Mehmed Veli Pasha
Epilogu i marredhenieve te Ali Pashe Tepelenes me Porten e Larte ishte perballja mes tyre me lufte,kjo do te ishte e pa shmangesheme dhe per kete gje Ali Pashe Tepelena ishte shume i vetedijeshem, ai kishte vite qe po pregatitej per kete perballje. Aliu ishte pregatitur dhe kishte mar masat e nevojshme ne te gjitha fushat per kete perplasje per jete a vdekje me Porten e Larte.Perveç faktoreve te medhenje dhe kryesore qe ndikuan ne kete perballje historike midis tyre,kishte dhe faktore te tjere,me te vegjel brenda Portes se Larte te nje nivelit me te ulet, te intrigave te oborrit,te marredheneve personale dhe lobeve te ndryshme politike brenda Portes se Larte qe paten nje ndikim jo te vogel kundrejt Sulltanit per marjen e vendimit dhe shpejtimin ne kohe te kesaj lufte.Po kush ishin keta dhe si ndikuan ata tek Sulltani Mahmudi II ? .Armiqte me te medhenj dhe te betuar brenda Portes se Larte te Ali Pashe Tepelenes, ishin Mevlevi Halet Efendi,Pasho Beu dhe Patriakana Ortodokse e Stambollit e Fanarit.Por pa dyshim Halet Efendiu eshte armiku me i madh dhe kryesori mes tyre.Vrasja e Ali Pashe Tepelenes mund te quhet edhe vepra pothuajse plotesisht e Halet Efendiut.Vete historianet turke e akuzojne ate si shkaku i lindjes se kryengritjes ne More dhe krijimi i shtetit modern Grek, eshte pikerisht kjo lufte qe i beri, Ali Pashe Tepelenes. Halet Efendiu ishte sekretari i Sulltan Mahmuti te dyte,njeriu me afer tij,ky e kishte filluar karrieren e tij politike qe me pare,me detyra te ndryshme ne Perandori dhe gjate sundimit te Sulltan Selimit te III ( 1789-1807), ishte emeruar ne ambasaden e Portes se Larte ne Paris, ku kishte mar pjese edhe ne ceremonine e shpalljes se Napoleone Bonaparte imperator i Frances. Sipas burimeve te kohes kjo armiqesi kshte lindur kohe me pare, per faktin se Halet Efendi ishte i pakenaqur nga parate qe i jepte Aliu si bakshish (kujtojme ketu qe bakshishi ishte nje praktike normale dhe e padenushme ne Perandorine Osmane),behet fjale per nje bakshishe rreth 1000 qese para, Per kete arsye Halet Efendiut,u mundua dhe u perpoq qe ta paraqiste Aliun tek Sulltani,si nje rebel qe nuk paguan dhe sipas mendimit te tij Sulltani nuk do ta falte nje gje te tille.Kjo urrejtje ndaj Aliut nga ana tjeter qe ushqyer qe ne rinine e hershme te Halet Efendiut i cili kishte krijuar raporte te mira me grekerit e Patriakanes se Fenerit te Stambollit.Pothuajse çdo dite ai i fliste Sulltanit kunder Aliut,duke i thene qe do te ndodhe nje ngryengritje nen ndikimin dhe drejtimin e Ali Pashe Tepelenes.Po ka edhe arsye te tjera ,njera prej tyre eshte edhe iniciativa qe kishte mar vete Aliu per krijimin e nje batalioni artilierie,pa pelqimin e Portes,dhe kjo me preteksin qe kjo inisiative e Aliut mund te behej shembull per Veziret e tjere ne Perandori.Krijimi i nje shteti te pavarur nga Aliu brenda Perandorise,do te detyronte dhe politiken e Portes per te emeruar Vezir te fuqishem rreth Aliut,si ne Lepanto,More e Trikalla,ne menyre per te krijuar nje rreth te fuqishem qe te ulte influencen e Ali Pashe Tepelenes.Politika e tij kunder Aliut u zbatua edhe nen idene e cetralizimit te shtetit Osman.Porta e Larte e shikonte Aliun si nje rrezik per shtetin gjithmone e ne rritje,kjo rritje dhe fuqizim i Aliut vinte dhe nga vetedija qe kishte Aliu per rendesine e tij ne rajon.Kjo vetedije e fuqise se tij do ta bente Aliun dite pas dite me te fuqishem dhe luftarak ndaj Portes se Larte,megjithe paralajmerimet qe ai kishte mar,gje qe ai nuk i perfilli kurre. Zgjerimi shpejte i territorit te tij,marrja e Beratit dhe Vlores,Gjirokasteres dhe Kardhiqin pa autorizimin e Portes se Larte,mos vajtja ne frontin e luftes te Perandorise me Rusine dhe shtypjen e kryengritjes serbe edhe pse i urdheruar nga Porta, por dergimi atje te djemeve te tij.Kjo situate do te nderlikohej kur Ali Pashe Tepelena nderhyri ne Shqiperine Veriore,ne Gegeri.Kur ai pushtoi Tiranen,Oherin dhe Elbasanin ne vitet 1815-1817,ai shqetesoi shume fisniket e Portes se Larte,te cilet u alarmuan me shume kur ne vitin 1818 ai zbatoi nje plan te ri,per zgjerimin e territoreve te tija,me fushatat e Dibres dhe Matit ku qe nje kercenim direkt edhe per Mustafa Pashe Bushatin e Shkoderes.Konflikti ne fillim do te ishte ne formen e nje lufte me prokure,ku Mustafa Bushati manipuloi Abaz Beun ajanin e Dibres,ndersa nga ana e Aliut drejtonte Hasan Beu ajani i Episkopates Peshkopise.Por Aliu arriti te krijoje nje aleance dhe te mar mbeshtetjen e Mutasarifit te Prizerenit Mahmut Pashes dhe atij te Shkupit Malik Pashes,Atehere Mustafa Pasha i Shkoderes ne panik te madh i dergoje letra Portes se Larte ku ankohej per Aliun per rrezikun qe ai i kanoste.Ky formoi aleanca lokale me bejlere te zones per te shprapsur trupat e Aliut.Vete Aliu i kerkoi ndihme Halet Efendiut qe te ndikonte prane Sulltanit duke e mohuar kete fakt.Por perkundrazi jo qe nuk e ndihmoi por e urdherruan Aliun te largonte trupat e tij nga Ohri,Elbasani dhe rrethinat e tij e te rikethehej ne Janine.Ali Pasha nuk i largoi trupat e tij dhe nuk ju bind Portes se Larte,kjo qe nje sfide e hapur per Sulltan Muhamedin e dyte i cili vendosi qe guvernatoret e Rumelise te Selanikut,Eubese dhe Karielit(Bullgarise) te mbidhnin trupa dhe te largonin ushtrine e Aliut nga keto zona te mara prej tij.Per kete situate te krijuar u mbajt ne oborrin e Sulltanit nje asamble per te shqyrtuar veprimet e Aliut.Ne kete asamble u paraqiten dy versione te kunderta ajo e Kanib Efendi sekretari sekret i Sulltanit dhe nje kohesisht rivali me i madh i Halet Efendiut armik i Aliut.Kanib Efendiu mbrojti tezen se ne qofse Aliu do te hiqet problemet ne Rumeli do te jene me te medhaja se heqja e tij,kjo teze do te mbeshtetej nga asambleja dhe Halet Efendiu do te terhiqej per momenti per te vepruar kunder Aliut.Por nuk do te zgjatete shume kjo situate. Armiqte e Aliut vinin njeri pas tjeteri tek Halet Efendiu qe e shikonin si fuqine e vetme qe mund te mposhte Ali Pashe Tepelenen,midis tyre me te fuqishmit ishin Pasho Beu, ministri Mahmut Bey dhe Zeynelabidin Bey.Dy te paret kishin njohuri te madhe per Aliun dhe do te ishin te dobishem per Halet Efendiun per veprimet e mevoneshme te tija kunder Aliut,dhe do te shendroheshin ne mbeshtetesit kryesore te tij si ne asamble por edhe ne terren.Momenti i pershtatem per Halet Efendiun erdhi pas atentatit te deshtuar te njerezve te Aliut derguar per vrasjen e Ismail Pasho Beun ne Stamboll i cili gjeti mbeshtetje nen mbrojtjen e Halet Efendiu dhe Sulltani ne oborrin e tij.Pas ketij atentati Sulltani Muhamedi II do te bindej plotesisht qe Ali Pashe Tepelena ishte ngrritur kunder tij.Keshtu me daten 16 Mars 1820 do te leshoje fermanin kunder Aliut si tradhtare i Perandorise dhe do ta shkarkoje nga te gjitha pozitat qe mbante,po shtu ne daten 27 Prill 1820 do te nxjerre udherin per mobilizimin e ushtrise kunder Ali Pashes.Me keto akte Halet Efendiu do te realizonte objektivin e tij ate te mobilizimit te forcave ushtarake kunder Aliut.Me urdher te Sulltanit ky ju dergoj letra per mobilizim; Mustafa Pashes te Shkoderes ,Governatorit te Bitola(Maqedoni) Rustem Bey, Governatoreve te Kirshoves(Moldavi) dhe Diberes perkasisht Abaz Bey dhe Sirozi Jusuf Bey,atyre te Selanikut qe te dergonin trupa ne Leptano si dhe Pelivan Ibrahim Pashes dhe atyre te Eubese dhe Vidinit.Kurse governatori i Rumelise Hyssein Pasha te dergonte altilerine e tij bashke me municionet.Hurshid Pashq qe ishte governator i Alepos u trasferua ne More per kete qellim.Sulltani urdheroi qe Janina e Delvina di jepeshin Ismail Pasho Bey.Sulltani nxorri dhe nje amnisti per te gjithe ata qe do te kalonin ne anen e Portes se Larte, te abadononin Aliun, keta do te faleshin dhe nuk do tju sekuhestrohej pasuria.Kjo amnisti nuk perfshinte Aliun ku Sulltani kishte nderprere çdo korrispodence dhe kishte urdheruar se do te denonte shume rrende çdo mbeshtetes te Aliut dhe cili do qe shkonte kunder urdherrave te tij.Keto masa te Sulltanit kishin qellim te perçanin kampin e Aliut,me politiken "perça e sundo",ai u mundua dhe pati si qellim qe fillimisht djemte e Aliut ti kalonte ne anen e shtetit,si dhe bashkepuntoret e tij.Po si u zhvilluan ngjarjet ne fillim te operacioneve ushtarake? Te tre djemte e Aliut Veliu,Mykhtari dhe Saliu ishin me Aliun per mbrojtjen e Janines dhe territoreve te tjera nen sundimin e Aliut.Qe ne fillim Aliu dergoj njerezit e tij per te mar djemte e tij nen mbrojtje.Keshtu Veliu errdhi ne Janine,pasi kishte lene Leptanon dhe qendroi per rreth dhjete dite me gjithe familjen e tij,me te ishin dhe te tre djemte e tij,Mehmeti,Selimi dhe Ismaili.Pas qendrimit ne Janine,Aliu e urdheroi te shkonte ne mbrojtje te Prevezes, ne krye te tre mije ushtareve te Aliut me ne krye njerezit me te besuar te tij.Nderkohe flota osmane kishte arritur nr ujerat e detit Jon ne sherbim te rrethimit te Aliut.Veli Pasha po shikonte qe situata po behej pa rruge dalje atehere vendosi te negocionte jeten e vete dhe te familjes se tij.Ne daten 24 Gusht 1820 i shkruan nje leter Kaptan Bey komandanti i marines osmane, ku i kerkon se ne çfare menyre dhe si duhet te mbroje jeten e tij dhe te familjes se tij nga zemerimi Sulltanit.Ky i propozoje te vinte e te dorezohej ne Preveze tek flota osmane.Nderkohe ne kalane e Parges ishte djali i Veliut , Mehmet Pasha te cilet njerezit e Veliut i dorrezuan nje leter nga Veliu.Kur njerezit e Ali Pashes ne kalane e Parges kuptuan qe kala do te dorezohej,ata bene qendrese dhe kundershtuan Mehmet Pashen.Por ky ju tha se kush nuk dorrezohet do ti dorezoheshin Kaptan Bey.Flota osmane mori drejtimin drejt Prevezes.Me daten 2 Shtator 1820 Preveza ju dorezua flotes Osmane,dhe bashke me te Veliu me familjen e tij.Pas dorrezimit te tij, u trasferua ne Kutahya ku do te jetonte me gjithe privilegjet qe i takonin rangut te tij.Ne dhjetor te vitit 1820 Porta leshoje nje urrdher ku Veliut do ti bashkoheshin ne Kutahya gruaja e tij,djali Selimi dhe vajza.Megjithese Porta kishte shfaqur sodisfacion per Veliun ne fillim per besnikeri ndaj saj,Ai nuk shikohej me besim,per ta ishte i pabesushem.Nga qeveria ju shkruan letra,guvernatorit te Anadollit Bekir Pasha dhe guvernatorit te Ankarase Rustu Pasha ku thuhej se djemeve te Ali Pashes nuk duhej besuar.Ne keto letra thuhej se duke qene djemte e Aliut mund te ndiqni rrugen e te jatit.Oficereve ju kerkua qe Veliun ta mbanin ne paraburgim,por ne menyre te fshehte.Arsyeja pse te mbahej e fshehte ishte se kishin frike se mos shqiptaret mesonin kete gje dhe do te ndodhnin trazira e revolta nga ana e tyre.Veli Pashes do ti shpjegohej nga ana e autoriteteve qe shkaku i arrestit te trij nuk ishte ai,por Ali Pasha babai i tij qe vazhdonte te sfidonte Porten e Larte me lufte.Po ashtu ju tha se kishte shperthyer nje revolte nga grekerit dhe kjo mase qe per te garantuar sigurine e tij nga armiqte e mundeshem.Nderkohe djali tjeter i Aliut Mykhtari mbronte kalane e Beratit.Edhe ky vendosi te dorrezohej,per kete gje dergoj nje lajmetar ne Stamboll.Pas ketij veprimi Mykhtari u terhoq ne Tepelene.Njekohesisht Mykhtari kishte derguar tek guvernatori Vlores Nurullah Pasha djalin e tij Mahmud Bey dhe vellain e tij Sahli Pashes per te komunikuar kete vendim.Nurullah Pasha i shkruajti Sulltanit dhe mori pergjigje, qe Sulltani e kishte pranuar kete vendim.Pasi ishin falur dy djemte e tjere te Aliut,Mykhtari dhe Saliu do te shkojne tek guvernatori i Rumelise Hussein Pasha.Ky do te trasferoje ne Ankara, Myktharin me djemte dhe Sahliun.Edhe keta u arrestuan me te njejtin motiv si Veliu.Pas pak kohe u leshua urrdheri i ekzekutimit te tyre me motivin;" Edhe pse ketu ne Porten e Larte ata vazhdojne te perkrahin dhe nxisin luften e shqiptareve kunder Portes se Larte,ata vazhdojne te dergojne letra inkurajimi dhe perkraje luftetareve te tyre".Keto letra dhe dokumenta kishin rrene ne duart e osmaneve ku ju behej thirrje shqiptareve per kryengritje.Ne kete periudhe kur Hurshid Pasha raportonte ne Stamboll per situaten ne Janine,propozoje qe djemte Ali Pashes duheshin vrare.Kjo per arsyen se dhe ne qofse Aliu do te eleminohej,djemte e tij nje dite do te ketheheshin ne vendin e tyre,dhe do te hakmerrishin ndaj tyre.Ne baze te ketyre fakteve u vendos denimi me vdekje qe do te behej ne sekret.Ky vendim ju dergua guvernatorit te Ankarase Mehniet Rustu Pasha ne korrik te vitit 1821,ku bene ekzekutimin e tyre ne sekret te Veli Pashes ne Kutahya e me pas Mykhtari dhe Sahli Pasha ne Ankara,Kokat e prera te Veli Pashes dhe djalit te tij Mehmetit arriten ne Stamboll ne daten 9 Gusht 1821,ndersa kokat e prera te Mykhtarit dhe Sahliut arriten ne Stamboll 9 Gusht 1821 ku u ekspozuan si ato te rebeleve te Perandorise.Nderkohe gruaja e Mykhtar Pashes me djalin e saj qe kishte rreth 7-8 vjeç po udhetonin per Ankara dhe kur kishin arritur ne fshatin Kazi te Gallipoli njerezit qe shoqeronin morren urdherin qe keta duheshin arrestuar dhe te mbaheshin ne vend.Edhe pse Mykhtari dhe Veliu ishin vrare ,Hyssein djali Mykhtarit dhe djali i Veliut Ismail si dhe pjestaret e tjere te familjes kishin mbijetuar.Ne fund te Tetorit 1822 arrin lajmi nga Hurshid Pasha per djalin e Mykhtarit Hyseini, i cili gjate kryengritjes se Aliut ishte dhene si peng prane Sulioteve si garanci per marreveshjen e Aliut me Suliotet kunder Osmaneve,dhe kur Suli ra ai u kap rrob nga Hurshid Pasha.Ky ju dergua nenes se tij pa e parajmeruar ate.Por Hurshid Pasha nuk e shikonte te vaforshme qe te qendronin ne zone,prandaj propozoje qe keta te dergoheshin o ne Selanik ose ne Edirne.Doli nje urrdher nga Porta qe Hyseini dhe nena e tij te dergoheshin ne Edirne.Ndersa pjesa tjeter e familjes,grate,djemte dhe sherbetoret u derguan ne Stamboll.Ndersa djali Veliut, Mehmet Pasha bashke me gruan Penbe Hanim dhe djali e tyre Ibrahim Pasha ishin strehuar ne shtepine e Mahmut Nedim Bey.Djali tjeter i Veliut Ismail Bey gjendej ne Janine,dhe Hurshid Pasha shkrruajti nje leter Portes ku thuhej qe do ta dergonte ne Stamboll,por nuk ishte e keshillushme te shkonte prane nenes se tij,por te dergohej ne nje vend tjeter.Hurshid Pasha kishte ndermend qe Ismailin ta perdorte ne Poleponez duke ditur qe shqiptaret ishin luftetar te mire,dhe familja Tepelena ishte me shume influence midis shqiptareve,keshtu ai do ta perdorteate ate kunder armiqeve te tij.Ne Stamboll ishin edhe nena dhe gruaja e Sahli Pashes djalit te vogel te Aliut.Me kalimin e kohes pjestaret e familjeve te djemeve te Aliut u mendua te rikethehesin ne vendet e tyre,dhe per kete ju mor mendim Hurshid Pashes,se a kishte ndonje te keqe per ti kethyer ata.Hurshidi ju tha ,qe shqiptaret nuk jene si popujt e tjere dhe eshte jo e keshillushme ti dergoni ne vendet e tyre,sepse mund te jene nje rrezik per ne.Prandaj eshte mire ti dergojme ne pjesen Anatolike te Perandorise.Sulltani nxorri nje urrdher ku shkruante qe keta persona eshte e nevojshme te mos dergohen ne asnje vend per momentin.Gjate gjithe kesaj periudhe pjestaret e familjes se Ali Pashe Tepelenes u mbajten ne mbikeqyrje nga Porta e LarteEdhe pse pjestaret e familjes te Aliut nuk u kethyen ne Shqiperi per deshire te Sulltanit,te vetmit qe ju dha leje, kur situata ne Rumeli u qetesua per Perandorine Osmane,ishin nena e Sahliut me gruan e tij Nimetullah,e cila ishte vajza e Khanum Jafar Pasha,bashke me djalin e vogel Muço Mustafa.
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento