William Turner (1792-1867) diplomat anglez dhe piktor ne vitin 1811 ai u lidh me ambasaden Britanike ne Londer me Sir Robert Liston dhe e shoqeroje ate ne Kostandinopoje.Qendroi ne lindje per 5 vjet dhe gjate kesaj kohe vizitoi pjese te Perandorise Osmane,ku mes tyre edhe Epirin ku nder te tjerat vizitoi edhe Janinen,Gjirokasteren dhe Tepelenen ku ketu u takua me Luanin e Epirit Ali Pashe Tepelena.Keto pershtypje dhe mbresa te mara ne keto udhetime ai do ti botoje me titull; "Journal of a Tour in the Levant" ne vitin 1820 ne tre volume.Me poshte po sjelle nje pjese nga ky botim,nga vizita e tij ne Tepelene dhe takimin me Ali Pashe Tepelenen.
E enjte, 2 shtator,pas mesdites u nisëm për në Tepelene,bashke me zotin Kolovo, (përkthyesi) dhe zotin Mantho, (sekretari grek i Vezirit, të cilin e kisha takuar me pare në Kostandinopojë, kur ai ishte deputuar për zotin Liston dhe per mua. Kaluam shtratin e thatë të lumit dhe vazhduam përgjatë fushës për një distancë prej rreth katër orësh. Ajo kishte të njëjtën pamje të bukur, dhe ishte e kufizuar nga të njëjtet male të larte, si pamja qe kisha pare me pare se të arrija Argirocastro. Fshatrat që pashë duke e kaluar per gjate rruges ishin ;Mashkullore,Plesat, Gardhiqi i tragjedisë brutale. të treguar hollesisht nga Dr. Holland, Kolonje,Picari,Shtepeze, në të majtë, dhe ne te djadhte Valare, Erind, Kakozi. Per gjate rruges kishte disa kështjella të fortifikuara të ndërtuara mbi lartësi dhe u zbavita shumë duke parë në male disa kasolle të vogla të ngritura mbi shtylla, në të cilat fshataret magazinonin misrin dhe frutat. Në fund të fushës, një urë siper nje lumë te kethjellte, anash së cilës shtrihej e gjithë rruga jonë,e cila na nxorri në një han të ri, ku ndaluam dhe pushuam disa minuta. Peisazhi per rreth këtij vendi ishte shume i këndshëm. Pamja piktoreske e urës e stolisur nga një rradhe pemësh dhe gjelberimit,i jepnin një pamje te bukur dhe te admirueshme,me malet per rreth.Ne këtu filluam të ngjitemi malit dhe vazhduam përgjatë një rrugë pak a shumë të pjerrët për pjesën tjetër të rrugës sonë. Pamja ishte e këndshme; Rruga shtrihej përgjatë maleve në gjysmën e lartësisë së tyre. Në të majtën tonë ishte pjesa tjetër e ngjitjes tone, e pjerrët, e ashpër dhe e gjelbër; Në të djathtën tonë ishte lugina, me atë pak ujë që mban tani lumi,me burime te shumta qe burrojne nga të gjitha anët dhe lartësitë, dhe përtej saj ngriheshin male të tjera shume te larte, majat e të cileve ishin prej shkëmbi të zhveshur, por baza e të cileve kultivohej gjeresisht, dhe plot me fshatra të vegjël, të mbjellur me pemë. Nën rrugën tonë, e cila shpesh ishte më pak se tre metra e gjerë, pamja ishte magjepse e lugines qe shtrihej 120-130 metra poshte nesh thelle ne lugine. Ne pamë rrugës tonë që gjarpëronte para nesh dhe mbi të kishte një numër fshatarësh dhe grash që ktheheshin nga puna, veshja e veçantë e të cilëve ishte një deorim për skenën. Ndërsa i afroheshim Tepelenes malet bëheshin më pjellore, shkembenjte e tyre shendoheshin ara te kultivuara. Arritëm në një burrim të rrjedhshëm,ku ishte ndërtuar për të marrë ujërat malore, të cilat edhe tani ishin shumë të bollshme, dhe pranë saj ishte një kaskatë e vogël, por me zhurrme te madhe. Pak kohë më pas kaluam shtratin e thatë të një përroi 50 metra të gjerë. E pamë Tepelenen në një distancë rreth nje ore, keshtu ne arritëm në kufijtë e Shqipërisë së Siperme e cila ndodhet në gjysmë të rrugës. Emrat e fshatrave nga hani per në Tepelene ishin, në të majtë, Luzati, dhe në të djathtë Lekli,Kodra,Dragoti dhe Beçishti.Atje në mal në një lartësi rreth 150 metra të lartë, Pallati i cili është shumë i gjerë, nuk shihet i gjithi nga kjo këtë distancë. Ajo është shumë e pakontestueshëm, megjithëse ka një ose dy shtëpi të mëdha që u përkasin shërbëtorëve turq tëVizirit.Kalaja nga gjendja e saj është natyrisht tejet e fortë, përballë saj, poshtë, Veziri po përpiqet të ngrejë një urë mbi lumë, por nuk mund të gjejë asnjë themel. Prandaj ajo ende është në të ndërtuar. Arritëm në pallatin e Pashait rreth një orë pas perëndimit të diellit. Në hyrje të saj, hymë në një katërkëndësh të madh, gjysma e të cilit në të djathtë, paraqiste galerinë e mbuluar prej druri, që ishte hyrja e brendshme e pallatit. Kaluam nëpër turma shërbëtorësh dhe rojesh, nga të cilët tani janë rreth 200, duke përfshirë pesëdhjetë nga trupat e tij të preferuar suliote. Hymë në dhomën e sekretarit të tij, derisa i yni ishte gati. Shërbëtorët e tij madje edhe bijtë e tij, janë strehuar në një dhomë të vogël të errët për secilin. Shpejt u futëm në apartamentin e destinuar për ne, gjë që ishte, na thanë, e njëjta dhome që më parë ju ish dhene lordit Byron dhe zotit Hobhouse. Ishte një dhomë e pastër, rreth tridhjetë e pesë me tetëmbëdhjetë metra, dhe e pajisur me mobilje blu. Divanet ishin të mbuluara me mëndafsh të kuq të qëndisur në mënyrë madhështore me ar. Darka u sherbye e ulur,me tetëmbëdhjetë pjatanca, u soll shpejt në një sofer me diametër rreth tre metra, e cila ishte shtruar në mes të dhomes,me pecetat e bukura te qendisura ne menyre te mbrekullushme dhe ne u vendosem rreth saj te ulur ne stola. Tre djemtë e tij janë Mouchtar, Veli Pasha, dhe Sali Bey, një djalë rreth katërmbëdhjetë vjeç. Ky i fundit është i preferuari i tij. Mouchtar është më i shquari për guximin dhe Veliu për talentin.Njeriu i besuar i Vezirit ka nje histori sa te bukur po aq dhe romantike.Babai i tij ishte kapedani i suliotëve, i cili luftoi kundër Ali Pashës për tetëmbëdhjetë vjet me një grusht burrash,jo me shume se 5.000 vete,dhe i shkaktoi atij Aliut një humbje prej 20.000 trupash. Duke u kapur ai u fal në mënyrë të dukshme, por ai vdiq papritur një vit më parë, dyshohet fort, nga helmi, djali i tij, edhe pse me sa duket një i preferuar i madh i Vezirit, është çdo ditë i shqetësuar për të njëjtin fat, dhe nga frika do të dëshironte të hynte në shërbimin e zotit F. Për t'u kthyer në darkën tonë, pjatat u shërbyen sipas zakonit Turk, njëra pas tjetrës me një përzierje midis mishi dhe ëmbëlsirash. Pastiçeria e ëmbël u pasua menjëherë nga një gjellë pulash dhe në një pjatë kishte një përzierje të orizit, pules, sheqerit, qepës dhe vezëve. Vakti u përfundua me bajame te sheqeroshura dhe pasi hëngrëm, (si para darkës) lam duart duke na derdhur uje. Pastaj u kethyem ne dhomat tona dhe në orën nëntë shkuam për të bërë një vizitë Pashait, por na thanë se ai ishte i zene me një korrier, të cilin do ta dërgonte te Veziri i Madh në Sofia. Prandaj u kthyem në dhomën tonë për të fjetur; Ndoshta kurrë më nuk do të shtrihem në një shtrat kaq të mrekullueshëm sa ai i kesaj nate, i cili sapo është sjellë nga haremi i Vezirit nga dy nga sherbetoret e tij te zinj enuk.Mbulesa e dyshekut dhe te shtratit janë me pelhure indiane,mbi të cilat janë bërë kukuvajkat te bukura të qëndisura në mënyrë të pasur me ar; Çarçafët janë prej mëndafshi të punuar dhe jastëku i të njëjtit, me ane të mrekullueshëm të qëndisur. E premte, 3 shtator.Rrëmuja me të cilën u rrethova sot në mëngjes, ishte për mua e re dhe në fillim tejet zbavitëse. Fustanellat e rojeve suliote dhe shërbëtorëve shqiptarë, turmat e shërbyesve, te zinjeve, turqve dhe grekëve, i dhanë një animacion të madh skenës. Eci rreth rrethinave të pallatit në mëngjes, por i nxehti më detyroi të kthehesha nga eskursioni i shpejte. Ka dy fshatra të vegjël Veliqote dhe Turan përtej Tepelenes, në qendër të maleve, në të parin ne të cilin Veziri ka një shtëpi dhe nje kopsht të vogël fshati. Megjithatë, pavarësisht nga miresia me të cilën isha i rrethuar, kjo ishte pa përjashtim dita më e merziteshme dhe më e lodhshme që kam kaluar ndonjëherë. I detyruar të ulem vetëm në divan, pa libër apo ndonjë burim tjetër përveç argalise time, dhe pamjes së përjetshme të maleve, dhe të mos jem në gjendje qe të shikoj jashtë në galeri, i rrethuar nga gjashtëmbëdhjetë shërbëtorë qe duke me pyetur nëse doja ndonjë gjë, unë u përpiva nga mërzia, dhe u lehtesova në orën një, (siç kishim ndër mend të largoheshim nga pallati në mbrëmje) kur zoti F u bashkua me mua në një darkë të vogël me trembëdhjetë pjata, shërbyer në të njëjtin menyre nga i njejti sherbetor.Kjo më çliroi, jo nga uria, por nga merzia, për një kohë të shkurtër; Por unë u ndodha në dëshpërim perseri pas saj qe me thane, se Veziri kishte aq shumë punë sa nuk mund të më shihte deri në mbrëmje, largimi ynë duhet të shtyhet deri të nesërmen në mëngjes. Nga ora dy deri shtatë, me përjashtim të gjysmë ore ecje ne të nxehtë me zotin F rreth pallatit unë u lashë përsëri në vetmi të lodhshme. Dielli po perëndonte, turqit filluan të hanin dhe hëngrëm një darkë tjetër me njëzet e dy pjata. Mbrëmja ishte e këndshme, hëna që shkëlqente me shkëlqim mbi perspektivën dhe zhurma e turqve të gjallëruar nga fundi i agjërimit, me muzikën e egër që luhej para sallës së jashtme të Pashait, ishin një pjese e këndshme. Në orën nëntë na lajmeruan se Veziri ishte gati të na priste. Kalova nëpër galerinë e mbushur me roje dhe sherbetore, nga të cilët tridhjetë ose dyzet qëndronin në derën e tij, në sallë e pashë duke i dhënë urdhër korrierit me hyrjen time.Asnje nuk mungonte, përveç zotit F dhe zotit Colovo, e falënderova për ftesën time në pallatin e tij, për të cilën komplimentova per shkëlqimin e brendshëm dhe situatën e bukur, dhe për vëmendjen që më ishte kushtuar nga ai dhe e sigurova, se nuk do ta harroj kurrë pritjen dashamirëse që më kishte dhënë: Ai u përgjigj per kënaqësine që vizita ime i kishte dhënë, dhe shpresa e tij për vazhdimin e miqësisë sime, dhe komplimente të tjera të përgjithshme. ai tha se besonte qe me kthimin tim në Angli nuk duhet ta harroj kurrë dhe u lut, që nëse do të kisha ndonjëherë dëshirë për ndonjë gjë që Shqipëria mund të me afronte, do t'i shkruaja atij dhe ajo do të më dërgohej menjëherë, se ai i konsideronte të gjithë anglezët si fëmijët e tij. (Buzëqesha përbrenda vetes duke dëgjuar ndjenjën e denje të mbretëreshës Elizabet në gojën e një Turko Pasha!), dhe do te ndihej aq i lumtur sa per mundësinë për t'u bërë atyre shërbim ; Ai përfundoi duke u lutur veçanërisht që unë t'i dorëzoja ambasadorit ndjenjat e mirënjohjes dhe miqësisë se tij të cilat ai i argumentoj me bindjet e tij. Iu përgjigja duke përsëritur falënderimet e mia dhe duke thënë, se duhet të flas gjithmonë në vendin tim për detyrimet e mia ndaj tij për favoret e tij. Pasi kishin kaluar këto komplimente të zakoneshme, u ula për dhjetë minuta, kur u ngrita dhe mora leje, Pashai duke më përsëritur me largimin tim,ndenjat e tij për të kujtuar mesazhin e tij drejtuar zotit Liston. U ktheva në dhomën ku kam qenë ulur gjithë ditën dhe po përgatitem të shtrihem përsëri në shtratin tim të mrekullueshëm, madhështia e të cilit, shpresoj, nuk do ta pengojë gëzimin tim si pushim të patrazuar siç më dha mbrëmë.E shtunë më 4 shtator.U ngrita në orën pesë dhe në gjashtë u nisa bashke me zotin F për Gjirokaster. Shaluar mbi të njëjtin kalë, me një sele të mrekullueshëm prej pëlhure të kuqe të qëndisur me ar të shumte.
Ne kete tabllo me titull: " Visit to Ali Pasha" pikturuar nga vete autori William Turner,pasqtron pikerisht kete takim mbajtur me Vezirin ne Tepelene.Willam eshte i ulur ne krah te Aliut,duke lene keshtu nje deshmi shume te rendesishme historike.
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento