Alphonso de Lamartine ( Macon,21 Tetor 1790- Paris 28 Shkurt 1869 ) ka qene nje poet,historian dhe statista franceze,i famshem per lirikat e tija,te permbledhura ne "Meditations poetiques"(1820),me te cilen konsiderohet si nje nga figurat themelore te levizjes romantike ne literaturen franceze,ka qene influencuar nga poeta angleze Lord Byron.Ne vitin 1829 u zgjodh ne Akademine e Frances. Ne politike ne fillimin e vitit 1848,ze nje vend te rendesishem kur zgjidhet kapo i perkoheshem i qeverise te "Republikes se dyte" per nje periudhe te shkurter.Ka qene kandidant ne zgjedhjet presidenciale ne Dhjetor te 1848. Ne shkrimet e tij si historian dhe politikan,ne vepren e tij voluminose "The History of Monarchy in France" do te shkruaj edhe per Luanin e Epirit ose si e thekson ai "Skenderbeu i Ri". "Ali Pasha i Janines,nje nga perzhonazet me heroike e te zgjuar te koheve moderne ..."
Perandoria Osmane brenda saj u minua, në pjesen e Epirit dhe të Moresë, nga një Skënderbe i Ri, i dalë nga radhët e vetë osmanëve. Ky ishte Ali Pasha i Janinës, një nga personazhet më heroikë dhe më i zgjuar të kohëve moderne. Ai ishte tashmë shumë i avancuar në moshe,por as koha, as betejat, as strategjite, as krimet, as kënaqësia epshore e jetës së tij të gjatë nuk kishin shuar tek ai,ambicjen, politiken,diplomacine dhe guximin. Nga skaji i luginave në Epir, dhe nga mezi i sarajet e tija, ai menaxhoi politikat e njëmijë intrigash të ndryshme me osmanët dhe të krishterët, ai kundërbalancoi me fuqinë e zotësise së tij dhe e mbajti perandorinë, si të thuash, në një gjendje pezulli.Njihet se natyra e qeverisë te osmane, e ushtruar nga oficerë(ajane)te saj pothuajse të pavarur nga sulltani, mbi fise të ndryshme nga njëri-tjetri, në ligje,ne religione dhe ne sjellje,ajo shpesh toleron ekzistencën e këtyre krerëve të fuqishëm, të cilët përdorin kundër sovranit të tyre pushtetin që kanë marrë prej tij dhe e bëjnë qeverine të dridhet pasi ajo i ka bërë ata të fuqishem. Këto revolta të papritura dhe gjendje kalimtare të pavarësisë e trazojnë perandorinë pa e copëtuar atë. Rebelimi vdes me prijësin e tij, nuk ka asnjë vazhdimësi në këto revolta, të cilat karakterizohen gjithmonë nga respekti dhe nderimi për gjakun legjitim dhe të shenjtë të osmanëve. Keshtu provincat e shkëputura dhe thesaret e grumbulluara nga rebelët i kthehen, herët a vonë, Sulltanit. Ali Pasha Tepelena ka lindur në qytetin e vogël të Epirit, nga e ka marrë emrin, nga një familje e asaj race shqiptare, me origjinë të krishterë, por myslimane në zakone dhe tradita si shumica e shqiptarëve. Veli Beu, babai i tij, duke iu grabitur nga pjesa e trashëgimisë atërore nga vëllezërit e tij mercenarë, u bashkua me kleftët, grupe të përhershme aventurierësh nomadë, të cilët, ashtu si kalorsit e mesjetës, apo banditët korsikanë, janë autoktonë të Shqipërisë, një shkollë lufte,per bastisje dhe heroizem,jne lloj e barabarte per te formuar hajdute dhe heronj.Pasi u kthye në Tepelenë, me një grusht shokësh të tij, Veli Beu, dogji vëllezërit e tij në shtëpinë që i kishin privuar dhe rimori trashëgiminë e tij , ne mes hirit dhe mbi trupat e vdekur të vellezerve të tij. Duke qenë po aq i dalluar dhe i respektuar(frikshem) për këtë vepër, ai u emërua Aga i Tepelenës. Kur u martua me Hankon, bijën e një beu, një grua e shquar për bukurinë dhe energjinë e një luftetare të egër si ato te antikitetit,ne venat e së cilës, thuhet se rrjedh gjak nga ai i Skenderbeut, dhe ajo mund të mburret per lidhje gjaku me Skënderbeun. Aliu dhe vajza e quajtur Shaniza, i detyroheshin ekzistencës së tyre kësaj zonje dhe kishin mar prej saj, energjinë, pasionet dhe egërsinë e racës së saj. Veli Beu vdiq i ri, dhe Hankua, ende në lulen e moshës dhe bukurisë e saj, vendosi të mbronte fëmijët e saj me intrigë, me dashuri dhe me forcën e armëve,si dhe autoritetin që i shoqi kishte fituar mbi Tepelenen. Ajo braktisi delikatesën e gruas,dhe u vesh me kostumin e luftëtarit, me pistoleta, jatagan dhe sabre,dhe shaloj kalin e saj,.Te mahnitur nga guximi, hijeshia dhe dashuria e saj, krerët e maleve të larta shqiptare i dhane asaj komanden luftarake per luftrat e saj.Pasi krijoj një bandë mirmidonësh(luftetaret antik te Alilit), ky ajo ishte ne krye te tyre, marshoi per ne Tepelene. E zene rob dhe e burgosur dhe lidhur me pranga,bashke me fëmijët e saj, në qytetin fqinj të Kardhiqit. Bukuria dhe hijesia e saj zbutën zemrat e roberuseve të saj, ajo u lirua nga bujaria e një te krishteri, i cili e pagoi shpërblimin e saj, dhe keshtu ajo u kthye në Tepelenë. Ajo iu përkushtua pregatitjes se Aliut për luftë, per strategjite për hakmarrje. Ndërsa ishte ende i ri, Aliu u pregatit me shokët e tij, në grabitjen e tufave dhe te fshatrave.Nëna e tij e inkurajoi në këto aksione, qe demostronin ambicieje.Nje here pasi e pa atë Aliun, të kthehej një ditë pa plaçkë lufte dhe pa armë, nga një prej ketyre aksioneve, në të cilen ai ishte detyruar ta braktiste i mundur. "Shko, frikacak," i thote ajo e inatosur dhe e zemeruar..."ne harem nen fustanin e grave,se kete di te besh me mire se perdorimi i armeve dhe i forces".I turpëruar për dobësinë e tij, Aliu iku nga shtepia atërore, gjeti një thesar në rrënojat e një kështjelle të vjetër, ndërsa gërmonte tokën me shpaten e tij, mblodhi tridhjetë trima nën pagën e tij dhe shkatërroi gjithë vendin. I kapur ne befasi nga trupat e Kurt Pashes të Shqipërisë, dhe u dërgua në Berat, rezidenca e këtij dinjitari, për t'u ekzekutuar atje. Kurti u prek dhe u zbut nga rinia dhe pamja e tij dhe ia ktheu nënës së tij. Kështu Aliu u fal, dhe pasi u kthye në Tepelenë, u martua me Eminenë, të bijën e Pashait te Delvines, një aleancë që kënaqte njekohesisht, dashurinë dhe ambicien e tij. Duke qenë i sigurt për vjehrrin e tij, ai e shtyu fshehurazi të favorizonte përpjekjet e para të pavarësisë greke, të nxitura nga Rusia në 1790. Duke u bërë viktimë e kësaj politike të paqartë, Pashai fatkeq i Delvines u vra në Manastir nga turqit. Aliu i dha për grua motrën e tij Shainiza pasuesit të tij, Pasha i Argyro-Castro,por duke qenë i neveritur nga ndikimi i vogël që mund të ushtronte mbi kunatin e tij, ai u përpoq të bindente motrën e tij që të çlirohej nga i shoqi me helm, që ajo të martohej me Solimanin, vëllain e vogël të Pashait, të cilin ajo e donte. Shanizaja refuzoi të kryente këtë krim, Aliu shtyu Solimanin të vriste vëllain e tij, dhe i dha dorën e motrës së tij, mbi trupin e pajetë të burrit të saj. Pak kohë pas kësaj, Porta, pasi vendosi për shkarkimin , Pashait së Delvines, mikut dhe mbrojtësit të Aliut të ri, ky i fundit e beri veten gjithnjë e më shumë në besimin e tij, e ftoi në një banket në shtëpinë e tij, fshehu disa vrasës në një dollap rrobash,leshoje filxhani e kafesë në dyshemenë e mermerte te dyshemese,si sinjal per vraserit,miku i tij u sakrifikua perpara tij,dergoje koken e tij ne Kostadinopoje,dhe mori si shperblim qeverisjen e Thesalise dhe titullin Pasha. Pasuruar nga shtrirja e pushtetit te tij,me ne fund mori titullin Pasha i Janines,nje nga zonat me te pasura dhe deliciose te Epirit. Aliu vazhdoi t'u bënte lajka grekëve duke bere sikur kishte një adhurim për krishterimin,shtyre nga dëshira që lindente në gjoksin e tij, për te respektuar të parëve të tij. Ai i thirri ata në këshillat e tij dhe manovroi mes tyre dhe muslimaneve derisa u bë i nevojshëm për të dy, duke ngritur dolli me grekët për shëndetin e Panagjisë ose Virgjëreshës Mari.Duke qenë njëkohësisht e aftë per qeverisje dhe mercerie, grumbulloi thesare të pafundme, të cilat ishin fshehur në një pallat të ndërtuar mbi një shkëmb në mes të liqenit të Janinës dhe që komunikonte me qytetin vetëm me një rrip të ngushtë toke. Këto thesare i mundësonin atij të merrte trupa, me të cilët pushtoi pak e pak territoret fqinj, me pretendimin se do të nenshtronte atje rebelët, nën pushtetin e Sulltanit. Në një nga këto ekspedita, të ndërmarra për t'u hakmarrë për robërinë e nënës së tij,per të cilën ai i ishte betuar se do ta bënte, bëri që të digjej në një zjarr të ngadaltë dhe mishi i tij të copëtohet me pincë të kuqe të nxehtë, një epirot që e kishte fyer në burg. Duke e parë më të favorshmen në atë kohë t'u shërbente turqve se grekëve, ai ktheu armet kundër suliotëve, të cilët ishin rebeluar me nxitjen e Rusisë, dhe ua mori territorin e tyre. Ai kishte tashmë tridhjetë mijë mahometanë nën urdhrat e tij dhe kudo njihej me titullin Luani i Epirit. Republika franceze duke qene padrone e Korfuzit ,i dergoje gjenerale dhe ambasador per ti bere qejfin,krenarise se tij,dhe ta interesojne ate për revolucionin çlirimtar të grekëve dhe të Adriatikut. I priti me politikë,perketheli dhe mbajti gjalle shpresat e tyre,i dehu ata me kënaqësitë e Janinës, kopshtin e grave të bukura. Ai madje lejoi që në pallatin e tij të këndoheshin këngët e poetit grek Rhigas, modernen Tyrtoeus te racës së tij, pastaj papritmas duke ndryshuar tonin dhe miqtë e tij, ai marshoi në krye të njëzet mijë burrave kundër Passavan Oglou, Pasha i Viddinit, të cilit, talenti i Rhigas kishte nxitur të deklarohej për grekët. Kur u kthye në Janinë, ai arrestoi gjeneralin francez Rose, i cili ishte martuar së fundmi, me ndërhyrjen e tij, me vajzën më të bukur të Epirit, dhe e dergoje te lidhur me zingjire te vdiste ne burg tek shtate kullat.Fati i buzëqeshi atij në të gjitha drejtimet. Djali i tij i madh. Mukhtari, i cili ishte ngarkuar me qeverinë gjatë mungesës së tij, i kishte ngjallur zemërimin dhe dyshimet, nga dashuria e tij për një zonjë të re greke të Janinës. Por Aliu e largoi prej saj, me pretendimin se ai do komandonte një ekspeditë në Thesali. Pastaj, duke hyrë natën në shtëpinë e zonjës së djalit të tij, Eufrosines, e pushtuar nga tmerri, e lidhi me pranga në birucat e sarajt së tij, së bashku me pesëmbëdhjetë vajza të reja të familjeve kryesore të qytetit, të akuzuara për marrëdhënie kriminale me djalin e tij, dhe të nesërmen i mbyti të gjitha në liqen. Gjaku i grekëve u derdh me bollëk në të gjithë provincat e tij, gruaja e tij Emine, pasi iu hodh në këmbët e tij për t'i kërkuar faljen e tij për të krishterët e pafajshëm, ai e ngarkoi me qortime,dhe duke gjuajtur me pistoletë mbi kokën e saj kundër murit, ai e goditi me një tmerr të tillë sa ajo vdiq gjatë natës. Megjithatë, me këtë rast, ai u pendua për pasojat e zemerimit të tij dhe nuk e fali kurrë vetes, për vrasjen e nënës së fëmijëve të tij, dhe autoria e parë e pasurisë së tij.Ekulibrando me mjeshtëri mbështetjen e tij, herë duke u shpallur me Divanin, e herë me jeniçerët, gjatë luftës së gjatë midis këtyre ribeleve dhe sulltanin, ai përparoi deri në portat e Adrianopojës me tetëdhjetë mijë burra.Te frikësuara të dyja palët, dhe po aq i frikësuar dhe ai vetë, ai nuk hyri kurrë në Konstandinopojë. Duke u deklaruar çdo ditë si një mbështetës besnik i fronit, ai fortifikoi kryeqytetin e tij, dhe mbretëroi mbi Greqinë, të cilën me turne e përkëdhelte dhe e shkatërronte. Me shenjën më të vogël te atij, krerët e Peloponezit, që dukeshin shumë të popullor, me siguri do të binin nën goditjet ose jataganëve te arnautëve të tij. Mbetur mbreselenes, nga admirimi, gjate djegies e një fshati grek, nga bukuria e një fëmije dymbëdhjetë vjeçare, e quajtur Vasiliki, e cila iu lut që të kursente familjen e saj, ai e ngriti,e uli ne gjunjët e tij, e mori me vete në Janinë, e rriti në haremin e tij dhe u martua me të. Ai ishte në këtë kohë mbi të gjashtëdhjetat dhe në kulmin e fatit së tij. Një pjesë e thesareve të tij duke u shpërndarë me mjeshtëri dhe fshehtësi në Kostandinopojë, nga agjentët që Aliu i kishte punesuar në oborrin e Sulltanit, i ruajtën favorin e vezirëve dhe sulltanëve. Dy djemtë e tij Veli dhe Moukhtar, u investuan me qeverite dytësore, në More, në Maqedoni dhe Thesali. I gjithë Peloponezi ishte në duart e një familje,kreu trim, ky sundues absolut dhe misterioz, qe bënte te dy racat e sundimit te tij, të shpresonin dhe të friksoheshin here njera pale here tjetra pale, nga maja e fortesave të tij malore, ndërsa negocionte në të njëjtën kohë, në Adriatik, me francezët ose anglezët, duke prtenduar nga të gjithë mjetet për të vepruar, kundër të gjithëve. Ndërkohë Sulltan Mahmudi, i bindur për domosdoshmërinë e shfarosjes së këtij përkrahësi të kryengritjes, që çdo ze, e shtynte qe ta parashikonte, në mesin e nënshtetasve të tij grekë. Kishte vendosur me energjinë e tij të njohur, për ti shpallur luftë të hapur Ali Pashes, më pak shkatërruese sipas tij për perandorinë e tij, sesa ato plane të dyfishta, që lejonin rritjen e rebelimit. Ushtritë e tij, të drejtuara nga më të devotshmit dhe me luftëtarët e pashallareve të tij,ne dy vitet e fundit kishin rrethuar Ali Pashen në malet e tij, duke shternguar rrethimin e qyteteve dhe fortesave brenda të cilave ai ishte mbyllur. Por Aliu, i sigurt mes liqeneve,grykave dhe mureve te keshtjellave të tija,shfaqte, edhe kur luftonte kundër zotërisë së tij, respektin e një skllavi besnik e të harruar, herë pushtues, herë i pushtuar, duke lajketuar dhe korruptuar vazhdimisht vezirët dhe pashallaret që e kundërshtonin. Grekët, të paqarte për rolin që do të merrte përfundimisht ky arbitër i lirive të tyre, panë tek ai ndonjëherë shfarosësin, dhe here tjeter Makabeun( Guida Maccabeo kondontier antik ebre) i racës së tyre.Proklamatat dhe emisarët e Ipsilantit, i kishin dhënë Peloponezit shtysën dhe deshiren për pavarësi. Kolokotroni, një prijës i kryengritjeve të para të dështuara, i cili për disa vite kishte bërë një jetë te terhequr në ishullin Zantit, ku koha dhe terheqja e tij kishin shërbyer vetëm për të pjekur heroizmin e tij, ku babai, vëllezërit dhe farefisi i të cilit ishin zhdukur nën shpatën turke, ishte shfaqur përsëri dhe kishte riorganizuar bandat e tija në male. Germanos, Kryepeshkopi i Patrës, një orator, një prift dhe luftëtar, kishte thirrur një mbledhje në shpellat e malit Erymanthus të të gjithë krerëve të klerit, për të bashkërenduar me ta kryengritjen e të gjitha kishave të tyre. Ai i kishte thirrur të krishterët që të ndaheshin përgjithmonë nga të pafetë dhe të tërhiqeshin me priftërinjtë e tyre, gratë dhe fëmijët e tyre në male, për të organizuar atje një luftë të shenjtë dhe për të zbritur që andej mbi osmanët. Me thirrjen e tij, qytetet dhe fshatrat u boshatishen, dhe turqit të habitur nga kjo, sulmuan ato turma njerëzish, të cilët mendonin se mund t'i kthenin lehtësisht në skllavëri, por ata u shtyne kudo, nga malet dhe pak me vone debuar edhe nga qytetet, ku ata pak kohe me pare kishin qene zoter dhe padrone.. Maqedonia, Thesalia, Epiri, Akarnania, Etolia, Peloponesi, Eubea dhe Arkipelagu ishin bërë një fushë beteje e gjerë, nga deti dhe nga toka, që gllabëronte me turne si tiranët, ashtu edhe skllevërit. Ali Pasha i cili ishte i kënaqur të krijonte armiqe për kundershtarin e tij, u drejtoi një proklamatë suliotëve që më parë i kishte dëbuar nga vendi i tyre dhe ua ktheu territorin dhe kështjellat e tyre, me artileri dhe municione, për të bërë aleance kundër turqve. Me afrimin e fshatarëve,qe duke zbritur me shumice nga malet, nën drejtimin e priftërinjve dhe prijësve të tyre,ne të gjitha qytetet, të ngritura në kryengritje, duke sulmuar turqit, i kishin mbyllur në kalatë,ku nga prej andej turqit bombarduan dhe vunë zjarrin ndërtesave.Krimet dhe masakrat e lirise barazonin ato te tiranise.Poliponezi ishte nje skene zjarri dhe gjaku,nen kryqin si dhe nen gjusem henen.Europa u drrodh nga tmerri i tregimeve te ketyre flakeve dhe masakrave.Gjatë këtyre betejave dhe masakrave të ndërsjella, në të gjitha ujërat dhe në të gjitha brigjet e detit Egje.Hurshid Pasha në krye të ushtrisë osmane të Epirit, bllokoi Ali Pashen në kryeqytetin e tij me gjysmën e trupave të tij, ndërsa me gjysmen tjetrën luftoi ribelionin në Peloponez. Në një sulm të dëshpëruar, plaku Ali Pasha, i cili u çua me nje barele në mes bresherise të zjarrit, ai zmbrapsi sulmuesit dhe i ktheu të burgosurit që kishte bërë në kete rast.Pas kesaj ai i shkrojti Hurshidit; "Ariu i Pindit është ende gjallë,ti mund të marresh dhe të varrosësh të vdekurit. Unë do të veproj gjithmonë në të njëjtën mënyrë kur ju më luftoni me lealta, ma vetëm dy burra po shkatërrojnë gjithë Turqinë, ne po bejme vetem shkatrrimin tone!".Aliu i tij, duke qenë i sigurt për besnikërinë e pakorruptueshme të trupave të tij dhe pathyeshmerine e kalave të tija,ngjante se shikonte me indiferencë stoike(demostrim i fortesise se shpirtit i skajshem, perpara humbjes dhe vdekjes), luftën që po gllabëronte të dy popullatat, pa e prekur veten, dhe priste triumfin e njërës prej ketyre kauzave, përpara se të deklarohej. Motra Shainiza sapo i kishte vdekur, dhe e reja e bukur greka Vasiliqi,tashme e plotfuqishme ne zemeren e tij,e ngushullonte per moshen e thyer dhe tiranine me dashurine e saj,ashtu si heroizmi sfidon kohen,ne racat e fuqishme te Orientit.Megjithatë shpejt, ai u detyrua të braktiste kryeqytetin dhe pallatin e tij të fortifikuar, përballe sulmeve të përsëritura dhe rritjes të forcave osmane, dhe të tërhiqej në kështjellën e tij ne liqenin e Janines.Atje i mbrojtur nga nje rrip i pa thyeshem i dallgeve te liqenit,nga muret dhe topat, të vendosura nën strehën per tu mbrojtur nga bombat, me këmbët e tij mbi thesaret e tij, të grumbulluara në shpellat e pallatit të tij, sherbyer nga skllevër besnikë, i mbrojtur nga luftetar të devotshëm, i dashur nga një grua e dashur dhe e virtytshme, dhe i vendosur të perballoje vdekjen,sesa ti dorezohej fatit,shikonte me qetesi qytetin dhe provincat e tija,ne duart e armiqeve te tij,duke menduar veten të sigurt për ti rrimar perseri.Aliu si per tu argetuar,ai bombardonte kampet dhe rrethinat e tyre,duke demostruar akoma guximin dhe krahun e tij fitimtar mbi te vdekurit e tyre,dhe keshtu i afrohet fundit te jetes se tij,duke mbuluar deformalitetin e vdekjes,me iluzionin e fatalitetit,te lavdise dhe te dashurise.
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento