Powered By Blogger

lunedì 20 gennaio 2025

Blerja e Parges nga Anglezet dhe Ali Pashe Tepelena. "Gazzeta di Genova" E Merkure 16 Shkurt 1820. Albert Pasho

Ne daten 16 Shkurt 1820,Gazzeta e Genoves ne Itali do te botoje nje artikull lidhur me çeshtjen e Parges,shitblerjen e saj nga Anglezet,qe me vone e bleu Aliu prej tyre.Ne kete artikull hidhet drite mbi kete çeshtje,qe hedh poshte spekullimet e ndryshme lidhur me kete çeshtje,duke shtermberuar faktet reale si dhe figuren e madhe kombetare te Ali Pashe Tepelenes,duke e veshur karakterin e tij me ngjyrat me te erreta,duke e akuzuar per fakte jo reale,sidomos nga gazetat franceze.Ky artikull hedh sado pak drite ,per ridimesionimin dhe dhenies se vendit qe i takon ne historine e Shqiperise te kesaj figure legjendare te kombit tone.







 Per ata qe kane ndonje lidhje me ishujt e detit Jon dhe me te afertin kontinentin Turk,nuk do te jete e dobishme botimi i nje letre te gjate,qe besojme qe eshte e sakte dhe e vertete,lidhur me projektet e Ali Pasha i Janines, dhe lajmet e perhapura se fundmi, nga gazetat e ndryshme lidhur me projektin e Parges.

Ky princ i famshem pasardhes nga familje aristokrate,mbetur jetim dhe i vetem ne moshe fare te vogel, u be i njohur per gjallerine dhe energjine e talentit te tij, ju ngarkua nga Porta e Larte te eleminonte Pashain e Delvines,dhe te dergonte ne Kostadinopol koken e ketij ribeli.Ky akt u ndoq me sodisfaksion nga Sulltani,i cili i dha vendin bosh,duke e lartesuar prane autoritetve me te degjuara.Ne provincat e medhaja nga ai qeverisur,nuk ka mundur kurre te futet armiku i gjalle,dhe asnjeri te guxonte te ngrrite lart stendartin e ribelionit.Ai mban nje numer te madh dhe te shquar ushtaresh,ne pjesen me te madhe te rregullt dhe te disiplinuar,nga te cilet 20 mije,formojne garnizonin e Prevezes,nje fortifikate e fuqishme.

Udhetaret dhe tregtaret e huaj nuk jane me te vrare ose te vjedhur nga hajdutet e shumte,qe shkaktonin terror ne Shqiperi,Epir dhe provincat perreth.

Per te çuar ne fund nje mision te tille te veshtire,ishte e pamundur,qe kariera  e tij,nuk do te shenonte akte te dhuneshme,por kjo per nje domosdoshmeri kur flitet per te miren e pergjithshme.Prandaj nuk eshte per tu habitur,qe viktimat e kesaj drejtesie te jashtezakoneshme kane mbjelle faren dhe ngrritur zera dhe ndonjehere jane perpjekur te gjejne ekstravagancen ne karakterit te tij,ku  njeriu i informuar me se miri per faktet i vjen keq,qe domosdoshmeria absolute e rrethanave per te bere kete drejtesi, e kane kethyer ne ekstravagance te karakterit.Keshtu duket qe tedenca fatale per te zmadhuar disa te keqija,duhet ti atribujohet,ankimeve te disa gazetave periodike,qe te shtyre ne kete rast nga banoret e Parges qe deshironin te emigronin,se sa te qendronin nen flamurin e Sulltanit.

Kishte nga shume kohe qe Porta e Larte njifte domosdoshmerine per te bashkuar nen ligjet e saj Pargen dhe fshatrat perreth,per te siguruar rendin ne keto provinca shpesh te trazuara, komanduar nga Ali Pasha te zhdukte strehimin qe hajdutet dhe kriminelet gjenin atje.Prandaj ishte me shume e rendesishme kjo, se ashperia e ligjeve qe vepronte ky governator me inisiative per te zhdukur kete semundje te temerrsheme orientale.

Keshtu qe,kur ne 1800 u be nenshkrimi zyrtar i dhenies se Prevezes,Vonices,Butrintit dhe Parges qe me pare i takonin Republikes Veneciane, territore te vogla,por te rendesishem per te arrdhurat dhe sistemin e qeverisjes te shtetit Otoman.Me fillimin e luftes midis Turqise dhe Rusise.banoret e Parges u revoltuan dhe debuan governatorin turk duke shkelur flamurin e Sulltanit.Veziri Ali Pasha sigurisht rezervoi denime per ribelet,por luftrat ne vazhdim kerkonte objektive me te rendesishme.

Nderkohe francezet pushtojne 7 ishujt,ata ishin dhe protektoret e Parges,derisa u lekund fuqia franceze ne keto ane.Parganotet sakrifikuan edhe mbeshtetjen e proktetoreve ne renie,duke shpresuar ne ata te rinj Anglezet,duke mos patur frike edhe vdekjen te bashkepatriotit te tyre Vujo Cefalano,nga ata vete i kerkuan qeverise franceze te Korfuzit per komisar te policise.

Vendosja e paqes ne Europe ne Kongresin e Parisit, i cili nuk mund ti rezistonte insistimit te Portes,qe e njohu ate si padrone te ketij bregdeti meskin.Pargiotet te mesuar me te kaluaren e tyre te ashper,nuk deshironin me te ekspozoheshin ne rreziqe te reja si ne te kaluaren,ata deklaruan se deshironin te largoheshin,neqofshe ju paguaj atyre, shuma e 150 mila sterline,çmim i vleresuar nga banoret,per ndertimet dhe pronat e tyre.Shuma ne fjale ndryshoi ne Korfuz dhe u pagua menjehere nga duart e lord Maitland ne shifren 633 mila sterline.Dhe qe pikerisht ne kete kohe qe u ngrrit  nje re tymi disinformimi,per gjetjen e kockave te djegura te afermeve te tyre,te "djegur ne menyre te llatarshme",por te ngritura nga gazetat,poetet qe u shfaqen ,ne menyre te veçante ne gazetat  franceze,letra e supozuar nga Korfuzi te dates 10 Qershor,ne te cilen karakteri Ali Pashes eshte pershkruar me ngjyrat me te erreta,dhe sjell fakte te ndryshme absolutisht fallso.Veçenarisht ajo e 17 grave hedhur ne liqen,ndersa nuk qe gje tjeter, qe e quajtura "pak e ndershme" me emer Frosini zgjedhjet e gabuara te se ciles,çuan ne teprime te familjeve ilustre,e bene te ndodhnin vrasje,per te cilen vete burri dhe familjaret e saj e mallkuan ate.

Per me teper shenjteria e tij Vezir Ali Pasha,nuk ka pasur kurre nje vella,ka tre djem,te gjithe me grada te medhaja,me dinjitet te larte,dhe gezojne te gjithe mirebesimin e sovranit.Vezir Ali Pasha mbron  pa dallim turqit dhe grekerit,besimi eshte i lire pavarsisht bindjes.Metropolita grek qe banon ne Janine,keshtu edhe peshkopet dhe kadite,ne çdo qytet jane gjygjtaret e bashkeqytetareve te tyre.

Ai eshte i paepur ne çeshtjet e drejtesise,nese kjo kontributon ne qellimin per ti bere provincat qe qeverise paqesore dhe te lulezuara,madje edhe per tregtine e brendeshme qe ishte kaq problematike, tani eshte bere e sigurte dhe komode,per rruget dhe urat qe ka ngrritur me shpenezimet e tija te medhaja.Janina ku banon,me pasurine dhe banoret e saj eshte nje qytet i zhvilluar.

Albert Pasho







Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Këngë e vjetër për Ali Pashë Tepelenën.Thimi Mitko "Bleta Shqiptare" 1878. Albert Pasho.

"Kush ka par’ asllan Alinë, Nd’ atë të shkretën Janinë. Ndë kala mbylltur’ të zinë, Rreh të nkëthenjë Shqypërinë. Ditën e Sulltan Nevru...