Powered By Blogger

martedì 27 febbraio 2024

Samson Cerfebeer de Medelsheim,ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes.

 Sherbeu si keshilltar i Ali Pashe Tepelenes ne Oborrin e tij ne Janine.Ka qene ushtarak dhe shkrimtar (alsaziano).Lindi ne Strasburg te Frances rreth viteve (1777-1780).Ishte kusheri i filantropit Herz Cerfbeer de Medelsheim (1730-1793) i cili mbeshteti dhe ikurajoi komunitetin hebre te Strasburgut.Ka bere nje jete aventuroze si ushtarak duke sherbyer ne vende te ndryshme.Fillimisht sherbeu si kolonel ne ushtrine e Napoleone Bonaparte,por e braktisi ate per idete anti Bonapartiste dhe karakterin e tij si aventurier.Per kete Napoleone e denoj me burg,por arriti te arratisej,dhe shkoj ne Kostandinopoje,ku u martua me nje grua turke, u konvertua ne fene islame dhe ndrroi emrin ne Ibrahim Manzur Efendi.Ne oborrin e Ali Pashes sherbeu si keshilltar ushtarak,por edhe si perkethyes,perfaqesues i puneve tregtare dhe te jashtme dhe njekohesisht si imam ne oborrin e tij.Ali Pashe Tepelena e dergoi ate si perfaqesues te delegacionit te tij ne konferencen e Tilsit qe u mbajt ne Korrik 1807,midis Frances te Napoleonit dhe Carit Rus Alesandro I,ne kete konference do te diskutohej dhe vendosej fati i Turqise dhe Ishujve Jon.Ibrahim Manzur i transmetoj dhe kerkoi Imperatorit te Frances per llogari te Ali Pashes ishullin e Korfuzit,por ky ne menyre diplomatike i pergjigjet:"Si mund te jap Korfuzin,duke e ditur qe nuk eshte imja",ne fakt Napoleone e deshironte per vete Korfuzin.Gjate kethimit ne Janine Ibrahim Manzur solli me vete dy letra per Ali Pashen qe mbajne daten 9 Korrik 1807.E para e ministrit te Jashtem Charles Maurice de Talleyrand ky i drejtohej Aliut me shume relativa e miqesore,dhe e dyta nga vete Napoleone Bonaparte qe ishpjegonte perse nuk i kishte permbushur deshiren e Aliut.Keshtu Franca bente loje te dyfishte.Edhe nje here tjeter Aliu smundi te perbushe dot deshiren e tij te madhe qe te merte te pakten nje nga Ishujt Jon.Si keshilltar ushtark,Aliu i merte shpesh edhe keshilla dhe sugjerime per fortifikimet e tija,gjate nje diskutimi te tille Ibrahim Manzur nuk ishte dakorte per shpenezimet e shumta qe Aliu bente per fotifikimet etija dhe i thote Vezirit;" Per mua jane para te hedhura poshte,nuk do te ishte mire qe te ndertoje spitale,bujtina ku njerezit dhe udhetaret te pushonin dhe do te urronin per kete".Aliu i pergjigjet;" Mos u nxito edhe keto jane te rendesishme,çdo njeri i pasur mund ti beje keto qe thuaj ti.Por une kam nevoje te domosdoshme te ndertoj,nje njeri si mua do ti beje te ditur brezave qe vijne,jo si njeri thjeshte por si nje sovran dhe per te arritur kete duhen derntuar keto objekte si keshtjellat etj".Ne kete menyre Aliu dimostonte sovranitetin e tij nga Porta e Larte si zot i trojeve te tija.Ne vitet e mevoneshme nen emrin e tij mysliman Ibrahim Manzur do te botoje kujtimet e tija me titullin;"Kujtimet e Greqise dhe Shqiperise gjate sundimit te Ali Pashes".(Memories sur la Grece et l'Albanie pedant le gouverment d'Ali Pacha) Paris 1827.Por ky nuk arriti ta shikoj botimin e tij sepse nje vit me pare vrau veten pikerisht ne 8 Dhjetor 1826 ne moshen 46 vjeçe.Nje detaj tjeter eshte se ne kete tabllo ai na paraqitet pa doren e tij te djathte te cilen e ka humbur,kjo deshmon dhe nje here jeten e tij te trazuar per aventurieri ushtarak.


Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena dhe qethja luftarake e flokeve.

Qethja luftarake e flokeve (Warrior head shaves), eshte nje praktike e qethjes te flokeve,qe konsiston ne qethjen dhe rruajtjen e flokeve ne...