te tija ne te kaluaren,lexusi nuk do te habitet te lexoj perseri lajme nga ai.Koha nuk i lejoj atij te bente udhetimin ne Afriken Veriore dhe Oriente si do te deshironte,keshtu u kethye ne Italine e Veriut ku u emerua shef i Spitalit Ushtarak.Ne te njejten kohe mer nje leter ku i propozohet te mar vendin si krye mjek ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes ne Janine.Para ardhesi i tij ne kete pozicion ishte plagosur keq dhe ishte rende,kjo ndodhur gjate nje dalje te tij me kuaj bashke me Pashain.Ali Pasha i kishte derguar nje leter doktorit te fameshem qe ne kete periudhe ndodhej ne Vjene,ky ishte konsultuar me nje nxenes te tij dhe nje te aferm.Keshtu pranoj dhe shume shpejt u nis per te mar kete detyre te re.
Ne oborrin e Ali Pashes
Edhe pse nuk mund te them qe jetoj i lumtur ketu,kam arsye te forta te jem veçanarisht i kenaqur nga Pashai,ku jam krye mjek i tij.Pashai eshte burre i shume dhuntie(talent),eshte shume popullor dhe aspakt i veshtire.Ka nje dashuri te veçante per Francen, njef e pranon meritat dhe kapacitatin e Imperatorit Francez (Napoleonit).Nuk jam i detyruar te vesh veshje orentale ne oborri e tij dhe i shikon me kenaqesi qe mbaj veshur uniforme ushtarake Franceze te doktorit,me te cilen ndihem i lire sikur te jetoj ne France.
Udhetimi
Per te shkuar nga Korfuzi ne Janine egzistojne dy rruge.Njera Preveza,Salagora,Arta edhe pse kjo eshte me e gjate per shkak te gjirit (do te udhetojme ne Jon) dhe tjetra gjate Sarandes.Duke ditur qe do te kaloj nepermjet Salagoras ne te ardhmen zgjodha Saranden.Nga Arta ne Salagoras duhen 4 ore dhe pastaj 10 te tjera per te arritur ne Janine.Kurse nga Saranda 3 dite.
Saranda dhe Delvina
"Kjo qe quhet Agios Saranda ka dy shtepi,qe jane ne dispozicion te doganiereve.Pak me larg mund te shikosh rrenojat e qytetit te vjeter qe ska asqe per te treguar.Ndersa ketu nuk nund te gjeja kuaj ne numer te mjaftushem per te trasportuar familjen dhe sherbetoret e mi,isha i detyruar te ndaloja ketu.Diten tjeter shkuam ne Delvine qe eshte 4 ore nga ketu.Edhe pse nuk mund te thuhet qe eshte nje qytet i madh,eshte shume i shtrire aq sa nje shtepi nga tjetra eshte 100-150 metri larg.Siper nje kodre te madhe gjendet nje kala qe me pajisje te duhur te altilerise me muncione,mund te jete e mbrojtur shume lehte."
Delvina
"Diten e dyte kemi arritur ne Delvine,nje fshat i madh ne nje pozicion te bukur.Kisha arsye te isha i lumtur e te falenderoja Zotin qe kishim arritur pa na ndodhur gje.Po te mos kishim pasur kuaj kaq te mire do te ishim rrezuar ne ndonje humnere.Sepse gjusma e rruges kalonte ne buze te shkembenjeve,qe me vinin te drithurat vetem ti mendoja,qe vetem pamja e tyre mund te trembte edhe udhetarin me te zote."
Janina
"Diten e trete me ne fund arritem ne Janine,pasi kishim lene pas kraheve 12 ore te rruges se vjeter.Sa me vinte keq qe nuk kisha mar rrugen Preveze.Salagora-Arta,ku do te kishim gjetur kuaj dhe ushqim ne krahasim me rrugen qe kisha zgjedhur.Janina nuk gjendet ne nje rrafshanalte te gjere ,si kane shkruar gabimisht disa gjeograf,por ne nje lugine te gjere ne brigjet e nje liqeni te bukur.Nje pjese e qytetit eshte ne kembet e nje kodre.Shume e bukur rruga kryesore qe nis nga njera skaj e qytetit dhe mbaron ne tjaterin.Pallati i Pashait ndodhet ne nje pjese toke ne formen e nje gadishulli ku shtihet liqeni.Pjesa ku eshte ndertuar pallati dallohet nga pjesa tjeter e gadishullit dhe brigjet jane plot ma shkembenj te thepisur.Perpara Ali Pashes ketu ishin shtepi te vjetra pa sistem qe ai i shkaterroje njera pas tjeteres per te ngritur pallatin,qe edhe pse nuk ka nje linje arkitektonike qe ne ne Europe pelqejme,ka gjithashtu diçka te pelqyeshme.Pallati i Pashait dhe ndertesat e tjera te ketij gadishulli jane te mbrojtura nga nje murr.Perballe pallatit ne liqen gjendet nje ishull ku eshte nje fshat me tre manastire.Liqeni Janines eshte shume i pasur me peshq por ndodhen vetem pese specie.Ka dhe shume gamberi dhe bretkosa shume te medhaja.Megjithate greket pelqejne brektosat e per kete eshte shume veshtire te gjesh ndonje.Janina eshte nje qytet antik,ndertuar ne vitet e fundit te Imperit Kristian,themelusi duhet te kete qene nje fareGiovani.Qyteti i vjeter duhet te kete qene tek gadishulli ku gjejme akoma gjurme te pallateve antike."
Banoret dhe karakteri tyre.
"Dhe tani i dashur mik,po te shkruaj disa fjale per karakterin e njerezve ketu.Janina ndodhet ne luginen e Moloseve ne Epirin Antik,por banoret e tanishem nuk kane asgje te perbashket me ta.Pushtusit e ndryshem qe kane kaluar ne kete vend,e mbi te gjitha te fare besimi mbushur me supersticione,bene qe çdo gjurme e vjeter ose te ndryshonte ose te zhdukej.Banoret e sotem jane njerez naiv,analfabet,te pa qendrushem e te pa bese.Vetem ne qytet gjen njerz te shkolluar dhe te ndershem.Ne pergjithesi merren me tregti dhe me pak me te tjera zanate.Banoret nga natyra jane njerez gazmor,ju pelqejne te kercejne dhe ushqimi i mire.Grate e tyre jane shume te bukura,po te kishin lirine qe kane grate ne France,besoj se do te abuzonin me shume se ato Franceze.Ne leteren tjeteren do te shkruaj per bukurite ketu dhe nje udhetim ne Thesali"
P.S. Per lexuesin, si eshte shkruar edhe ne titullin e ketij botimi,Dr Frank ne karieren e tij pasi ka qene kryemjeku i Ali Pashe Tepelenes,me pas do te jete dhe mjeku i Arçi Dukeshes se Parmes Maria Luisa vedova e Napoleone Bonaparte.
Biografia e Ludwigh Frank;Deutsche Biografien,Carlo Speranza,Cenni biografici del Cavaliere Luigi Frank,Parma 1825.
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento