Historia e Ali Pashe i Janines,origjina e tij,karakteri,pushteti qellimet dhe burimet.Nga periodikia "The Literary Panorama",Vellimi i VI nga Charles Taylor,1809.
Free Blogger Albert Pasho
Historia e Ali Pashe i Janines,origjina e tij,karakteri,pushteti qellimet dhe burimet.Nga periodikia "The Literary Panorama",Vellimi i VI nga Charles Taylor,1809.
Free Blogger Albert Pasho
Alphonso de Lamartine ( Macon,21 Tetor 1790- Paris 28 Shkurt 1869 ) ka qene nje poet,historian dhe statista franceze,i famshem per lirikat e tija,te permbledhura ne "Meditations poetiques"(1820),me te cilen konsiderohet si nje nga figurat themelore te levizjes romantike ne literaturen franceze,ka qene influencuar nga poeta angleze Lord Byron.Ne vitin 1829 u zgjodh ne Akademine e Frances. Ne politike ne fillimin e vitit 1848,ze nje vend te rendesishem kur zgjidhet kapo i perkoheshem i qeverise te "Republikes se dyte" per nje periudhe te shkurter.Ka qene kandidant ne zgjedhjet presidenciale ne Dhjetor te 1848. Ne shkrimet e tij si historian dhe politikan,ne vepren e tij voluminose "The History of Monarchy in France" do te shkruaj edhe per Luanin e Epirit ose si e thekson ai "Skenderbeu i Ri". "Ali Pasha i Janines,nje nga perzhonazet me heroike e te zgjuar te koheve moderne ..."
Perandoria Osmane brenda saj u minua, në pjesen e Epirit dhe të Moresë, nga një Skënderbe i Ri, i dalë nga radhët e vetë osmanëve. Ky ishte Ali Pasha i Janinës, një nga personazhet më heroikë dhe më i zgjuar të kohëve moderne. Ai ishte tashmë shumë i avancuar në moshe,por as koha, as betejat, as strategjite, as krimet, as kënaqësia epshore e jetës së tij të gjatë nuk kishin shuar tek ai,ambicjen, politiken,diplomacine dhe guximin. Nga skaji i luginave në Epir, dhe nga mezi i sarajet e tija, ai menaxhoi politikat e njëmijë intrigash të ndryshme me osmanët dhe të krishterët, ai kundërbalancoi me fuqinë e zotësise së tij dhe e mbajti perandorinë, si të thuash, në një gjendje pezulli.Njihet se natyra e qeverisë te osmane, e ushtruar nga oficerë(ajane)te saj pothuajse të pavarur nga sulltani, mbi fise të ndryshme nga njëri-tjetri, në ligje,ne religione dhe ne sjellje,ajo shpesh toleron ekzistencën e këtyre krerëve të fuqishëm, të cilët përdorin kundër sovranit të tyre pushtetin që kanë marrë prej tij dhe e bëjnë qeverine të dridhet pasi ajo i ka bërë ata të fuqishem. Këto revolta të papritura dhe gjendje kalimtare të pavarësisë e trazojnë perandorinë pa e copëtuar atë. Rebelimi vdes me prijësin e tij, nuk ka asnjë vazhdimësi në këto revolta, të cilat karakterizohen gjithmonë nga respekti dhe nderimi për gjakun legjitim dhe të shenjtë të osmanëve. Keshtu provincat e shkëputura dhe thesaret e grumbulluara nga rebelët i kthehen, herët a vonë, Sulltanit. Ali Pasha Tepelena ka lindur në qytetin e vogël të Epirit, nga e ka marrë emrin, nga një familje e asaj race shqiptare, me origjinë të krishterë, por myslimane në zakone dhe tradita si shumica e shqiptarëve. Veli Beu, babai i tij, duke iu grabitur nga pjesa e trashëgimisë atërore nga vëllezërit e tij mercenarë, u bashkua me kleftët, grupe të përhershme aventurierësh nomadë, të cilët, ashtu si kalorsit e mesjetës, apo banditët korsikanë, janë autoktonë të Shqipërisë, një shkollë lufte,per bastisje dhe heroizem,jne lloj e barabarte per te formuar hajdute dhe heronj.Pasi u kthye në Tepelenë, me një grusht shokësh të tij, Veli Beu, dogji vëllezërit e tij në shtëpinë që i kishin privuar dhe rimori trashëgiminë e tij , ne mes hirit dhe mbi trupat e vdekur të vellezerve të tij. Duke qenë po aq i dalluar dhe i respektuar(frikshem) për këtë vepër, ai u emërua Aga i Tepelenës. Kur u martua me Hankon, bijën e një beu, një grua e shquar për bukurinë dhe energjinë e një luftetare të egër si ato te antikitetit,ne venat e së cilës, thuhet se rrjedh gjak nga ai i Skenderbeut, dhe ajo mund të mburret per lidhje gjaku me Skënderbeun. Aliu dhe vajza e quajtur Shaniza, i detyroheshin ekzistencës së tyre kësaj zonje dhe kishin mar prej saj, energjinë, pasionet dhe egërsinë e racës së saj. Veli Beu vdiq i ri, dhe Hankua, ende në lulen e moshës dhe bukurisë e saj, vendosi të mbronte fëmijët e saj me intrigë, me dashuri dhe me forcën e armëve,si dhe autoritetin që i shoqi kishte fituar mbi Tepelenen. Ajo braktisi delikatesën e gruas,dhe u vesh me kostumin e luftëtarit, me pistoleta, jatagan dhe sabre,dhe shaloj kalin e saj,.Te mahnitur nga guximi, hijeshia dhe dashuria e saj, krerët e maleve të larta shqiptare i dhane asaj komanden luftarake per luftrat e saj.Pasi krijoj një bandë mirmidonësh(luftetaret antik te Akilit), ky ajo ishte ne krye te tyre, marshoi per ne Tepelene. E zene rob dhe e burgosur dhe lidhur me pranga,bashke me fëmijët e saj, në qytetin fqinj të Kardhiqit. Bukuria dhe hijesia e saj zbutën zemrat e roberuseve të saj, ajo u lirua nga bujaria e një te krishteri, i cili e pagoi shpërblimin e saj, dhe keshtu ajo u kthye në Tepelenë. Ajo iu përkushtua pregatitjes se Aliut për luftë, per strategjite për hakmarrje. Ndërsa ishte ende i ri, Aliu u pregatit me shokët e tij, në grabitjen e tufave dhe te fshatrave.Nëna e tij e inkurajoi në këto aksione, qe demostronin ambicieje.Nje here pasi e pa atë Aliun, të kthehej një ditë pa plaçkë lufte dhe pa armë, nga një prej ketyre aksioneve, në të cilen ai ishte detyruar ta braktiste i mundur. "Shko, frikacak," i thote ajo e inatosur dhe e zemeruar..."ne harem nen fustanin e grave,se kete di te besh me mire se perdorimi i armeve dhe i forces".I turpëruar për dobësinë e tij, Aliu iku nga shtepia atërore, gjeti një thesar në rrënojat e një kështjelle të vjetër, ndërsa gërmonte tokën me shpaten e tij, mblodhi tridhjetë trima nën pagën e tij dhe shkatërroi gjithë vendin. I kapur ne befasi nga trupat e Kurt Pashes të Shqipërisë, dhe u dërgua në Berat, rezidenca e këtij dinjitari, për t'u ekzekutuar atje. Kurti u prek dhe u zbut nga rinia dhe pamja e tij dhe ia ktheu nënës së tij. Kështu Aliu u fal, dhe pasi u kthye në Tepelenë, u martua me Eminenë, të bijën e Pashait te Delvines, një aleancë që kënaqte njekohesisht, dashurinë dhe ambicien e tij. Duke qenë i sigurt për vjehrrin e tij, ai e shtyu fshehurazi të favorizonte përpjekjet e para të pavarësisë greke, të nxitura nga Rusia në 1790. Duke u bërë viktimë e kësaj politike të paqartë, Pashai fatkeq i Delvines u vra në Manastir nga turqit. Aliu i dha për grua motrën e tij Shainiza pasuesit të tij, Pasha i Argyro-Castro,por duke qenë i neveritur nga ndikimi i vogël që mund të ushtronte mbi kunatin e tij, ai u përpoq të bindente motrën e tij që të çlirohej nga i shoqi me helm, që ajo të martohej me Solimanin, vëllain e vogël të Pashait, të cilin ajo e donte. Shanizaja refuzoi të kryente këtë krim, Aliu shtyu Solimanin të vriste vëllain e tij, dhe i dha dorën e motrës së tij, mbi trupin e pajetë të burrit të saj. Pak kohë pas kësaj, Porta, pasi vendosi për shkarkimin , Pashait së Delvines, mikut dhe mbrojtësit të Aliut të ri, ky i fundit e beri veten gjithnjë e më shumë në besimin e tij, e ftoi në një banket në shtëpinë e tij, fshehu disa vrasës në një dollap rrobash,leshoje filxhani e kafesë në dyshemenë e mermerte te dyshemese,si sinjal per vraserit,miku i tij u sakrifikua perpara tij,dergoje koken e tij ne Kostadinopoje,dhe mori si shperblim qeverisjen e Thesalise dhe titullin Pasha. Pasuruar nga shtrirja e pushtetit te tij,me ne fund mori titullin Pasha i Janines,nje nga zonat me te pasura dhe deliciose te Epirit. Aliu vazhdoi t'u bënte lajka grekëve duke bere sikur kishte një adhurim për krishterimin,shtyre nga dëshira që lindente në gjoksin e tij, për te respektuar të parëve të tij. Ai i thirri ata në këshillat e tij dhe manovroi mes tyre dhe muslimaneve derisa u bë i nevojshëm për të dy, duke ngritur dolli me grekët për shëndetin e Panagjisë ose Virgjëreshës Mari.Duke qenë njëkohësisht e aftë per qeverisje dhe mercerie, grumbulloi thesare të pafundme, të cilat ishin fshehur në një pallat të ndërtuar mbi një shkëmb në mes të liqenit të Janinës dhe që komunikonte me qytetin vetëm me një rrip të ngushtë toke. Këto thesare i mundësonin atij të merrte trupa, me të cilët pushtoi pak e pak territoret fqinj, me pretendimin se do të nenshtronte atje rebelët, nën pushtetin e Sulltanit. Në një nga këto ekspedita, të ndërmarra për t'u hakmarrë për robërinë e nënës së tij,per të cilën ai i ishte betuar se do ta bënte, bëri që të digjej në një zjarr të ngadaltë dhe mishi i tij të copëtohet me pincë të kuqe të nxehtë, një epirot që e kishte fyer në burg. Duke e parë më të favorshmen në atë kohë t'u shërbente turqve se grekëve, ai ktheu armet kundër suliotëve, të cilët ishin rebeluar me nxitjen e Rusisë, dhe ua mori territorin e tyre. Ai kishte tashmë tridhjetë mijë mahometanë nën urdhrat e tij dhe kudo njihej me titullin Luani i Epirit. Republika franceze duke qene padrone e Korfuzit ,i dergoje gjenerale dhe ambasador per ti bere qejfin,krenarise se tij,dhe ta interesojne ate për revolucionin çlirimtar të grekëve dhe të Adriatikut. I priti me politikë,perketheli dhe mbajti gjalle shpresat e tyre,i dehu ata me kënaqësitë e Janinës, kopshtin e grave të bukura. Ai madje lejoi që në pallatin e tij të këndoheshin këngët e poetit grek Rhigas, modernen Tyrtoeus te racës së tij, pastaj papritmas duke ndryshuar tonin dhe miqtë e tij, ai marshoi në krye të njëzet mijë burrave kundër Passavan Oglou, Pasha i Viddinit, të cilit, talenti i Rhigas kishte nxitur të deklarohej për grekët. Kur u kthye në Janinë, ai arrestoi gjeneralin francez Rose, i cili ishte martuar së fundmi, me ndërhyrjen e tij, me vajzën më të bukur të Epirit, dhe e dergoje te lidhur me zingjire te vdiste ne burg tek shtate kullat.Fati i buzëqeshi atij në të gjitha drejtimet. Djali i tij i madh. Mukhtari, i cili ishte ngarkuar me qeverinë gjatë mungesës së tij, i kishte ngjallur zemërimin dhe dyshimet, nga dashuria e tij për një zonjë të re greke të Janinës. Por Aliu e largoi prej saj, me pretendimin se ai do komandonte një ekspeditë në Thesali. Pastaj, duke hyrë natën në shtëpinë e zonjës së djalit të tij, Eufrosines, e pushtuar nga tmerri, e lidhi me pranga në birucat e sarajt së tij, së bashku me pesëmbëdhjetë vajza të reja të familjeve kryesore të qytetit, të akuzuara për marrëdhënie kriminale me djalin e tij, dhe të nesërmen i mbyti të gjitha në liqen. Gjaku i grekëve u derdh me bollëk në të gjithë provincat e tij, gruaja e tij Emine, pasi iu hodh në këmbët e tij për t'i kërkuar faljen e tij për të krishterët e pafajshëm, ai e ngarkoi me qortime,dhe duke gjuajtur me pistoletë mbi kokën e saj kundër murit, ai e goditi me një tmerr të tillë sa ajo vdiq gjatë natës. Megjithatë, me këtë rast, ai u pendua për pasojat e zemerimit të tij dhe nuk e fali kurrë vetes, për vrasjen e nënës së fëmijëve të tij, dhe autoria e parë e pasurisë së tij.Ekulibrando me mjeshtëri mbështetjen e tij, herë duke u shpallur me Divanin, e herë me jeniçerët, gjatë luftës së gjatë midis këtyre ribeleve dhe sulltanin, ai përparoi deri në portat e Adrianopojës me tetëdhjetë mijë burra.Te frikësuara të dyja palët, dhe po aq i frikësuar dhe ai vetë, ai nuk hyri kurrë në Konstandinopojë. Duke u deklaruar çdo ditë si një mbështetës besnik i fronit, ai fortifikoi kryeqytetin e tij, dhe mbretëroi mbi Greqinë, të cilën me turne e përkëdhelte dhe e shkatërronte. Me shenjën më të vogël te atij, krerët e Peloponezit, që dukeshin shumë të popullor, me siguri do të binin nën goditjet ose jataganëve te arnautëve të tij. Mbetur mbreselenes, nga admirimi, gjate djegies e një fshati grek, nga bukuria e një fëmije dymbëdhjetë vjeçare, e quajtur Vasiliki, e cila iu lut që të kursente familjen e saj, ai e ngriti,e uli ne gjunjët e tij, e mori me vete në Janinë, e rriti në haremin e tij dhe u martua me të. Ai ishte në këtë kohë mbi të gjashtëdhjetat dhe në kulmin e fatit së tij. Një pjesë e thesareve të tij duke u shpërndarë me mjeshtëri dhe fshehtësi në Kostandinopojë, nga agjentët që Aliu i kishte punesuar në oborrin e Sulltanit, i ruajtën favorin e vezirëve dhe sulltanëve. Dy djemtë e tij Veli dhe Moukhtar, u investuan me qeverite dytësore, në More, në Maqedoni dhe Thesali. I gjithë Peloponezi ishte në duart e një familje,kreu trim, ky sundues absolut dhe misterioz, qe bënte te dy racat e sundimit te tij, të shpresonin dhe të friksoheshin here njera pale here tjetra pale, nga maja e fortesave të tij malore, ndërsa negocionte në të njëjtën kohë, në Adriatik, me francezët ose anglezët, duke prtenduar nga të gjithë mjetet për të vepruar, kundër të gjithëve. Ndërkohë Sulltan Mahmudi, i bindur për domosdoshmërinë e shfarosjes së këtij përkrahësi të kryengritjes, që çdo ze, e shtynte qe ta parashikonte, në mesin e nënshtetasve të tij grekë. Kishte vendosur me energjinë e tij të njohur, për ti shpallur luftë të hapur Ali Pashes, më pak shkatërruese sipas tij për perandorinë e tij, sesa ato plane të dyfishta, që lejonin rritjen e rebelimit. Ushtritë e tij, të drejtuara nga më të devotshmit dhe me luftëtarët e pashallareve të tij,ne dy vitet e fundit kishin rrethuar Ali Pashen në malet e tij, duke shternguar rrethimin e qyteteve dhe fortesave brenda të cilave ai ishte mbyllur. Por Aliu, i sigurt mes liqeneve,grykave dhe mureve te keshtjellave të tija,shfaqte, edhe kur luftonte kundër zotërisë së tij, respektin e një skllavi besnik e të harruar, herë pushtues, herë i pushtuar, duke lajketuar dhe korruptuar vazhdimisht vezirët dhe pashallaret që e kundërshtonin. Grekët, të paqarte për rolin që do të merrte përfundimisht ky arbitër i lirive të tyre, panë tek ai ndonjëherë shfarosësin, dhe here tjeter Makabeun( Guida Maccabeo kondontier antik ebre) i racës së tyre.Proklamatat dhe emisarët e Ipsilantit, i kishin dhënë Peloponezit shtysën dhe deshiren për pavarësi. Kolokotroni, një prijës i kryengritjeve të para të dështuara, i cili për disa vite kishte bërë një jetë te terhequr në ishullin Zantit, ku koha dhe terheqja e tij kishin shërbyer vetëm për të pjekur heroizmin e tij, ku babai, vëllezërit dhe farefisi i të cilit ishin zhdukur nën shpatën turke, ishte shfaqur përsëri dhe kishte riorganizuar bandat e tija në male. Germanos, Kryepeshkopi i Patrës, një orator, një prift dhe luftëtar, kishte thirrur një mbledhje në shpellat e malit Erymanthus të të gjithë krerëve të klerit, për të bashkërenduar me ta kryengritjen e të gjitha kishave të tyre. Ai i kishte thirrur të krishterët që të ndaheshin përgjithmonë nga të pafetë dhe të tërhiqeshin me priftërinjtë e tyre, gratë dhe fëmijët e tyre në male, për të organizuar atje një luftë të shenjtë dhe për të zbritur që andej mbi osmanët. Me thirrjen e tij, qytetet dhe fshatrat u boshatishen, dhe turqit të habitur nga kjo, sulmuan ato turma njerëzish, të cilët mendonin se mund t'i kthenin lehtësisht në skllavëri, por ata u shtyne kudo, nga malet dhe pak me vone debuar edhe nga qytetet, ku ata pak kohe me pare kishin qene zoter dhe padrone.. Maqedonia, Thesalia, Epiri, Akarnania, Etolia, Peloponesi, Eubea dhe Arkipelagu ishin bërë një fushë beteje e gjerë, nga deti dhe nga toka, që gllabëronte me turne si tiranët, ashtu edhe skllevërit. Ali Pasha i cili ishte i kënaqur të krijonte armiqe për kundershtarin e tij, u drejtoi një proklamatë suliotëve që më parë i kishte dëbuar nga vendi i tyre dhe ua ktheu territorin dhe kështjellat e tyre, me artileri dhe municione, për të bërë aleance kundër turqve. Me afrimin e fshatarëve,qe duke zbritur me shumice nga malet, nën drejtimin e priftërinjve dhe prijësve të tyre,ne të gjitha qytetet, të ngritura në kryengritje, duke sulmuar turqit, i kishin mbyllur në kalatë,ku nga prej andej turqit bombarduan dhe vunë zjarrin ndërtesave.Krimet dhe masakrat e lirise barazonin ato te tiranise.Poliponezi ishte nje skene zjarri dhe gjaku,nen kryqin si dhe nen gjusem henen.Europa u drrodh nga tmerri i tregimeve te ketyre flakeve dhe masakrave.Gjatë këtyre betejave dhe masakrave të ndërsjella, në të gjitha ujërat dhe në të gjitha brigjet e detit Egje.Hurshid Pasha në krye të ushtrisë osmane të Epirit, bllokoi Ali Pashen në kryeqytetin e tij me gjysmën e trupave të tij, ndërsa me gjysmen tjetrën luftoi ribelionin në Peloponez. Në një sulm të dëshpëruar, plaku Ali Pasha, i cili u çua me nje barele në mes bresherise të zjarrit, ai zmbrapsi sulmuesit dhe i ktheu të burgosurit që kishte bërë në kete rast.Pas kesaj ai i shkrojti Hurshidit; "Ariu i Pindit është ende gjallë,ti mund të marresh dhe të varrosësh të vdekurit. Unë do të veproj gjithmonë në të njëjtën mënyrë kur ju më luftoni me lealta, ma vetëm dy burra po shkatërrojnë gjithë Turqinë, ne po bejme vetem shkatrrimin tone!".Aliu i tij, duke qenë i sigurt për besnikërinë e pakorruptueshme të trupave të tij dhe pathyeshmerine e kalave të tija,ngjante se shikonte me indiferencë stoike(demostrim i fortesise se shpirtit i skajshem, perpara humbjes dhe vdekjes), luftën që po gllabëronte të dy popullatat, pa e prekur veten, dhe priste triumfin e njërës prej ketyre kauzave, përpara se të deklarohej. Motra Shainiza sapo i kishte vdekur, dhe e reja e bukur greka Vasiliqi,tashme e plotfuqishme ne zemeren e tij,e ngushullonte per moshen e thyer dhe tiranine me dashurine e saj,ashtu si heroizmi sfidon kohen,ne racat e fuqishme te Orientit.Megjithatë shpejt, ai u detyrua të braktiste kryeqytetin dhe pallatin e tij të fortifikuar, përballe sulmeve të përsëritura dhe rritjes të forcave osmane, dhe të tërhiqej në kështjellën e tij ne liqenin e Janines.Atje i mbrojtur nga nje rrip i pa thyeshem i dallgeve te liqenit,nga muret dhe topat, të vendosura nën strehën per tu mbrojtur nga bombat, me këmbët e tij mbi thesaret e tij, të grumbulluara në shpellat e pallatit të tij, sherbyer nga skllevër besnikë, i mbrojtur nga luftetar të devotshëm, i dashur nga një grua e dashur dhe e virtytshme, dhe i vendosur të perballoje vdekjen,sesa ti dorezohej fatit,shikonte me qetesi qytetin dhe provincat e tija,ne duart e armiqeve te tij,duke menduar veten të sigurt për ti rrimar perseri.Aliu si per tu argetuar,ai bombardonte kampet dhe rrethinat e tyre,duke demostruar akoma guximin dhe krahun e tij fitimtar mbi te vdekurit e tyre,dhe keshtu i afrohet fundit te jetes se tij,duke mbuluar deformalitetin e vdekjes,me iluzionin e fatalitetit,te lavdise dhe te dashurise.
Albert Pasho
Free Blogger Albert Pasho
Shkenca Morale dhe Politike, Historia e Ali Pashe Tepelenes,Pasha i Janines, Veshtrim Historik dhe Politik, nga Malte Brun.
Malthe Conard Bruun ( 1775-1826), ka qene nje gjeograf dhe historian Danez,i natyralizuar Francez,pas debimit nga Danimarka ne vitin 1800, nga mbreti Danimarkes Federiko VI,si rezultat i disa pamfleteve kunder qeverisjes Daneze dhe te mbeshtetjes te Revolucionit Francez, gjeti strehim ne Francen pas revulicionare.Malte Brun u afirmua si gazetar,shkrimtar ,historian dhe gjeograf ne Paris.Ka qene themelus dhe sekretar i "Societe de Geographie de Paris" 1821,e para societa gjeografike moderne ne Paris.E veçanta e ketij autori eshte sepse ai eshte bashkekohes i Ali Pashe Tepelenes,ne krahasim me te tjeret qe jane te me voneshem,dhe si rrjedhim ka qene deshmimtar i drejteperdrejt i ngjarjeve te kesaj periudhe,veshtrimi i tij politik eshte ai i revolucionit Francez dhe ne mbeshtetje te ketij revolucioni,kjo deshmohet edhe ne kete punim historik dhe politik ,ku na jep edhe vizionin politik dhe historik te Ali Pashe Tepelenes.
Pregatiti dhe perpunoje Albert Pasho.
Pjesa e Pare...
Kur kombet dhe perandoritë janë në rrugën e shpërbërjes, nuk është e pazakontë të shohësh, në mes të brezit më të dobët dhe më të korruptuar, lindin disa njerëz të vetem, të cilët, të pajisur me talente të mëdha, të frymezuara nga pasione të mëdha, por të pajisur edhe me veset e popullit të tyre dhe të shekullit, nuk bëjnë asgjë tjetër me ndërmarrjet e tyre ambicioze,shpejtojne shkaterimin e administrates politike,nga e cila ngjan qe do tju vije mbeshtetja. Këta njerëz të jashtëzakonshëm bëhen dyfish të rrezikshëm kur lindin në një perandori të përbërë nga disa kombe, të ndryshme në karakter dhe origjinë, të prirur ndaj rebelimit dhe luftës civile. Nëse një nga këto kombe më pak të degjeneruara, që ka ruajtur ende frymën e guximit, do të ndodhte t'i bashkohej një lideri kaq të madh, mjerë shteti i vjeter! Ai është më afër shpërbërjes sesa rigjenerimit. Duket se arnautët, ose shqiptarët, janë njerëzit e destinuar të përshpejtojnë shpërbërjen e Perandorisë Osmane, prej së cilës ata janë ushtarët mercenar më të guximshëm dhe më inteligjentë. Asnjë pengesë nuk i ndal hapat e tyre. Ata ngjiten maleve, notojnë nëpër lumenj, por asnjë pengesat nuk i zbut dëshirat e tyre lakmitare, prirjet e tyre të egra. Ky komb luftarak i ka dhënë tashmë Turqisë tre njerëzit më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë,ne lavdine e koheve moderne.Muhamed Aliu, i cili mbretëron me një shkëlqim të tillë në Egjipt, i cili nuk mund te konsiderohet si një nga vasalat më të bindur; Mustafa Bajraktari, i cili u zhduk në te njejtat hapa e atij froni perandorak, të cilin ai kishte qendruar pak më parë, dhe Ali Pasha tonë, ndoshta më i madhi nga të tre për talentin e tij dhe që ne momentin qe shkruajme, duket i destinuar të bjerë nga lartësitë e lumturisë në humnerën e lëndimit.I perballur me armiqtë te shumtë, ose i lodhur nga mosha, ndoshta do të dorëzohet, por një njeri i lartësuar kaq shumë,i frymezuar nga shembuj të tjere famoze, do të ulet një ditë në fronin e osmanëve, nëse Evropa e krishterë nuk do e kundërshtoje atë. Për të gjykuar për karakterin e Aliut, duhet të kujtojmë se shqiptaret jetojnë në një lloj barbarie të ngjashme me atë të kohës feudale. Zotërit, ose krerët e fiseve, formojnë një aristokraci që i nënshtrohet pak Portës, dhe nga ana e tyre ata i lënë popullit një lloj lirie, ose më mirë anarkie, që në momente qetësie mund të sjellë në mendje demokracinë e komuniteteve të lashta greke. Lidhja e shqiptareve me krerët e tyre, me fiset e tyre, me vendin e tyre paraqet karakterin patriotik dhe heroizmin kalorësiak, ata vdesin me gëzim për atë që, sipas shprehjes së tyre, ka ndare bukën me ta. Midis fiseve beheshin luftëra te përjetshme ndermjet tyre, përpara se Aliu t'u vinte sundimin e tij të hekurt, burrat e një fshati rrinin në pritë për ata të një tjetri për t'i vrare. Ata nuk guxonin të plugonin, as të mbillnin, as të korrnin nëse nuk ishin të armatosur dhe të mbledhur në një numër të konsiderueshëm. Turqit nuk duan t'i njohin si myslimanë, as grekët ti njohin ata si të krishterë, megjithatë ata kanë disa kisha, disa xhami, por thellë në thellësi ata nuk kanë Zot tjetër, përveç interesit të tyre, as ligj tjetër përveç shpates se tyre. Titulli Klefte (hajdute) dhe vrasës nuk bën asnjë çnderim, as kur të çon në trekëmbësh. Pasuritë e të mëdhenjve konsistojnë kryesisht në kopetë e tyre të pafundme të ruajtura nga barinj të armatosur. Kështu pasardhësit e ilirëve dhe epirotëve të lashtë, të Aleksandrit, të Pirros, të Skënderbeut jetonin pak kohë më parë në këtë situate vërtet homerike e ossianiko, në gjirin e luginave të tyre piktoreske, nën një klimë të butë si ajo e Italisë. Në qytetin e vogël të Tepelenes, i vendosur në bregun e majtë të Aous ose Vjoses, jo shumë larg vendit ku ky lumë del nga gryka e Kelcyres, Aliu lindi rreth vitit 1750, por viti i lindjes së tij nuk dihet saktësisht dhe vetë Aliu nuk dëshiron të japë asnjë shpjegim për këtë, pasi ai gjithmonë është shtirur se duket më i ri se sa është në të vërtetë. Bej te atij qyteti e mbanin ate si feud nga Pashai i Beratit. Familja e Aliut, e dalluar me mbiemrin Hyso, kishin banuar aty prej shumë shekujsh. Kjo familje, sipas disave, do të ishte ndër ato që për të shpëtuar pronat e tyre, ndërruan fenë gjatë kohës kur Shqipëria ra nën zgjedhën osmane. Megjithatë, ai aktualisht është pjesë e fisit Tosk të cilët thonë se janë myslimanë të lashtë. Sido që të jetë, një nga anëtarët e saj, pasi u dallua në profesionin e nderuar të kleftit ose kleftes, ia doli të bëhej zot i zotrimit të Tepelenes dhe të trashëgonte autoritetin e tij. Gjyshi i Aliut, konsiderohej si luftëtari më i madh i shekullit të tij, dhe vdiq në rrethimin e famshëm të Korfuzit, pikërisht në atë pikë ku ai kishte ngjitur muret me shpatë në dorë dhe i inkurajoi trupat e tij të ndiqnin shembullin e tij. Shpata e tij ishte ruajtur prej kohësh si një relike në arsenalin e Korfuzit dhe u zhduk kur francezët pushtuan atë ishull.Duhet ta dini se Aliu i kishte premtuar një shumë të konsiderueshme parash, atij që e kthente shpaten e gjyshit tek ai, por me kot. Babai i heroit tonë, i quajtur Veli Bej, ishte një burrë i qetë, i dashur, bujar dhe shumë i prirur ndaj grekëve, të cilët, me ndikimin e tyre në Fanar , mundën ti merrnin pashallëkun e Delvines , por kur armiqtë e kishin luftuar dhe rrëzuar ate, ai më pas u tërhoq në zotrimet e tij të Tepelenes. Bejleret, agallaret fqinje, duke përfituar nga fatkeqësia e tij, munden ta sulmonin dhe ta dobesonin. Ata bejleret të zonave të shumta të vogla në atë kohë në Shqipëri ishin vazhdimisht në luftë me njëri-tjetrin, herë për të grabitur, herë për t'u hakmarrë, herë për të zgjeruar sundimin e tyre.Veli Beu vdiq nga pikëllimi duke e parë veten të paftë për t'i rezistuar armiqve të tij dhe la pas dy gra, një vajzë dhe dy djem.Hankua nëna e Aliut dhe motrës së tij Shanizashe, ishte një grua me aftësi të jashtëzakonshme, me guxim të madh, me forcen e shpirtit per çdo veshtiresi, që nuk mund të dyshoje, por me një karakter të paepur dhe të egër. Ajo i ngjante Olimpias, nënës së Aleksandrit të Madh, e cila si ajo kishte lindur në Epir. Para së gjithash, për të hequr qafe rivalen e saj ajo e helmoi atë, dhe femijte e saj në të njëjtën mënyrë, ajo ribashkoi të gjitha të drejtat e trashëgimtarisë tek Aliu, i cili atëherë ishte katërmbëdhjetë vjeç. Pasi hodhi tej rrobat e gruas, ajo marshoi në krye të çetës së saj të vogël e besnike, me pushkën mbi supe, kundër të gjithë armiqve, duke përmbushur njëkohësisht rolet e komandantes dhe të ushtarit. Pothuajse në të gjitha luftimet e saj ajo shoqërohej nga Aliu dhe ajo kërkonte nga ai bindjen më të rreptë. E bindur se siguria, madje edhe ekzistenca e të birit, varej kryesisht nga edukimi i tij ushtarak, e kishte mësuar herët me rreziqet dhe pregatitjen e vazhdueshme të një luftëtari te zot, dhe forcoi trupin e tij, natyrshëm e fuqishëm,per ta privuar nga vështirsite. Për t'ia ndezur më mirë guximin, ajo i bëri miqtë e vjetër të familjes t'i tregonin historite dhe bëmat e të parëve të tyre,ata e ndihmuan që me përvojën e tyre të rregullonte rritjen e adoleshencës, ta mesonin në ushtrimet e një palikari ose luftëtari shqiptar dhe t'e mësonte artin e njohjes dhe drejtimit të burrave. Përparimi i Aliut përmbushi dëshirat më të zjarrta të nënës së tij, dhe ky edukim i hershëm shpjegon lehtësisht shumë veçori që e dalluan atë në jetën e mëvonshme. Ai e përdori veten kryesisht për të fituar dashurinë e njerëzve të fisit të tij, duke u lidhur me ta, duke marrë pjesë në rreziqet e tyre në kohë lufte, në dëfrimet e tyre në kohë paqeje, duke zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, duke lajkatur paragjykimet e tyre, duke adoptuar zakonet e tyre. Duke udhëtuar nëpër vendi, në këmbë dhe i armatosur me pushkën e tij, ai studioi sekretet e tërheqjeve, te fshehta të maleve dhe mori një njohuri të saktë të të gjitha situatave që mund të lehtësonin marshimin ose tërheqjen e një trupe ushtrie! Lidhjet e vazhdueshme të miqësisë me shokët e tij të luftës, emrat dhe aventurat e të cilëve i mësoi përmendsh, shërbyen për të ushqyer dhe forcuar në vetvete kujtesën e tij të shkëlqyer. Prandaj, kur më pas një vrasës ose klepte i vjetër u arrestua dhe u soll para tij, shpesh shihej se ai e mahniti fajtorin me rrëfimin e detajuar të veprave të tija "bemat" dhe gjithashtu tregonte të gjitha veprimet meritore të atyre që donte t'i shpërblente. Nuk vonoi të bëhej kalorësi me i aftë, vrapuesi më i mirë, qitesi më i aftë Ndërkaq, nëna e Aliut, e cila me kurajo dhe suksese të ndryshme u rezistoi sulmeve të armiqve, që ishin bashkuar kundër saj, me një goditje të vetme fati ishte kethyer kunder. Banorët e Kardhiqit, një qytet i konsiderueshëm që ndodhet jo shumë larg Argyro-Castro, në mes të maleve të thepisura , ndërmorën një ekspeditë të fshehtë natën kundër Tepelenes dhe ia dolën të zinin rob nënën dhe vajzën. Fatmirësisht Aliu ishte larguar nga shtëpia në atë kohë, disa thonë në një bastisje nate, disa për të marrë pjesë në një martesë të caktuar. Gratë e dërguara në Kardhiq, pësuan trajtim që do të sillte çnderim mbi barbarët më të egër, sepse ditën i mbanin të mbyllur fort dhe natën i braktisnin në brutalitetin e banorëve, kryesorë njëri pas tjetrit. Pasi kishin ngelur për një muaj në atë situatë të tmerrshme, pakënaqësia e tyre ngjalli dhembshurinë e një anëtari të familjes Dosti, i cili kishte për detyrë t'i priste në shtëpinë e tij. Ky burrë bujar, i shoqëruar nga disa shërbëtorë besnikë, i nxori jashtë qytetit duke rrezikuar jetën dhe i ktheu shëndoshë e mirë në Tepelene, ku Aliu po në atë moment po përgatitej për të tentuar çlirimin e tyre me një trup besnikesh që kishte mbledhur.Kardhiqiotet të informuar për arratisjen e të burgosurve, filluan t'i ndiqnin, por kur nuk arritën t'i arrinin, i vunë zjarrin shtëpisë së shpëtimtarit të tyre. Kjo njollë e bërë shtëpise te Aliut dukej se ishte diçka që nuk mund të lahej veçse se me gjak. Zemërimi hakmarrës me të cilin veprat e ndyra të Kardhiqioteve mbushën shpirtin e Aliut ishte ndoshta origjina e të gjitha veprimeve të përgjakshme që njollosi jetën e tij. Autoriteti i nënës së tij dhe lutjet e motrës së tij u vunë në punë për dyzet vjet për të mbajtur vazhdimisht ndezur zjarrin e hakmarrjes në zemrën e Aliut. E ëma, edhe në pikën e vdekjes, iu lut të mos pushonte derisa ta shfaroste atë racë të mallkuar; dhe motra e tij e mbyllte çdo bisedë që bënte me të duke protestuar se nuk do të vdiste e lumtur “derisa të mbushte divanet e banesës me flokët e grave te Kardhiqit. Dyzet vjet më vonë, hakmarrja e këtyre grave u krye menjëherë me urdhër dhe me dorën e vetë Aliut. Ai ishte atëherë në kulmin e pasurisë së tij, kishte titullin Vezir dhe zuri postin e shquar të Valiut të Sulltanit për Rumeline (Rumely Valicy). Një numër i madh trupash bllokuan qytetin e Kardhiqit qe i detyroi banorët të dorëzoheshin: Aliu ndau të gjithë ata që kishin marrë pjesë në fyerjet e kryera kundër nënës dhe motrës së tij, dhe bashke me ta pasardhësit e tyre meshkuj dhe femra. U gjetën midis një mijë e katërqind e një mijë e pesëqind të të dy gjinive, të cilët u çuan në një oborr katror, ku ishin të lidhur, burrat nga njëra anë dhe gratë nga ana tjetër. Aliu hyn i pari dhe me një të shtënë pistolete hedh ne ere trute e të parit prej të burgosurve, të gjithë ndjekësit e tij imitojnë shembullin e tij, masakra kryhet në prani të grave, të cilat ngrenë deri në qiell thirrjet e tyre ankimore. Nuk dergoje me burrat të flijohen, grave u priten flokët dhe fatkeqit shiten si skllevër. Pastaj Aliu largohet nga ai vend i tmerrshëm, mbyll dyert dhe ka shkruar mbi to: "Ato nuk do të hapen veçse për të ndëshkuar fajtorët e arratisur, të cilët mund të arrestohen". Qyteti i lig më në fund digjet dhe rrafshohet nga lart poshtë, dhe Shanizaja mbështet kokën mbi flokët e grave të Kardhiqit. Kjo motër e Aliut kishte trashëguar cilësitë burrërore të nënës së saj. Po të kishte qenë burrë, i tha guvernatori i vjetër i Tepelenes zotit Hughes, do ta sfidonte vëllain e saj për çdo pëllëmbë tokë. Është e ashpër, mizore dhe absolutisht e pamershisme. Kur një ditë besnikët e Aliut kishin rrëmbyer një vajzë të re të bukur nga qyteti i Kallarates, për ta mbyllur në seraine e tij, gratë e vendit dërguan një delegacion tek Shanizaja, për ta lutur në emër të grave të qytetit që të ndërmjetësonte te vëllai i saj, që ai të denjonte ta kthente vajzën te prindërit e saj të shkretë, por ajo u përgjigj ashpër: " kethehuni do të ishte martuar vetëm me një fshatar dhe tani do të jetojë si mbretëreshë".Le të kthehemi te historia e Aliut.Menjëherë pas aventurës së nënës dhe motrës së tij, Aliu donte të provonte veten kundër armikut, në krye të trupave të tij. Plot zjarr dhe i lodhur nga autoriteti që e ëma ushtronte mbi të, ai këmbënguli aq shumë sa ajo e lejoi më në fund, edhe pse me keqardhje, të provonte fatin. Duke qenë me fat në princip,si mungojnë trupat dhe paratë e mjaftueshme për të vazhduar aventurat e tij të lumtura dhe më në fund ai u ndesh me ndonje disfatë. Duke qenë i rrethuar ngushtë nga armiqtë e tij, ai u detyrua të endej nëpër male dhe më pas të fshihej në shtëpitë e disa miqve, të cilët e shpëtuan, dhe e gjeti veten të reduktuar deri në atë pikë sa iu desh të shiste shpaten e tij për të marrë diçka për të ngrënë. Duke u kthyer në Tepelene, e ëma e priti me qortime të hidhura; Thuhet gjithashtu se ajo e ka kërcënuar se do ta veshë si grua dhe do ta mbyllë në harem. Më në fund, e bindur nga përgjërimet e zellshme të Aliut për t'i dhënë leje për të bërë një përpjekje të re, ajo i tha ne menyre te vertete spartane ,qe dëshironte ta shihte të "rikthehej mbi supet e trupave të tij, o fitimtar, ose i vdekur". Ekspedita e tij ishte akoma jo me fat dhe ai humbi një betejë. "Pasi u tërhoqa në rrënojat e një manastiri," i tha ai vetë gjeneralit Vaudoncourt, "mendova për situatën time të dëshpëruar: nuk pashë asnjë mundesi për të mbështetur veten kundër fuqisë dërrmuese të armiqve të mi, po gërmoja mekanikisht në tokë me shkopin tim, kur papritmas dëgjova diçka që rezononte, e cila kishte rezistuar në vetvete shkopit, duke vazhduar germimin gjeta nje arke plot me ar, padyshim që ishte fshehur atje gjatë ndonje lufte civile.Me kete thesar ,mbodha nje trup me dymije luftetar dhe u ktheva triumfues në Tepelene.Zoti Pouqueville e fshine nga vita e Aliut kete detaje te veçante,por kete e pohon zoti Hughes qe konfermon tregimin e zotit Vaudoncourt qe eshte i kunder me ate te Pouqueville. Në këtë periudhë është e vështirë të vendosësh rradhen më të vogël kronologjike në historinë e errët të një serie ngjarjesh, por ndoshta pas zbulimit të thesarit duhet vendosur një paraqitje ngjarjesh që nderon talentin dhe guximin e Aliut, dhe të cilin do ta tregojmë sipas rrëfimit që Vaudoncourt i beri zotit Hughes. Me thesarin që kishte gjetur dhe duke shtuar të gjitha pasuritë e të atit qe ai vendosi ti rimar, duke bërë përpjekjen e fundit kundër armiqve të tij, ai mbodhi trupa të reja dhe hapi fushatën me një trup të konsiderueshëme ushtaresh. E shoqëruan nëna dhe gruaja e tij e re.Bejleret aleatët të Argyro-Castros, të Kardhiqit, te Hormoves dhe disa të tjerë i ranë me forca superiore, e mundën plotësisht dhe e detyruan të strehohej në malet e Nemerçkes, grykat e thepisura të të cilave garantonin humbjen e ushtrisë së tij nga shkatërrimi i menjëhershëm. Në atë moment të vështirë, kur ylli i shtëpisë së Hysajve dukej se ishte gati të zhdukej përgjithmonë, Aliu imagjinoi një mjet shpëtimi, i cili tregon se si gjeniu i thelle i tij t'i sugjerojë nje ide tille. Ai jetonte me nënën dhe gruan e tij në shtëpinë e një shoku besnik. Jo larg kishte fushuar një divizion i konsiderueshëm i armiqve të tij, por ai e dinte se bejleret e Argiro-Castro dhe Kardhiqit, më të fuqishmit nga kundërshtarët e tij, ishin kthyer në shpite e tyre. Si rezultat i kësaj ai mori vendimin e tij. Ai u ngrit rreth mesnatës dhe i dha gruas së tij urdhër të prere që të mos hapte derën e dhomës ku flinin, dhe t'i përgjigjej nënës së tij, e cila erdhi të pyeste djalin e saj, i cili ishte duke fjetur dhe kishte premtuar se nuk do të shqetësohej nga pushimi i tij. Pastaj, i vetëm dhe pa udhërrëfyes, u nis, arriti në kampin e konfederatëve dhe u paraqit në te gdhirre para atyre që ishin betuar për shkatërrimin e tij. Të habitur nga ardhja e tij, ata e pyetën arsyen e këtij hapi, dhe udhëheqësi i ri iu përgjigj atyre me një ze modest, por të sinqertë me këto fjalë: "Fati dhe jeta e Aliut janë në duart tuaja, nderi dhe ekzistenca e familjes së tij varet nga vendimi që ju do merrni. Ja ku jam i shtyrë nga dëshpërimi, kam luftuar deri sa u shteruan burimet e mia, tani e vendos veten në doren tuaj,ju do të gjykoni nëse është më e përshtatshme të më rrënoni, apo të më ndihmoni kunder armiqve te mi.Por mos e mashtroni veten duke besuar se vdekja ime do të jetë në favorin tuaj. Armiqtë e mi janë në thelb edhe tuajat, as nuk dëshirojnë shkatërrimin tim, veçse të mund më lehtë tju vendosin nën zgjedhën e tyre.Bejleret e Argiro-Castro dhe Kardhiqit, tashmë tepër të frikshëm, do të përfitojnë nga rënia ime për t'u bërë zotër të gjithë vendit. Tepelena, e fortë nga pozicioni i saj, e bërë më e fortë nga mjeshteria e shqiptareve te mi besnikë, nëse do të përkrahej, mund të kethehet ne një pengesë të pakapërcyeshme ndaj synimeve të tyre ambicioze. Më shkatërroni atëherë, nëse doni, por jini te bindur se rrënimi im do të ishte vetëm preludi i juaj". Aliu e dinte shumë mirë se ai nuk rrezikonte të vihej në rrezik nga armiqte të tij duke u paraqitur në këtë mënyrë. Kushdo që kërkon spontanisht ndihmën e një princi shqiptar, mund të jetë i sigurt jo vetëm në gjetjen e mbrojtjes se sigurise se tij, por edhe në marrjen e një garancie për largimin e tij pa rrezik, gjë që nuk i mohohet as kriminelit. Ndjenjat e larta që shpalli, kjo vendosmëri e Aliut, sjellja e tij e sinqertë dhe e hapur, reputacioni i tij për trimëri, emri i familjes dhe xhelozia që ai me mjeshtëri dinte të ngjallte në mendjet e tyre, zgjuan tek ata dëshirën për ta shpëtuar, madje edhe për tu bërë kauzë të përbashkët me të. Ndërkohë nëna e tij, pasi erdhi tek dhoma e Aliut, mori nga gruaja e tij përgjigjen e përcaktuar. Ajo u kthye pas një ore, dhe përsëri mori të njëjtën përgjigje. Më në fund, pasi u kthye për herë të tretë, ajo u bë e shqetësuar dhe e hapi derën me forcë. Aliu nuk ishte aty,pasi mësoi rrugën në të cilën ishte larguar, ajo shkuli flokët dhe doli me shpejtësi nga shtëpia e dëshpëruar, duke marrë rrugën nëpër të cilën i biri kishte shkuar dhe kishte bërë malet të kumbonin nga britmat e saj. Ajo e takoi atë ndërsa ai po përpiqej t'i paraqitej asaj si udhëheqësi i trupave që kishin shkuar për t'u bashkuar me flamurin e tij, mbështetja e të cilëve i mundësoi t'i rezistonte fuqishëm armiqve të tij dhe të vendoste pasurinë e shtëpisë së tij mbi themele të forta. Lavdia e tij fillon nga kjo epokë vendimtare. Si udhëheqës i brigandeve, ai ishte klefti i parë i Epirit dhe një nga bejte më të pasur të Tepelenes. Megjithatë, Aliu vendosi t'i merrte vetë punët ne dore, dhe ta mbyllte nënën e tij në apartamentet e saraje. Vdekja e kësaj gruaje, e cila ndodhi menjëherë më pas, ndonjëherë i është atribuar politikës xheloze të Aliut, madje është thënë se atij i është vrarë menjëherë një vëlla dhe më pas ia ka atribuar krimin nënës së tij, për të pasur pretekst për ta mbyllur atë, duke pretenduar se i është dorëzuar thirrjes publike për hakmarrje. Këto akuza meritojnë pak besim. Nëse dikush shqyrton karakterin e tij, nëse numëron veprimet e tij, me të vërtetë do të dukej se asnjë frikë nga pendimi, asnjë respekt njerëzor, asnjë dashuri e butë nuk ishte në gjendje të zbuste prirjen e tij mizore. Megjithatë, cilado qoftë jeta e tij, çfarëdo krimesh për të cilat ishte fajtor, duhet pranuar se Aliu nuk kreu kurrë mizori, si shumë përbindësha të Lindjes, vetëm për qejfin e tyre. Atëherë kur interesat e tij janë në rrezik dhe siguria e tij kërcënohet në çfarëdo mënyre, ata për të cilët ai dyshon, ose fajtori që ai ka zbuluar, nuk kanë dyshim që të kenë frikë nga gjithçka, por asgjë nuk mund ta shtynte të njolloste veten me padenim. Ka bërë tmerre të panumërta, krimet më të zeza; por egërsia e tij natyrore duket e pezulluar.I dashur me ata,te cilet natyra urdhëron që ta duan njëri-tjetrin, t'i afrohen atij, dhe ai tregon lidhjen më të gjallë dhe të sinqertë me fëmijët e tij, si dhe me nipërit e mbesat. Ka më shumë gjasa që Aliu të mos jetë fajtor për vrasje, sepse zoti Hughes ka hedhur poshtë falsitetin e një akuze tjetër të ngjashme dhe shumë të vlerësuar. Ai akuzohej se kishte vrarë me pistoletë nipin e tij të preferuar në një dhomë të pallatit të tij në Litharizza. “Mund të them të kundërtën, thotë zoti Hughes. Ndërsa prisja një audiencë, një ditë u ndala për një orë në të njëjtën dhomë me kryemjekun e Aliut. Ai burrë i respektuar, në krahët e të cilit dha jete i riu, më tregoi rrethanat e vdekjes së tij të shkaktuar nga ethet. Veziri e donte aq shumë këtë të afërm, saqë mezi munden ta bindnin të linte shtratin e tij, dhe ishte aq e pangushëllueshme për humbjen e tij, saqë pas atij momenti ai nuk shkeli më kurrë në atë dhomë. Të njëjtat fakte më kanë konfirmuar disa persona. Aliu, pasi u bë një udhëheqës i madh i Klefteve, shqetësoi aq shumë krahinat malore të Zagorise dhe Kolonjes, sa Kurt Pasha i Beratit, edhe pse i afërm i nënës së tij, u detyrua të marshonte kundër tij, i shpërndau trupat e tij dhe e zuri rob. Rinia dhe bukuria e të burgosurit të ri e mahnitën Kurt Pashen, i cili e mbajti në oborrin e tij dhe e nderoi me besimin e tij. Vetë vajza e Kurt Pashes, nëse mund të besohet thashethemet që qarkullonin, nuk ishte e pandjeshme ndaj atraksioneve të trimit të ri. Në një luftë që shpërtheu shpejt midis Kurtit dhe Pashait të Shkodrës, më i fuqishmi i udhëheqësve shqiptarë, Aliu u bë i famshëm për shumë bëma të shkëlqyera armësh dhe diti të fitonte zemrat e trupave në atë mënyrë që hasnadari (arkëtari) i Kurtit një njeri me politikë të thellë dhe përvojë të madhe, ai e këshilloi me zjarr zotërinë e tij ose ta vriste ose të lidhej tërësisht me të duke e bashkuar me vajzën e tij. E para nga këto dy propozime ishte e neveritshme për idenë që kishte për nderin Pashai, si dhe për karakterin e tij bujar, ai hodhi poshtë propozimin. I dyti, sepse duke pritur një aventurier të varfër do të kishte çnderuar një familje, pema gjenealogjike e së cilës kishte të paktën dhjetë vezirë, dhe sipas disave daton që nga Skënderbeu i famshëm. Prandaj ai zgjodhi në një rrugë të mesme, dhe e ktheu Aliun në vendlindje, duke i dhene shume dhurata. Vajza e Kurtit, e cila ishte e apasionuar pas Aliut dhe e admironte talentin e tij, u martua kundër dëshirës së saj me Ibrahim Pashen familja e të cilit ishte po aq e famshme sa ajo e saj, të cilin Ibrahimi e pasoi më vonë si Pashallek i Beratit apo i Shqipërisë së Mesme. Që nga koha e këtij rivaliteti fillon urrejtja e paepur e Aliut ndaj Ibrahimit, e cila ishte burimi i shumë krimeve dhe duket se ka kontribuar shumë në melankolinë e thellë me të cilën Aliu ndjen shpesh . Një burrë me karakterin e Aliut nuk mund të rrinte kot për shumë kohë. Duke rifilluar mënyrën e vjetër të jetesës, ai vazhdoi të punonte si klefte në malet e Epirit dhe nuk vonoi shumë para se të binte në duart e guvernatorit të Janinës. Fisnikët e qytetit të poshtëm, si dhe guvernatori i Delvines dhe disa qeveritarë të tjerë të zonave përreth, këmbëngulën fort me të për ta bërë vrasësin e ri, të vuante dënimin për shkak të krimeve që kishte kryer. Dhe Aliu thuajse humbi jetën pikërisht në qytetin që një ditë do të ishte kryeqyteti i perandorisë së tij.Pashai i Janines e cili mbeti e pasigurt për një kohë të gjatë, duke reflektuar mbi gjendjen e mosmarrëveshjet në të cilën u gjend territori i saj dhe Epiri në përgjithësi,ai mendoi se ishte më e përshtatshme të falte të burgosurin e tij dhe gjithashtu t'i siguronte atij një rritje të mjeteve për ta bërë atë aleat kundër udhëheqësve të tjerë të fuqishëm. Aliu rekrutoi menjëherë një bandë të fortë , të cilët kryen aq shumë teprime në pjesë të ndryshme të Epirit, Thesalisë dhe Maqedonisë dhe i bënë komunikimet aq të pasigurta, sa Porta e pa të nevojshme të urdhëronte dervend-pasha (ose komandantin e rrugëve) të sulmonte dhe të shkatërronte këta vrasës. Ndodhi që i njëjti Kurt Pasha, nën të cilin Aliu kishte shërbyer më parë, ishte atëherë dervend-pasha. Ai marshoi me forca të konsiderueshme kundër atentatorëve, por guximi i guximshëm i shqiptareve, njohuria e përsosur që ata kishin për kalimet e ngushta nëpër male dhe mbi të gjitha aftësia e udhëheqësit të tyre Aliut, tejkaluan përpjekjet e vezirit, i cili më në fund vendosi të hynte në marreveshje, për të arritur me negociata atë rezultat që nuk mund të arrinte me forcën e armëve. Aliu, sa insinues po aq edhe i zgjuar, mundi të fitonte sërish hiret e mira të Kurtit, i cili, duke luftuar me rebelë të tjerë në dukje më të frikshëm, e lejoi veten të bindej jo vetëm për të marrë faljen e tij nga zoti i madh, por edhe për të pranuar shërbimet e tij në luftën që po përgatitej. Aliu kontribuoi shumë në suksesin e fushatës. Mbrojtësi i tij, tepër mirënjohës, bëri një raport shumë të favorshëm për sjelljen e tij në Kostandinopojë dhe, për më tepër, i caktoi një post të lartë ushtarak në oborrin e tij; të cilin Aliu megjithatë nuk e mbajti për shumë kohë. Për shkak se ai ishte i përfshirë në një lidhje dashurie me vajzën e Kurtit, ai pothuajse u pezullua nga Ibraimi për këtë pozicion te ri,duke shpetuar jeten e tij duke u aratisur.Më pas u vu në shërbim të familjes Negroponte dhe grumbulloi aq shumë pasuri, saqë kur u kthye në Tepelene,ku mundi të ushtronte tregtinë e përvetësimit të pasurisë së të tjerëve në masë të madhe. Tani e shohim duke braktisur rrugën kryesore, ku shkëlqeu prej dhjetë vjetësh, jeta e tij si Kleft ka mbaruar dhe ai fillon, në moshën njëzet e katër vjeçare, atë të një princi, një pushtuesi dhe në të njëjtën kohë një krijues intrigash, si të gjithë ata të të njëjtit vend, por me një talent aq të lartë sa nuk mund të mos admirohet ndonjëherë tek ai princi i vërtetë i Makiavelit, librin e të cilit ai megjithatë nuk e kishte studiuar...
Albert Pasho
Vijon me pjesen e dyte ne, ... Blog... ( apash63.blogspot.com )
Free Blogger Albert Pasho
Shkenca Morale dhe Politike, Historia e Ali Pashe Tepelenes,Pasha i Janines, Veshtrim Historik dhe Politik, nga Malte Brun.
Malthe Conard Bruun ( 1775-1826), ka qene nje gjeograf dhe historian Danez,i natyralizuar Francez,pas debimit nga Danimarka ne vitin 1800, nga mbreti Danimarkes Federiko VI,si rezultat i disa pamfleteve kunder qeverisjes Daneze dhe te mbeshtetjes te Revolucionit Francez, gjeti strehim ne Francen pas revulicionare.Malte Brun u afirmua si gazetar,shkrimtar ,historian dhe gjeograf ne Paris.Ka qene themelus dhe sekretar i "Societe de Geographie de Paris" 1821,e para societa gjeografike moderne ne Paris.E veçanta e ketij autori eshte sepse ai eshte bashkekohes i Ali Pashe Tepelenes,ne krahasim me te tjeret qe jane te me voneshem,dhe si rrjedhim ka qene deshmimtar i drejteperdrejt i ngjarjeve te kesaj periudhe,veshtrimi i tij politik eshte ai i revolucionit Francez dhe ne mbeshtetje te ketij revolucioni,kjo deshmohet edhe ne kete punim historik dhe politik ,ku na jep edhe vizionin politik dhe historik te Ali Pashe Tepelenes.
Pregatiti dhe perpunoje Albert Pasho.
Vazhdimi Pjeses te pare...
Pjesa e dyte;
Martesat në Turqi, si mes nesh, janë mjetet e zakonshme për të konsoliduar pasurinë e një personi të caktuar. Atje, si tek ne, ajo është shpesh vetëm një aleancë pasurish të fituara padrejtesisht. Aliu, një vrasës i sapo pasuruar, ishte martuar me vajzën e Kapllanit,Pasha ribele i Delvines, i cili e kishte kthyer qytetin e fortë të Gjirokasteres në selinë e një tiranie të vogël e të pavarur. Eminea e bukur dhe e virtytshme ishte një trashëgimtare e pasur,por sipas zotit Pouqueville, Aliu i paduruar për t'i shijuar këto pasuri, e shtyu vjehrrin e tij që t'i bindej urdhrit të Valiut te Rumelise, i cili pasi e dënoi si rebel, ia preu kokën. A mund ta imagjinonte Aliu se kjo ishte mënyra më e sigurt për t'u bërë menjëherë trashëgimtari i Kapllan Pashes? A nuk duhej ta kishte parashikuar që një Pasha i ri do të vinte për të mbledhur pasuritë e konfiskuara të vjehrrit? Ka të ngjarë që këtu fama e tij, ta akuzojë Aliun për një krim imagjinar. Ai e riparoi fatkeqësinë e tij duke e martuar motrën e tij Shanizane me Pashain e ri të Gjirokasteres, i quajtur Ali, si ai. Ky solli pasurine e Kapllanit, në shtëpinë e Aliut, i cili mendoi se do të dilnin jashtë kontrollit. Aliu i Gjirokasteres u vra pak me vone nga vëllai i tij Solimano, dhe ky u martua me të venë e vellait.Kështu opinioni publik donte që Shanizaja dhe Aliu i Tepelenes të ishin bashkëpunëtorë të vrasjes, të cilët kishin qenë të vetëmit deshmitar. Por nëse ata do të kishin konceptuar një krim të tillë mes të tyre dmth te tre, ata nuk do të kishin fuqinë ta varrosnin në një heshtje të përjetshme kete krim? Kjo është vetem një thashethem popullor, i cili nuk na ngjall asnjë besim. Dinakëria me të cilën Aliu zhveshi nga pasuria bejleret e Tepelenes nga pasuria e tyre e trashguar, duket se është realizuar më se miri. «"E dija (kështu i tha vetë Aliu zotit Pouqueville) nevojën për t'u vendosur në mënyrë solide në vendin tim. Kisha bashkepuntor të shumtë, të gatshëm për të më shërbyer; Kisha armiq të jashtezakonshem te eger, vendosa të angazhoja kundërshtarët e mi në një komplot kundër jetës sime, ata dëgjuan me dëshirë këshillat e njerëzve të mi besnikë. Ata duhej të më vrisnin në një pyll, nën hijen e pemes ne të cilen isha mësuar të flija pas udhëtimeve të mia të gjuetisë. Në vendin tim vendosa një dhi, te lidhur fort dhe e capestrato, dhe e kisha mbuluar me rrobat e mia.Armiqte tim mbërrijnë, dhe zbrazin të gjitha pushkët mbi kafshën e mjerë që ata besojnë se jam unë, në atë moment shfaqen befas disa nga njerzit e mi që ishin vënë në pritë. Atentatorët nuk kanë kohë qe të afrohen shpejt tek viktima e tyre e supozuar. Ata hyjnë në qytet,Tepelene dhe përhapin thashethemet për vdekjen time. Aliu beu ka vdekur, e kemi hequr qafe! Këto britma kumbonin kudo në mes atyre qe besonin. Unë i fshehur në haremin e nënës sime, prita derisa u dehën nga vera dhe nga gëzimi i tyre, pastaj u vërsulem mbi ta në krye të njerezve të mi, para lindjes së diellit ata janë shfarosur të gjithë: Unë ndava shtëpitë dhe pasuritë e tyre në mes njerezve te mij, dhe që nga ajo ditë jam zot i Tepelenes.Duke vazhduar pushtimet e tij të vogla, ai me radhë u bë zot i Libohoves,Leklit dhe Hormoves. Duke marrë në zotërim këtë vend të fundit ai bëri tmerre të cilat, e bëne emrin e tij të tmerrshëm,keshtu shumë fshatra fqinje t'i nënshtroheshin sundimit te tij pa rezistencë. Ndërkohë duke qenë shumë i pasur, shtoi te tjera mjeteve per tu ngrritur si edhe artin e korrupsionit. Kështu ai mori nga Kostandinopoja detyrën për t'i prerë kokën Selim Pashes të Delvines, komisioni i se ciles i solli një shumë të konsiderueshme. Për ta zbatuar kete, Aliu "deklaroj" veten në favor të Pashait të vjetër të Delvines dhe ia prenë kokën në pallatin e tij nga disa ushtarë të tij, të cilët i kishte futur atje me pretekste të ndryshme. Rojet e Selimit ndaluan të frikësuar kur panë fermanin e vdekjes, të cilin Aliu e kishte marrë me poste dhe që ai e shpalosi në praninë e tyre. Si shpërblim për këtë shërbim te mire, u emërua nen Derven i Rumelise. dhe në kete detyre te re, ai vuri në praktikë parimin e tij të preferuar të grumbullimit të parave për të pasur gjithçka tjetër. I ngarkuar për pastrimin e vendit nga kusarët, ai bëri marrëveshje me lëshime të veçanta, të cilat i kthyen Kleftet,nga hajduta te lire ne viktima. Meqenëse e keqja ishte rritur në një shkallë të tillë, saqë udhëtimet nuk mund të bëheshin më në shumë krahina Derven Pashai u thirrë ne Konstandinopojë, dhe pagoi për krimet e zvendesit të tij. Aliu me i kujdeshem nuk iu përgjigj paralajmërimit, por ai dërgoi zvendesin e tij me nje shume te konsiderushme, fryt i grabitjeve të tij e ndihmoi për ta shfajësuar. Reputacioni i tij ushtarak atëherë u vendos aq mirë sa në luftën që shpërtheu në 1787 midis Turqisë dhe fuqive perandorake të Austrisë dhe Rusisë, atij iu besua një komandë e rëndësishme nën urdhrat eveziri i madh Jusuf, dhe si shpërblim për shërbimet që bëri atje, iu dha pashalleku me dy bisht i Trikales në Thesali, duke i besuar gjithashtu funksionet e Derven Pasha ose komandantit të përgjithshëm të rrugëve kryesore në të gjithë Rumeline. Ky pozicion i ri i dha atij mundësinë më të mirë për të mbajtur një numer trupash me llogarine e tij. Shpejt ai mblodhi katërmijë burrave, të gjithë shqiptar dhe pothuajse të gjithë veteran Kleft, duke çliruar kështu rrugët kryesore nga ato banda, pjesë e të cilave ai ishte dhe vete kohe me pare, ai fitoi në të njëjtën kohë famen e një administratori të aftë dhe kishte mjetet për t'u bërë i frikshëm per Portën, duke u bërë një vasal i frikshëm, paksa ideja e pavarësisë absolute nuk i josh aspak pashallaret turq dhe ata e dinë se, qe shume interesa dhe paraghykime i pengon ata ne nje inovacion te tille. Ali Pasha kishte hedhur kryesisht syte mbi qytetin e Janinës dhe donte tja ribashkonte atë zotërimeve te tija ne Tepelene. Qyteti i Trikalës dominon rrugën tregtare që shkon nga Epiri në Konstandinopojë dhe veçanërisht komunikimet midis Janinës dhe Thesalisë pjellore, drithërat e së cilës janë të domosdoshëm për jetesën e banorëve të qytetit. Anarkia dhe badintizmi kishin arritur në shkallën ekstreme atje, autoriteti i Pashait nuk ishte gjë tjetër veçse një emër i kotë. bejleret përballoheshin hapur mes tyre me lufte. Aliu bëri luftë kundër tyre, dhe kur bejleret armiqtë e tij më në fund, provokuan kundër tij një urdhër nga qeveria osmane, e cila e ndalonte ate të ndërhynte në punët e Janinës. Aliu i informuar për gjithçka nga spiunët e tij, i kapi lajmëtarët në rrugë dhe falsifikoi firmanin. Për habinë e tyre të madhe, bejlerët gjetën emërimin e Aliut në pashallëkun e Janines dhe urdhrin e Sulltanit për t'iu bindur menjëherë. Disa prej tyre dyshuan për mashtrim, por Aliu ndoqi zbatoi fermanin e tij, me një ushtri të mirë.Disa ia hapen portat, ai vendosi një garnizon në kështjellë dhe kur e pa veten zot të gjithçkaje, thirri kreret e të krishterëve dhe agate e muslimanëve, për t'i bërë ata të nënshkruajnë një peticion të përpiluar prej tij, në të cilin i gjithë populli i Janines,i lutej Sulltanit t'i jepte Aliun si udhëheqësin e tyre.Aliu terrori i vrasësve, mbrojtësi i rendit publik, njeriu më besnik, besimtari më i zellshëm nga të gjithë. Më pas ai e dërgoi këtë kërkesë në Kostandinopojë me një komision të pajisur me shuma të mëdha, të destinuara për figurat kryesore të oborrit. A mund të kenë dështuar këto mjete? Aliu u konfirmua në qeverinë e tij,qe kishte uzurpuar. Despotizmi siguroi vendin nga luftrat partiake, mosmarrëveshjet pushuan dhe njerëzit ishin të kënaqur me ndryshimin. Vetë Porta, duke parë autoritetin e Sulltanit të rivendosur në një qytet që kishte qenë për një kohë të gjatë një lloj republike anarkiste, nuk mund të mos e falte Aliun për mashtrimin, të cilin ajo vetëm atëherë e mësoi,dhe se nuk kishte më kohë për ta korrigjuar. Vlen të rrëfehet, pavarësisht nga kritikuesit e Aliut, se kjo intrigë politike, nuk presupozon as aftësi të zakonshme dhe as synime të një aventurieri të thjeshtë. Ka shumë mbretër dhe kabinete që nuk bëjnë kombinime po aq të zgjuara dhe as nuk i ekzekutojnë me të njëjtën shkathtësi. Vetë Filipi i Macedonise do ta kishte duartrokitur. Ne e kemi sjellë Ali Pashen në atë pikë, ku cilësia e tij politike e konsoliduar e vendos atë në mesin e të mëdhenjve të Perandorisë Osmane. Le të hedhim një vështrim prapa dhe të shqyrtojmë se çfarë është edukimi i një Pashai.Gjuetia e armiqeve, atentatet, luftërat e vogla feudale, zyrat e "nderuara" të spiunit dhe xhelatit, një ose dy fushata favorizuese, më në fund paratë e shumta te dorovitura e bëjnë njeriun të bëhet Pasha.Kështu (duhet thënë për hir të turqve) beheshe konsull në Romë në shekujt e fundit të republikës! Ka edhe një shkollë tjetër për tu bere Pasha. dmth, zyrtaret e sarajeve, dhe një rini e çthurrur nga veset më të neveritshme, por megjithëate zyrtarët e mëdhenj që dalin nga kjo klasë gëzojnë avantazhet e një edukimi të mësuar,ata megjithatë nuk vlerësohen më nga populli dhe nga ushtarët. A është çudi që në një grup zyrtarësh kaq të papërgatitur për karrierën e tyre, paaftësia, zhgënjimi, tirania, tradhtia dhe lufta civile, janë rend i ditës? Nëse një gjeni i madh ngrihet me forcën e tij në mes të këtij kaosi, ai ruan gjurmët e barbarisë, që janë të natyrshme në zakonet, në idetë e përgjithshme, as nuk gjen asgjë tjetër përveç instrumenteve të bëra në formën e abuzimeve dhe jo fort të përshtatshme për një regjim më të mirë. Turqia nuk mund të rigjenerohet as nga një burrë i madh i lindur nga barku i saj. Por çfarë edukimi u japim ne europianët ministrave, prefektëve, këshilltarëve të shtetit? Çfarë kujdesi kemi për të pregatitur shtetarët? Me përjashtim të disa studimeve në përgjithësi, më duket se talenti për intrigë dhe merita e pasurisë së fituar mirë apo keq përbëjnë, si në Evropë ashtu edhe në Turqi, kualifikimet më të zakonshme dhe më të konsideruara për pranim. Historia e Aliut natyrshëm bëhej më pak argëtuese sa më i rëndësishëm ai bëhej në politikë. I riu “me gjashtëdhjetë para në xhep dhe “pushkë mbi supe” kërkonte rreziqe dhe aventura,pronari i madh i tokave, Pashai ilustre, dukej se nuk i duhej më të ekspozonte pasurinë dhe lavdinë e tij. Megjithatë, Aliu duket se e ka ruajtur gjithmonë freskinë e shpirtit, ate shqetesim trubulent, që e kishte tërhequr tashmë në kaq shumë çështje të këqija, këto prirje, të cilat nuk e braktisin as në ndërmarrjet e tij me të mëdha politike, i japin jetës së tij një pamje të veçantë, të shperthimit të stuhishëm, përmes të cilit vështirë se mund të dallohen disa cilësi të bollshme që ia vlen pak të lavdërohen. Vjedhja e çifligjeve nga fqinjët e tij më paqësorë, konfiskimi i pasurive në emër të Sulltanit, por në dobi të përfaqësueseve të tij vendas, shtypja e qyteteve, të cilat mund të bëheshin të jashtezakoneshme për pasurite ose cilësite të tyre,persekutimi dhe mekatet e te gjithe atyre qe nuk e quajne autoritetin pjese te tyre,per te nxitur luftra midis te fuqishmeve dhe per te ndihmuar te dobtit kunder te forteve.Ruajti xhelozine mes grekeve dhe muslimaneve,mbrojtje nga divani me dhurata,shkembimi i ndersjellte me kortet e huajamarrjen e huaja,pa ju sjell atyre ndonje perfitim te vertete,sakrifikimi i miqesise per hir te ruajtjes te interesit te vet, mirënjohjes, dashurisë, natyrës,eshte ajo qe ben çdo Pasha ne Perandorine Osmane,dhe as nuk mund të veprojë ndryshe në situatën në të cilën ndodhet kjo perandori. Është absurde të qortosh Aliun vetëm për veprime të këtij lloji, vetëm sepse ai përdori guxim dhe këmbëngulje më të madhe. Ai vetë e akuzon veten se ka grumbulluar padrejtësi mbi padrejtësitë dhe beson se e sheh veten të persekutuar "nga përrenjtë e gjakut që ka derdhur". Njerëzit e mirë, të cilët bëjnë shumë gjëra, zakonisht kanë fatin e keq të shohin veten të akuzuar se kanë bërë më shumë se çduhet.Besohet se Aliu i kreu të gjitha krimet që ishte e mundur për interesin e tij, madje edhe ato që qartësisht nuk ishte në interesin e tij t'i kryente. Ibraim Pasha i Beratit i Shqipërisë së Mesme është një nga viktimat më të dedikuar ndër ata që u flijuan nga Aliu. Ky Pasha i cili në vetvete rridhte tashmë nga një gjak i lavdishëm, ishte martuar me vajzën e Kurt Pashes, një prej zotërve më fisnikë të prejardhjes Shqiptare, dhe me këtë martesë i kishte vjedhur Aliut të ri, në të njëjtën kohë i dashuruar dhe kanditat me shpresën për t'u ngjitur në Pashallekun e Beratit. Pashai i Tepelenes i duhej të toleronte uljen poshtëruese dhe të pabaza për origjinën e tij. Pa dyshim që hakmarrja ndezi gjithë zjarrin e saj në zemrën e Aliut. Por politika e Aliut ishte në harmoni të plote me me pasionin e tij. Shqipëria e Mesme, ose Muzaka,e sunduar nga Pashai i Beratit, ishte pushtimi më i natyrshëm, më i nevojshmi dhe në të njëjtën kohë më i lehtë për Pashain e Epirit të poshtëm. Aliu si prijës i Klefteve, si beu i Tepelenes, kishte krijuar shumë miqësi në vend, nga të cilat ai i njihte të gjitha situatat.Jo vetem afërsia, pasuria e Shqipërisë së mesme dhe mbi të gjitha raca e bukur e kuajve që ajo kishte nuk duhet ta bënte të dëshirueshme zotërimin e saj, por ishte e rëndësishme që Aliu t'i privonte bejeret e vegjël dhe pashalleqet e vogla të pavarura nga Epiri, nga mbështetja e vazhdueshme që gjenin në Pashane e Beratit. Marrja me forcë e një pashalleku të tërë, nën Portë ishte sigurisht një ndërmarrje e vështirë dhe e rrezikshme, por Aliu e përfundoi me mjeshtëri dhe këmbëngulje të admirueshme. Tashmë më i fuqishëm dhe më i famshëm se Pashai i Beratit, ai më pas e detyron atë t'i japë për gra dy vajzat e tij,per dy djemte e tij Mykhtarin dhe Veliun,keshtu i rrëmben nga duart, dy territore njëri pas tjetrit, me pretekstin e pajes së këtyre vajzave; Ibrahimi i dobët, i djegur nga dëshira për t'u hakmarrë, hyn në të gjitha lidhjet armiqesore te bëra kundër Aliut nga bejleret e vogjel të pavarura, si dhe bën aleancë me autoritetet franceze dhe ruse të Korfuzit; por gjithmonë i ndëshkuar me ndonjë humbje të re, ai ben gjithmonë të njëjtat projekte. Aliu e provokon reciprokisht, e vë në grindje me bejleret dhe aleatët e tjerë, e denoncon në Portë si mik të të huajve, e bën të dyshimtë për të gjithë, më në fund zgjon kundër tij njërin prej bejlereve , i cili, i internuar dhe zhveshur nga pasuria, nga Ibrahimi, kishte fituar famë të madhe dhe pasuri të pamasë në fushatat e Egjiptit,ky eshte Omer Virioni Bej,ky sulmon Pashain e Beratit qe ne fillim dhe e detyron te mbyllet ne mbrojtje ne pallatin e tij. Më pas shohim Aliun qe me pretekstin se luan rolin e ndërmjetësit mes tyre dhe përfundon duke pushtuar të gjithë pashallekun e Beratit dhe duke i rrëmbyer Portës vetë titullin Beglier Bei i Beratit për djalin e tij Myktarin. Dy Pasha me inferior, pikërisht ata të Elbasanit dhe të Krujës, si dhe të gjithë bejleret e Shqipërisë së mesme, i nënshtrohen autoritetit të Aliut dhe vijnë në oborrin e Janines për tu bere si vasalë te tij. Ky rezultat i tridhjetë viteve të intrigave politike nuk do të sillte asnjë turp për emrin e Aliut,si fitusi fatlum ndaj Ibrahimit,se do ta kishte trajtuar me njerëzillek vjehrrin e djemve të tij.Ma perkundrazi për të ngopur projektet e lashta te tija, edhe më tepër nga mosbesimi e frika, e futi vezirin e Beratit në një burg të ndërtuar nën shkallët kryesore të pallatit të tij te Janinës, kështu që sa herë që ngjitet në pallatin e tij, të ketë kënaqësinë të kalojë mbi kokën e armikut të tij. Gratë e Mouktarit dhe Veliut kërkojnë më kot të vizitojnë babain e tyre.Edhe djali i Ibrahimt, edhe pse i fejuar me një nga mbesat e Aliut,ishte i mbyllur në të njëjtin burg. Një tiran i aftë për një hakmarrje të tillë padyshim mund të bjerë nën dyshimin se kishte helmuar Sefer beun e Vlores, një nga mbështetësit më të mirë të Ibrahimit, dhe se i kishte dhënë më pas mjekut përgjegjës për ekzekutimin e një krimi të tillë një shpërblim të denjë, duke e lënë atë të pinte nga kupa vdekjeprurëse, që i ishte dhënë nga një mjek tjetër helmues i besuar, ku Pouqueville ka mesuar kete detal, por çfarë dëshmie të besueshme mund të japë një mjek i tille? Porta, e mësuar me luftërat e vogla feudale të bejlereve të Shqipërisë, nuk mund të shikonte pa pakënaqësi të fshehtë pushtimin e një pashallëku dhe një vezir të saj të futur në burg nga një tjetër.Por Aliu i matur, përtej mjeteve të tij të zakonshme, kishte marrë një masë të shkëlqyer paraprake ushtarake kundër Portës, meqenëse disa vjet më parë kishte pushtuar krahinën e Ohrit, e cila, duke qenë e vendosur në malet midis Maqedonisë dhe Shqipërisë së Mesme,perfshinte të gjitha grykat përmes të cilave do të ishte e nevojshme të depërtohej në Pashallekun e Beratit,që vinte nga Kostandinopoja. Ai e kishte bërë këtë pushtim ndaj Karà Mustafa,pasha i Shkoderes në Shqipërinë e Sipërme. kur ky i ishte shpallur fermanli, pra i nxjerr jashte nga perandoria. Aliu pasi mblodhi te gjithe pashallaret nga rrethinat per te luftuar kunder njeriut qe ishte fermanli,ai kishte pasur shkathtësinë për të ndërmarrë të vetmin sulm që mund të kishte sukses, dhe u bë zot i Ohrit, ai tërhoqi në anen e tij bejleret fqinjë të Maqedonisë perëndimore, qe ishin xhelozë për autoritetin e Portës. Me anë të masave të tilla, ai pothuajse preu rrugën midis Kostandinopojës dhe Shqipërisë së Epërme dhe keshtu kishtekrijuar një kufi te shkëlqyer ushtarak. Pozicioni i fortë i fituar mbulon një pjesë të madhe të zotërimeve të saj në anën veriore, ndërsa në lindje është zotërues i të gjithë zinxhirit të Pindit, që ndan Epirin nga Thesalia. Këtu si në pergjithesi, Aliu e njolloi lavdinë e pushtimeve të tija me mizori dhe dredhi.Nje bejler i Diberes qe e kundershtonte i dërgoi një firman të mbyllur në një kuti, ku kishte vendosur një pluhur eksploziv, me hapjen e kutise beu u godit me vdekje.Pashai i ri i Shkodrës, i cili ishte martuar me një mbesë të Aliut, mori një pako të ngjashme prej tij, por ai u kujdes të mos e hapte dhe u hakmor ndaj gruas së tij të re që ishte shtatzënë. E para nga këto dy fakte duket e provuar,por a nuk ka i dyti pamjen e një fabule të shpikur nga një shpirt imitues?Nuk ka asnjë fakt per kete krim dhe Aliu nuk na duket i pakuptimtë..... Pushtimet e tija në provincat e lashta të Akarnanisë, Etolisë dhe Fokidës i kushtuan më pak intriga dhe llogaritje, as nuk kishte nevojë për asgjë më shumë se pretekste për të luftuar kundër armatoleve apo bandave të armatosura, të cilat bredhin pothuajse në mënyrë të pavarur nëpër keto zona, të lënë pas dore nga pashallaret qe i qeverisnin. Por marja e mëvonshme e të gjitha zonave të vogla detare të Epirit si Suli, Parga, Himara, Butrinti, Preveza, Voniza, është padyshim vepër e një politike të arsyetuar mirë dhe një shërbim që i bëhet interesit të përgjithshëm të Turqisë. Do të ishte vërtet absurde të merreshim në konsideratë këtu vetëm fatkeqësitë nga të cilat janë shtypur ato provinca të vogla të krishtera, pasi Aliu, si muhamedan dhe vezir i Perandorisë Osmane, nuk është pikërisht mbrojtësi i fesë së krishterë dhe as i qytetërimit evropian. Ai duhet të gjykohet,si dikush që vepron sipas ideve të kombit të tij dhe interesave të perandorisë, të së cilës është një nga vasalët e mëdhenj. Tani nëse e vendosim veten në këtë këndvështrim të drejtë dhe të barabartë, a mund të habitemi ndoshta që zotëria sovran i gjithe Egjiptit donte të zotëronte brigjet e tij detare, pa të cilat ai nuk kishte as liri tregtie dhe as siguri kundër sulmeve? Le t'i hedhim një sy hartës dhe do të shohim se Suli, një republikë e vogël e shqiptarëve të krishterë, mund të arrije me bastisjet e bandave të saj luftëtare deri në periferi të kryeqytetit të Aliut,do të shohim se ish-qytetet detare veneciane, duke zënë pikat më të rëndësishme të bregdetit, e privuan Epirin nga çdo komunikim me detin dhe nga çdo mbrojtje ushtarake në kete anë. Le të shtojmë se Republika e Venedikut, shumë më e aftë në negociatat e saj me Portën, se sa Franca dhe Anglia, kishte marrë rreth vitit 1788 një firman që i ndalonte pashain e Epirit të ngrinte çdo objekt ose keshtjelle deri në një milje italiane nga deti, në mënyrë që të mos mund të fortifikonte as doganën e saj në Salamora në fund të gjirit të Ambracias. Ky disponim u ruajt fuqishëm për sa kohë që Venediku ekzistonte si fuqi. Por meqenëse Drejtoria Franceze(Direktori), e cila e kishte shitur pavarësinë e kesaj republike të respektueshme për lashtësinë dhe mençurinë e saj, kishte marrë në zotërim ishujt e Jonit. Ali Pasha nuk ndjeu keqarrdhje duke i treguar Portës se avantazhet që gëzonte pa bezdi nga një fuqi paqësore do të bëheshin katastrofike për Perandorinë Osmane nëse do të kalonin në duart e një fuqie pushtuese ambicioze. Në fakt, edhe drejtësia ishte në anën e turqve, dhe një shembull sipas një lexuesi francez, do ta vërtetojë këtë. Supozonise gjenovezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë kishin zotëruar ishujt Hieres, qytetin Cette dhe Port Vendres në brigjet jugore të Francës, ato zona që ndodheshin në mes të tokave tona do të kishin qenë shumë të bezdisshme për ne dhe do të kishin ofenduar shumë Richelieu ose Colbert, por do të ishte e nevojshme të respektohej besimi i traktateve të lidhura me Xhenoven. Tani supozoni se Spanja ose Anglia, pasi pushtuan dhe shkatërruan republikën e Xhenoves, kishin marrë në zotërim Hieres, Cette dhe Port Vendres, në këtë rast Colbert apo Richelieu do t'i mbanin sytë mbyllur ndaj një ndryshimi kaq të rrezikshëm fqinjesie? Franca do të kishte hezituar për një çast të merte armet ? Dhe a nuk do të kishte të drejtë ajo ta bënte këtë sipas të gjitha parimeve të drejtësisë te barazise natyrore? Prandaj kemi të drejtë dhe miratojmë rezolutën e marrë nga Turkia për të kapur me çdo kusht zotërimet e dikurshme veneciane në kontinentin e Epirit. Aliu, të cilit i është besuar ekzekutimi i këtij projekti, përdori të gjitha pabesitë e karakterit të tij dhe të gjitha burimet e zgjuarsisë së tij. Ai lajkaton kotësinë dhe entuziazmin e udhëheqësve francezë, homazhet e admirimit të tij ia drejton Bonapartit; ai madje shpall lidhjen e tij me fenë e re të jakobinëve. Plaku despot i Epirit mban në krahë me përzemërsi republikanët tanë të rinj, të cilët nga ana e tyre janë joshur nga sjelljet e mira të një tirani, i cili u bën festa dhe i furnizon me ushqime. Megjithatë, Aliu kërkon pagesën për furnizimet e tij dhe në mungesë të parave ai pranon miqësisht një furnizim të madh artilerie, por sapo e zotëron atë, e kthen kundër miqve të tij mendjemëdhenj, ai sulmon me një trupë jashtëzakonisht superiore në numër,te dobtat garnizonet franceze, i shkatërron ato megjithë rezistencën më heroike dhe merr ish-kështjellat veneciane sa hap e mbyll sytë. Franca mëson në të njëjtën pikë se Aliu e ka tradhtuar dhe është fituesi. Por pas këtyre provave të aftësisë, nga të cilat asnjë gjeneral evropian nuk do të skuqej, shfaqet përsëri shqiptari i egër, vasal i etur për gjak i Turkeve. Të burgosurit francezë të ngarkuar me bartjen e kokave të shokëve të tyre në Konstandinopojë formojnë një procesion triumfues vërtet mysliman dhe gjenerali i ri Rose i dorëzuar xhelatit, i torturuar nga një mijë mundime në momentin kur ai mendoi se do të ulej në darkën e dasmës me vajzën e zgjedhur nga Aliu, na kujton gjithçka që është më e frikshme te tiraneve te Azise. Parga e vetme midis katër qyteteve të dikurshme veneciane u shpëtua nga armët e vezirit të Epirit, sepse admirali rus e kishte penguar të zinte atë vend në emër të sovranit të tij, i cili atëherë ishte aleat i turqve. Ky qytet që iu dorëzua osmanëve me një traktat formal, më pas u mbajt, u ripushtua dhe u lëshua përsëri, është bërë shumë i famshëm, por nuk është ky vendi për të shqyrtuar nëse Anglia bëri mirë apo keq në përmbushjen e detyrimeve që rezultuan nga një traktat, ne skicojmë këtu personazhin e Ali Pashes dhe sigurisht këmbëngulja me të cilën ai arriti të mar atë qytet të vogël pas njëzet vjetësh, dëshmon se ai ka synimet e duhura për interesat e shtetit të tij. Parga, pa pasur rëndësi ushtarake në vetvete, duke qenë mezi e ndjeshme ndaj mbrojtjes, ofroi një portë për në kufirin detar teEpirit, një vend zbarkimi për një armik dhe një pikë takimi për të gjithë Kleftet e zonave përreth, që shkuan atje për të kërkuar azil kundër trupave të ngarkuara për ruajtjen e qetësisë publike. Lufta dhjetëvjeçare kundër Sulit filloi në 1792, por shpesh ndërpritej nga kualicionet e formuara nga të gjithe bejte e pakenaqur për të devijuar projektet e Ali Pashes. Këto koalicione dëshmojnë rëndësinë e popullsisë Suliote dhe sa të drejtë kishte Aliu, që nuk braktisi planin e shkatërrimit të tyre, që i ishte propozuar. Si mund të vuajë një popullatë në portat e kryeqytetit të saj,nga ata suliotet te ngulitur në male thuajse të paarritshme, i dërgon guerrilët e saj, larg për të djegur dhe plaçkitur, mirëpret të gjithe te pakenaqurit ne gjirin e saj, dhe e vendos veten në krue te bejlereve të cilët ngrenë flamurin e luftës së brendshme? Të tillë ishin Suliotti, tmerri i Epirit Muhamedan për dyqind vjet dhe qendra e të gjitha luftërave të brendshme të atij vendi. Aliu, pasi sulmoi me nëntë mijë njerëz pesëqind luftëtarët e Sulit që ndodheshin në grykat e maleve të tyre, u shpartallua dhe u kthye fshehurazi në kryeqytetin e tij gjatë natës. Ai tërhoqi menjëherë në shërbim të tij një trupë të Sulioteve më të mirë, të pangopur për ar dhe pre, ai pretendon t'i udhëheqë kundër banorëve të Argiro Castros, por gjatë rrugës i rrethon menjëherë dhe i vendos në bllokim, pastaj niset kundër zones të Sulit, duke shpresuar ta befasojë pa mbrojtje, dhe do t'ia dilte pa heroizmin e një Sulioti, i cili, pasi i thyen hekurat, u hodh në lumin Thiamis dhe e kaloi nën një breshëri plumbash, shkoi të paralajmëronte bashkatdhetarët e tij për rrezikun që i priste.Ndërkohë Aliu iu drejtua një grupi të madh forcash: ai thirri të gjithë bejleret e Epirit në emër të religjonit, rrethoi territorin e Sulit me dymbëdhjetë mijë burra, dhe duke besuar se i kishte trembur ata të krishterë me idenë e një bllokade që do t'i sillte urinë, ai ju ofroj blerjen e shtëpive dhe tokave të tyre dhe për t'u garantuar të gjithë popullsisë kalimin e lirë në ishujt e Jonit. “Epiri është atdheu ynë, ne duam të jetojmë dhe të vdesim mes varreve të baballarëve tanë, ishte përgjigja e Sulioteve. Çdo përpjekje për të depërtuar mes tyre ishte e kotë, vetë gratë hodhën gurre mbi sulmuesit. Një fakt fatlum i suksesshëm u solli atyre disa furnizime me ushqipme. Në favor të tyre u krijuan aleanca. Por Aliu, duke ndjekur gjithmonë qëllimin e tij pa ndërprerje, duke përsosur metodën e tij të sulmit, vit pas viti, më në fund arriti të zvogëlojë Suliotet në piken e fundit. Më pas, ai gjeti mes tyre disa bashkepuntor, të cilët, për t'u çliruar nga rrënimi i përbashkët, i dorëzuan vende të rëndësishme. Tashmë po lajmërohej rënia e afërt e Sulit, po përgatitej pompoziteti i torturave që do të ishin shpërblimi për virtytet heroike të Sulioteve, kur dukej se një mbrojtje e papritur do t'i shpëtonte. Emineja, gruaja e Aliut, nëna e Mouktarit dhe Veliut, e prekur nga heroizmi i Sulioteve, hidhet në këmbët e Aliut për te kerkuar meshire per ta. “Meshire per Suliotet! Unë do të kursej Suliote! Aliu bërtet i shqetësuar dhe qëllon me nje pistoletë që mbante në dorë.Nga krisma e pistoletes,Emineja bie pa ndjenja, skllevërit e frikësuar vrapojnë dhe e çojnë atë në saraje. Aliu ra ne deshperimin më të errët, së shpejti ndjen se Eminé nuk është e plagosur, por e shqetesuar fort nga frika e krijuar nga ajo skenë. Ai qëndroi zgjuar gjithë natën pranë shtratit të saj,por ishte kujdes i kotë!ate e kishte arritur vdekja. Nën një situate kaq të tmerrshëm nata kishte rene në Janinëperludi i humbjes totale të Sulioteve, korrupsioni, kishte hapur rrugën, ari i Pashait kishte bërë që të dorëzoheshin disa gryka, muslimanët më në fund kishin depërtuar në majë të maleve, një pjesë e Sulioteve iken nëpër shtigje thuajse të paarritshme dhe kur muslimanët arritën tek ata, burrat luftuan deri ne fund, dhe gratë me femijet e tyre u hodhen vete në humnerë, nëpër të cilën rrjedh Akeroni. Një pjesë tjetër e asaj popullsie luftarake që zinte një pozicion të fortifikuar,u dorezua pasi beri marrveshje me turqit dhe mori leje të tërhiqej në ishujt e Jonit, me kusht që të dorëzonte një magazinë ende plot me barut dhe municione. Katër Suliote te zgjedhur mbetën prapa për t'ua dorëzuar fitimtarëve këto depo, njëri prej tyre ishte prifti Samuel, patriarku i njerezve të tij, në momentin kur myslimanët u dyndën për të ndarë plaçkën, Samueli vendosi një fitil të ndezur pranë një fuçi baruti dhe me të vrau disa qindra armiq. Kështu përfundoi historia e Sulit, e denjë për t'u krahasuar me atë të "Mesenjit".
Albert Pasho
Free Blogger Albert Pasho
Aliu dhe "legjendat",nje dualitet ne kohe, qe me kalimin e kohes mer dimensione gjithnje e me te medhaja, qe kapercen çdo dimensio...