Powered By Blogger

mercoledì 27 marzo 2024

Haydee ne mes artit dhe realitetit. "Vajza" e Ali Pashe Tepelenes.

 Hayde duke ngritur koken tha ;" Babai im ishte nje burre ilustre,qe Europa e njifte me emrin Ali Pashe Tepelena,pasha i Janines, qe perpara tij Turqia dridhej". Ali Pashe Tepelena ,Luani i Janines do te na shfaqet rreth 40 vjet me vone ne romanin " Konte i Monte Kristos" te Dumas si personazh dytesor( i heshtur) inspirator i  vajzes se tij Haydes.Ky roman botuar ne vitin 1862 ne fillim ne gazeten "L indipedente" ne Napoli te Italise dhe me pas i ribotuar me qindra dhe mijera here do te inspirohej e frymezohej pikerisht nga jeta dhe vepra ,bemat trimerite dhe qendresen  e Tepelenasit legjendar.Ali Pashe Tepelena eshte nje nga figurat historike qendrore e shek XVIII-XIX  te Europes por dhe botes mbare. Aliu do te jete inspiracion per titanet e letersise Europiane,perveç Dumas edhe pena te tjera te fuqishme te kohes do te shkruajne per te si,Balzaku,Hygoj,Byroni e shume e shume te tjere.Keto punime perveç te tjera do te behen dhe myzat frymezuhese per artet figurative ku shume piktore te kohes do te gjejne burrimin e frymezimit te tyre.Keta autore do te gjejne tek Ali Pashe Tepelena dhe veçanerisht Dumas,njeriun qe kishte brenda vetes si se tij,si citon Dumas njekohesisht Tiberio,Caligola e Nerone,Aliu simbol i rezistences kunder opresionit Otoman,qe nje kohe me pare kishte impresionuar aq shume Byronin,dhe ne te njejten kohe nje figure shume e madhe dhe eminente romantike. Eshte figura e Haydes vajzes imagjinare te Aliut me Vasiliqine ne kete roman te cilen Dumaja na pershkruan ne menyre brillante,Haydea me nje bukuri magjepse,me sy te zinj te medhenj e te thelle ,hunde te bukur te holle,buze me ngjyre korrali,dhembe te bardhe te rregullt  te ndriteshem,elemente qe i perkisnin races se njerezve saj te vendit nga vinte,e mbi te gjitha ajpo eshte ne lulen e rinise akoma Hayde nuk ka mbushur te njezetat.Ky roman " Konte i Monte Kristos" eshte pikerisht frymezuhes i shume piktoreve te medhenj te kohes qe do te na sjellin Hayden nga nje perzonazh imagjinar i Dumas ne nje personazh real qe te gjendet perballe, qe prek me dore,ku te shpalos bukurine dhe krenarine e saj, thjeshtesine dhe embelsine,melankonine dhe vitalitetin e saj,ashtu si jane shqiptaret.

Piktori francez Charles Louis Muller (1815-1892) do ta sjelle Hayden ne punim e tij me titull;" The Madness of Haydee"ne vitin 1848.Ky punim gjendet ne;Il Palais des Beaux-Arts de Lille,France.(Muzeu i Arteve te bukurane Lile te Frances).



Nje tjeter piktor francez Jean-Baptiste Camille Corot (1796-1875), do te na sjelle Hayde,i frymezuar nga poema e Byronit "Don Giovani",ky punim me titull;"Haydee,giovane donna in abito greco".Per kete tabllo ka pozuar Emma Dobigny nje nga modelet e preferuara te Corot.Kjo tabllo gjendet e ekspozuar ne; "Musee de Louvre" Paris,France (Muzeu i Luveres ,Paris,France).



Charles Lock Eastlake (1793-1865) piktor dhe shkrimtar anglez, President i Royal Academy.Frymezuar nga poema "Don Giovani" e Byronit eshte nje punim ne olio e tela me titull " Haidee,a Greek Girl" e vitit 1827 dhe ekspozuar per here te peare ne vitin 1831.Kjo veper eshte e tipit Bajronian dhe eshte konsideruar nga Duca di Wellington si me e mira e Royal Academy e vitit 1831.



Alexandre Marie Colin(1798-18739) piktor francez ne vitin 1831 do te na sjelle tabllone me titull;" Don Juan and Haidee" 1831,inspiruar nga poema e Byronit.



Free Blogger Albert Pasho

domenica 17 marzo 2024

Ali Pashe Tepelena dhe "Filiki Eteria"



  Diplomacia e Ali Pashe Tepelenes nuk u rresht asnjehere per te arritur qellimin e tij madhor,krijimin e nje shteti te pavarur "Mbreterine Kushtetutese" te tije.Ne kete aspekt specifik midis shume aleancave si atyre te jashtme  por dhe te brendeshme ajo e "Shoqerise te Miqeve" do te hynte fuqimisht ne kete diplomazi.Qellimet qene te ndersjellta kjo organizate e idejuar dhe mbeshtetur nga Ruset do te mundohej te shfrytezonte poziten e Aliut per ta perdorur per qellimet e saj,dhe anasjelltas Aliu do te mundohej ta shfrytezonte per qellimin e tij."Shoqata e miqeve", siç dihet, është një organizatë sekrete e themeluar në vitin 1814 nga tre tregtarë "grekë"? në Odessa, ne Detit e Zi. Edhe pse qe organizata e parë që synonte pavarësinë e kombit grek u themelua nga Rigas Feraios rreth njëzet vjet para kësaj date, më i njohuri dhe më me ndikim i formacioneve që synojnë qëllimet nacionaliste greke është Filiki Eteria. Kjo organizatë, e cila ishte aktori kryesor përgatitor më i rëndësishëm i revoltës greke. Athanasios Tsakalof, një nga tre anëtarët themelues të organizatës, lindi në Janinë në vitin 1790. Nikolaos Skouvas, i cili lindi në Arta Kaboti në vitin 1779, është një nga njerëzit që u arratis nga ndjekja penale e Ali Pashës dhe shkoi në Odesë. Emanuel Xanthos, babai i të cilit ishte oficer në ushtrinë ruse, ishte tregtar në Odessa. Kjo organizate ka zgjeruar  dhe rritur si numrin e anëtarëve te saj ashtu edhe fushën e veprimtarisë me kalimin e kohës. Në këtë kontekst, për shkak të numrit të madh të popullsisë ortodokse nen sovranitetit e Ali Pashës u bë një rajon i rëndësishëm ku ajo mund të rekrutonte anëtarët e saj . Kjo krijoi një mjedis dhe rrethanat ku anëtarët e Filiki Eteria dhe Ali Pasha mund të takoheshin mes tyre. Sipas Aravantinos, nuk është e mundur që veprimet dhe aktivitetet e "Shoqates te miqeve" të kalonte pa u vënë re nga Ali Pasha. Ai mësoi për këtë organizate sekrete nga kontaktet e disa grekëve që punonin në administratën dhe oborrin e tij. Disa prej tyre janë në kontakt të ngushtë me "Shoqaten e miqeve". Keta jane Manthos Ikonomos, Alexios Noutsos dhe Georgios Tourtouris qe janë anëtarë të kesaj organizate. Sipas Filemonit, në vitin 1818, një person me emrin Leontios shkoi në Janinë dhe rekrutoi shumë  anëtarë ne kete organizatë. Edhe ky vete donte të takohej me Ali Pashën  por kjo nuk qe e mundur në atë kohë. Shumë më vonë nga kjo ndodhi  një person i quajtur Diego nga ishulli Zakynthos u takua me Ali Pashën dhe i shpjegoi ketij frazat e koduara të organizatës "Shoqata e miqeve" dhe shenjat personale te anëtarëve të saj. Duhet te theksoje ketu se pseudonimi i Aliut nga kjo organizate qe;"Vjehrri".Një teori  tjetër është se Ali Pasha mund të ketë mësuar për kete organizatë nga  Maitland, i cili ishte Governator i Shtatë Ishujve në emër të Britanisë se Madhe në atë kohë. Emmanuel Xanthos e përmend këtë edhe në kujtimet e tij. Në vitin 1812, ai shkoi nga Odessa në Stamboll për arsye tregtie, ku takoi disa tregtarë .Para ketij udhetimi  ai shkoi në Janinë dhe Prevezë në mënyrë që të merrte disa leje tregtare nëpërmjet njerëzve të fuqishëm si Ikonomo. Sepse Manthos Ikonomos është vëllai i Kristodulos, të cilin Xanthos e takoi në Stamboll (pra Manthos Ikonomos, sekretari i Ali Pashës). Ai ishte gjithashtu një mik i Konstantinos Marinoglou. Pas përfundimit të aktivitetit të tij tregtar, Xanthos u kthye në Odessa në fillim të nëntorit 1813, ku u takua me Skoufas dhe Tsakalof . Prandaj, Xanthos, një nga tre anëtarët themelues të organizatës, ka një njohje te ngushte me njerëz të rëndësishëm në rrethin e Ali Pashës që i takon para themelimit të "Shoqates se miqeve". Përveç kësaj, Skoufas, një nga anëtarët e tjerë themelues, udhëtoi brenda dhe jashtë Perandorise, për qëllime të specifike në Korrik 1818.Ky  përgatiti një listë me emerat e atyre që do të bëheshin anëtarë të kesaj organizate . Një nga keta emri i të cilit është në këtë listë është Asimakis Krokidas. I lindur në Arta në vitet 1770, Krokidas ishte anëtar i rrethit të brendshëm të Ali Pashës dhe u bashkua me "Shoqaten e miqeve"në vitin 1818. Ky Vit është gjithashtu viti kur selia e organizatës u zhvendos nga Odessa në Stamboll. Pa dyshim, Kristodulos kishte një marrëdhënie të ngushtë me Asimakis Krokidas. Për më tepër, kjo marrëdhënie zbulon lidhjen midis organizatoreve te "Shoqates se miqeve"  dhe rrethit te ngushte të njerezve te Ali Pashës. Sipas Marou, Giannitis  Spiros Kolovos, një tjetër sekretar i Ali Pashës, komunikon midis "Shoqates se miqeve dhe Ali Pashës. Sipas Aravantinos, Ali Pasha bëri një përgatitje paraprake përpara se të fillonte perballjen me Perandorinë Osmane. Për këtë qëllim, ai ftoi Alexios Noutsos, Ioannis Logothetis, Çolakoglu, sekretarët e tij Manthos Ikonomos, Spiros Kolovos dhe njerëz te tjere që ai dinte të ishin anëtarë të kesaj organizate dhe eshte takuar me ta. Ali Pasha e financoi edhe me para kete organizate,ai  dha një shumë të konsiderueshme parash sekretarit të tij Spiros Kolovos dhe e dërgoi në Korfuz për qellimet e kesaj organizate. Kolovos u kap rrob gjatë udhëtimit të tij,në atë kohë, marina osmane ndodhej në bregdetin e Epirit. Kolovos ju dorezua autoriteteve osmane si spiun i Aliut. Për këtë arsye, përpjekjet e Ali Pashës për të komunikuar me kete organizate para rebelimit te saj  ishin të dukeshme.Perraivois antare i Filiki Eteria dhe i Revolucionit Grek ne kujtimet e tij shkruan se;" Ne 2 Prrill 1821 do ti shkruaj nje leter Ali Pashes,ku i shpreh deshiren per te bashkepunuar me te per te luftuar kunder trupave otomane,nga ana e tij Ali Pasha i kethen pergjigje kesaj letre ne daten 6 Prill 1821 ku thekson zemerimin e tij kunder Sulioteve (ishte koha qe Suliotet po prishnin aleancen me Aliun),dhe i thote Parraivois qe ta mbante te informuar per zhvillimet e mevoneshme.Megjithatë, Ali Pasha u përpoq të gjente aleanca të tjera përballë rrezikut qe i kanosej. Në atë kohë Patra ishte ndër qendrat e rëndësishme të veprimtarisë së "Shoqates te miqeve", Giannis K. Paparigopoulos, i cili lindi në ishullin Naxos në vitin 1780, u shkollua  në Rusi, pas arsimimit të tij shkoje në Stamboll,ku qendroj per pak kohe.Me pas ai filloi të punonte si përkthyes në Konsullatën Ruse të Patra në vitin 1809. Paparighopulos  ishte njohur me Ali Pashën që nga viti 1814, vizitoi Ali Pashën në vitin 1818.Paparrigopoulos do te ndermjetesonte konsultimet e Aliut me Kapodistrian.(Per kete argument lexo ne kete blog shkrimin me titull;"Ali Pashe Tepelena,Shqiptaret dhe Revolucioni Grek 1821".)Per maredheniet e Ali Pashe Tepelenes me Filiki Eteria historiani britanik Mark Mazower ne librin e tij "The Ballkans" do te shkruaj;"Ndoshta me i fameshmi dhe me qendrestari i komandateve te padisiplinuar te Sulltanit ne te gjithe Perandorine Otomane ne fillim te shek XIX Ali Pasha nje shqiptar  i adhurushem por i eger, ku sundimi i tij shtrihej nga Janina qendra e tij,ne lumin Vardar ne lindje dhe ne jug ne Gjirin e Korintos,gjate gjithe luftes se tij kunder Portes se Larte bashke me gjithe aleancat dhe marreveshjet  me diplomatet e Frances dhe Anglise,Ali Pasha qe ishte ne dijeni kohe me pare per i rrethi revolucionari greke ne Odesa e Vjena qe Filiki Eteria ne menyre sekrete po pregatiste terrenin per revolte, dhe qellimin e saj Aliu u mundua ta perdor per qellimin e tij".Po ne qofse Aliu e ndihmoi Filikine Eterine kjo ne te kundert e luftoi Aliun,kete na i thotePaparrigopilli qe shkruan , " Ne shigjetat kryesore i drejtuam kunder shtetit te Ali Pashe Tepelenes per shkaterimin e atij shteti".Por edhe autore te tjere e theksojne kete aspekt Filiki Eterise,udhetari dhe studiusi scocez D.Uquharti shkruan;"Greket ndihmuan Sulltanin te mposhte Ali Pahe Tepelenen".Greket Kjo marredhenie midis tyre u nderpre ne vitin e pare te revolucionit te 1821,kjo per shkak te Filiki Eteria e cila nuk ju permbajte paktit te bere me Ali Pashe Tepelenen per mbeshtetjen e tij,duke e tradhtuar ate.


Free Blogger Albert Pasho

domenica 3 marzo 2024

Nje relike historike e Ali Pashe Tepelenes.(Bastoni,Scettri,Topuzi me thiken e fshehur brenda tij)

 Kjo relike historike i perket te fameshmit dhe legjendarit Luanit te Epirit Ali Pashe Tepelenes.Gjate shek XVII bastoni scettri ose thene ndryshe topuzi filloj te zvendesoje shpaten qe deri ne ate kohe shpata ishte e detyrushmne te mbahej nga fisniket,kjo si shenje dallyshe e rangut te tyre.Topuzi  gjate shek XVII do te kethehej ne simbol te fuqise dhe pushtetit te sunduesve ne vendet e Europes.Vete Napoleone Bonaparte e kethey ate"Topuzin" ne simbol te imperit te tij.Mjafton te kujtojme ketu frazen e fameshme te tij;"Brenda çdo çante shpine te ushtarit te Frances ndodhet nje bastone(topuz) marshalli". ky simbolizon imperin e Frances.Edhe Ali Pashe Tepelena si nje sundimtar i iluminuar,reformator dhe modern per kohen e tij do te pershtatej me kohet e reja.Kjo jo vetem ne vetvete si simbol,por per te treguar dhe simbolizuar pushtetin e tij si sovran i vetem dhe i plotefuqishem ne trojet e veta,i pavarur nga Porta e Larte.Topuzi perdorej ne ceremonite e ndryshme zyrtare me perfaqesuesh te fuqive te kohes.Piktori  Joseph Cartwright (1789-1829) na paraqet Ali Pashen ne kete tabllo ne Mars te 1819  me topuzin e tij ne brez.Duhet theksohet altro qe kjo tabllo na paraqet Aliun e vertete ku ka pozuar per kete piktor nga afer, Por ky objekt dmth topuzi ka nje te veçante qe brenda tij ka nje thike te fshehur,kjo tregon se perveç simbolikes te saj ,ajo perdorej dhe si arme per vete mbrojteje ne rast se e kerkonte nevoja.




Free Blogger Albert Pasho

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...