Powered By Blogger

domenica 26 gennaio 2025

Letra e kapitenit Smyth, i korvetes Angeleze "Aide", drejtuar baronit Zach, lidhur me Ali Pashe Tepelenen .( Gazzetta di Genova, 25 Tetor 1820)



Ne kete moment,ne te cilin te gjitha gazetat kane folur per te famshin Ali Pasha te Janines,per te cilin fatkeqesia qe e kercenon ate,terheq vemendjen e pergjithshme ndaj tij.Lexuesit tane nuk do ta kene te veshtire te kene nje ide te sakte per kete tiran te Shqiperise,i cili u be i famshem per talentin e tij te jashtezakoneshem,jo me pak se per mizorine e tij.

Gazetat qe kane folur deri tani,nuk kane bere tjeter gje, veçse e kane paraqitur si nje tiran te eger,duke mospermendur padrejtesisht cilesite e tij te mira,dhe mbi te gjitha embelsine e karakterit te tij.Tablloja qe do te pasqyrojme,do te jete me besnike.Ajo tregohet nga nje prej  oficereve me te shqyar te marines Angleze,i cili ka pasur shume shpesh rastin te diskutoje me te, ta shikoj nga afer,dhe qe mungon  nga keto vende nga pak kohe.Ai eshte zoti Smyth,kapitan i korvetes te S.M.Britanike "Aide",qe me urdher te admiralit te Anglise ka bere harten hidrografike te Siqilise,qe eshte per tu botuar,dhe tani ka perfunduar ate te ishujve Jon,ne kete det ai ka zbuluar 24 ishuj(te vegjel),per te cilet nuk kishim me te voglen ide,dhe qe ishin te panjohur edhe per senatin e Republikes se Ishujve.Eshte ky i njejti kapiten Smyth,per te cilin kemi folur ne numrat e meparshme te gazetes,i cili shkoj bashke me baronin Zhac ne Bolonje,per te vezhguar eklipsin anular,dhe qe tani eshte nisur per ne Londer.Ja si ai flet per Ali Pashen ne nje leter drejtuar te lartepermendurit baron,dhe depozituar ne fashikullin e fundit te korrispodences se tij "Correspondance astronomique" etj.

"Imagjinata e te gjithe atyre qe kane dashur te flasin per kete perbindesh te eger,e pasqyrojne ate nen figuren e nje despoti kaq te tmerrshem,i cili nuk shpreh asgje tjeter veç etjes per gjak,nje ashpersi sketere,dhe veprimtarine e palodhur dhe te ankthshme te pushtuesit shfaroses. Ne fakt asgje nga keto.Ata qe e shikojne per here te pare kete Vezir,jane te habitur nga nje mrekulli,nga nje habi e pashpjegushme,duke patur parasysh nje burre te vogel te perkulur,me sjellje te qete e paqesore,me dy sy boje qielli,shume miqesor,nje mjeker e bardhe e adhurushme qe i zbret deri ne brez,me nje fizionomi qe nderhyn per te shpallur dashuri,me gjithe embelsine e saj,ne nje menyre te tille,qe vete Lavater do te thrriste;" Ja ketu eshte personifikuar fytyra e vete njerezimit dhe dashamirsise!".

Duke hedhur per here te pare shikimin tim mbi kete burre te veçante,rrefej qe me beri shume pershtypje, e veshtrova me nje interes te jashtezakoneshem,dhe vura re me nje vemendje te veçante,levizjet e tipareve te tija,kryesisht duke e pare kur ishte i zene me pune,duke paguar nje shume te madhe Pargioteve,per ti shperbyer ata per ullishtet e tyre.Çfare lodhje per nje turk! Dhe megjithate ju siguroj,qe nuk mund te dalloje ne ballin e tij te gjere dhe te qete asnje shenje te asaj qe absolutisht duhej te ndodhte brenda shpirtit te tij.Une nuk munda te mos mendoja qe me i madhi,me i perkyer hipokrit,qe toka ka prodhuar,ishte atje ulur perball meje,dhe qe natyra,per te tallur fizionomistet dhe per te ngaterruar teorite e tyre vizionare,eshte argetuar duke bashkuar mbi kete fizionomi ne dukje e admirushme,kontraditat dhe iluzionet me te çuditeshme. Megjithate ky njeri me nje sjellje te jashtme,kaq te embel,te paster dhe te dashuar,mbushur plot me perkujdesjet me te kerkuara,delikat ndaj mysafirve te tij,shfaroses i te gjithe banoreve te Kardhiqit,konkuistator i ashper i Shqiperise,ekzekutues i perditeshem i ashpersise,ne te cilin vetem tregimi i tyre, do te ndalonte te gjithe despotet e antikitetit,per te cilet historia  na ka treguar tmerrin.Te gjitha tmeret e Neronit,Domizianit dhe Atiles,dhe te tjere tirane qe kane shtypur token,dhe ulur njerezimin,jane ne te, te bashkuara!

Megjithe kete politika e tij e zgjerimit,njohurite e tija per njerezit dhe çeshtjet jane aq te thella,dhe aq te shquara,sa vetem me mjetet e tija,ka qene ne gjendje te zvogeloje dhe te perfshije nje numer te vogel pashalleqesh,ne te cilet kreret  benin nje lufte te ashper dhe pa fund mes tyre,u zhvillua ne nje qeverisje te vetme te madhe,e cila qeveriset me talentin ,shkathtesi dhe me nje vullnet te admirushem prej tij.Ky vend dikur preh e anarkise tani qeveriset me me shume rregull,dhe ka me shume rregull dhe qetesi.Nuk ishte aspak e mundur 50 vjet perpara,te udhetoje atje,per shkak te hajduterise dhe brigantizmin qe vuante me pare.Tani mund te udhetosh me siguri dhe liri te plote,si vendet me te civilizuara te Europes,sepse atje eshte vetem Pashai qe eshte i pandeshkushem.

Me nje fjale,ky luftetar  i patrembur,ky tiran i urryer,ky ligjdhenes politik,ky dhenues i te gjitha ligjeve hyjnore dhe njerezore,ky grabites i te gjithe te mirave,ky dinak hipokrit,ky njeri liberal,bashkon te gjitha vyrtytet e larta te shpirtit me te gjitha pabesite dhe dinakrite e zemeres.Mund te thuhet, ne te gjithe te verteten te cilesohet si Ulise i koheve moderne,dhe duke e pare, si nje nga karakteret me te jashtezakoneshem te shekullit tone".

Perkethimi  Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, Veshtrim historik dhe politik, Malte Brun. ( Pjesa e Pare )

Shkenca  Morale dhe Politike, Historia e Ali Pashe Tepelenes,Pasha i Janines,  Veshtrim  Historik dhe Politik, nga Malte Brun. Malthe Conard...