Powered By Blogger

domenica 3 dicembre 2023

Skulpturat dhe bazorelievet e Parteneonit ne Athine dhe Ali Pashe Tepelena


 Interesi dhe kerkimi i te bukures si asaj antike po ashtu edhe asaj moderne ka qene nje kostantante ne jeten e Vezirit te Janines.Kjo per dy arsye kryesore. E para sepse ai sundonte ne nje territor te banuar qe ne kohet antike dhe ky territor qe i pasur me nje histori mijevjeçare per njerezimin,ku gjurmet e saj edhe ne kete periudhe qe flasim si dhe sot,ishin e jane te dukeshme dhe te prekeshme.Dhe e dyta sepse keto objekte antike ishin edhe nje pasuri ekonomike,financiare e diplomatike per shtetin e tij.Aliu eshte i njohur si kolecionist i madh dhe brilant per gjerat e bukura e te rralla si ne vlere monetare po ashtu dhe ne ate artistike e historike.Por ajo qe njihet pak per publikun e gjere eshte pasioni i tij per antilkitetin dhe arkiollogjine.Ai bashke me djalin e tij Veliun ka ndermare ekspedita te shumta kerkimore arkiollogjike.Ishte i apasionuar nga keto kerkime ne sarajet e tij mblidhte shume objekte qe gjende ose i sillnin.Sipas bashkepuntorit te tij te ngushte Psalidas i cili shkruan ne menyre te veçante; qe ne antiken Apolloni,Aliu beri germime arkiollogjeke dhe ku zbuloi dy statuja te medha dhe menjehere i transferoi ne Berat.Ndersa Pouqueville ne leteren qe i shkruan Ministrise te Jashteme Franceze ne 1807 shkruan; ne sarajin e tij gjenden 22 basorelieve antike Greke,dhe antike te ndryshme Etruske(Pellazge) qe jane ne zotrim te tij.Po ne kete leter Pouqueville shkruan qe ka mar leje te beje germime ne Nikopolis (Preveza),Fenice qytet antik i Pirros ,Larisa dhe ne Rrugen e shenjte ne Athine, duke shtuar qe Aliu ka bere germime me pare ne keto vende. Ne kete periudhe zotrimet e tij dhe Athina ishin mbushur plot me vizitator te huaj te çdo fushe por sidomos arkiollog ne kerkim te lavdishme te dikurshme antike.Pikerisht ne kete periudhe kur arkiollogu italian Giovani Battista Lusieri qe vene ne sherbim te Lordit Anglez Elgin per te transportuar ne Angli skulpture te Acropolit per llogari te Lordit Elgin ndersa po pregatitej e paketonte skulpturat per transport u paraqiten konsuli Britanik dhe njeriu i posaqem i derguar nga Ali Pasha.Ky i komunikoj ;se per urdher te Aliut skulpturat jane te konfiskuara dhe duhen derguar ne Janine bashke me vazot antike te ketij koleksioni.I derguari i Aliut pasi kontrolloi koleksionin dergoi lajme Aliut qe skulpturat per shkak te dimensioneve dhe peshes nuk mund te transportohen ne Janine.Keshtu ne Janine u derguan vetem vazot antike,qe ne Korrik te 1807 nje pjese e ketyre vazove ju dhurrua Napoleone Bonaprte,duke e informuar kete qe pjesa tjeter e kolecionit te Luzierit per Lord Elgin ishin nen kontrollin e tij per ti ruajtur.Pouqueville per kete çeshtje i shkruan Ministrise te Jashtme Franceze per Napoleone fjalet e Aliut;" Se Anglezet protestojne,thuani atyre se Pashai Janines do ti beje qe te flasin me veten".Ndersa skulpturat rrinin te bllokuara ne Athine ,Aliu ne fund te Nentorit te 1808 i dergon nje leter shume dashamirse Lord Elgin,ku i premton qe ne kohen me te pershtateshme per te ,do te kujdeset per koleksionin e tij.Ne te njejten kohe i lutet qe ti porosit nga zejtari me i mire i kohes aty ,dy pistoleta te zbukuruar me diamant qe te mos kushtonin me shume se 60.000 piastre dhe tja dergonte sa me shpejt.Nderkohe arkiollogu italian Luiseri duke shpreshuar qe te krijonte nje marredhenie sa me te mire me Aliun ne menyre qe skulpturat te çbllokoheshin sa me pare u trasferua ne Janine ku qendroi per rreth tre muaj.Gjate kesaj kohe Aliu e pyeste here pas here se si po shkonte puna e pistoletave qe kishte porositur.Pas gjithe kesaj kohe Luiserin ne deshperim u kethye ne Janine ku pas shume perpjekjes duke dhene para nen dore e paguar fuksionar turq ne Athine ja arriti te ngarkonte skulpturat ne aninjen Hydra dhe ti transportoj ne Londer.( Jane pikerisht nje pjese e ketyre skulpturave te kesaj perriudhe qe jane sot ne qender te incidentit diplomatik midis Anglise e Greqise.)





Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena dhe qethja luftarake e flokeve.

Qethja luftarake e flokeve (Warrior head shaves), eshte nje praktike e qethjes te flokeve,qe konsiston ne qethjen dhe rruajtjen e flokeve ne...