Galea e Komandantit te Flotes Veneciane shek.XVIII
Viti 1788 do te shenonte fillimin e krijimit te shtetit te tij,marja e Janines dhe dhenie e titullit Pasha nga Porta e Larte,si governator i sanxhakut te Janines,dorezuar nga Veziri i Madh, Koca Jusuf Pasha ( 1786-1789 ),ne detyre ne kete periudhe.Ky pozicion i ri per Ali Pashen do te lidhej ngushte me rolin dhe suksesin e tij ne fushaten e luftes Ruso-Tuko, ku Aliu mori pjese,dhe si e tille qe nje njohje per te nga Perandoria. Pozicion i ri, do te shoqeronte nje vazhdimesi ne rrugen e Aliut per pushtet. Vite me pare Ali Pasha kishte mbuluar detyra te tjera te rendesishme ne administraten e Perandorise nder te tjerat edhe Pasha i Trikalles (1785). Koca Jusuf Pasha si Veziri i Madh, pati nje rol te rendesishem dhe vendimtar ne ngritjen e Ali Pashe Tepelenes ne fillimin e tij.Sanxhaku i Janines dhe pushteti i tij do te kufizohej nder te tjerat edhe me Republiken e Venecias, si fqinji i tij perndimor.Kjo fqinjesi do te çonte ne menyre te pashmangeshme ne relacionet e tyre te ndersjellta ne fusha te ndryshme te jetes te perditeshme si ne diplomaci,tregti,ato pronesore ,ushtarake dhe administrative.Kjo periudhe nga ana e Republikes te Venecias do te perkoje me periudhen e fundit te saj,si sunduse e deterave,po ashtu edhe atij Adriatik dhe Jon si dhe e ishujve,si sunduse e tyre per nje kohe shume te gjate qe nga koha e Perandorise Bizantine.Kjo periudhe do te perkoje me perpjeket e Senatit Venecian,per te ruajtur sistemin aktual te qeverisjes dhe politikat e saja ne kufinjte e kesaj Republike.Ky sistem i cili kishte dal me ndryshime nga traktati i paqes te Pazarevec ne Serbi i 21 Korrikut 1718, pas luftes midis Perandorise Otomane dhe Republikes te Venecias me aleat Austrine(nga viti 1716),kjo lufte filluar ne vitin 1714 ku Perandoria Otomane kishte fituar ne Poliponez dhe Krete,por kishte humbur ne Korfuz (1716) ne mbrojtjen e ishullit.Eshte pikerisht ne kete lufte qe gjyshi i Ali Pashes,Mykhtari me graden e gjeneralit do te udheheq luftimet per marjen e Korfuzit nga venecianet,ku dhe do te vritet.Rezultat e kesaj lufte do te sillnin nje ndryshim te konfigurimit te territoreve ne baze te parimit kush i zotronte.Ky trakt do te vendoste;
Perandoria Otomane do te jepte Austrise krahinen e Banato( territor midis Hungarise Serbise e Rumanise me kryeqytet Timisoara,sot e Rumanise),dhe Serbine veriore bashke me Beogradin dhe nje pjese te territorit boshnjak ne jug.
Ndersa Republika e Venecias do te jepte Perandorise Otomane,zotrimet e saj ne ishullin e Kretes,Morea (Peloponezi), dhe qytetin e Parges ne Epir,por do te mbante ishujt Jonian dhe te shtrinte zotrimet e saj ne Dalmaci.
Nen pikat e ketij traktati si ato;
Asnje anije e armatosur( luftarake ) nuk do te kalonte kanalin e Korfuzit pa lejen e venecianeve.
Nuk do te ngrihet asnje objekt ne nje perimeter prej nje kilometer nga bregu i detit.
Pikerisht ky trakt do te ndikoje ne menyre te ndjeshme dhe thelbesore ne politiken e Ali Pashe Tepelenes perkundrejt venecianeve dhe politikes se tyre ne keto territore.Territoret veneciane ne kufirin e zotrimeve te Aliut,perveç 7 ishujve te Jonit,do te zotronin edhe te ashtuquajturen "Albania veneciane" ne bregdet qe perfshinte,Butrintin,Igumenicen,Vonicen dhe Prevezen mbasi Praga i ishte dhene Perandorise Otomane me kete traktat.Ali Pasha ankohej per politiken e venecianeve,te cilet nuk kishin rreshtur kurre te mbeshtetesin dhe perkranin armiqte e tij.Faktikisht venecianet per te mbrojtur interesat e tyre kishin krijuar nje konfederacion me bejleret dhe popullaten e brigjeve te Shqiperise.Edhe pse keta te ndare per interesa te vogla midis tyre,beheshin bashke,kjo edhe me influencen e venecianeve per tju bere balle zgjerimit te territoreve nga pashai Janines dhe ai i Delvines si dy pashalleqe ne kufi me territoret veneciane.Po ashtu kjo konfederate i mbronte venecianet nga sulmet qe i vinin nga ana e tokes.Anasjelltas kjo politike kishte sjelle mbrojtjen dhe berjen e tyre te pavarur nga Porta,ato ishin ato te Bregut,Himares e Sulit,ku Porta mjaftohej vetem me marjen e taksave.Enderra e zjarrte e Aliut per te zotruar ishujt ose te pakten njerin prej tyre si nje domosdoshmeri jetike per rritjen dhe zgjerimin e fuqise se pushtetit te tij do ta shoqeroje per gjate gjithe jetes se tij. Zotrimi i tyre do te thoshte shume ne rritjen ekonomike te fuqise se tij,me tregtine detare ne mesdhe dhe Adriatik dhe detin Jon,edhe pse kjo zhvillohej por perkundrejt taksave te larta qe i duhej te pagonte perkundrejt venecianeve, per tregtine qe bente me brigjet e Italise dhe ne mesdhe.Edhe ajo ushtarake qe jetike per te ,per krijimin e nje flote detare luftarake qe do ti sherbente si per mbrojtje edhe per zgjerimin e shtetit te tij ne brigjet e Adriatikut.Venecianet e dinin dhe e kishin parashikuar me kohe qellimet e Ali Pashes per tu bere i fuqishem,dhe ishin te kujdeshem per veprimet e tij dhe nuk i besonin lehte edhe pse Aliu perdorte gjithe talentin e vet ne keto maredhenie.Ne vitin 1792 kur Aliu filloj te ngrinte "magazina" ne breg te detit per perdorim "tregtie"? sipas tij,venecianet jo vetem nuk e besuan se qellimi i vertet nuk qe ky, por ai ushtarak i fortifikimit te pozicionit te tij,e akuzuan Aliun per shkelje te traktatit te Pasaravecit,qe ndalonte nga ana e Perandorise te ngrinte keshtjella ne kufinjte e Republikes te Venedikut.Per Ali PasheTepelenen, ne senatin Venecian,Komandanti Suprem i Flotes Veneciane Karlo Aurelio Widmann,i cili kishte qendren ne Korfuz, ne raportin e tij para senatit ne 28 Shkurt 1795 do te shprehej;
"Dobesia aktuale,dekadenca e kesaj qeverie (turke),zgjon dhe inkurajon shpirtin e pavarsise ne komandantet ne provincat e largeta,dhe Aliu ka te gjithe talentin dhe mjetet per te zhgenjyer qellimet e sovranit te tij,ose per ti rezistuar atij.I pasur,i fuqishem i ndezur dhe i trazuar nga ambicia per te dominuar,zotron te gjitha artet qe mund te çojne ne objektivin e tij,dhe me nje politike te ftohte dhe te qete i lejon atij te depertoje ne interesat e te gjitheve,ne baze te forces se tyre dhe te llogarise te gjithe rezistencen qe mund te hase ,ne zbatimin e planit te tij te madh".
Eshte pikerisht Carlo Aurelio Widmann,qe ne detyren e Provveditore Generale del Mare( Komandant Suprem i Flotes Veneciane) qe ka lene nje deshmi te rendesishme per Ali Pashen dhe aktivitetin e tij,ne korispodencen e tij me senatin venecian,Korispodenca e tij na jep matriale te rendesishme per te njohur aktivitetin e Ali Pashes dhe situaten dhe realitetin brenda shtetit te tij, deri ne momentin kur francezet moren vendin e venecianeve ne kete territor.Kjo deshmi do te njihet edhe si;
"Raporti Widmann"
Politika veneciane duke shfrytezuar krijimin e konfederates te bejlereve rival te Aliut si dhe mohimin e ngritjes se objekteve si tregtare dhe ushtarake ne bregdet per rreth nje milje,do te merte nje pozicion dominant ne gjithe kete territor.Ne baze te kesaj politike Aliu nuk do te mund te ndertonte qofte edhe nje dogane te vetme, ne Salamone ne gjirin e Ambrakise.Jeta e banoreve te ishujve ishte e trazuar nga pirateria qe lulezonte ne kete periudhe,keta kishin si objektiv zotrimet me te rendesishme te venecianeve ne detin Jon, Preveza,Santa Maura,Zante e Cefalonia.Por venecianet nuk nxituan te zgjidhnin keto probleme per ta ne kete moment per arsyen qe te mbanin marredhenie te mira me Porten.Qyteti i Artes ishte qendra me e rendesishme ekonomike e administrimit te Ali Pashes,me nje popullesi me shume 40.000 banore,perbere nga shqiptar,ebrei,turk,grek dhe armen.Pas Kostandinopolit dhe Selanikut,Arta ishte qyteti i trete me i rendesishem i Turqise Europiane.Do te shendrohet ne qendren e forcave ushtarake te Ali Pashes,ketu mblidhej edhe qeveria(divani).Qe ne vitin 1790 Aliu do te shprente ambicjet e tij, drejt Ohrit dhe Beratit, keto ndodheshin ne mes te rruges per Konstadinopol, dhe do te zene nje vend te rendesishem ne planet e tija.Me zotrimin e tyre Aliu shpresonte ti perdorte si kunderpeshe duke kercenuar nderprerjen e komunikimit midis Kostandinopolit dhe Shqiperise se Veriut,i bindur qe kesaj here mund te perfitonte sukses ne planet e tija.Ne fillim te vitit 1794,per here te pare proveditore gjenerale i detit Karlo Antonio Widmann do ti drejtohet gjygjtarit Ferrigo Foscari per konfliktin qe kishte me Ali Pashen.Behej fjale per ndertimin e nje keshtjelle perballe Prevezes me 104 magazina,qe Aliu pretendonte ti perdorte per "tregti",por qellimi i vertete per Wildmann ishte ai luftarak.Kete ndertim Aliu e kishte filluar qe ne vitin 1791,kishte formen e nje drejtekendeshi me dimesione 100x200 dhe ndodhej gjithashtu perballe gjirit te Artes.Komandanti suprem i flotes veneciane Wildmann shprente dhe kerkonte nje perfaqesues dhe zyrtar te larte te shtetit venecian ngarkuar nga shteti per te kontrrolluar dhe mirembaje territoret e Republikes pertej detit Jon.Gjygjtari Foscari duke mos patur asnje ide per kete çeshtje,vendosi te dergoje nje njeri te posaçem ne vend dhe vetem kur u kethye nga Kostandinopoli ne fillim te Prillit,mundi te krijoje nje ide per konfliktin midis Wildmann dhe Ali Pashes qe kishte ne pale dhe proveditorin e jashtezakoneshem te ishullit te Santa Maures David Trevisan.Komandanti suprem i flotes veneciane Wildmann ishte pinjoll i nje familje ilustre veneciane, te patrici veneciani, kardinali dhe diplomati e ambasadori...Gjate vitit 1794 Aliu vazhdoje te ndertoje nje keshtjelle perballe ishullit te Korfuzit.Si ka theksuar Widmann,edhe para arrdhesi i tij ne detyre kishte kerkuar ta pengonte kete ndertim.Kjo pjese e kufirit me Perandorine nuk ishte akoma komplet e paqesuar per te siguruar mbrojtjen e venecianeve.Njerezit mbidheshin ne ushtri nen komanden e krereve lokal.David Trevisan po pregatitej te trasferohej ne Preveze,dhe te largonte personat qe kishin gjetur strehim atje per ti shpetuar hakmarrjes se Ali Pashes. Widmann ne detyren e re duke patur familjaritet me situaten dhe me shenimet e lena nga para arrdhesi i tij,nuk do te donte kohe te kuptonte situaten ne kufi.Ai arriti ne konkluzion se rreziku me i madh per Korfuzin vinte nga toka.Ne te cilin themelon zonen e Detit Jon,qe shtrihet afer Butrintit deri ne Sajadha,ku disa shtete Europiane mbanin konsulit e vet.Persa i perket banoreve te kesaj zone,thekson se nuk njohin asnje forme qeverie.Me keto fjale Widmann pershkruan administrimin tribal,qe hapur bie ne anarki,i ngjashem me disa zona ne Mal te Zi.Serbi dhe Hercegovine ku qeveria qendrore nuk kish mundur te vendosej.Kohe me pare raportet e mira me ta,kishin lejuar zhvillimin e tregtise dhe kalimin e mallrave nga Butrinti ne Sajadhe.Ne zonen nen administrimin e Butrintit,zotrimi i kullotave te Anurise pretendohej nga greket e fshatit Klasero dhe ishte veçanerisht problematik.Per kete problem Widmann dergoi njeriun e vet ne Butrint per te zgjidhur kete mosmarrveshje me kreret mysliman.Nen administraten e Butrintit zotrim venecian ishte edhe moli i qytetit,nepermjet te cilit qyteti furnizohej me mish.Ali Pasha dergoi dy njerzit e vet tek Widmann per te zgjidhur te gjitha mosmarrveshjet mes tyre.Mbajtja e tyre ishte ne ngarkim te dhomes se tregtise te Korfuzit.Ne te njejten kohe Soranzo prokuratori i flotes,vizitoj ishullin e Santa Maures.Arsyeja kryesore e kesaj vizite ishte rritja e piraterise ne zone.Dimri po afronte dhe ne Dhjetor te 1794 Widmann nuk kishte me dyshim per faktin qe Ali Pasha nuk do te bente paqe.Pasi kishte vendosur nje takse shtese banoreve,shkoje ne Arte.Objektivi i fushates se tij ishte Luca e Kokina afer Prevezes.Ishte i shoqeruar nga djali i tij Veliu bashke me 500 ushtare.Megjitheate Widmann nuk ka munguar te theksoj qe Ali Pasha ishte nisur per fushaten e tij per te sulmuar edhe nje armik te vjeter te tij ne Vrakora.Venecianet mund te ishin pergjakakur me Ali Pashen,per faktin qe shume njerez te pakenaqur prej tij kishin gjetur strehim ne zotrimet veneciane.Arta mbante reputacionin si qyteti me i rendesishem nen zotrimin e Ali Pashes,ku disa shtete kishin konsull,si prova per zhvillimin e tregtise.Perveç ketyre shteteve edhe Venecia kishte nje konsull ne Arte.Ne kete fuksion ishte nje far Vrion( mundet grek),qe mbante korispodence me Widmann.E informoi qe Ali Pasha ishte trasferito ne Arta per arsyen e tregtise,si dhe per akuzat qe mbi Arte rendonin taksat vendosur mbi tregtaret prej tij.Gjate udhetimit takoj prokuratorin e jashtezakoneshem ne Santa Mauren,jo larg kufirit ku paten nje shkembim opinionesh rreth politikesh dhe atyre ekonomike.Ne fillim te 1795 ishte e qarte qe Ali Pasha ishte trasferitur ne Arte per te sulmuar me ushtrine e tij nepermjet Xeromeros ne Vrakora.Porta kishte njohur nje nje pozicion gjusem te pavarur te Ali Pashes te Janines,gjate luftes kunder Rusise.Pas 1791 problemi kryesor per Porten shendrohet Mehmed Pasha Bushatlliu,qe ndiqte nje politike te pavarur,duke kercenuar qe te terhiqte Porten ne lufte me Venecian,duke kercenuar zotrimet e saj.Ky ishte motivi kryesor per te vendosur nje takse te re te jashtezakoneshme mbi territorin e Shqiperise,ku gjusem milioni do te mblidhej nga shteti,perveç taksave te zakoneshme.Keto ishin per te armatosur ushtrine per te mposhtur rribelionin e Mehmed Bushatlliut.Kjo situate beri qe Ali Pasha i Janines te ishte nje problem i dores se dyte per Porten per nga rendesia ne kete moment.Ne kete pike,autorita veneciane kishin krijuar idene e qellimeve te verteta te Ali Pashes,si dhe pozicionin e tij drejt Portes.Mungesa e tij nga Arta ju kish dhene mundesine banoreve te saj te shprehin hapur pakenaqesine e tyre drejt politikes se ndjekur prej tij.Kjo pakenaqesi politike e ndjekur edhe ndaj rrethinave por edhe ndaj autorita veneciane,nuk u mbeshtet nga Porta,por ju kontribua arrogances si dhe mendjemadhesise se tij.Qendresa e tij e meparshme e perkoheshme ne Arte,kishte bere qe banoret ti rezistonin taksave te reja.Futja e ketyre taksave rrezikonte te nderpriste mundesite ekonomike ne nje zone me te gjere.Tregtari ishin ne menyre te veçante te pakenaqur nga administrimi i Ali Pashes.Kjo zone qe per rrethanat ekonomike ishte e lidhur me Arten ku tregtonte produktet e veta agrare,do te ndjehe si rendese taksat e reja,qe filluan te pengojne aktivitetin e tyre.Widmann nuk ndryshoje opinion e vet drejt Ali Pashes ,ne dokumentet e mevoneshme e pershkruan si njue njeri kokeforte.Widmann kishte shume frike qe Ali Pasha me njerezit e vet te armatosur mund te ndermerte ndonje aksion per te kanaqur idene e tij per drejtesi,qe ne fund nuk u vertetua.Me kalimin e veres Ali Pasha vendosi te perdore ushtrine,çdo levizje e tij shkaktonte ankth dhe frike mes banoreve,dhe per rreth reaksione gjithnje e me shqetesuse.Vrioni (konsulli venecian ne Arte) mendonte te dergonte nga Arta njeriun e tij ne kampin e Aliut.Por sipas Widmann kjo do te riste shpenezimet qe do te rendonin ne arkat publike te shtetit venecian.Me ne fund kjo situate u shendrrua ne nje disfate.Ushtria e Aliut formuar me mercenar shqiptar rreth 3.000 ushtar u ribelua ne Korrik te 1795,sepse nuk kishte mar rregullisht rrogat ne Prill dhe Maj,dhe beri qe te bjere ndjeshem numri i tyre.Te pakenaqurit u grumbulluan ne rrethinat e Delvines.Nje tjeter vendim qe rrezikoj ta vere Aliun ne nje pozicion te veshtire ishte vendimi per te hequr djalin e madh Mykhtarin qe gezonte besimin e ushtareve,ne favor te Mustafa Pasha djali Selimit ish Pasha i Delvines.Ky fakt sipas Widmann kontriboje ne rebelimin e ushtrise.Ali Pasha vendosi te terhiqet ne kodret e Salongos,midis Polikastra e Lour vetem kater ore larg nga kufiri me Republiken e Venecias dhe Prevezen.Pozicioni i kesaj kodre ishte me nje rendesi te madhe per Ali Pashen,sepse sherbente per tregtine qe zhvillonte midis Prevezes dhe Sulit,dhe perfitonin banoret e zones.Ali Pasha vendosi te ndertoje nje keshtjelle per nevojat e tregtise.Ndertimi i saj sherbente edhe si keshtjelle perballe Prevezes.Kjo preku jo vetem interesat ushtrake e strategjike te venecianeve por edhe ato ekonomike.Ali Pasha nuk ngurroj te perdore çdo mjet qe te mund te perfitonte per te rritur pasurine e zones qe qeveriste. Gjenialiteti i tij per tregti,ndikoje ne kultivimin dhe rritjen e llojeve te tjera te grurit ne kete zone.Me keto masa,sipas Widmann filloj te favorizoje interesat e francezeve dhe tregtareve francez.Moshmarrveshja ne kufirin Venecian me Ali Pashen qe juridikisht i perkishnin Perandorise per sa i perket hyrjes se taksave ne buxhetin e shtetit otoman,ishte jashte kontrrollit dhe po prishte marredheniet e ketyre fqinjeve,keto territore perdoreshin nga shtetasit venecian te Prevezes dhe ishullit te Santa Maures.Keto mos marreveshje do te arrijne deri ne Kostandinopol,ku Porta me nje ferman informon Mehmed-Bey te Artes.Po ashtu Porta dergoi nje zyrtar te saj,per te zgjidhur kete moshmarrveshje se kujt i takonin te drejtat mbi kete territor.Venecia emeroi nje zyrtar per kete moshmarreveshje.Widmann ju drejtua gjykatesit Ferigo Foscari.Widmann per ta informuar mire Foscarin e informon qe ne arkivat nuk ekzistojne dokumenta specifike,dhe prova perkatese per perdorimin e ketyre zonave.Edhe bregdeti ne gjirin e Prevezes rezultonte i kontestuar dhe per kete çeshtje ju drejtua prokuratorit te jashtezakoneshem te Santa Maures,DavidTrevisan.Pas pushtimit te Prevezes dhe Vonices keto territore nen administrimin e kishes nen drejtimin e peshkopit te Artes,emeruar kryetar i Patriakanes Ekumenico te Kostandinopolit.Nen administrimin e tij ishte dhe nje manastir ne breddet perballe ishujve.Vendimi i venecias per te ristabiluar tregtine me lindjen,paten zhvillime ne gjirin e Prevezes dhe ne pjeset e tjera ku venecianet dominon ne keto zona.Ky fakt ndoshta do te jete arsyea kryesore e emigrimit te banoreve mysliman shqiptar ne kete periudhe.Ne pranveren e vitit 1795 ndodhi nje emigrazion te shqiptareve mysliman nga ishulli i Santa Maures dhe Prevezes drejt Brindezit ne Itali.Megjithe kete ky burim nuk na jep etnine.Kjo do te vere ne diskutim thenien e disa historianeve sipas te cileve,i fundit grup i emigranteve shqiptar arriten ne Itali ne vitin 1774,dhe u vendosen ne Brindezi dhe Potenca,ku egzistonte nje me pare nje koloni antike shqiptare.Pashai i Delvines ku territori i tij hynte ne deshirat e Ali Pashes,mbante kontakte te ngushta me Widmann.I dergoj nje leter me njeriun e tij ne mes te Tetorit.Widman informohet per urdherin e leshuar nga Porta,te meret e gjithe zona ne rrethinat ne portin e Bastia ne gjirin e Sajadhes,e vendosur ne daljen ne det.Pashait te Delvines kete ja konfirmon fakti qe banoret e zones dpo te kene nje te arrdhur te shtuar ne tregti,leshuar keto territore.Pjesa me e madhe e mallrave te prodhuara ne Epir esportoheshin nepermjet gjirit te Sajadhes.Ne kete menyre Porta vendoste kushte per tregti,perveç te arrdhura qe rridhnin nga kjo.Ne baze te gjithe ketij projekti qellimi i Portes ishte te rivendoste levizjen legale te parave fale tregtise,ku nje pjese e madhe e tyre levizte ne menyre ilegale.Ne baze te ketyre masave Porta shpresonte rikethimin e tyre ne menyre legale.Sajdha do te duhej te kethente perseri te arrdhurat ne buxhetin e shtetit otoman.Grure,kafshe,mish,dru dhe te tjera produkte qe Epiri prodhonte eksportoheshin nepermjet menyrave ilegale,nepermjet kanalit te Korfuzit drejt nje merkati me te gjere.Porta qe e detyruar te merte keto masa,sepse Ali Pasha,si produkt i kohes ku shteti otoman po disitegrohej,si ajan i ri po dominonte dhe po merte pjesen me te madhe te te arrdhurave te shtetit.Te dyja bashke si Porta e Larte dhe autoritet veneciane i friksoheshin reagimit te Ali Pashes.Mbante nje ushtri me pagese,duke e paraqitur kete para Portes,si nje te mire publike per shtetin.Moshmarreveshja per pronesine e terrenit ne ishuj dhe te kullotave u zgjidh ne zbatim te kerkesave te Portes se Larte.Megjithe kete per Widmann fajtori kryesor ishte Ali Pasha,ku ambicioni dhe interesat e tija,benin relacionet jashtezakonisht te veshtira.Porta e zgjidhi kete moshmareveshje me menyren qe kishte perdorur dhjete vjet me pare.Dergoi ne Janine Shaqir Efendi dhe konsultoi dhe kadiun e Artes,i cili do te duhej te konfirmonte kush ishte padron i territoreve te kontestuara.Ndersa moshmareveshja po zgjidhej,Ali Pasha nuk reagoj,vendosi qe vendimet ti mernin te tjeret.Vendimi per hapjen e molit te Laspit u konfirmua nga Senati,me vendimin dukal te 21 Dhjetorit 1794.Familja me e fuqishme ne zone ishte ajo e Conza.Widman dergoi njeriun e vetme nje galeate te shoqeruar me anije me te vogla pergjate lumit Salagora mbi Arte deri ne ishullin e Conza.Ky shoqerohej nga Fizula Efendi njeri i besuar i Ali Pashes te Janines.Ali Pasha kishte shume respekt per kadiun e Artes,dhe nuk beri asgje.Arsyeja qe nuk ju kundervu vendimit te komisionit i mbledhur per te zgjidhur moshmsrveshjen qe perfshinte ishullin e Conza dhe Wuala dhe ne menyre te veçante bregdetin e saj afer Wuala.Sipas shpjegimit te Ferigo Foscari,Ali Pasha ju ka atribuar venecianeve pushtimin e gjirit te Cara Conza.Foscari ju pergjigj Fizulait se kishte dokumentat qe dimostronin zotrimin nga venecianet.dhe qe porta kishte thyer marevesgjen e kapitullimit.Fizula Efendi e urdheroje Foscarin te nxirte dokumentat si prove per te vertetuar pronesine e ketyre territoreve(por ne arkivin e shtetit mungonin dokumentat e pronesise te bregdetit dhe ishullit).Foscari urdheroje te sekuestrohej arkivat ne Korfuz dhe Santa Maura,ne kerkim te dokumentave te vlefshme.Ali Pasha u mundua te zgjashte mosmarreveshjen per te fituar kohe.Nga Janina i dergoi nje leter Sulltanit ku akuzoj venecianet per demet ne kurriz te nenshtetasit te Sulltanit.Nje numer i madh kriminelesh nga Preveza ishin te akuzuarit kryesor nga Aliu per shkatrimin e teritoreve afer atyre otomane.Akuzoj edhe autoritetet veneciane si shkaktar te humbjes te te arrdhurave ne thesarin e shtetit.Widman shpresonte qe kjo nderhyrje nuk do ti sillte asnje perfitim Ali Pashes.Nje rol vendimtar ne kete mosmarreveshje ishte Bejlerbej i Rumelise dhe bejlerbej i Morese,nje person inteligjent qe mund te nderhynte ne te gjitha mosmareveshjet ne territorin e Poleponezit,perfshire edhe keto te kontestuara.Widman njohu qellimet e Ali Pashes per te shtrire fuqine e tij dhe influencen e tij pergjate bregdetit Jon.Pergjate kesaj mosmareveshje Ali Pasha paraqiti dokumentat e tija,qe do te justifikonte la sua mbicione dhe jo vertetesine etyre.Shpjegimi Ali Pashes ishte qe ishulli ndodhej shume afer Artes,dhe larg nga ishujt nen dominion veneciane,ky argument u gjeWidman pa ndonje domethenie per kete mosmareveshje.Widman paraqiti nje dokument te kapitullimit sipas te cilit taksat qe Arta paguante per mallrat qe traspontonte per rreth nje ore larg nga qyteti nepermjet tokes.Ndersa se mallrat trasportoheshin nga deti,nuk kishte asnje takse.Edhe pse Porta kishte mar nje vendim ne baze te te cilit do te kishte nxjerre me shume perfitim.Widman kishte nje pergjegjesi me te madhe per te zbatuar akordin e mareveshjes.Per kete qellim pajisi disa anije te shtetit per te detyruar banoret e Prevezes ta zbatonin.Ne gjithe kete situate ai u shqetesua nga qetesia e Aliut.Nga nje njeri i vendosur qe impononte vendimet e tija,u shendrua ne nje vezhgues i qete te rrethanat.Kjo situate e nxiti te bente aleanca me kreret e klaneve rreth tij qe nje kohe kishin bashkuar forcat per te kundershtuar autoritetin e tij.Porta edhe pse kishte marredhenie me fuqite e medhaja qe kishin interesa ne kete zone,u mundua te rigrumbullonte nje pjese te arrdhura qe kishte humbur.Ali Pasha kishte perfituar me preteksin qe e kishte bere per te miren e saj. Edhe pse komunikimi behej ne nje sere fermanesh,qe perbenin shtyllen kurrizore te raporteve midis Kostandinopolit dhe Janines,nuk ishte mjaf e forte te vendoste zbatimin e ligjeve te saj ne zonat kodrinore te Epirit,ku banoret jetonin sipas standarteve te tyre.Ne Mars te vitit 1796 Porta nxori nje ferman nga Reis Efendi dhe nga te tjere zyrtare te larte te shtetit,ku rekomandonte qe hyrja e te arrdhura te ishte sa me pak te mundeshme,ne zonen e kufirit,procedurat e meparshme nuk do te ndryshoheshin.Banoret e Artes do te lanin borxhet e tyre duke u kethyer ne vasal.Ky ripajtim i kenaqeshem per te dy palet sipas Widman nuk i pelqeu Ali Pashes,qe u perpoq te vinte nen kontrroll zonen bregdetare qe sillte te arrdhura te sigurta.Ne takimin e Prevezes te prokuratorit te jashtezakoneshem te ishullit te Santa Maures Trevisan dhe Husein Efedi kadi i Artes bashke me Fezula Efendi i besuar i Ali Pashes ku dokumenti i ripajtimit i jepte avantazh venecianeve,nuk u pranua me preteksin se nje dokument i shtetit si ky ferman ,nuk lejonte asnje diskutim formal per kete çeshtje.Nuk ishte vetem venecia qe i trembej Ali Pashes por dhe Porta,qe kerkonte te rivendoste rregull ne provice,qe nuk i bindej me asaj udhehequr nga ajanet(zotruesit e fuqishem lokal).Per kete arsye ne veren 1796 Bejlerbeu i Rumelise u nis me nje ushtri drejt Poliponezit.Sipas Widman kjo krijoje prekupim per Ali Pashen.Ky veprim e detyroje Ali Pashen te ndrroje taktike.Vendosi te dergoje djalin e tij Veli Beun me disa ushtar tek Bejlerbeu i Rumelise.Arritja e Bejlerbeut te Rumelise e beri Aliun te bej paqe,dhe me anen e shume te hollave dhe ar te ruaj pozicionin e tij.Arritja e Bejlerbeut ne Plovdiv vetem dy dite nga Janina,ishte shkaku kryesor qe Ali Pasha u kethye ne Arte.Megjithate Bejlerbeu vendosi shume shpejt te kethehej ne Sofia.Ne fillim te 1797 ne Janine dhe ne fshatin ne kufi me Xeromer u shfaq semundja e murtajes se zeze.Kjo shkaktoje shume frike tek venecianet.Duke pare raportet e Widman murtaja e zeze u zhduk shpejte,por mjaftoi shenjat e para te saja per te aktivizuar masat shendetesore ne Preveze e Vonice.Per Widman faktori kryesor ne raportet me Ali Pashen ishte qellimi ta detyronte te zbatonte fermanin,per te zgjidhur mosmareveshjen ne kufi.Ne fillim 1797 Ali Pasha shkoj ne brendesi te Shqiperise per te organizuar martesen e djalit te vogel(Veliut) me vajzen e Pashait te Beratit.Widman i friksohej çdo levizje te Ali Pashes me ushtrine e tij te madhe ne numer ne kufi.Fuqia qe kishte dhe zgjerimi i tij i shpejte gjate bregdetit,dhe aftesia per te devijuar te arrdhurat e shtetit nga tregtia ne arkat e tija,e bente Ali Pashen nje kundershtare serioz.Venezia ishte shume e dobesuar per te mbrojtur me sukses territoret e saj.Ditet e fundit te ketij shteti ishin te pandalshem dhe perfaqesuesit e saj ne province e dinin kete.Shenjat e para te fuqise se re u bene shpejt realitet ne lindje.Banoret e Prevezes ishin gati per ribelion ndaj shtetit aktual venecian.Widman e dinte fare mire kush do nxirte perfitim nga kjo.Ribelioni nuk perfshiu vetem territoret veneciane,por edhe dy keshtjellat nen administrimin e Pashait te Delvines u ribeluan.Ali Pasha vendosi tju shkoje ne ndihme ribelve,i vendosur te vendoste nje nga djemte e tij si Pasha te Delvines.Pashai i Delvines i trembur per jeten e tij u largua nga sarajet e tij dhe u arratis.Megjithekete arriti te organizoje nje ushtri private me banoret per rreth dhe te perballonte rebelet,gjate ketyre luftimeve disa fshaterave ju vu zjarri.Ribelioni ushtri gjithe zonen deri ne Butrint.Per kete arsye Widman urdheroje te armatosej flota ne Butrint.Ne fillim te Marsit 1797 Ali Pasha u kethye ne Arte.Me kete veprim te Aliut,Widman parashikoj rrezikun sepse Arta ishte afer me Prevezen ku banoret nuk i bindeshin me senatit venecian.Nuk kish dyshim qe ne keto rrethana renia e venecias ishte e qarte.Ali Pasha u perpoq te shtrinte autoritetin e tij ne gjirin e Prevezes.Per shkak te zhvillimeve ne qytet per disa jave me pare ku ribelimi ndaj venecianeve,do ta bente Prevezen te parin zotrim te Ali Pashes.Per pasha te Prevezes mendonte te zgjithte ish kadiun.Pushtimi i Italise nga Napoleon Bonaparte nje vit para do te sjelle traktatin e Kampo Firminos,me te cilin territoret e Republikes te Venecias ketheheshin Franceze.Letra e fundit e Widman derguar senatit venecian ishte pak dite me pare kapitullimit te Venecias.Moshmarreveshja per territoret ne kufi qe qe diskutuar me atoritetet otomane,do te trashkohej nga shteti Francez qe kerkoj te gjente nje ekuliber per kete çeshtje.

Korfuzi nen administrimin Venecian
Carlo Aurelio Widmann, Komandanti Suprem i Flotes Veneciane
Ali Pashe Tepelena
Free Blogger Albert Pasho
.