Powered By Blogger

giovedì 14 maggio 2026

Ali Pasha Tepelena, Vizionari reformator jashte kohes se tij. Albert Pasho.






Ali Pashe Tepelena i veshtruar ne kontekstin e krizes te Perandorive te medha midis shek XVIII-XIX eshte nje figure e madhe vizionare shqiptare dhe europiane dhe jo vetem.Figura e tij eshte e para qe parashikoje perpara te tjereve qe epoka e perandorive po i vinte fundi dhe e arrdhmja do tju perkiste shteteve nazionale te pavarura,ai eshte jo vetem pararendesi i shtetit modern shqiptar por edhe atyre ballkanik. Jeta e tij,burimet historike deshmojne dhe vertetojne qartesisht kete vizion te tij. Ali Pasha nuk ishte vetem nje governator ribel brenda Perandorise Osmane.Ali Pasha eshte vizionari qe jo vetem parashikoje renien e Perandorise,dhe perandorive por eshte pararendesi i logjikes te nje shteti modern,duke luftuar dhe kerkuar autonomi dhe pavarsi politike,riformator i shtetit te tij me reforma te brendeshme pothuajse ne te gjitha fushat e jetes social politike te kohes ne linje me kohen europiane.Ali Pasha Tepelena eshte shqiptari qe me politiken e tij demostroj dhe tregoje qarte se  shqiptaret mund te qeverisen vete dhe te jene faktor i barabarte ne arenen nderkombetare ne vendimet e saja, duke i konsideruar shqiptaret si nje faktor te rendesishem ne arenen europiane si faktor force dhe ekulibri. Ali Pasha si lider kuptoje perpara te tjereve renien e Perandorise Osmane,situaten e saj te brendeshme me nje administarte te korruptuar,nje ushtri te dobesuar dhe mbetur mbrapa me reformat e saja me te rejat e kohes ne kontekstin e pergjithshem europian.Ai kuptoje i pari qellimet dhe presionet e fuqive europiane dhe brenda ketij konteksti eshte i pari qe arriti te kuptoje qe edhe rendi vjeter imperial midis Perandorive te kohes nuk do te zgjashte shume,ky rend kishte arritur afer fundit te tij.Ne kete kontekst historik.Aliu luftoi dhe kerkoje pavarsi politike duke filluar te sillej dhe vepronte si nje sovran i pavarur brenda perandorise por edhe me fuqite e medhaja imperiale te kohes,duke u munduar ti jepte jete programit te tij politik krijimit te shtetit te tij.Vete menyra e qeverisjes se tij si nje sovran i pavarur dhe dokumentet  historike deshmojne dhe faktojne kete te vertete historike vizionare.Memorandumi politik me ruset i vitit 1791 me tete pika,parashtruar princit Rus Pojketim per shtetin e tij te pavarur,deshmone dhe fakton qarte qe kjo ide per shtetin e tij nuk eshte formuar ne kohe por qe ne fillim te heres,kur ai ishte vetem tre vjet qe ishte bere Pasha.Kjo tregon vizionin e tij lidhur me politiken nderkombetare te kohes te fundit te Perandorive.Kete vizion Ali Pasha do ta theksoje shpesh dhe here pas here ne kohe.Ne Maj te vitit 1806 ne takimin me Konsullin Rus ne Janine G.Flory, i cili thote;" Ali Pasha deklaron qarte bindjen e tij politike;-Jam nje mysliman por jo nje fanatik,urrej divanin tim(Osmanet) dhe kontrrollet e tija,ndjeje renien e tij dhe parashikoje zhdukjen e tij.Deshiroje te jetoje me nder ne kete pjese te vogel qe qeverise dhe te vdes si nje njeri ne pushtet".Vizionin e tij prej vizionari Ali Pasha do ta shpreje edhe me aktoret e tjere te kesaj periudhe si Franca dhe Anglia dhe Austria.Ky vizion i tij si i barabarte me keto fuqi do te njihet edhe nga ato vete duke e trajtuar Ali Pashen si nje sovran te pavarur duke mbajtur marredhenie te drejteperdrejta me te.Si asnje tjeter shqiptar eshte lideri i afte te hyje ne lojen gjeopolitike europiane te kohes dhe te mbaje marredhenie me Napoleonin,mbretin e Anglise,carin e Rusise e te tjere faktore europian,si nje figure shqiptare internacionale i afte te ndikoje ne ekulibrat europian dhe te kontriboje ne shkatrrimin e Perandorise Osmane.Ne thelb nje aktor,faktor gjeopolitik europian si shqiptar,qe ne kete kontekst parashikoje renien e Perandorise Osmane dhe fundin e rendit Perandorak europian,dhe krijimin e nje shtetit te tij(shqiptar) ne situaten e re nderkombetare,si i barabarte ne mes te barabarteve.Projekti i tij politik per krijimin e shtetit te pavarur shqiptar,do ta beje Ali Pashen pararendes te nacionalizmit shqiptar dhe shtetit te tyre.Ali Pasha arriti te krijoje nje shtet(de facto) me  nje indentitet politik bazuar tek gjuha,territori i banuar nga shqiptaret por jo vetem,ai nuk kerkoje autonomi administartive,por pavarsi politike dhe territoriale per shtetin e tij.Ky shtet ndikuar edhe nga idete e pas revolucionit Francez te Napoleone Bonaparte.Ky vizion shtet modern i Ali Pashes do ta rendise Ali Pashen si pararendes te shteteve nacionale, jo vetem atij shqiptar e ne Ballkani por edhe europian.Sami Frasheri per kete tematike do te shprehet per Greket qe eshte dhe shteti i pare nacional i Europes;"Greket duhet ta permendin me respekt e nderim te madh emrin e Tepelenasit,sepse per here te pare ideja e shtetit te pavarur ne pjesen jugperndimore te Europes Osmane lindi ne mendjen e Ali Tepelenes"..Ali Pasha eshte pararendes i pavarsise te Shqiperise,te Greqise,levizjeve nacionaliste ne Serbi dhe me gjere ne Ballkan.Ali Pasha ndertoje nje shtet shqiptar te centralizuar ku ndermori reforma vizionare per kohen te ngjashme me ato te rvolucionit francez dhe te mbreterive moderne europiane,nje vizoionar per kohen ne vizion,strukture te shtetit,te impaktit te tij ne shoqeri dhe ne modernitet.Reformat e tij do te centralizonin pushtetin,ai arriti te kuptoje qe nje territor i ndare nuk mund ti rezistonte ne epoken e re.Per kete beri reformen e tokes,eleminoje sistemin e spahive turq,te bejlerve dhe agallareve vendas qe silleshin si sovran te vegjel.Ndertoje dhe imponoje nje administrate te vetme te centralizuar, perbere nga vendas,shqiptar,grek,vlleh dhe largoje ata osmane besnik vetem te tij.Futi nje sistem fiskal te centralizuar te varur nga administrata e tij me taksa te parashikueshme nga prodhusit agrare.Bonifikoje kenetat,futi produkte te reja bujqesore,mbrojti bujqerit dhe pronat e tyre.Ali Pasha e dinte qe reforma e tokes qe thelbesore ne rritjen e pasurise te shtetit te tij.Keto reforma te reja vizionare ishin tipike ne shtetet moderne europiane por jo per perandorine osmane te kohes.Reforma e tij ne ushtri kishte si qellim,te kishte nje ushtri ne sherbim te shtetit te tij dhe kjo ushtri  nuk do te varej me nga Sulltani,dhe me kete ushtri do te ishte i afte per mbajtjen e pavarsise se tij nga Sulltani dhe kontrrollin e Ballkanit perendimor prej tij. Ushtria e tij ishte e perbere me shumice vendas shqiptar dhe etnive te tjera vendase,kjo ushtri ishte e rregullt dhe e perhershme, me rroga te rregullta mujore dhe me rezerviste te mbledhur ne raste luftrash.Ajo perbehej  me rreth 20-25  mije ushtare te rregullt dhe arrinte deri ne 50 mije ne raste luftrash dhe mobilizimi.Modernizimi i saj me trupa elite dhe speciale si (kalorsia,fanteria,artileria),trajnimi i ushtrise me metoda europiane,hapja e shkolles ushtarake ne Janine ku pregatiteshin ushtarak me metoda te reja europiane,armatimi i saj me armet me moderne te kohes si artileria moderne,ndertimi i fortifikimeve me specialist europian ne gjithe shtetitn e tij.Te gjitha keto e benin ushtrine e tij,ushtrine e nje shtetiti te pavarur,nje ushtri qe u kethye ne nje force kryesore ne Ballkan e afte te perballonte armiqte e saj vendor por edhe trupat e Sulltanit.Kjo ushtri do te kete edhe nje rol ne ruajtjen e ekulibrave rajonale,dhe kete fuqi te saj donin ta shfytezonin edhe fuqite e medhaja te kohes.Reformat ekonomike dhe infrastrukturali.Si asnje shqiptar tjeter me pare ndertoje,rruge,ura,porte,dogana,nje rrjet te tere per pushimin dhe rigjenerimin e karvaneve te mallrave.Zhvilloje tregtine me shtetet europiane,Itali,France,Angli,Austri.Stimuloje artizanatin,tregtaret dhe prodhuesit agrare me politika mbeshtetje financiare dhe ligjore,bonifikoje tokat,ngrriti ujesjellsa dhe kontrroje gjithe rrjetin e ujerave te bonifikimit.Keto reforma vizionare kishin si objektiv krijimin e nje ekonomie te pavarur nga Perandoria.Ne saje te ketyre politikave shteti i tij lulezoje si kurre me pare duke e kethyer Janinen ne qendren me te madhe tregtar pas Kostandinopolit.Reformat administrative dhe gjyqesore,administrata e tij kishte qeverine e tij (Divani),me sekretariatet e tija.Aliu zvendesoje zyrtaret turq me ata vendas qe i ishin besnik politikave te tija.Ndertoje arkivat e shtetit te tij me regjistra administrativ dhe katastal per pronat.Reformoje drejtesine duke futur nje sistem gjyqesor me tre shkalle,me i qendrushem dhe efikas.Per kete qellim ndertoje nje rrjet te tere gjykatash me gjykates emeruar prej tij,principi i ketyre gjykimeve do te qe ai qe quhej praktika Salomonike.Çdo qytetar i shtetit te tij ishte i barabarte para ligjit pa dallim feje,klase sociale dhe etnie.Kjo ne vetvete do te perbente nje nga shtyllat kryesore te politikes te Aliut brenda shtetit te tij.Reformat ne politikat sociale dhe kulturale.Janina u kethye ne kryeqytetin e kultures Ballkanike e krahasuar nga udhetaret e huaj si Firencia e vogel e Orientit.Ali Pasha mbeshteti perkrahu dhe investoje ne arsim dhe kulture,Aliu kishte kuptuar rendesine e saj si nje instrument i fuqishem dhe vendimtar per te konsoliduar pushtetin dhe shtetin e tij si dhe mordernizimin e shoqerise.Hapja e shkollave laike dhe fetare te nje niveli bashkekohor europian.Janina u kethye ne qender te iluminizmit jo vetem lokal por Ballkanik,ne shtetin e tij diskutohej per idete e revolucionit francez dhe flitej shqip,greqisht,frengjisht dhe italisht.Hapja e bliblotekave,shtype shkronjave si perçuse te literatures bashkohore dhe librave,mbrojtja e intelektualeve vendas por edhe atyre te huaj.Mbeshtetja dhe perkrahja e artit,muzikes dhe arkitektures dhe eçdo te reje ne kete fushe.Ali Pasha deshironte te formonte nje  klase drejtuse e afte te administronte nje territor te gjere dhe kompleks si ai i tij,kjo politike reformiste do te sillte lindjen edhe te  nje brezi te ri te shkolluar qe do te kontribonin me vone ne levizjet nacionale per shtetet e pavarura.Rilindasit tane e kane zanafillen e tyre ne kete periudhe historike,ne kete ambient ne keto shkolla.E gjitha kjo e bebe Ali Pashen skendijen e pare te nacionalizmit shqiptar.Edhe jeta publike dhe urbane do te perfshihen ne riformat vizionare te Ali Pashes.Janina pa nje lulezim urban si kurre me pare me lagje te reja,me sistem te ujerave te bardha dhe te zeza,me tregjet e mbuluara dhe fierat tregtare,banja publike,ngritja e ndertesave te reja administrative dhe shkollave,ngritja e xhamive dhe teqeve,manastireve dhe kishave,sinagoges.Te gjitha keto jane ne nje linje me reformat europiane si dhe me ate te pluralizmit dhe tolerances fetare.Keto jane ne nje vazhdimshi me reformen fetare,ku ai mbronte njesoj si te krishteret,myslimanet dhe ebrenjte.Kjo do te ishte per Ali Pashen nje zgjidhje politike moderne ne sherbim te stabilitetit te shtetit te tij.I gjithe ky vizion dhe kjo bashkesi reformash ishte vizionare sepse Ali Pasha ndertoje shtetin e pare modern qe eshte baza dhe zanafilla e çdo levizje e shqiptareve pas tij per shtetin e tyre te pavarur.Shkollat,arsimimi, politika e tij,rizgjimi i ndergjegjesh shqiptare por edhe eshte zanafilla e rilindjes tone kombetare e ka bazen e saj pikerisht ketu si persa i perket ndergjegjesh te shqiptareve por edhe te risorseve njerzore.Jane me dhjetra rilindas rritur dhe arsimuar ne kete ambient te krijuar prej Ali Pashe Tepelenes.Ndertimi i ketij shteti dhe futja e reformave te ngjashme me ato te revolucionit francez dhe te shteteve moderne europiane,bere te mundur krijimin e nje ushtrie shqiptare,modernizoje ekonomine dhe jeten sociale me administraten dhe drejtesine,rizgjimin e nje ndergjegje kombetare shqiptare.Kjo i jep meriten dhe rolin Ali Pashe Tepelenes si lideri dhe pushtetari qe nder te paret kuptoje qe e ardhmja i perkiste shteteve te pavarura.Nuk eshte aspak e tepruar dhe as pak e egzagjeruar, meriten qe i kane njohur bashkekohesit e tij por edhe te mevonshem,studiuesit dhe historianet europian si nje;"Pasha i iluminuar".


Albert Pasho



Free Blogger Albert Pasho





Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pasha Tepelena, Vizionari reformator jashte kohes se tij. Albert Pasho.

Ali Pashe Tepelena i veshtruar ne kontekstin e krizes te Perandorive te medha midis shek XVIII-XIX eshte nje figure e madhe vizionare shqipt...