Powered By Blogger

domenica 17 marzo 2024

Ali Pashe Tepelena dhe "Filiki Eteria"



  Diplomacia e Ali Pashe Tepelenes nuk u rresht asnjehere per te arritur qellimin e tij madhor,krijimin e nje shteti te pavarur "Mbreterine Kushtetutese" te tije.Ne kete aspekt specifik midis shume aleancave si atyre te jashtme  por dhe te brendeshme ajo e "Shoqerise te Miqeve" do te hynte fuqimisht ne kete diplomazi.Qellimet qene te ndersjellta kjo organizate e idejuar dhe mbeshtetur nga Ruset do te mundohej te shfrytezonte poziten e Aliut per ta perdorur per qellimet e saj,dhe anasjelltas Aliu do te mundohej ta shfrytezonte per qellimin e tij."Shoqata e miqeve", siç dihet, është një organizatë sekrete e themeluar në vitin 1814 nga tre tregtarë "grekë"? në Odessa, ne Detit e Zi. Edhe pse qe organizata e parë që synonte pavarësinë e kombit grek u themelua nga Rigas Feraios rreth njëzet vjet para kësaj date, më i njohuri dhe më me ndikim i formacioneve që synojnë qëllimet nacionaliste greke është Filiki Eteria. Kjo organizatë, e cila ishte aktori kryesor përgatitor më i rëndësishëm i revoltës greke. Athanasios Tsakalof, një nga tre anëtarët themelues të organizatës, lindi në Janinë në vitin 1790. Nikolaos Skouvas, i cili lindi në Arta Kaboti në vitin 1779, është një nga njerëzit që u arratis nga ndjekja penale e Ali Pashës dhe shkoi në Odesë. Emanuel Xanthos, babai i të cilit ishte oficer në ushtrinë ruse, ishte tregtar në Odessa. Kjo organizate ka zgjeruar  dhe rritur si numrin e anëtarëve te saj ashtu edhe fushën e veprimtarisë me kalimin e kohës. Në këtë kontekst, për shkak të numrit të madh të popullsisë ortodokse nen sovranitetit e Ali Pashës u bë një rajon i rëndësishëm ku ajo mund të rekrutonte anëtarët e saj . Kjo krijoi një mjedis dhe rrethanat ku anëtarët e Filiki Eteria dhe Ali Pasha mund të takoheshin mes tyre. Sipas Aravantinos, nuk është e mundur që veprimet dhe aktivitetet e "Shoqates te miqeve" të kalonte pa u vënë re nga Ali Pasha. Ai mësoi për këtë organizate sekrete nga kontaktet e disa grekëve që punonin në administratën dhe oborrin e tij. Disa prej tyre janë në kontakt të ngushtë me "Shoqaten e miqeve". Keta jane Manthos Ikonomos, Alexios Noutsos dhe Georgios Tourtouris qe janë anëtarë të kesaj organizate. Sipas Filemonit, në vitin 1818, një person me emrin Leontios shkoi në Janinë dhe rekrutoi shumë  anëtarë ne kete organizatë. Edhe ky vete donte të takohej me Ali Pashën  por kjo nuk qe e mundur në atë kohë. Shumë më vonë nga kjo ndodhi  një person i quajtur Diego nga ishulli Zakynthos u takua me Ali Pashën dhe i shpjegoi ketij frazat e koduara të organizatës "Shoqata e miqeve" dhe shenjat personale te anëtarëve të saj. Duhet te theksoje ketu se pseudonimi i Aliut nga kjo organizate qe;"Vjehrri".Një teori  tjetër është se Ali Pasha mund të ketë mësuar për kete organizatë nga  Maitland, i cili ishte Governator i Shtatë Ishujve në emër të Britanisë se Madhe në atë kohë. Emmanuel Xanthos e përmend këtë edhe në kujtimet e tij. Në vitin 1812, ai shkoi nga Odessa në Stamboll për arsye tregtie, ku takoi disa tregtarë .Para ketij udhetimi  ai shkoi në Janinë dhe Prevezë në mënyrë që të merrte disa leje tregtare nëpërmjet njerëzve të fuqishëm si Ikonomo. Sepse Manthos Ikonomos është vëllai i Kristodulos, të cilin Xanthos e takoi në Stamboll (pra Manthos Ikonomos, sekretari i Ali Pashës). Ai ishte gjithashtu një mik i Konstantinos Marinoglou. Pas përfundimit të aktivitetit të tij tregtar, Xanthos u kthye në Odessa në fillim të nëntorit 1813, ku u takua me Skoufas dhe Tsakalof . Prandaj, Xanthos, një nga tre anëtarët themelues të organizatës, ka një njohje te ngushte me njerëz të rëndësishëm në rrethin e Ali Pashës që i takon para themelimit të "Shoqates se miqeve". Përveç kësaj, Skoufas, një nga anëtarët e tjerë themelues, udhëtoi brenda dhe jashtë Perandorise, për qëllime të specifike në Korrik 1818.Ky  përgatiti një listë me emerat e atyre që do të bëheshin anëtarë të kesaj organizate . Një nga keta emri i të cilit është në këtë listë është Asimakis Krokidas. I lindur në Arta në vitet 1770, Krokidas ishte anëtar i rrethit të brendshëm të Ali Pashës dhe u bashkua me "Shoqaten e miqeve"në vitin 1818. Ky Vit është gjithashtu viti kur selia e organizatës u zhvendos nga Odessa në Stamboll. Pa dyshim, Kristodulos kishte një marrëdhënie të ngushtë me Asimakis Krokidas. Për më tepër, kjo marrëdhënie zbulon lidhjen midis organizatoreve te "Shoqates se miqeve"  dhe rrethit te ngushte të njerezve te Ali Pashës. Sipas Marou, Giannitis  Spiros Kolovos, një tjetër sekretar i Ali Pashës, komunikon midis "Shoqates se miqeve dhe Ali Pashës. Sipas Aravantinos, Ali Pasha bëri një përgatitje paraprake përpara se të fillonte perballjen me Perandorinë Osmane. Për këtë qëllim, ai ftoi Alexios Noutsos, Ioannis Logothetis, Çolakoglu, sekretarët e tij Manthos Ikonomos, Spiros Kolovos dhe njerëz te tjere që ai dinte të ishin anëtarë të kesaj organizate dhe eshte takuar me ta. Ali Pasha e financoi edhe me para kete organizate,ai  dha një shumë të konsiderueshme parash sekretarit të tij Spiros Kolovos dhe e dërgoi në Korfuz për qellimet e kesaj organizate. Kolovos u kap rrob gjatë udhëtimit të tij,në atë kohë, marina osmane ndodhej në bregdetin e Epirit. Kolovos ju dorezua autoriteteve osmane si spiun i Aliut. Për këtë arsye, përpjekjet e Ali Pashës për të komunikuar me kete organizate para rebelimit te saj  ishin të dukeshme.Perraivois antare i Filiki Eteria dhe i Revolucionit Grek ne kujtimet e tij shkruan se;" Ne 2 Prrill 1821 do ti shkruaj nje leter Ali Pashes,ku i shpreh deshiren per te bashkepunuar me te per te luftuar kunder trupave otomane,nga ana e tij Ali Pasha i kethen pergjigje kesaj letre ne daten 6 Prill 1821 ku thekson zemerimin e tij kunder Sulioteve (ishte koha qe Suliotet po prishnin aleancen me Aliun),dhe i thote Parraivois qe ta mbante te informuar per zhvillimet e mevoneshme.Megjithatë, Ali Pasha u përpoq të gjente aleanca të tjera përballë rrezikut qe i kanosej. Në atë kohë Patra ishte ndër qendrat e rëndësishme të veprimtarisë së "Shoqates te miqeve", Giannis K. Paparigopoulos, i cili lindi në ishullin Naxos në vitin 1780, u shkollua  në Rusi, pas arsimimit të tij shkoje në Stamboll,ku qendroj per pak kohe.Me pas ai filloi të punonte si përkthyes në Konsullatën Ruse të Patra në vitin 1809. Paparighopulos  ishte njohur me Ali Pashën që nga viti 1814, vizitoi Ali Pashën në vitin 1818.Paparrigopoulos do te ndermjetesonte konsultimet e Aliut me Kapodistrian.(Per kete argument lexo ne kete blog shkrimin me titull;"Ali Pashe Tepelena,Shqiptaret dhe Revolucioni Grek 1821".)Per maredheniet e Ali Pashe Tepelenes me Filiki Eteria historiani britanik Mark Mazower ne librin e tij "The Ballkans" do te shkruaj;"Ndoshta me i fameshmi dhe me qendrestari i komandateve te padisiplinuar te Sulltanit ne te gjithe Perandorine Otomane ne fillim te shek XIX Ali Pasha nje shqiptar  i adhurushem por i eger, ku sundimi i tij shtrihej nga Janina qendra e tij,ne lumin Vardar ne lindje dhe ne jug ne Gjirin e Korintos,gjate gjithe luftes se tij kunder Portes se Larte bashke me gjithe aleancat dhe marreveshjet  me diplomatet e Frances dhe Anglise,Ali Pasha qe ishte ne dijeni kohe me pare per i rrethi revolucionari greke ne Odesa e Vjena qe Filiki Eteria ne menyre sekrete po pregatiste terrenin per revolte, dhe qellimin e saj Aliu u mundua ta perdor per qellimin e tij".Po ne qofse Aliu e ndihmoi Filikine Eterine kjo ne te kundert e luftoi Aliun,kete na i thotePaparrigopilli qe shkruan , " Ne shigjetat kryesore i drejtuam kunder shtetit te Ali Pashe Tepelenes per shkaterimin e atij shteti".Por edhe autore te tjere e theksojne kete aspekt Filiki Eterise,udhetari dhe studiusi scocez D.Uquharti shkruan;"Greket ndihmuan Sulltanin te mposhte Ali Pahe Tepelenen".Greket Kjo marredhenie midis tyre u nderpre ne vitin e pare te revolucionit te 1821,kjo per shkak te Filiki Eteria e cila nuk ju permbajte paktit te bere me Ali Pashe Tepelenen per mbeshtetjen e tij,duke e tradhtuar ate.


Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena dhe qethja luftarake e flokeve.

Qethja luftarake e flokeve (Warrior head shaves), eshte nje praktike e qethjes te flokeve,qe konsiston ne qethjen dhe rruajtjen e flokeve ne...