Powered By Blogger

domenica 22 settembre 2024

Shqiptaret me dy varre ( Ali Pashe Tepelena dhe Sami Frasheri ). Albert Pasho




Dy shqiptare,dy tosk,dy fustanella ne venat e tyre rridhte gjak i paster Arberi,njeri i penes e tjeteri i shpates e pushkes,dy gjeni
secili ne fushat e tyre,dy te lavdishem te pavdekeshem qe kalon dimesionet e kohes,madheshtia e tyre nuk njeh limite per nga permasat dhe horizontet e kohes. Lavdia e tyre do te kalonte kufinjte e imperove,ashtu si nje stuhi e koheve moderne,ashtu si shqipja,keto shqipe do te shtrinin krahet ne dy kontinente,per ti mbuluar ato me lavdine dhe emrin e tyre. Edhe varret e tyre, te vetme nuk do te nxinte dot lavdine e tyre ato shtrihen ne dy kontinente. Sami Frasheri,biri i Dangellise dhe i mbare Shqiperise,i madhi Sami,nje varr i vetem sdo tja nxeje lavdine,njeri ne Turqi ne varrezat e Ferkoit ne Stamboll e tjetri ne Tirane.Paksa ky i Tiranes do te jete simbolik ne mes varreve te vellezerve Abdylit dhe Naimit.Kaq e madhe eshte lavdia e tij sa qe me vepren dhe punen e tij,turqit e njohin si te vetin,paksa ky eshte djale e bir shqiptari nga bjeshket e Dangellise.Ja pse varri ne Tirane eshte simbolik,pa eshtrat e tij qe te pushonte perkrah vellezerve ne token e te pareve.Samiu intelektuali dhe patrioti shqiptar roli i tij eshte i jashtezakoneshem ne kulturen Turke eshte i nje rendesie te dores se pare,aq sa vete turqit e konsiderojne si "Babain e nacionalizmit kulturor Turk".Samiu do te jete nje nga intelektualet, novelst,gazetar,gjuhetar,historian,enciklopedist,perkethyes,romancier,dramaturgu,kryeredaktor gazetash,nje nga intelektualet me ecelente dhe krijues i Perandorise Osmane.Krijmtaria e tij permbledh rreth 50 libra ne turqisht e arabisht,ne fushen e gjuhes ka botuar abetaren turke,sipas metodes se re,morfollogjia turke,gramatiken turke,fjalorin ferngjisht-turqisht,fjalorin arabisht-turqisht,enciklopedine universale me gjashte vellime,fjalorin e turqishtesh moderne.Samiun turqit do ta njohin si nacionalist turk por njekohesisht ai eshte dhe nacionalist shqiptar, me botimin e tij;"Shqiperia ç'ka qene,ç'eshte dhe çdo te behet" si dhe perkraja e lidhjes se Prizerenit do te levize ne te dy binarete njekohesisht.Po si eshte e mundur kjo?,per kete eshte vete Samiu qe na jep nje pergjigje brilante ai do te shprehet;" Per njeriun nuk ka gje me te dashur se vatani,dhe me te shtrenjte se kombesia dhe raca.Nese njeriu vatanin e tij te pergjitheshem e do ne nje shkalle,gjithesesi vatanin ame e do dyfish,dhe sa do qe e do vilajetin te cilit i perket,gjithesesi katundin e vet ku ka lindur dhe eshte rritur,e do dyfish me shume".Ne botimin e tij enciklopedik me titull;Kamus Al-Alam,Samiu midis te tjereve do te citoje nje figure tjeter legjendare te kombit tone,ate te luanit te Epirit Ali Pashe Tepelenes.Ali Tepelena emri dhe lavdia e tij ashtu si ajo e Samiut do te shtihej ne dy kontinentet,edhe varri i tij nuk do nxinte dote lavdine dhe bemat e Vezirit,njeri ne Stamboll e tjetri ne Janine.Eshte pikerisht lufta e luanit te Tepelenes dhe qendresa e tij qe do te ndeze skendijen e pare te nacionalizmit shqiptar.Ne koken e varrit te tij ne Stamboll do te shkruhej;"Ketu eshte varrosur koka e te shquarit Ali Pashe Tepelena,Governator i sanxhakut te Janines,qe me shume se 50 vjet kerkoje pavarsine e Shqiperise".E si mund te nxinte nje varr i vetem lavdine dhe madheshtine e luanit te Shqiptarise Ali Tepelenes,kur bota mbare e krahasonte dhe paragononte me mitet.Ata do ta quanin; " Bonaparti mysliman","Luan i Epirit","Pirro i Ri","Skenderbeu i Ri"."Nerone i Epirit",etj.Samiu ne kete enciklopedi per Ali Pashen do te shprehej;"Ishte shume i afte dhe i zgjuar.Ne vendet qe gjendeshin nen qeverisjen dhe administrimin e tij,siguroj paqe e qetesi,i permisoje rrugetdhe vendkalimet.Pat ndertuar shume kala dhe ura si dhe shume ndertesa te tjera te forta.Mirpo ishte jashtezakonisht i ashper,tiran dhe hileqar..." Samiu gjithashtu per Aliun do te thote; "Greket duhet ta permendin me respekt e nderim te madh emrin e Tepelenasit,sepse per here te pare ideja e shtetit te pavarurne pjesen juglindore te Europes Osmane lindi ne mendjen e Ali Tepelenes".

Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Këngë e vjetër për Ali Pashë Tepelenën.Thimi Mitko "Bleta Shqiptare" 1878. Albert Pasho.

"Kush ka par’ asllan Alinë, Nd’ atë të shkretën Janinë. Ndë kala mbylltur’ të zinë, Rreh të nkëthenjë Shqypërinë. Ditën e Sulltan Nevru...