Powered By Blogger

domenica 10 dicembre 2023

Ali Pashe Tepelena dhe marredheniet me Francen e Napoleone Bonaparte




Fund shek XVII dhe fillim shek XVIII do te qe periudha e ndryshimeve te medha te gjeopolitikes ne pergjithesi dhe ne veçanti asaj ne detin Mesdhe, prishjen e ekulibreve te mepareshme te politikes se pushteteve te fuqive te medha te kohes.Pushtimi i Italise nga Franca e Napoleone Bonaparte renia e Republikes se Venedikut kjo saksionuar nga traktati i Kampo Firminos 1797.Te gjitha territoret e Venedikut ne detin Adriatik dhe Jon perfshire edhe Ishujt,si dhe qytete bregdetare te Epirit kalonin ne dominim Francez.Ky ndryshim do te sillte arsyet dhe menyrat e meredhenieve midis Ali Pashes dhe Frances.Keto qytete te bregdetit Jonian ne Epir(Butrinti,Parga,Arta,Vonica,Preveza) dhe ishujt e Jonit ishin te lidhura dhe te varura persa i perket furnizimeve me ushqime dhe baze tjeter te nevojshme te matrialeve te ndryshme nga Shqiperia.Prandaj Venediku kishte ndjekur nje politike te kujdeshme dhe te ekulibruar me bejleret lokale shqiptare te pavarur.Po keshtu edhe Franca nuk do te ishte e paprekeshme nga ky raport me ta,perveç kesaj gruri dhe druri shqiptar ishin vendimtar per trupat franceze ne gadishullin Italian .Keto territore kishin nje rendesi te madhe strategjike per vet pozicioni e tyre ne udhekryqin  e tregtise midis lindjes dhe perendimit ne detin Mesdhe.Kete fakt e pohon vete Napoleone ne nje leter derguar Talleyrand ne te cilen thekso:" Se deti Adriatik dhe bregdeti shqiptar kishin shume me teper rendesi per interesat Franceze,se sa e gjithe Italia".Ali Pahe Tepelena si sundimtar dhe njeriu me i fuqishem me ndikim ne Shqiperine e asaj kohe do te ishte figura kryesore qe Franca dote krijonte marredhenie miqesore dhe nje aleance strategjike per te siguruar domin e saj ne keto territore.Po Franca me kete aleance kishte edhe objektiva te tjera jo me pak te rendeshisme,si ajo e polikes me lindjen duke perfshire dhe pushtimin e Egjyptit,per te kontrolluar tregtine detare ne kete kryqezim te rendesishem rruges detare dhe te ulte ndikimin Britanik ne kete zone te Mesdheut.Ne keto llogaritje te Francezeve hynte edhe ideja e revolucionit Grek mbeshtetjes dhe perhapjes te saj.Bashkepunimi i Francezeve me Aliun dhe mbeshtetja qe i dhene ketij, per fuqizimin e aspiratave te tija per fuqizimin dhe konsolidimin e shtetit te tij do ti sherbenin aspiratave te francezeve.Francezit ishin te etur dhe  per te krijuar nje lidhje me te ,kjo lidhje do tju sherbente francezeve per idene e revolucioni Grek se do te ishte me lehte te shfrytezonin autoritetin  dhe strukturat organizative e ushtarake te Aliut per te perhapur e vazhduar levizja Greke.Kjo nderthurjr interesash do te qe baza e ketij bashkepunimi.Por Aliu nga ana tjeter kishte qellimet e veta ndryshe nga francezet, per ishujt e Jonit dhe qytet e bregdetit te Jonit.Keto do ti sherbenin atij si ne planin ekonomik per pasurine e madhe qe do te sillnin ne rast se kontrollonte ishujt dhe portet per tregtine detare,po ashtu dhe ushtarake per mposhtjen e kundershtareve te tij qe nga toka qe e pamundur per shkak te relievit te thyer e te eger,ndersa nga ana e detit do te qe me lehte per te per ti mposhtur.Nje tjeter qellim i Aliut qe edhe modernizimi i ushtrise se tij me teknollogji dhe arme moderne te kohes nga francezet.Per keto arsye kontraditore interesi ky bashkepunim diplomatik do te qe i brishte dhe jo i qendrushem,qe do te sillte armiqesi dhe pajtime te shpejta dhe te shpeshta.Nje tjeter apekt i ketyre marredhenieve qe dhe prania e aktoreve te tjere ne rajon si qe Rusia,Anglia dhe Porta e Larte qe do te kondiciononin kete marreveshje sepse edhe keto kerkonin Aliun si nje faktor vendimtar ne rajon.Çeshtja shqiptare per francezet ishte nen pergjegjesine direkte te Napoleon Bonapartes qe ishte edhe vete arkitet i politikes favorizuse te afrimit me Aliun.Bonaparte u angazhua vete personalisht ne nje numer korrispodencas letrash,po ashtu drejtoi sjelljen e politikes nepermjet gjeneraleve te tij dhe konsujve ne rajon.Duke u mbeshtetur ne kete korispodence letrash duket qarte qe Bonaparte e mbeshteti dhe perkrahu haptazi projektin perfundimtar te Aliut per  krijimin e  Mbreterishe Kushtetutese te tij.Hapi i pare i ketyre marredhenie qe emerimi i gjenerali Gentilini si Governator i Korfuzit dhe komandant i forcave Franceze te 7 ishujve   te Jonit,i cili ishte i ngarkuar nga Napolone me detyren qe te negocionte me Ali Pashen mjetet e mundeshme te ketij bashkepunimi midis tij dhe Frances.Ne takimin e tyre te pare Aliu shprehu gatishmerine dhe angazhimin e tij per kete bashkepunim te mgushte me Francen,dhe per kete kerkoj si parakusht lejimin dhe perdorimin e kanalit te Korfuzit per forcat e tija ushtarake,kjo per ti perdorur kunder konfederates te bejlereve rivale(lidhja çame dhe atyre te Himares) ne veri te zotrimeve te tija.Ne kundershtim te Venedikasve qe ja kishin arritur te kontrollonin fuqine dhe zgjerimin e Aliut,Napoleone e gjeti te parendeshisme kete kerkese te Aliut per kanalin e Korfuzit dhe e perdori kete koncesion, per inagurimin e marredhenieve miqesore midis Aliut dhe Frances si shenje e vullnetit te mire.Per Aliun ky problem mbeti i pazgjidhur akoma edhe per dy vjet sepse i duheshin koncesione te tjera ne bregdet dhe nje prani te tij ne keto territore me te qendrushme.Si rrjedhoje Aliu ngriti infrastrukture dhe objekte ushtarake,depo dhe nje dogane ne Salagora.Fitoi peshkimin e pasur ne gjirin e Sarandes dhe zotroi kalane e Portos Palermo me nje rendesi te veçante strategjike per kontrollin e rrugeve detare te tregtise ne Jon.Ne kete menyre Aliu arriti te rrethoj dhe territorin e rivalit dhe armikut te tij i fuqishem ky Mustafa Pasha te Delvines.Ne takimet e metejshme dhe te vazhdushme me Gentilinin ,Aliu me preteksin qe te nderonte kete marreveshje me Francen qe te ishte ne lartesine e saj,i kerkoi ketij nje shtese te kerkesave te tija, ku ti silleshin kater oficer te specialzuar altilerie,topa,munizion,anije,te drejten e lundrimit civil e tregtar ne gjirin e Artes dhe ate te kanalit te Korfuzit.Dhe me shume se kaq shprehu dhe kerkoj hapur qellimin e tij per nje dalje ne bregdetin Dalmat dhe vendosi sundimin e tij mbi Pashain e Delvines.Por te gjitha keto kerkesa Napoleone nuk i pranoj i dha vetem disa territore te vogla ne bregdet,dhye dy specialiste te altilerise qe do te sherbenin ne oborrin e tij,po keshtu Bonaparte udheroj shitjen e dy anije te vogla me arme e munizione me nje çmim me te ulet kjo si shenje e vullnetit te mire te tij per kete bashkepunim.Edhe pse Ali Pasha Tepelena nuk ishte i kenaqur nga kjo i shprehu dhe siguroi Gentilinin per besnikerine etij ndaj Frances edhe ne te ardhmen.Ne vitin 1798 Aliu do te merte pjese ne fushaten kunder Vidinit me ushtrine e tij ne krah te Portes, me kete loje Aliu bente sikur i tregonte Portes se kujt i afronte sherbimet e tija.Por vetem kater muaj me vone kur ne kete fushate u perhap lajmi i pushtimit te Maltes dhe pak me vone i Egjyptit nga ana e Frances edetyroj Aliun te kethehej ne Janine dhe tja linte ushtrine djalit te tij Mukhtarit.Porte e Larte pas ketyre ngjarjeve oi shpalli lufte Frances dhe nenshkroi pakt aleance me Rusine dhe Angline,Ali Pasha si diplomat i rralle qe ishte me nje vizion te gjere te situates se re te krijuar e kuptoi fare mire se duhej te rishikonte pozicionin e tij ne kete situate te re qe ato te mos beheshin me te rrezikshme.Situata tregonte qe Franca shume shpejt do te humbiste Egjyptin dhe zotrimet e saj ne detin Jon kjo dhe per faktin e nje operacioni te Portes ne bashkepunim me Ruset ose Anglezet.Qellimi i Aliut per shtate ishujt e Jonit ishte kostant qe te pakten te merrte ndonjeren nga keta,prandaj Aliu ne fillim u tregua sikur te ishte besnik ndaj te dyjave paleve ndaj Portes , ku shpresonte qe kjo ne saj te kontributit te tij ne lufte dhe pretekstit te shtypjes te "pafeve" do te shperblehej me keto territore,nga ana tjeter Aliu ftoi ne oborrin e tij nje oficer Francez per te diskutuar se çfare do benin pas ndryshimeve te fundit te situates.Aliu i njohur me disfaten Franceze dhe i inkurajuar nga kjo, i pregatiti nje kurth te derguarit te gjeneralit Chabot i cili ishte pas arrdhes i Genilinit ne Korfuz, ndihmesit te tij gjeneral Rose pasi informoi Aliun per situaten dhe pamundesine e Frances per te mbrrojtur Ishujt dhe territoret nga nje sulm i mundeshem i Portes me aleatet dhe duke mare informacione logjistike te ishujve ,pasi u sigurua per kete situate Aliu e arrestoi gjeneral Rose dhe e dergoj ne Stamboll per ta burgosur.Si pasoje Aliu i dergoi ultimatum Frances qe te njihte menjehere autoritetin e tij ne keto territore,kjo tratative qe nje farse se Aliu kishte vendosur te mirrte anen e fitusve perkoheshist ne kete situate asaj te Portes me aleatet.Franca per te friksuar Aliun dhe kontrolluar aftesine dhe forcen e tij, kishte nisur trupa te reja ne rajon.Nderkohe Aliu i kishte nisur ultimatum garnzonit Francez ne Preveze qe te dorezonte qytetin.Por francezet refuzuan dhe te mbeshtetur nga qytetaret dhe Suliotet organizuan mbrojtjen e tij ne afersi te rrenojave te qytetit antik Nicopolis.Aliu arriti tju shkaktoi nje humbje te madhe Frances ne kete menyre ai preu rruget e furnizimit te Sulit dhe shtoj famen e tij duke mundesuar keshtu kontributin e tij ne ushtrine e aleateve Portes-Rusise-Anglise.Sipas planeve luftarake te kesaj aleance trepaleshe, flotes Ruse dhe Britanike ju ngarkua detyra te  zhduknin ekzistencen Franceze ne detin Jon dhe ishujt,por flota Ruse me preteksin e kerkeses kembengulse  sipas tyre te banoreve ortodoks ne rajon u nis e para ,ky fakt i kryer ne momentin e fundit e detyroi floten Angleze te drejtohej ne Egjypt.Edhe pse planet Ruse ne lidhje me banoret ortodoks ne rajon e gacmuan Porten,nuk u pa ndonje kundershtim serioz nga ana e saj.Ndersa Aliu kishte mare Butrintin,Vonicen dhe Gumenicen nuk kishte arritur te merrte Pargen qe kishte rezistuar.Flota e perbashket u perballe me nje rezistence vetem me ishullin e Korfuzit,i cili u dorezua pasi arriten forcat shtese te Ali Pashes djalit te tij Veliut dhe Ibrajim Pashes te Vlores qe ju bashkuan rrethimit te Korfuzit.Si rezultat Francezet humben keto zotrime dhe ishujt u bashkuan nen flamurin e Republikes se Ishujve(Septinsulare) e krijuar nga traktati midis Portes dhe Rusise ne mars te vitit 1800.Sipas ketij traktati keto territore te mara nga Aliu do ti ketheheshin me kusht Portes se Larte,Kjo Republike do te ishte nen sundimin e Portes,kurse Rusia do te paguante kesaj nje haraç tre vjeçar 75.000 gurush turke,Rusia dhe Porta do te garantonin sovranitetin e saj nga çdo nderhyrje e huaj dhe njekoheshist duke penguar vendosjen e myslimaneve ne ishuj.Por kjo marreveshje nuk e kenaqi plotesisht Rusine prandaj kjo mbeshteti dhe nxiti indinjaten e fisnikeve lokale dhe popullesise deri sa anarkia sundoi ne ishujt.Ata nxiten pakenaqesine  dhe kundershtimin e ligjeve dhe fisnikerise katolike duke nxitur entuziasmin fetar ortodoks qe do ti siguronte Rusise nje terren te forte ne kete Republike, ne ate te quajturen mbrojtjen e botes ortodokse.Republika e re ftoj Ruset per stabizimin e situates e ciola u qetesua por kjo Republike ra nen sundimin Rus de fakto.Kurse Aliut me gjithe kontributin e tij per marjen e ketyre territoreve nuk u shperblue nga Porta si ai priste,por per kundrazi Porta keto territore ja dha armikut dhe rivalit te tij Mustafa Pashes te Delvines.Porta per tu konpesuar drejt Aliut ne vitin 1800 e emeroi ate Gurvenator te gjithe Rumelise(Turqia Europiane) dhe disa poste te tjera si mbikeqyrjen e rrugeve,te keto poste u kethyen te favorshme per Aliun se ai forcoi dhe konsolidoi pushtetin e tij perkuundrejt rivaleve te tij ne Epir dhe Shqiperi.Periudha 1800-1804 do te shenonte nje faze pushimi midis Frances dhe Aliut,kjo per faktin qe Aliu duke trguar"besnikerin" ndaj Portes nuk kishte nevoje per ndihmat e huaja dhe per faktin tjeter se mund te kethehej me francezet vetem kur ata te risiguronin pozicionin e tyre ne rajon, keshtu ai do te merte ate qe Porta nuk i dha.Aliu kalkulonte vetem qellimet e tij si nje sundimtar i pavarur per te forcuar krijesen e tij shtetin e tij.Por dy vjet me pare pikerisht ne vitin 1798 kishte ndodhur nje ngjarje te do te influenconte dhe jepte rezultate ne marredheniet e Aliut me Francen.Ky ishte viti me eminent i marredhenieve jo zyrtare te Aliut me Francen,qe do ti jepnin nje mundesi te mire atij,ne marredheniet e metejshme me perendimin.Kete vit piratet libik zene rrob nje anije italiane " Zonja e Malit te Zi" ne kethimin e saj nga Egjipti . Ne bordin e saj kishte gjenerale Francese,shkencetare dhe nje personilatitet te larte te klerit katolik.Midis tyre ishin dy gjenerale, Poitevin e Beauvais dhe nje kolonel i artilierise Charbonnel,gjendej edhe Komisari Gjeneral i Luftes Fornier, oficer te marines Francese Joye,Bouvier dhe Mathieu.Perveç ketyre ushtarakeve te larte te luftes,ishin dhe tre pjestare te Komisariatit te Larte te Artit dhe Shkencave te derguar ne Egjipt.Ishte konsulli i ardheshem ne Janine Pouqueville,Bessiers e Gerardo shoqeruar nga kleriku Guerini qe ishte nje ish inkuizitor katolik ne Malte. Ne fillim rroberit u derguan ne portin e Navarino ku Joye e Fornier ju paraqiten para admiralit te flotes Ottomane Kadri Pasha. Pas kesaj pjesa tjeter u derguan ne Butrint ku do te shiteshin si skllever.Aliu ishte ne dijeni te arritjes se tyre dhe thirri menjhere kapitenin e pirateve ne pallatin e tij. Aliu bleu Poitevin,Charbonnel,Bessiers,Bouvier edhe Guerini.Aliu i trajtoi keta ne oborrin e tij me nje simpati e respekt te veçante,gje qe keta as nuk e prisnin dhe ju beri shume pershtypje.Aliu ju premtoje ketyre lirimin e tyre pas dy vjeteve sherbimi ne oborrin e tij, i siguroj ata per jeten e tyre dhe i nderoi me dhurata te ndryshme nga ana e tija. Ne fakt Aliu arriti me lehtesi te siguronte specialistet ushtarak francese, aq te mirepritur nga ai,sepse nga diplomacia Franceze deri ne kete moment nuk kishi arritur akoma asgje perveç premtimeve. Aliu nuk humbi kohe po filloi menjehere riorganizimin e shume fortifikimeve rreth Janines dhe ne liqenin e saj.Kete detyre ja ngarkoi gjeneralit Poitevin.Ndersa Bessiers i ngarkoi te kontrollonte tregtine dhe punet fiskale.Charbonnel jepte leksione ne shkollen e altilierise te sapo ngritur.Po keshtu ku qe emeruar komandant i altilierise te Aliut.Charbonnel shoqerone Aliun kudo qe shkonte ne pashallekun e tije dhe ishte keshilluesi personal i Aliut. Altileria e Aliut perfitoi shume nga keto mesime dhe Aliu e perdori ate dhe per perdorim te brendeshem ne lufte me bejleret e tjere lokal, si psh Mustafa Pasha.Ndersa kleriku Guerini u konvertua ne islam dhe u be nje nga sherbetoret me besnik te Aliut qe i qendroi ne krah deri ne ditet e fundit te jetes te Pashait.Mehmet Guerini i sherbeu Aliut si perkethyes,perfaqesues i puneve tregtare e puneve te jashtme si nje ministr,dhe ne te njejten kohe bente dhe imamin ne oborrin e tij.Te gjithe keta rrober lufte u kethyen ne France me perjashtim te Guerinit. Ky vazhdoi te ishte ndermjetesh midis Frances dhe Aliut.Por ikja e tyre nuk simbolizon fundin e lidhjeve te tyre me Aliun,por perkundrazi keta gjeneruan nje fluks te madh te diplomacise dhe informacione rreth Aliut dhe anasjelltas.U shfrytezuan nga ana diplomatike si nga Napoloni po ashtu dhe nga vete Aliu per interesat e tyre.Vete Napoleone Bonaparte nuk rreshti kurre perpjeket e tij per te rivendosur lidhjen me Ali Pashen duke derguar perfaqesues ne oborrin e tij ne Janine ,misionet dhe puna e te cileve do te kurrorizohesin ne vitin 1804.Pasi vendosi djemte e tij ne Trikalla, Veliun dhe ne Janine Mukhtarin.Ne kete pike Aliu e ketheu vemendjen nga çeshtja Shqiptare per te forcuar pozicionin e tij edhe duke shfrytezuar pozicionin e ri si governator i Rumelise dhe rruajtes i rrugeve,keshtu u vendos ne Manastir,dhe vazhdoj punen per sundimin e territoreve brenda pashallekut qe nuk i kishte akoma nen zotrimin e tij sidomos Sulin dhe vendosjen e qetesise ne shtetin e tij.Perballja me Sulin u paraqit me e veshtire se sa dukej dhe i kushtoi pothuajse tre vjet pas kater fushatave ushtarake edhe pse disa fise suliote si Boçarajt ishin nga ana e Aliut,fale ndikimit te tij me mjete te ndryshme edhe financiare.Kjo perballje e veshtire me Suliotet shtyne rigjallerimin e marredhenieve me Francen,keto marredhenie ishin delikate dhe komplekse, duke pare qe Franca per tu hakmare ndaj Aliu per ndrimin e pozicionit te menjehershem te tij, ajo perkrahu Suliotet.Pikerisht kjo hakmarrje e Frances ndaj Aliut do te rigjeneronte marredheniet dhe aleancen ne mes Aliut dhe Frances.Ngritja e Napoleone ne pushtet si imperatore i Frances ne 1804,dhe fitorja e tij ne Austerliz 1805 do te shkaktonte nje ripozicionim te forte te Frances ne rajon.Ky rajon ne kete periudhe historike shihej ne ate menyre qe asnje fuqi e madhe nuk mund te vinte sundimin dhe kontrollin e vet pa nje kauze te brendeshme,e vetmja kauze qe shfaqja e filohelenizimit nxitur nga idealet e çlirimit te greqise nga osmanet, dhe ngritja e qytetrimit te vjeter grek,i cili konsiderohej si thelbi i Europes, qytetrimi i te ciles ishte ne rrezik.Ne fakt kish nje konkurence midis Anglise dhe Frances perveç kontrollik tregtar ne Mesdhe,edhe per realizimin e ketyre ideve ne Epir dhe rajon.Keshtu pashalleku i Janines u mbush plot me europiane nga vede te ndryshme si arkiollog,poete,historiane aventuriere e shume te tjere.Ali Pasha duke ditur fare mire kete interes te jashtezakoneshem europian per çlirimin e greqise perpiqej te siguronte kete ndihme per qellimet e veta kjo eshte edhe shkaku qe te investontene diplomacine Franceze.Sepse Ruset ishin vazhdimisht ne aleance me tregtaret e pasur grek duke pregatitur kleftet si fuqi ushtarake te revolucionit,Anglezet nga ana e tyre ishin treguar jo dashamiresh ndaj Aliut per statusin e tij dhe luften e tij per pavaresi.Ndryshe nga Ruset dhe Angleze,Franca dhe Napoleone ndoqen rrugen e forcimit te Ali Pashes duke i hapur rruge pavaresise se tij e cila do te rezultonte nje Mbreteri Kushtetutese.Pranimi i Ali Pashes per emerimin e Julien Bessieres si konsul i Frances ne Janine ishte hapi i pare i nje epoke pajtimi midis tyre si nje marredhenie me forte dhe e qendrushme se ajo e para.Ky ishte kusheriri i Marshall Bessiers nje nga me te preferuarit sherbetor te huaj te Aliut,i cili ishte pionieri i modernizimit te altilerise te Aliut i cili kishte krijuar edhe nje punishte topash ne Janine dhe kishte pergatitur gjithe strategjine luftarake te ekspeditave te Aliut.Konsulli francez Julien Bessieres punesoi si agjent FCHL Pouqueville i cili do te kryente aktivitet vezhgimi dhe informimi ne Janine si mjeku personal i Ali Pashes ne oborrin e tij,derisa ky do te merrte postin e Julie Bessiers ne konsullaten ne Janine.Pouqueville do te shendrohej ne figuren me kryesore ne historine e marredhenie diplomatike konsulore te Frances me Ali Pashen.Familjariteti i tij me gjuhen traditen dhe zakonet osmane krijuar kjo pas nje periudhe vitesh burg ne Stamboll,si dhe kariera etij mjeksore si mjek i specializuar ne semundjen e murtajes orientale lehtesoi pranimin e tij nga Aliu,i cili kishte nje interesim te veçante per shkencetaret,mjeket ushtaraket europiane.Ky status i Pouquiville do te pranohej edhe nga Porta si perfaqesues i Frances ne Janine.Po ashtu edhe Aliu emeroi nje te besuar te tij per marredheniet me Francen,murgun italian te konvertuar ne islam Mehmet Guerini.Pouquville kishte misionin e ringjalljes se marredheneve te nderprera dhe rikethimin e besimit te Pashait ndaj Frances dhe Napoleonit.Objekti i pare i te dyve ishte qe te perzenin Ruset menjehere nga ishujt sepse prania ushtarake e tyre ishte bere pengese per konsolidimin francez ne kete rajon po ashtu dhe kjo prani ishte bere pengese per ngritjen dhe rritjen e Aliut,duke perhapur ide ne popullesine ortodokse.Prania ushtarake Ruse pengoj edhe depertimin e francezve ne Ballkan.Ky kercenim i perbashket i ruseve ishte baza e nevojsheme per bashkepunim midis Aliut dhe Frances.Napoleone kishte interesa shume me te gjera ne Ballkan.Kjo aleance dhe nxitja e ambicjeve te Aliut per pavaresi do te ishte nje pjese e politikes Francese, ajo e frenimit te Rusise dhe zgjerimit austriak ne Ballkan,pjesa tjeter e politikes franceze qe ajo e perkrajes se bejlereve boshnjake kunder austriakeve dhe politika e tija per bregdetin dalmat..Si shenje fillestare e mbeshtetjes se Aliut,ishte qe ambasadori francez ne Stamboll Sebastiani,beri perpjekje te medha per ti dhene Morene dhe Leptanon qe kishin nje rendesi strategjike vendimtare ne frenimin e Ruseve,djemeve te Aliut perkasisht Veliut dhe Mukhtarit.Nje pjese delikate e ketij bashkepunimi qe edhe çeshtja ushtarake,per te cilen Aliu qe shprehur disa here, qe rreziku i vinte nga Ruset ne ishuj dhe per kete kish nevoje per asistence ushtarake per ta kethyer ushtrine e tij ne nje ushtri te rregullt.Franca i ishte pergjighur ghithmone me furnizime te pakta dhe jo si deshironte Aliu.Mbyllja e kanalit te Bosforit nga Porta per arsyen se Ruset po avanconin ne moldavi e Rumani dhe per kete arsye pengonte furnizimet logjistike te ruseve ne ishuj ,i dhane mundesi Aliut per te çuar me tej kerkesat ndaj francezeve,madje duke kerkuar dorezimin e Korfuzit i shtyre nga ambicja e tij per te kontrolluar korridorin detar midis Italise dhe Ballkanit.Ali Pasha i kerkoi Napoleonit njohjen e sovranitetit te tij mbi Korfuzin,me preteksin qe do te qe ne ndihme te trupave Franceze ne Dalmaci qe kishin rrethuar Kotorin duke derguar ndihma dhe nga ana tjeter te kontrollonte ruset ne ishuj.Por Napoleone ndoqi nje politike zvarritese persa i perket territoreve te Aliut,keshtu Franca ne vitin 1807 dha nje ndihme ushtarake per Aliun,nje anije,nje korvete,50 topa me disa oficer,e gjithe kjo ordinance do te kalonte nepermjet mbreterise se Napolit.Megjithe kete Aliu nuk i ndaloi perpjekjet per sulme kunder ishujve te pakten te zotronte njerin prej tyre.Keshtu beri pregatitje,ndertoi kala e infrastrukture ushtarake ne vijen bregdetare edhe per te bindur Napoleonin per planet e tij ushtarake per ishujt ndoshta jo Korfuzin.Ai ishte i bindur qe Franca para ketij fakti te kryer nuk do ta kundershtonte.Aliu rrethoi ishullin e Santa Mavra ,Porta nuk qe dakort me keto levizje te Aliut dhe e udheroj qe te largonte trupat.Aliu ju shkaktoi nje shkatrrim te rende mbrojtes Ruse ne ishull i ndihmuar edhe nga francezet,dhe njekoheshist kishte derguar trupa per marrjen e Parges.Por nuk arriti te thyente rezistencen e ruseve ne kete qytet.Ali Pasha kemnguli ne planet e tij duke derguar nje delegacion ne konferencen e Tilisit ne krye te te cilit ishte Mehmet Guerini,duke u perpjekur qe te plotesoje me diplomazi te nivelit te larte planet e tij.Delegacioni i Aliut loboi fort per pozicionin e Aliut persa i perket ishujve por ishujt ju kethyen Frances nga kjo konference.Pasi mori leteren e Napleonit qe i kerkonte te terhiqej nga Santa Mavra dhe duke i kujtuar rizotrimin e tokave ish veneciane nga Franca,Aliu duhej te hiqte dore nga operacionet ne vazhdim.Pas rezultateve zhgenjuze te Tilisit Aliu kerkoi nga francezet vetem Pragen,dhe ne te njejten kohe ngriti çmimet e grurit dhe lendeve te para per francezet.Aliu kuptoi qe perpjeket diplomatike nuk do ti jepnin ndonje rezultat prandaj u bazua tek zotrimi i territoreve ne terren.Konferenca e paqes e Tilisit do te shenonte nje kthese rrenjesore te marredhenieve te Frances me Ali Pashen.Ky bashkepunim ne nje fare menyre i lire i bazuar ne premtime te ndersjellta dhe jo ne veprime konkrete do te kalonte ne armiqesi flagrante pasi te dyja palet mbeten kemngulese ne pretendimet e tyre persa i perket territoreve ish veneciane ne detin Jon dhe bregdetin shqiptar.Duke ndjekur traktatin e Tilisit Franca ju kushtoi me shume rendesi bejlereve te tjere shqiptar se Ali Pashes.Kontakti I aliut me britaniket si nje aleance alternative,sepse ekzistonte nje flote britanike ne keto territore dhe mundesia e nje ekspedite te tyre ku ti bashkohej edhe Aliu,e detyroi Francen qe te vendoste nese do te pranonte kerkesat e Aliut per ti dhene Pragen ose te kerkonte aleancen e rivaleve te tij.Pozita e veshtire logjistike e francezeve i detyroj ata te benin negoziata me Aliun ku te fundit u mbajten ne 1807,por keto nuk do te benin gje tjeter vetem do te formalizonin fundin e marredhenieve te bashkepunimit te Frances me Aliun.Franca do te kethehej ne armike te Aliut.Ajo do te organizonte e formonte konfederaten te bejlereve rival te Aliut dhe do ta mbeshteste ekonmikisht dhe ushtarakisht ne lufte kunder Ali Pashes.Kurse Aliu per te realizuar qellimet e tija do te krijonte aleancen e re me Anglezet.





Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...