Powered By Blogger

mercoledì 27 marzo 2024

Haydee ne mes artit dhe realitetit. "Vajza" e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho

 Hayde duke ngritur koken tha ;" Babai im ishte nje burre i fameshem,qe Europa e njehe me emrin Ali Pashe Tepelena,pasha i Janines, qe perpara tij Turqia dridhej".Keshtu do te  thote Hayde, me penen e shkrimtarit te fameshem Alexander Dumas,ne romanin e tij me fame boterore,"Konte i Monte Kristos" Ali Pashe Tepelena ,Luani i Janines do te na shfaqet rreth 40 vjet me vone ne romanin " Konte i Monte Kristos" te Dumas si personazh dytesor( i heshtur),si frymezues  i  vajzes se tij Haydes.Ky roman botuar ne vitin 1862 ne fillim ne gazeten "L indipedente" ne Napoli te Italise dhe me pas i ribotuar me qindra dhe mijera here do te inspirohej e frymezohej pikerisht nga jeta dhe vepra ,bemat trimerite dhe qendresen  e Tepelenasit legjendar.Ali Pashe Tepelena eshte nje nga figurat historike qendrore e shek XVIII-XIX  te Europes por dhe botes mbare. Aliu do te jete inspiracion per titanet e letersise Europiane,perveç Dumas edhe pena te tjera te fuqishme te kohes do te shkruajne per te si,Balzaku,Hygoj,Byroni,Gete e shume e shume te tjere.Keto punime perveç te tjera do te behen dhe myzat frymezuhese per artet figurative ku shume piktore te kohes do te gjejne burrimin e frymezimit te tyre.Keta autore do te gjejne tek Ali Pashe Tepelena dhe veçanerisht Dumas,njeriun qe kishte brenda vetes si se tij,si citon Dumas njekohesisht imperatoret e medhenj romak, Tiberio,Caligola e Nerone,Aliu simbol i rezistences kunder opresionit Otoman,qe nje kohe me pare kishte impresionuar aq shume Byronin,dhe ne te njejten kohe,ai ishte nje figure shume e madhe dhe e madhe romantike. Eshte figura e Haydes vajzes imagjinare te Aliut me Vasiliqine ne kete roman te cilen Dumaja na pershkruan ne menyre brillante,Haydea me nje bukuri magjepse,me sy te zinj te medhenj e te thelle ,hunde te bukur te holle,buze me ngjyre korrali,dhembe te bardhe te rregullt  te ndriteshem,elemente qe i perkisnin races se njerezve saj te vendit nga vinte,e mbi te gjitha ajpo eshte ne lulen e rinise akoma Hayde nuk ka mbushur te njezetat.Ky roman " Konte i Monte Kristos" eshte pikerisht frymezuhes i shume piktoreve te medhenj te kohes qe do te na sjellin Hayden nga nje perzonazh imagjinar i Dumas ne nje personazh real qe te gjendet perballe, qe duket sikur e prek me dore,ku te shpalos bukurine dhe krenarine e saj, thjeshtesine dhe embelsine,melankonine dhe vitalitetin e saj,te botes shqiptare,ashtu si jane realisht shqiptaret.

Piktori francez Charles Louis Muller (1815-1892) do ta sjelle Hayden ne punim e tij me titull;" The Madness of Haydee"ne vitin 1848.Ky punim gjendet ne;Il Palais des Beaux-Arts de Lille,France.(Muzeu i Arteve te bukurane Lile te Frances).



Nje tjeter piktor francez Jean-Baptiste Camille Corot (1796-1875), do te na sjelle Hayde,i frymezuar nga poema e Byronit "Don Giovani",ky punim me titull;"Haydee,giovane donna in abito greco".Per kete tabllo ka pozuar Emma Dobigny nje nga modelet e preferuara te Corot.Kjo tabllo gjendet e ekspozuar ne; "Musee de Louvre" Paris,France (Muzeu i Luveres ,Paris,France).



Charles Lock Eastlake (1793-1865) piktor dhe shkrimtar anglez, President i Royal Academy.Frymezuar nga poema "Don Giovani" e Byronit eshte nje punim ne olio e tela me titull " Haidee,a Greek Girl" e vitit 1827 dhe ekspozuar per here te peare ne vitin 1831.Kjo veper eshte e tipit Bajronian dhe eshte konsideruar nga Duca di Wellington si me e mira e Royal Academy e vitit 1831.



Alexandre Marie Colin(1798-18739) piktor francez ne vitin 1831 do te na sjelle tabllone me titull;" Don Juan and Haidee" 1831,inspiruar nga poema e Byronit.



Tablloja me titull "Hayde,Daughter of the Pasha of Janina" e autorit  italian,Vincenzo Marinelli (1819-1892) do te jete nje tjeter veper per Hayden,inspiruar nga romani i autorit te fameshem francez Alexander Dumas , "Konte i Monte Kristos".







Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Këngë e vjetër për Ali Pashë Tepelenën.Thimi Mitko "Bleta Shqiptare" 1878. Albert Pasho.

"Kush ka par’ asllan Alinë, Nd’ atë të shkretën Janinë. Ndë kala mbylltur’ të zinë, Rreh të nkëthenjë Shqypërinë. Ditën e Sulltan Nevru...