Powered By Blogger

martedì 8 aprile 2025

Veshtrim historik dhe politik , Ali Pashe Tepelena nga Malte Brun. ( Pjesa e dyte )

Shkenca  Morale dhe Politike, Historia e Ali Pashe Tepelenes,Pasha i Janines,  Veshtrim  Historik dhe Politik, nga Malte Brun.



 

Malthe Conard Bruun ( 1775-1826), ka qene nje gjeograf dhe historian Danez,i natyralizuar Francez,pas debimit nga Danimarka ne vitin 1800, nga mbreti Danimarkes Federiko VI,si rezultat i disa pamfleteve kunder qeverisjes Daneze dhe te mbeshtetjes te Revolucionit Francez, gjeti strehim ne Francen pas revulicionare.Malte Brun u afirmua si gazetar,shkrimtar ,historian dhe gjeograf ne Paris.Ka qene themelus dhe sekretar  i  "Societe de Geographie de Paris" 1821,e para societa gjeografike moderne ne Paris.E veçanta e ketij autori eshte sepse ai eshte bashkekohes i Ali Pashe Tepelenes,ne krahasim me te tjeret qe jane te me voneshem,dhe si rrjedhim ka qene deshmimtar i drejteperdrejt i ngjarjeve te kesaj periudhe,veshtrimi i tij politik eshte ai i revolucionit Francez dhe ne mbeshtetje te ketij revolucioni,kjo deshmohet edhe ne kete punim historik dhe politik ,ku na jep edhe vizionin politik dhe historik te Ali Pashe Tepelenes.


Pregatiti dhe perpunoje Albert Pasho.

Vazhdimi  Pjeses te pare...


Pjesa e dyte;

Martesat në Turqi, si mes nesh, janë mjetet e zakonshme për të konsoliduar pasurinë e një personi të caktuar.  Atje, si tek ne, ajo është shpesh vetëm një aleancë pasurish të fituara keq. Aliu, një vrasës i sapo pasuruar, ishte martuar me vajzën e Kapllanit,Pasha ribele i Delvines, i cili e kishte kthyer qytetin e fortë të Gjirokasteres në selinë e një tiranie të vogël e të pavarur. Eminea e bukur dhe e virtytshme ishte një trashëgimtare e pasur,por sipas zotit Pouqueville, Aliu i paduruar për t'i shijuar këto pasuri, e shtyu vjehrrin e tij që t'i bindej urdhrit të Valiut te Rumelise, i cili pasi e dënoi si rebel, ia preu kokën. A mund ta imagjinonte Aliu se kjo ishte mënyra më e sigurt për t'u bërë menjëherë trashëgimtari i Kapllan Pashes? A nuk duhej ta kishte parashikuar që një Pasha i ri do të vinte për të mbledhur pasuritë e konfiskuara të vjehrrit? Ka të ngjarë që këtu fama e tij, ta akuzojë Aliun për një krim imagjinar. Ai e riparoi fatkeqësinë e tij duke e martuar motrën e tij Shanizane me Pashain e ri të Gjirokasteres, i quajtur Ali, si ai. Ky  solli pasurine e Kapllanit, në shtëpinë e Aliut, i cili mendoi se do të dilnin jashtë kontrollit.  Aliu i Gjirokasteres u vra pak me vone nga vëllai i tij Solimano, dhe ky u martua me të venë e vellait.Kështu opinioni publik donte që Shanizaja dhe Aliu i Tepelenes të ishin bashkëpunëtorë të vrasjes, të  cilët  kishin qenë të vetëmit deshmitar. Por nëse ata do të kishin konceptuar një krim të tillë mes të tyre dmth te tre, ata nuk do të kishin fuqinë ta varrosnin në një heshtje të përjetshme kete krim? Kjo është vetem një thashethem popullor, i cili nuk na ngjall asnjë besim.  Dinakëria me të cilën Aliu zhveshi nga pasuria bejleret e Tepelenes nga pasuria e tyre e trashguar, duket se është realizuar më se miri.  «"E dija (kështu i tha vetë Aliu zotit Pouqueville)  nevojën për t'u vendosur në mënyrë solide në vendin tim. Kisha bashkepuntor të shumtë, të gatshëm për të më shërbyer; Kisha armiq të jashtezakonshem te eger, vendosa të angazhoja kundërshtarët e mi në një komplot kundër jetës sime, ata dëgjuan me dëshirë këshillat e njerëzve të mi besnikë. Ata duhej të më vrisnin në një pyll, nën hijen e pemes ne të cilen isha mësuar të flija pas udhëtimeve të mia të gjuetisë. Në vendin tim vendosa një dhi, te lidhur fort dhe e capestrato, dhe e kisha mbuluar me rrobat e mia.Armiqte tim mbërrijnë, dhe zbrazin të gjitha pushkët mbi kafshën e mjerë që ata besojnë se jam unë, në atë moment shfaqen befas disa nga njerzit e mi që ishin vënë në pritë. Atentatorët nuk kanë kohë qe të afrohen  shpejt tek  viktima e tyre e supozuar. Ata hyjnë në qytet,Tepelene dhe përhapin thashethemet për vdekjen time. Aliu beu ka vdekur, e kemi hequr qafe! Këto britma kumbonin kudo në mes atyre qe besonin. Unë i fshehur në haremin e nënës sime, prita derisa u dehën nga vera dhe nga gëzimi i tyre, pastaj u vërsulem mbi ta në krye të njerezve të mi, para lindjes së diellit ata janë shfarosur të gjithë: Unë ndava shtëpitë dhe pasuritë e tyre në mes njerezve te mij, dhe që nga ajo ditë jam zot i Tepelenes.Duke vazhduar pushtimet e tij të vogla, ai me radhë u bë zot i Libohoves,Leklit dhe Hormoves. Duke marrë në zotërim këtë vend të fundit ai bëri tmerre të cilat, e bëne emrin e tij të tmerrshëm,keshtu shumë fshatra fqinje t'i nënshtroheshin sundimit te tij pa rezistencë. Ndërkohë duke qenë shumë i pasur, shtoi te tjera mjeteve per tu ngrritur si edhe artin e korrupsionit. Kështu ai mori nga Kostandinopoja detyrën për t'i prerë kokën Selim Pashes të Delvines, komisioni i se  ciles i solli një shumë të konsiderueshme. Për ta zbatuar kete, Aliu "deklaroj" veten në favor të Pashait të vjetër të Delvines dhe ia prenë kokën në pallatin e tij nga disa ushtarë të tij, të cilët i kishte futur atje me pretekste të ndryshme. Rojet e Selimit ndaluan të frikësuar kur panë fermanin e vdekjes, të cilin Aliu e kishte marrë me poste dhe që ai e shpalosi në praninë e tyre. Si shpërblim për këtë shërbim te mire, u emërua nen Derven i Rumelise. dhe në kete detyre te re, ai vuri në praktikë parimin e tij të preferuar të grumbullimit të parave për të pasur gjithçka tjetër. I ngarkuar për pastrimin e vendit nga kusarët, ai bëri marrëveshje me lëshime të veçanta, të cilat i kthyen Kleftet,nga hajduta te lire ne viktima. Meqenëse e keqja ishte rritur në një shkallë të tillë, saqë udhëtimet nuk mund të bëheshin më në shumë krahina Derven Pashai u thirrë ne Konstandinopojë, dhe pagoi për krimet e zvendesit të tij. Aliu  me i kujdeshem  nuk iu përgjigj paralajmërimit, por ai dërgoi zvendesin e tij me nje shume te konsiderushme, fryt i grabitjeve të tij e ndihmoi për ta shfajësuar.  Reputacioni i tij ushtarak atëherë u vendos aq mirë sa në luftën që shpërtheu në 1787 midis Turqisë dhe fuqive perandorake të Austrisë dhe Rusisë, atij iu besua një komandë e rëndësishme nën urdhrat eveziri i madh Jusuf, dhe si shpërblim për shërbimet që bëri atje, iu dha pashalleku me dy bisht i Trikales në Thesali, duke i besuar gjithashtu funksionet e Derven Pasha ose komandantit të përgjithshëm të rrugëve kryesore në të gjithë Rumeline. Ky pozicion i ri i dha atij mundësinë më të mirë për të mbajtur një numer trupash me llogarine  e tij. Shpejt ai mblodhi katërmijë burrave, të gjithë shqiptar dhe pothuajse të gjithë veteran Kleft, duke çliruar kështu rrugët kryesore nga ato banda, pjesë e të cilave ai ishte dhe vete kohe me pare, ai fitoi në të njëjtën kohë famen e një administratori të aftë dhe kishte mjetet për t'u bërë i frikshëm per Portën, duke u bërë një vasal i frikshëm, paksa ideja e pavarësisë absolute nuk i josh aspak  pashallaret turq dhe ata e dinë se, qe shume interesa dhe paraghykime i pengon ata ne nje inovacion te tille.  Ali Pasha kishte hedhur kryesisht syte mbi qytetin e Janinës dhe donte tja ribashkonte atë  zotërimeve te tija ne Tepelene. Qyteti i Trikalës dominon rrugën tregtare që shkon nga Epiri në Konstandinopojë dhe veçanërisht komunikimet midis Janinës dhe Thesalisë pjellore, drithërat e së cilës janë të domosdoshëm për jetesën e banorëve të qytetit. Anarkia dhe badintizmi kishin arritur në shkallën ekstreme atje, autoriteti i Pashait nuk ishte gjë tjetër veçse një emër i kotë. bejleret përballoheshin hapur mes tyre me lufte. Aliu bëri luftë kundër tyre, dhe kur bejleret armiqtë e tij më në fund, provokuan kundër tij një urdhër nga qeveria osmane, e cila e ndalonte ate të ndërhynte në punët e Janinës. Aliu i informuar për gjithçka nga spiunët e tij, i kapi lajmëtarët në rrugë dhe falsifikoi firmanin.  Për habinë e tyre të madhe, bejlerët gjetën emërimin e Aliut në pashallëkun e Janines dhe urdhrin e Sulltanit për t'iu bindur menjëherë. Disa prej tyre  dyshuan për mashtrim, por Aliu ndoqi zbatoi fermanin e tij, me një ushtri të mirë.Disa ia hapen portat, ai vendosi një garnizon në kështjellë dhe kur e pa veten zot të gjithçkaje, thirri kreret e të krishterëve dhe agate e muslimanëve, për t'i bërë ata të nënshkruajnë një peticion të përpiluar prej tij, në të cilin i gjithë populli i Janines,i lutej Sulltanit t'i jepte Aliun si udhëheqësin e tyre.Aliu  terrori i vrasësve, mbrojtësi i rendit publik, njeriu më besnik, besimtari më i zellshëm nga të gjithë. Më pas ai e dërgoi këtë kërkesë në Kostandinopojë me një komision të pajisur me shuma të mëdha, të destinuara për figurat kryesore të oborrit. A mund të kenë dështuar këto mjete? Aliu u konfirmua në qeverinë e tij,qe kishte  uzurpuar. Despotizmi siguroi vendin nga luftrat partiake, mosmarrëveshjet pushuan dhe njerëzit ishin të kënaqur me ndryshimin. Vetë Porta, duke parë autoritetin e Sulltanit të rivendosur në një qytet që kishte qenë për një kohë të gjatë një lloj republike anarkiste, nuk mund të mos e falte Aliun për  mashtrimin, të cilin ajo vetëm atëherë e mësoi,dhe se nuk kishte më kohë për ta korrigjuar.  Vlen të rrëfehet, pavarësisht nga kritikuesit e Aliut, se kjo intrigë politike, nuk presupozon as aftësi të zakonshme dhe as synime të një aventurieri të thjeshtë. Ka shumë mbretër dhe kabinete që nuk bëjnë kombinime po aq të zgjuara dhe as nuk i ekzekutojnë me të njëjtën shkathtësi. Vetë Filipi i Macedonise do ta kishte duartrokitur.  Ne e kemi sjellë Ali Pashen në atë pikë, ku cilësia e tij politike e konsoliduar  e vendos atë në mesin e të mëdhenjve të Perandorisë Osmane. Le të hedhim një vështrim prapa dhe të shqyrtojmë se çfarë është edukimi i një Pashai.Gjuetia e armiqeve, atentatet, luftërat e vogla feudale, zyrat e "nderuara" të spiunit dhe xhelatit, një ose dy fushata favorizuese, më në fund paratë e shumta  te dorovitura e bëjnë njeriun të bëhet Pasha.Kështu (duhet thënë për hir të turqve) beheshe konsull në Romë në shekujt e fundit të republikës! Ka edhe një shkollë tjetër për tu bere Pasha. dmth, zyrtaret e sarajeve, dhe një rini e çthurrur nga veset më të neveritshme, por megjithëate zyrtarët e mëdhenj që dalin nga kjo klasë gëzojnë avantazhet e një edukimi të mësuar,ata megjithatë  nuk vlerësohen më nga populli dhe nga ushtarët. A është çudi që në një grup zyrtarësh kaq të papërgatitur për karrierën e tyre, paaftësia, zhgënjimi, tirania, tradhtia dhe lufta civile, janë rend i ditës? Nëse një gjeni i madh ngrihet me forcën e tij në mes të këtij kaosi, ai ruan gjurmët e barbarisë, që janë të natyrshme në zakonet, në idetë e përgjithshme, as nuk gjen  asgjë tjetër përveç instrumenteve të bëra në formën e abuzimeve dhe jo fort të përshtatshme për një regjim më të mirë. Turqia nuk mund të rigjenerohet as nga një burrë i madh i lindur nga barku i saj. Por çfarë edukimi u japim ne europianët ministrave, prefektëve, këshilltarëve të shtetit? Çfarë kujdesi kemi për të pregatitur shtetarët? Me përjashtim të disa studimeve në përgjithësi, më duket se talenti për intrigë dhe merita e pasurisë së fituar mirë apo keq përbëjnë, si në Evropë ashtu edhe në Turqi, kualifikimet më të zakonshme dhe më të konsideruara për pranim.  Historia e Aliut natyrshëm bëhej më pak argëtuese sa më i rëndësishëm ai bëhej në politikë. I riu “me gjashtëdhjetë para në xhep dhe “pushkë mbi supe” kërkonte rreziqe dhe aventura,pronari i madh i tokave, Pashai ilustre, dukej se nuk i duhej më të ekspozonte pasurinë dhe lavdinë e tij. Megjithatë, Aliu duket se e ka ruajtur gjithmonë  freskinë e shpirtit, ate shqetesim trubulent, që e kishte tërhequr tashmë në kaq shumë çështje të këqija, këto prirje, të cilat nuk e braktisin as në ndërmarrjet e tij me të mëdha politike, i japin jetës së tij një pamje të veçantë, të shperthimit të stuhishëm, përmes të cilit vështirë se mund të dallohen disa cilësi të bollshme që ia vlen pak të lavdërohen. Vjedhja e çifligjeve nga fqinjët e tij më paqësorë,  konfiskimi i pasurive në emër të Sulltanit, por në dobi të përfaqësueseve të tij vendas, shtypja e qyteteve, të cilat mund të bëheshin të jashtezakoneshme për  pasurite ose cilësite të tyre,persekutimi dhe mekatet e te gjithe atyre qe nuk e quajne autoritetin pjese te tyre,per te nxitur luftra midis te fuqishmeve dhe per te ndihmuar te dobtit kunder te forteve.Ruajti xhelozine mes grekeve dhe muslimaneve,mbrojtje nga divani me dhurata,shkembimi i ndersjellte me  kortet e huajamarrjen e huaja,pa ju sjell atyre ndonje perfitim te vertete,sakrifikimi i miqesise per hir te ruajtjes te interesit te vet, mirënjohjes, dashurisë, natyrës,eshte ajo qe ben çdo Pasha ne Perandorine Osmane,dhe as nuk mund të veprojë ndryshe në situatën në të cilën ndodhet kjo perandori. Është absurde të qortosh Aliun vetëm për veprime të këtij lloji, vetëm sepse ai përdori guxim dhe këmbëngulje më të madhe. Ai vetë e akuzon veten se ka grumbulluar padrejtësi mbi padrejtësitë dhe beson se e sheh veten të persekutuar "nga përrenjtë e gjakut që ka derdhur". Njerëzit e mirë, të cilët bëjnë shumë gjëra, zakonisht kanë fatin e keq të shohin veten të akuzuar se kanë bërë më shumë se çduhet.Besohet se Aliu i kreu të gjitha krimet që ishte e mundur  për interesin e tij, madje edhe ato që qartësisht nuk ishte në interesin e tij t'i kryente.  Ibraim Pasha i Beratit i Shqipërisë së Mesme është një nga viktimat më të dedikuar ndër ata që u flijuan nga Aliu. Ky Pasha i cili në vetvete rridhte tashmë nga një gjak i lavdishëm, ishte martuar me vajzën e Kurt Pashes, një prej zotërve më fisnikë të prejardhjes Shqiptare, dhe me këtë martesë i kishte vjedhur Aliut të ri, në të njëjtën kohë i dashuruar dhe kanditat me  shpresën për t'u ngjitur në Pashallekun e Beratit. Pashai i Tepelenes i duhej të toleronte uljen poshtëruese dhe të pabaza për origjinën e tij. Pa dyshim që hakmarrja ndezi gjithë zjarrin e saj në zemrën e Aliut. Por politika e Aliut ishte në harmoni të plote me me pasionin e tij. Shqipëria e Mesme, ose Muzaka,e sunduar nga Pashai i  Beratit, ishte pushtimi më i natyrshëm, më i nevojshmi dhe në të njëjtën kohë më i lehtë për Pashain e Epirit të poshtëm. Aliu si prijës i Klefteve, si beu i Tepelenes, kishte krijuar shumë miqësi në  vend, nga të cilat ai i njihte të gjitha situatat.Jo vetem afërsia, pasuria e Shqipërisë së mesme dhe mbi të gjitha raca e bukur e kuajve që ajo kishte nuk duhet ta bënte të dëshirueshme zotërimin e saj, por ishte e rëndësishme që Aliu t'i privonte bejeret e vegjël dhe pashalleqet  e vogla të pavarura nga Epiri, nga mbështetja e vazhdueshme që gjenin në Pashane e Beratit. Marrja me forcë e një pashalleku të tërë, nën Portë ishte sigurisht një ndërmarrje e vështirë dhe e rrezikshme,  por Aliu e përfundoi me mjeshtëri dhe këmbëngulje të admirueshme.  Tashmë më i fuqishëm dhe më i famshëm se Pashai i Beratit, ai më pas e detyron atë t'i japë për gra dy vajzat e tij,per dy djemte e tij Mykhtarin dhe Veliun,keshtu i rrëmben nga duart, dy territore njëri pas tjetrit, me pretekstin e pajes së këtyre vajzave; Ibrahimi i dobët, i djegur nga dëshira për t'u hakmarrë, hyn në të gjitha lidhjet armiqesore te bëra kundër Aliut nga bejleret e vogjel të pavarura, si dhe bën aleancë me autoritetet franceze dhe ruse të Korfuzit; por gjithmonë i ndëshkuar me ndonjë humbje të re, ai ben gjithmonë të njëjtat projekte. Aliu e provokon  reciprokisht, e vë në grindje me bejleret dhe aleatët e tjerë, e denoncon në Portë si mik të të huajve, e bën të dyshimtë për të gjithë, më në fund zgjon kundër tij njërin prej bejlereve , i cili, i internuar dhe zhveshur  nga pasuria, nga Ibrahimi, kishte fituar famë të madhe dhe pasuri të pamasë në fushatat e Egjiptit,ky eshte Omer Virioni Bej,ky sulmon Pashain e Beratit qe ne fillim dhe e detyron te mbyllet ne mbrojtje ne pallatin e tij. Më pas shohim  Aliun qe me pretekstin se luan rolin e ndërmjetësit mes tyre dhe përfundon duke pushtuar të gjithë pashallekun e Beratit dhe duke i rrëmbyer Portës vetë titullin Beglier Bei i Beratit për djalin e tij Myktarin. Dy Pasha me inferior, pikërisht ata të Elbasanit dhe të Krujës, si dhe të gjithë bejleret e Shqipërisë së mesme, i nënshtrohen autoritetit të Aliut dhe vijnë në oborrin e Janines për tu bere si vasalë te tij. Ky rezultat i tridhjetë viteve të intrigave politike nuk do të sillte asnjë turp për emrin e Aliut,si fitusi fatlum ndaj Ibrahimit,se do ta kishte trajtuar me njerëzillek vjehrrin e djemve të tij.Ma perkundrazi  për të ngopur projektet e lashta te tija, edhe më tepër nga mosbesimi e frika, e futi vezirin e Beratit në një burg të ndërtuar  nën shkallët kryesore të pallatit të tij te Janinës, kështu që sa herë që ngjitet në pallatin e tij, të ketë kënaqësinë të kalojë mbi kokën e armikut të tij. Gratë e Mouktarit dhe Veliut kërkojnë më kot të vizitojnë babain e tyre.Edhe djali i Ibrahimt, edhe pse i fejuar me një nga mbesat e Aliut,ishte i mbyllur në të njëjtin burg. Një tiran i aftë për një hakmarrje të tillë padyshim mund të bjerë nën dyshimin se kishte helmuar Sefer beun e Vlores, një nga mbështetësit më të mirë të Ibrahimit, dhe se i kishte dhënë më pas mjekut përgjegjës për ekzekutimin e një krimi të tillë një shpërblim të denjë, duke e lënë atë të pinte  nga kupa vdekjeprurëse, që i ishte dhënë nga një mjek tjetër helmues i besuar, ku  Pouqueville ka mesuar kete detal, por çfarë dëshmie të besueshme mund të japë një mjek i tille?  Porta, e mësuar me luftërat e vogla feudale të bejlereve të Shqipërisë, nuk mund të shikonte pa pakënaqësi të fshehtë pushtimin e një pashallëku dhe një vezir të saj të futur në burg nga një tjetër.Por Aliu i matur, përtej mjeteve të tij të zakonshme, kishte marrë një masë të shkëlqyer paraprake ushtarake kundër Portës, meqenëse disa vjet më parë kishte pushtuar krahinën e Ohrit, e cila, duke qenë e vendosur në malet midis Maqedonisë dhe Shqipërisë së Mesme,perfshinte të gjitha grykat përmes të cilave do të ishte e nevojshme të depërtohej në Pashallekun e Beratit,që vinte nga Kostandinopoja. Ai e kishte bërë këtë pushtim ndaj Karà Mustafa,pasha i Shkoderes në Shqipërinë e Sipërme. kur ky  i ishte shpallur fermanli, pra i nxjerr jashte nga perandoria. Aliu  pasi mblodhi te gjithe pashallaret  nga rrethinat per te luftuar kunder njeriut qe ishte fermanli,ai kishte pasur  shkathtësinë për të ndërmarrë të vetmin sulm që mund të kishte sukses, dhe u bë zot i Ohrit, ai tërhoqi në anen e tij bejleret fqinjë të Maqedonisë perëndimore, qe ishin  xhelozë për autoritetin e Portës. Me anë të masave të tilla, ai pothuajse preu rrugën midis Kostandinopojës dhe Shqipërisë së Epërme dhe keshtu kishtekrijuar një kufi te shkëlqyer ushtarak. Pozicioni i fortë i fituar mbulon një pjesë të madhe të zotërimeve të saj në anën veriore, ndërsa në lindje është zotërues i të gjithë zinxhirit të Pindit, që ndan Epirin nga Thesalia. Këtu si në pergjithesi, Aliu e njolloi lavdinë e pushtimeve të tija me mizori dhe dredhi.Nje bejler i Diberes qe e kundershtonte i dërgoi një firman të mbyllur në një kuti, ku kishte vendosur një pluhur eksploziv, me hapjen e kutise beu u godit me vdekje.Pashai i ri i Shkodrës, i cili ishte martuar me një mbesë të Aliut, mori një pako të ngjashme prej tij, por ai u kujdes të mos e hapte dhe u hakmor ndaj gruas së tij të re që ishte shtatzënë. E para nga këto dy fakte duket e provuar,por a nuk ka i dyti pamjen e një fabule të shpikur nga një shpirt imitues?Nuk ka  asnjë fakt per kete krim dhe Aliu nuk na duket i pakuptimtë..... Pushtimet e tija në provincat e lashta të Akarnanisë, Etolisë dhe Fokidës i kushtuan më pak intriga dhe llogaritje, as nuk kishte nevojë për asgjë më shumë se pretekste për të luftuar kundër armatoleve apo bandave të armatosura, të cilat bredhin pothuajse në mënyrë të pavarur nëpër keto zona, të lënë pas dore nga pashallaret qe i qeverisnin. Por marja e mëvonshme e të gjitha zonave të vogla detare të Epirit si Suli, Parga, Himara, Butrinti, Preveza, Voniza, është padyshim vepër e një politike të arsyetuar mirë dhe një shërbim që i bëhet interesit të përgjithshëm të Turqisë. Do të ishte vërtet absurde të merreshim në konsideratë këtu vetëm fatkeqësitë nga të cilat janë shtypur ato provinca të vogla të krishtera, pasi Aliu, si muhamedan dhe vezir i Perandorisë Osmane, nuk është pikërisht mbrojtësi i fesë së krishterë dhe as i qytetërimit evropian. Ai duhet të gjykohet,si dikush që vepron sipas ideve të kombit të tij dhe interesave të perandorisë, të së cilës është një nga vasalët e mëdhenj. Tani nëse e vendosim veten në këtë këndvështrim të drejtë dhe të barabartë, a mund të habitemi ndoshta që zotëria sovran i gjithe Egjiptit donte të zotëronte brigjet e tij detare, pa të cilat ai nuk kishte as liri tregtie dhe as siguri kundër sulmeve?  Le t'i hedhim një sy hartës dhe do të shohim se Suli, një republikë e vogël e shqiptarëve të krishterë, mund të arrije me bastisjet e bandave të saj luftëtare deri në periferi të kryeqytetit të Aliut,do të shohim se ish-qytetet detare veneciane, duke zënë pikat më të rëndësishme të bregdetit, e privuan Epirin nga çdo komunikim me detin dhe nga çdo mbrojtje ushtarake në kete anë. Le të shtojmë se Republika e Venedikut, shumë më e aftë në negociatat e saj me Portën, se sa Franca dhe Anglia, kishte marrë rreth vitit 1788 një firman që i ndalonte pashain e  Epirit të ngrinte çdo objekt ose keshtjelle deri në një milje italiane nga deti, në mënyrë që të mos mund të fortifikonte as doganën e saj në Salamora në fund të gjirit të Ambracias. Ky disponim u ruajt fuqishëm për sa kohë që Venediku ekzistonte si fuqi. Por meqenëse Drejtoria Franceze(Direktori), e cila e kishte shitur pavarësinë e kesaj republike të respektueshme për lashtësinë dhe mençurinë e saj, kishte marrë në zotërim ishujt e Jonit. Ali Pasha nuk ndjeu keqarrdhje duke i treguar Portës se avantazhet që gëzonte pa bezdi nga një fuqi paqësore do të bëheshin katastrofike për Perandorinë Osmane nëse do të kalonin në duart e një fuqie pushtuese ambicioze. Në fakt, edhe drejtësia ishte në anën e turqve, dhe një shembull sipas një lexuesi francez, do ta vërtetojë këtë. Supozonise gjenovezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë kishin zotëruar ishujt Hieres, qytetin Cette dhe Port Vendres në brigjet jugore të Francës, ato zona që ndodheshin në mes të tokave tona do të kishin qenë shumë të bezdisshme për ne dhe do të kishin ofenduar shumë Richelieu ose Colbert, por do të ishte e nevojshme të respektohej besimi i traktateve të lidhura me Xhenoven. Tani supozoni se Spanja ose Anglia, pasi pushtuan dhe shkatërruan republikën e Xhenoves, kishin marrë në zotërim Hieres, Cette dhe Port Vendres, në këtë rast Colbert apo Richelieu do t'i mbanin sytë mbyllur ndaj një ndryshimi kaq të rrezikshëm fqinjesie? Franca do të kishte hezituar për një çast të merte armet ? Dhe a nuk do të kishte të drejtë ajo ta bënte këtë sipas të gjitha parimeve të drejtësisë te barazise natyrore? Prandaj kemi të drejtë dhe miratojmë rezolutën e marrë nga Turkia për të kapur me çdo kusht zotërimet e dikurshme veneciane në kontinentin e Epirit. Aliu, të cilit i është besuar ekzekutimi i këtij projekti, përdori të gjitha pabesitë e karakterit të tij dhe të gjitha burimet e zgjuarsisë së tij. Ai lajkaton kotësinë dhe entuziazmin e udhëheqësve francezë, homazhet e admirimit të tij ia drejton Bonapartit; ai madje shpall lidhjen e tij me fenë e re të jakobinëve. Plaku despot i Epirit mban në krahë me përzemërsi republikanët tanë të rinj, të cilët nga ana e tyre janë joshur nga sjelljet e mira të një tirani, i cili u bën festa dhe i furnizon me ushqime.  Megjithatë, Aliu kërkon pagesën për furnizimet e tij dhe në mungesë të parave ai pranon miqësisht një furnizim të madh artilerie, por sapo e zotëron atë, e kthen kundër miqve të tij mendjemëdhenj, ai sulmon me një trupë jashtëzakonisht superiore në numër,te dobtat garnizonet franceze, i shkatërron ato megjithë rezistencën më heroike dhe merr ish-kështjellat veneciane sa hap e mbyll sytë. Franca mëson në të njëjtën pikë se Aliu e ka tradhtuar dhe është fituesi.  Por pas këtyre provave të aftësisë, nga të cilat asnjë gjeneral evropian nuk do të skuqej, shfaqet përsëri shqiptari i egër, vasal i etur për gjak i Turkeve.  Të burgosurit francezë të ngarkuar me bartjen e kokave të shokëve të tyre në Konstandinopojë formojnë një procesion triumfues vërtet mysliman dhe gjenerali i ri Rose i dorëzuar xhelatit, i torturuar nga një mijë mundime në momentin kur ai mendoi se do të ulej në darkën e dasmës me vajzën e  zgjedhur nga Aliu, na kujton gjithçka që është më e frikshme te tiraneve te Azise.  Parga e vetme midis katër qyteteve të dikurshme veneciane u shpëtua nga armët e vezirit të Epirit, sepse admirali rus e kishte penguar të zinte atë vend në emër të sovranit të tij, i cili atëherë ishte aleat i turqve. Ky qytet që iu dorëzua osmanëve me një traktat formal, më pas u mbajt, u ripushtua dhe u lëshua përsëri, është bërë shumë i famshëm,  por nuk është ky vendi për të shqyrtuar nëse Anglia bëri mirë apo keq në përmbushjen e detyrimeve që rezultuan nga një traktat, ne skicojmë këtu personazhin e Ali Pashes dhe sigurisht këmbëngulja me të cilën ai arriti të mar atë qytet të vogël pas njëzet vjetësh, dëshmon se ai ka synimet e duhura për interesat e shtetit të tij. Parga, pa pasur rëndësi ushtarake në vetvete, duke qenë mezi e ndjeshme ndaj mbrojtjes, ofroi një portë për në kufirin detar teEpirit, një vend zbarkimi për një armik dhe një pikë takimi për të gjithë Kleftet e zonave përreth, që shkuan atje për të kërkuar azil kundër trupave të ngarkuara për ruajtjen e qetësisë publike.  Lufta dhjetëvjeçare kundër Sulit filloi në 1792, por shpesh ndërpritej nga kualicionet e formuara nga të gjithe bejte e pakenaqur për të devijuar projektet e Ali Pashes. Këto koalicione dëshmojnë rëndësinë e popullsisë Suliote dhe sa të drejtë kishte Aliu, që nuk braktisi planin e shkatërrimit të tyre, që i ishte  propozuar. Si mund të vuajë një popullatë në portat e kryeqytetit të saj,nga ata  suliotet te ngulitur në male thuajse të paarritshme, i dërgon guerrilët e saj, larg për të djegur dhe plaçkitur, mirëpret të gjithe te pakenaqurit ne gjirin e saj, dhe e vendos veten në krue te bejlereve të cilët ngrenë flamurin e luftës së brendshme? Të tillë ishin Suliotti, tmerri i Epirit Muhamedan për dyqind vjet dhe qendra e të gjitha luftërave të brendshme të atij vendi. Aliu, pasi sulmoi me nëntë mijë njerëz pesëqind luftëtarët e Sulit që ndodheshin në grykat e maleve të tyre, u shpartallua dhe u kthye fshehurazi në kryeqytetin e tij gjatë natës. Ai tërhoqi menjëherë në shërbim të tij një trupë të Sulioteve më të mirë, të pangopur për ar dhe pre, ai pretendon t'i udhëheqë kundër banorëve të Argiro Castros, por gjatë rrugës i rrethon menjëherë dhe i vendos në bllokim, pastaj niset kundër zones të Sulit, duke shpresuar ta befasojë pa mbrojtje, dhe do t'ia dilte pa heroizmin e një Sulioti, i cili, pasi i thyen hekurat, u hodh në lumin Thiamis dhe e kaloi nën një breshëri plumbash, shkoi të paralajmëronte bashkatdhetarët e tij për rrezikun që i priste.Ndërkohë Aliu iu drejtua një grupi të madh forcash: ai thirri të gjithë bejleret e Epirit në emër të religjonit, rrethoi territorin e Sulit me dymbëdhjetë mijë burra, dhe duke besuar se i kishte trembur ata të krishterë me idenë e një bllokade që do t'i sillte urinë, ai ju ofroj blerjen e shtëpive dhe tokave të tyre dhe për t'u garantuar të gjithë popullsisë kalimin e lirë në ishujt e Jonit. “Epiri është atdheu ynë, ne duam të jetojmë dhe të vdesim mes varreve të baballarëve tanë, ishte përgjigja e Sulioteve. Çdo përpjekje për të depërtuar mes tyre ishte e kotë, vetë gratë hodhën gurre mbi sulmuesit. Një fakt fatlum i suksesshëm u solli atyre disa furnizime me ushqipme. Në favor të tyre u krijuan aleanca.  Por Aliu, duke ndjekur gjithmonë qëllimin e tij pa ndërprerje, duke përsosur metodën e tij të sulmit, vit pas viti, më në fund arriti të zvogëlojë Suliotet në piken e fundit. Më pas, ai gjeti mes tyre disa bashkepuntor, të cilët, për t'u çliruar nga rrënimi i përbashkët, i dorëzuan vende të rëndësishme. Tashmë po lajmërohej rënia e afërt e Sulit, po përgatitej pompoziteti i torturave që do të ishin shpërblimi për virtytet heroike të Sulioteve, kur dukej se një mbrojtje e papritur do t'i shpëtonte. Emineja, gruaja e Aliut, nëna e Mouktarit dhe Veliut, e prekur nga heroizmi i Sulioteve, hidhet në këmbët e Aliut për te kerkuar meshire per ta.  “Meshire per Suliotet! Unë do të kursej Suliote! Aliu bërtet i shqetësuar dhe qëllon me nje pistoletë që mbante në dorë.Nga krisma e pistoletes,Emineja bie pa ndjenja, skllevërit e frikësuar vrapojnë dhe e çojnë atë në saraje. Aliu ra ne deshperimin  më të errët, së shpejti ndjen se Eminé nuk është e plagosur, por e shqetesuar fort nga frika e krijuar nga ajo skenë. Ai qëndroi zgjuar gjithë natën pranë shtratit të saj,por ishte kujdes i kotë!ate e kishte arritur vdekja.  Nën një situate kaq të tmerrshëm nata kishte rene në Janinëperludi i  humbjes totale të Sulioteve, korrupsioni, kishte hapur rrugën, ari i Pashait kishte bërë që të dorëzoheshin disa gryka, muslimanët më në fund kishin depërtuar në majë të maleve, një pjesë e Sulioteve iken nëpër shtigje thuajse të paarritshme dhe kur muslimanët arritën tek ata, burrat luftuan deri ne fund, dhe gratë me femijet e tyre u hodhen vete  në humnerë, nëpër të cilën rrjedh Akeroni. Një pjesë tjetër e asaj popullsie luftarake që zinte një pozicion të fortifikuar,u dorezua pasi beri marrveshje me turqit dhe mori leje të tërhiqej në ishujt e Jonit, me kusht që të dorëzonte një magazinë ende plot me barut dhe municione.  Katër Suliote te zgjedhur mbetën prapa për t'ua dorëzuar fitimtarëve këto depo, njëri prej tyre ishte prifti Samuel, patriarku i njerezve të tij, në momentin kur myslimanët u dyndën për të ndarë plaçkën, Samueli vendosi një fitil të ndezur pranë një fuçi baruti dhe me të vrau disa qindra armiq.  Kështu përfundoi historia e Sulit, e denjë për t'u krahasuar me atë të "Mesenjit".


Perketheu Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho 




Nessun commento:

Posta un commento

Alphonso de Lamartine (1790-1869), per Ali Pashe Tepelenen,Nje nga perzhonazet me heroike e te zgjuara te koheve moderne...

Alphonso de Lamartine ( Macon,21 Tetor 1790- Paris 28 Shkurt 1869 ) ka qene nje poet,historian dhe statista franceze,i famshem per lirikat e...