Powered By Blogger

giovedì 21 dicembre 2023

Shkrimtari dhe politikani skocez David Uequhart(1805-18077) ne Tepelene, Nentor 1831.

 




Mbërrita më pas në një vend, emri i të cilit thërret një mijë histori e legjenda trimerie, hyra me një ndjenjë respekti që një shqiptar do të kishte qenë krenar ta vëzhgonte tek një i huaj; - ai vend ishte Tepedelene(Tepelena) ose ndryshe Croya (Kruja) moderne e Skënderbeut . Duke arritur në Tepelene nga jugu, bukuria e pozicionit, dhe efekti i kështjellës, janë te mbuluara pak.U ndodha menjëherë mbi një grumbull rrënojash, endesha mes tyre për ca kohë dhe nën një shi te panderprere, para se të gjeja shtëpinë e Agajit. Kur po i afrohesha, u ndesha me grup fshatarësh,qe ishin  duke tërhequr zvarrë perdrejt Janinës topat që dikur kishin shkrepur mbi bedenat ne  betejat e saj. Tepelena dikur krenare, tani e banuar nga njëqind e pesëdhjetë familje shqiptarës mysliman dhe tetë familje ortodokse, dhe sikur kjo sasi e rrënimit dhe shkretimit të mos ishte e mjaftueshme, trupat atje të mbledhura ishin të ngarkuara te punonin në nivelimin e fortifikimeve në nivelin e tokës. Kjo vepër, megjithatë, nuk kishte filluar ende në vijat e mureve dhe kullave të bardha që kurorëzonin torret me pjerrësinë që shikon në veri dhe bazat e tyre të cilat rrethohen nga një rrjedhë e shpejtë e shpejte e lumit. Kështu që, ndërsa largohesha nga vendi pasi lundroja përmes ujit me nje lunder, u ktheva prapa për të hedhur mbi Tepedelene, vështrimin e fundit të nje huaji që do të binte menjehere mbi betejat dhe kullat e saj të lavdishme dhe te dënuara. Kjo skenë e bukurisë së tejskajshme më beri qe te  harroj natën që po vinte, për ta soditur ate per here te fundit perpara se te  largohesha. Dielli i mbrëmjes zbukuronte muret e bardha te kalase si bora e bardhe, ndërsa shiu i fundit kishte ndriçuar jeshillekun e thellë dimërore të peizazhit përreth, mbi të cilin ngriheshin brinjet e pjerrëta ngjyre kafe të kodrave, kreshtat e te cilave mbuluar me dëborë. Tepelena ngrihet mbi shkëmbin e saj dhe qëndron me krenari ne qender te kesaj pamje madheshtore ku lumi i fryrë dhe i egersuar shkumbezon per rreth themeleve te tij.Por nuk duhet të largohem nga ky vend, pa ndonjë të dhënë për vizitën time te Guvernatori i qytetit. Ai më tha se njëzet e katër topat do të tërhiqeshin zvarrë për në Janinë, por se moti qe i keq, dhe terreni qe bere i veshtire, dhe do te duhej pune e madhe per ti transportuar ne Janine. Nje top i rëndë kishte rënë nga ana tjetër në lumë, dhe  kishte qenë e nevojshme të mblidheshin dy ose tre qind burra për ta nxjerrë nga lumi. Kjo edhe pse mund të dukej nga njëra anë një metaforë lindore,  nga ana tjetër ishte një përfaqësim real i mekanikës shqiptare.Prfitova nga ky  rast, dhe ne kete pike llogarata sa njerez duheshin  për t'i tërhequr këto njëzet e katër topa në Janinë, që ne vetvete përbënte një ditë pune per rreth dhjetë mijë burrash. Duke qenë keshtu se ai pranonte i sugjerova avantazhin e ndërtimit të një rruge, që ndoshta katër herë më pak se sasia e punës do të mjaftonte për të bërë kete gjë, dhe jo vetëm qe do t'u mundësonte  transportimin e ketyre topave por ne vend te njerezve mund te perdornin qerre , dhe ne te ardhmen kjo do të lehtësonte transportin e gjithçkaje që hanin, vishnin, konsumonin, prodhonin, blinin, dhe shitnin. Logjika ime ishte, megjithatë e kote sepse governatori dhe të gjithë të pranishmit, tashmë kishin arritur në të njëjtin përfundim, dhe përgjigja ishte: "Thuaja këtë Vezirit të Madh." Shkatërrimi i Kështjellës ishte megjithatë një argument i dhembshëm, edhe për fitimtarët; Ata më pyetën nëse nuk mendoja se ishte e tmerrshme të shkatërroja atë që u kishte kushtuar kaq shumë punë baballarëve të tyre për të ndërtuar? Mund të përgjigjesha vetëm me disa vërejtje të zakonshme për bekimet e qetësisë dhe paqes universale; dhe me pyeten nëse kishim kaq shumë kështjella në Angli. Duke qenë të lodhur nga përsëritja e ketyre argumantave ndaj këtyre fortesave prej druri, epërsia jonë në të cilën citohet kaq shpesh, vetëm se inferioriteti ynë në të gjitha forcat e tjera materiale duhet të inferrizohet: - Iu përgjigja se kishim "shumë kështjella – bishat tona!" dhe menjëherë u ngrit një thirrje, në turqisht, greqisht dhe shqip, me te njejtin kuptim, por i larmishëm në tingull, qe do te thote; "Mire thote'!" të së njëjtës menyre me maninë e Beut të Croias, për të gjetur kudo një mik dhe mbrojtës."Këtu, si kudo tjetër, kishte një interes të madh per Polonine, dhe ankth për lajme apo informacione në lidhje me gjendjen e saj; Ata pyetën pse polakët, të cilët ishin strehuar në vende të tjera, nuk kishin ardhur tek ata; se Turqia jo vetëm që do t'i kishte marrë nen mbrojtje, por do t'u kishte dhënë atyre toka dhe gra. Por refugjatët e morën rrugën e tyre,ashtu si revolucionarët e llogaritën gabim orën e tyre. I kisha parë shqiptarët në humorin e tyre më të egër dhe ditët e tyre më të këqija; Tani i pashë edhe në një gjendje nenshtrimi, por që shpresoj, është edhe një gjendje  tranzicioni. Nëse ndonjëherë duhet të vizitoj përsëri vendin e tyre të bukur, mund të rrokullisem mbi tarraca dhe rrugë në mes të qetësisë dhe paqes, peizazhit të perbere me fusha dhe gardhe dhe romancën e luftës, dhe interesit të alarmeve, zëvendësuar nga industria shtëpiake dhe pasuria jo e denje. Qetësia është e vërtetë, ekzistonte tani, por ishte qetësia e frikës; Siguria më pëlqeu, por ishte një siguri e blerë e ndare  dukshëm me fitimtarët.

Ps.Keto jane kujtimet e shkrimtarit dhe politikanit skocez David Uequhart(1805-1877),te cilin Tepelena jone ne mes te shume personaliteteve te tjera boterore dhe Europiane, ka pasur nderin ta pres dhe nderoj ne Nentorin e vitit 1831,ne udhetimin qe ndermori neper Shqiperi nga Korfuzi deri ne Shkoder,ku vizitoi Saranden,Gjirokasteren,Tepelenen,Beratin,Kavajen Durresin dhe Shkoderen.Keto kujtime jane botuar ne librin me dy vellime;"The Spirit of the Est,Illustrated in a Journal of Travels through Roumeli during an Eventful Period",Londra 1838.


Free Blogger Alber Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...