Powered By Blogger

domenica 29 settembre 2024

"Gazzetta di Milano" 2 Shtator 1820,Lajme nga Epiri dhe Ali Pashe Tepelena,Pasha i Janines.




 Ne daten 27 Shtator 1820 ,gazeta kryesore e Milanos ne Itali "Gazzetta di Milano" do te publikoje nje artikull lidhur me zhvillim e ngjarjeve ne Epir dhe situata e Ali Pashe Tepelenes,gjate rezistences qe po i bente rrethimit nga osmanet, deri ne kete momment.Ja çfare publikon ky artikull;


Ishujt Jonian.

Lajmet me te fundit nga Korfuzi, te 2 Shtatorit 1820,lajme te besushme,si me poshte,tregojne dhe vertetojne,si dhe japin ngjarjet e reja rreth Ali Pashe Janines.

"Ne 2 Gusht i gjithe vendi,nga Margariti( ne Thesproti) deri ne Delvine,eshte vene nen Mustafa Pashen,ky i vrare nga Ali Pasha, dhe vendi  i eshte nenshtruar flotes imperiale turke.Dy dite me vone Mehmet Pasha,pak me i madh se 20 vjeç(djali Veliut) qe kishte komanden  e mbrojtjes se Parges,ka kapitulluar pasi ka bere nje rezistence te shkurter.Ne 28 po te njejtit muaj Veli Pasha djali i Aliut,qe ishte ne Preveze dhe komandova bashke me Sulin,do te duhej te kapitullonte, nga luftimet rreth  vendit qe ai mbronte.Ai bashke me djalin e tij Mehmetin jane te burgosur ne anijen e Kaptan-bey komandant i flotes.Bashke me ta jane Giorgio Chiazo komandanti grek,e Spiridione Colovo sekratari i besuar i Aliut,qe e kane kapur gjate udhetimit nga Korfuzi ne Preveze.Gjithe bregdeti Epirit,i eshte bashkuar dhe nenshtruar Sulltanit.

"Omer -bey Vrioni qe ishte drejtuar nga Trikalla(ne Thesali) ne 27 Gusht ne Mezzovo,larg 10 ore nga Janina,ka djegur fshatin Mlies.Ky Omer eshte nje epirot dhe nje nga gjeneralet me te veçante te Aliut.Ka me te nje miqesi te ngushte,dhe ka arrdhur nga Egjipti me shume pasuri,per tu vene ne sherbim te tij,si mekembesi.Gavosterios,Stornaris,Dasuniotis,Diakos dhe te tjere kapitena grek te provinces se Agrafia( ne kodrat qe shikojne fushen e Thesalise) do te zotrojne fshatrat e Siraco,Chalichi,Chalarites,larg 8 ore nga Janinae te mbeshtetur nga forcat e Zagora e Grevena,ne numer rreth 8 mije njerez,do vene kampin perballe Janines dhe e mbajne te rrethuar.

"Nga ana e Xeromeros(ne Akarnania) kane zbrritur gjithe kapitenat grek me trupat e tyre,duke u bashkuar ne Mitica afer Prevezes,per te marshuar kunder Janines.Trupa te armatosura ne Gjirokaster e te Margaritit(nga ana e Thesprotise me pamje nga Korfuzi) dhe djemte e Mustafa Pashes jane drejtuar ne Tepelene per te rrethuar Mykhtar Pashen djalin e Aliut.Qe gjendet bashke me vellain Salih Pasha.Tepelena vendi lindjes te Aliut eshte i vetmi qytet qe qendron nenkomanden e tij.Por flitet qe Mykhtari i arrdhur nga Berati,qe po e mbronte,do te shkonte ne Butrint(ne bregun e kanalin e Korfuzit) per tju dorezuar Kaptan bey.

I gjithe vendi deri ne Janine,per veprimtarine kryesisht te trupave greke,i eshte mar komandes se Aliut.Fati qe e kishte busheqeshur deri tani dhe per nje kohe te gjate,ketij te mençuri e krenar Pasha,e kishte abandonuar,trupat e tij e lane,djemte e tij nik kishin ditur ti jepnin nje mbeshtetje me te madhe.Marja e Parges ishte suksesi tij i fundit.Flitet qe ai ka shpetuar thesarin e tij te pa mase ne Korfuz,por eshte per te besuar qe ai smund ti shpetoje fatit te tij te keq.Ai eshte mbyllur ne Janine e fortifikuar bashke me udheheqesit e tij,per te pere kush do jete fundi i tij.

Nga dy jave posta midis Janines dhe Korfuzit eshte nderprere,flitet qe Aliu  me vetem 500 burra,eshte strehuar ne ishull ne palluden e Acherusia.Thuhet qe te gjitha provincat,governuar nga ai dhe djemte e tij,do te ndahen ne shtate pashalleqe.Dhe Janina do ti besohet Pasho Bey.


Free Blogger Albert Pasho


domenica 22 settembre 2024

Shqiptaret me dy varre ( Ali Pashe Tepelena dhe Sami Frasheri )




Dy shqiptare,dy tosk,dy fustanella ne venat e tyre rridhte gjak i paster Arberi,njeri i penes e tjeteri i shpates e pushkes,dy gjeni
secili ne fushat e tyre,dy te lavdishem te pavdekeshem qe kalon dimesionet e kohes,madheshtia e tyre nuk njeh limite per nga permasat dhe horizontet e kohes. Lavdia e tyre do te kalonte kufinjte e imperove,ashtu si nje stuhi e koheve moderne,ashtu si shqipja,keto shqipe do te shtrinin krahet ne dy kontinente,per ti mbuluar ato me lavdine dhe emrin e tyre. Edhe varret e tyre, te vetme nuk do te nxinte dot lavdine e tyre ato shtrihen ne dy kontinente. Sami Frasheri,biri i Dangellise dhe i mbare Shqiperise,i madhi Sami,nje varr i vetem sdo tja nxeje lavdine,njeri ne Turqi ne varrezat e Ferkoit ne Stamboll e tjetri ne Tirane.Paksa ky i Tiranes do te jete simbolik ne mes varreve te vellezerve Abdylit dhe Naimit.Kaq e madhe eshte lavdia e tij sa qe me vepren dhe punen e tij,turqit e njohin si te vetin,paksa ky eshte djale e bir shqiptari nga bjeshket e Dangellise.Ja pse varri ne Tirane eshte simbolik,pa eshtrat e tij qe te pushonte perkrah vellezerve ne token e te pareve.Samiu intelektuali dhe patrioti shqiptar roli i tij eshte i jashtezakoneshem ne kulturen Turke eshte i nje rendesie te dores se pare,aq sa vete turqit e konsiderojne si "Babain e nacionalizmit kulturor Turk".Samiu do te jete nje nga intelektualet, novelst,gazetar,gjuhetar,historian,enciklopedist,perkethyes,romancier,dramaturgu,kryeredaktor gazetash,nje nga intelektualet me ecelente dhe krijues i Perandorise Osmane.Krijmtaria e tij permbledh rreth 50 libra ne turqisht e arabisht,ne fushen e gjuhes ka botuar abetaren turke,sipas metodes se re,morfollogjia turke,gramatiken turke,fjalorin ferngjisht-turqisht,fjalorin arabisht-turqisht,enciklopedine universale me gjashte vellime,fjalorin e turqishtesh moderne.Samiun turqit do ta njohin si nacionalist turk por njekohesisht ai eshte dhe nacionalist shqiptar, me botimin e tij;"Shqiperia ç'ka qene,ç'eshte dhe çdo te behet" si dhe perkraja e lidhjes se Prizerenit do te levize ne te dy binarete njekohesisht.Po si eshte e mundur kjo?,per kete eshte vete Samiu qe na jep nje pergjigje brilante ai do te shprehet;" Per njeriun nuk ka gje me te dashur se vatani,dhe me te shtrenjte se kombesia dhe raca.Nese njeriu vatanin e tij te pergjitheshem e do ne nje shkalle,gjithesesi vatanin ame e do dyfish,dhe sa do qe e do vilajetin te cilit i perket,gjithesesi katundin e vet ku ka lindur dhe eshte rritur,e do dyfish me shume".Ne botimin e tij enciklopedik me titull;Kamus Al-Alam,Samiu midis te tjereve do te citoje nje figure tjeter legjendare te kombit tone,ate te luanit te Epirit Ali Pashe Tepelenes.Ali Tepelena emri dhe lavdia e tij ashtu si ajo e Samiut do te shtihej ne dy kontinentet,edhe varri i tij nuk do nxinte dote lavdine dhe bemat e Vezirit,njeri ne Stamboll e tjetri ne Janine.Eshte pikerisht lufta e luanit te Tepelenes dhe qendresa e tij qe do te ndeze skendijen e pare te nacionalizmit shqiptar.Ne koken e varrit te tij ne Stamboll do te shkruhej;"Ketu eshte varrosur koka e te shquarit Ali Pashe Tepelena,Governator i sanxhakut te Janines,qe me shume se 50 vjet kerkoje pavarsine e Shqiperise".E si mund te nxinte nje varr i vetem lavdine dhe madheshtine e luanit te Shqiptarise Ali Tepelenes,kur bota mbare e krahasonte dhe paragononte me mitet.Ata do ta quanin; " Bonaparti mysliman","Luan i Epirit","Pirro i Ri","Skenderbeu i Ri"."Nerone i Epirit",etj.Samiu ne kete enciklopedi per Ali Pashen do te shprehej;"Ishte shume i afte dhe i zgjuar.Ne vendet qe gjendeshin nen qeverisjen dhe administrimin e tij,siguroj paqe e qetesi,i permisoje rrugetdhe vendkalimet.Pat ndertuar shume kala dhe ura si dhe shume ndertesa te tjera te forta.Mirpo ishte jashtezakonisht i ashper,tiran dhe hileqar..." Samiu gjithashtu per Aliun do te thote; "Greket duhet ta permendin me respekt e nderim te madh emrin e Tepelenasit,sepse per here te pare ideja e shtetit te pavarurne pjesen juglindore te Europes Osmane lindi ne mendjen e Ali Tepelenes".


Free Blogger Albert Pasho

martedì 17 settembre 2024

Gazeta ; "Diario di Roma" Anno 1821,Numero 55. (Ali Pashe Tepelena)






 Shtypi i kohes ai Europian po ndiqte me vemendje luften e luanit te Epirit,dhe ngjarjet qe vinin pertej detit.Edhe shtypi Italian nuk do te ndahej nga kjo.Gazeta Italiane "Diario di Roma" ne vitin 1821,pikerisht ne 15 Qershor do te botoje nje artikull pikerisht per rrethimin e Janines dhe qendresen e Ali Pashe Tepelenes.Kjo per te vene ne dukje ashpersine e luftimeve,po ashtu ve ne dukje qe lufta e luanit te Epirit po shkonte krah me krah me levizjen greke.Ja çfare shkruan ky artikull;

Korfuz,15 Qershor. Aktualisht Hurshid pasha ka sulmuar Litariza (fortesen e Ali Pashes),dhe eshte zmbrapshur me humbje te 1000 ushtareve,midis te vdekureve ,te plagosurve dhe te zene rrober.Tepeleni vendilindjes se Ali Pashes,eshte ne kryengritje te plote,dhe eshte shkarkuar nga posti gorvenatorit. Imer Pasha eshte derguar nga divani kunder kryengriteseve te Acarnania dhe Livadia,dhe ka qene detyruar nga greket te terhiqet drejt Thesalise.Ai gjate ketyre luftimeve ka humbur 4000 ushtare.Qytetet e Mesalingji dhe Vashori ju jane dorezuar grekeve,te cilet kane pushtuar edhe dy fortesa perballe S.Marta.Nje trip ne numer te grekeve po marshojne drejt Artes,dhe ne daten 3 ishin ne maje te Azio perballe Prevezes.Ne Scio,Lemno e Metelino nuk ka me turqe.


Free Blogger Albert Pasho

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...