Ishujt Jonian.
Lajmet me te fundit nga Korfuzi, te 2 Shtatorit 1820,lajme te besushme,si me poshte,tregojne dhe vertetojne,si dhe japin ngjarjet e reja rreth Ali Pashe Janines.
"Ne 2 Gusht i gjithe vendi,nga Margariti( ne Thesproti) deri ne Delvine,eshte vene nen Mustafa Pashen,ky i vrare nga Ali Pasha, dhe vendi i eshte nenshtruar flotes imperiale turke.Dy dite me vone Mehmet Pasha,pak me i madh se 20 vjeç(djali Veliut) qe kishte komanden e mbrojtjes se Parges,ka kapitulluar pasi ka bere nje rezistence te shkurter.Ne 28 po te njejtit muaj Veli Pasha djali i Aliut,qe ishte ne Preveze dhe komandova bashke me Sulin,do te duhej te kapitullonte, nga luftimet rreth vendit qe ai mbronte.Ai bashke me djalin e tij Mehmetin jane te burgosur ne anijen e Kaptan-bey komandant i flotes.Bashke me ta jane Giorgio Chiazo komandanti grek,e Spiridione Colovo sekratari i besuar i Aliut,qe e kane kapur gjate udhetimit nga Korfuzi ne Preveze.Gjithe bregdeti Epirit,i eshte bashkuar dhe nenshtruar Sulltanit.
"Omer -bey Vrioni qe ishte drejtuar nga Trikalla(ne Thesali) ne 27 Gusht ne Mezzovo,larg 10 ore nga Janina,ka djegur fshatin Mlies.Ky Omer eshte nje epirot dhe nje nga gjeneralet me te veçante te Aliut.Ka me te nje miqesi te ngushte,dhe ka arrdhur nga Egjipti me shume pasuri,per tu vene ne sherbim te tij,si mekembesi.Gavosterios,Stornaris,Dasuniotis,Diakos dhe te tjere kapitena grek te provinces se Agrafia( ne kodrat qe shikojne fushen e Thesalise) do te zotrojne fshatrat e Siraco,Chalichi,Chalarites,larg 8 ore nga Janinae te mbeshtetur nga forcat e Zagora e Grevena,ne numer rreth 8 mije njerez,do vene kampin perballe Janines dhe e mbajne te rrethuar.
"Nga ana e Xeromeros(ne Akarnania) kane zbrritur gjithe kapitenat grek me trupat e tyre,duke u bashkuar ne Mitica afer Prevezes,per te marshuar kunder Janines.Trupa te armatosura ne Gjirokaster e te Margaritit(nga ana e Thesprotise me pamje nga Korfuzi) dhe djemte e Mustafa Pashes jane drejtuar ne Tepelene per te rrethuar Mykhtar Pashen djalin e Aliut.Qe gjendet bashke me vellain Salih Pasha.Tepelena vendi lindjes te Aliut eshte i vetmi qytet qe qendron nenkomanden e tij.Por flitet qe Mykhtari i arrdhur nga Berati,qe po e mbronte,do te shkonte ne Butrint(ne bregun e kanalin e Korfuzit) per tju dorezuar Kaptan bey.
I gjithe vendi deri ne Janine,per veprimtarine kryesisht te trupave greke,i eshte mar komandes se Aliut.Fati qe e kishte busheqeshur deri tani dhe per nje kohe te gjate,ketij te mençuri e krenar Pasha,e kishte abandonuar,trupat e tij e lane,djemte e tij nik kishin ditur ti jepnin nje mbeshtetje me te madhe.Marja e Parges ishte suksesi tij i fundit.Flitet qe ai ka shpetuar thesarin e tij te pa mase ne Korfuz,por eshte per te besuar qe ai smund ti shpetoje fatit te tij te keq.Ai eshte mbyllur ne Janine e fortifikuar bashke me udheheqesit e tij,per te pere kush do jete fundi i tij.
Nga dy jave posta midis Janines dhe Korfuzit eshte nderprere,flitet qe Aliu me vetem 500 burra,eshte strehuar ne ishull ne palluden e Acherusia.Thuhet qe te gjitha provincat,governuar nga ai dhe djemte e tij,do te ndahen ne shtate pashalleqe.Dhe Janina do ti besohet Pasho Bey.
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento