Powered By Blogger

giovedì 31 luglio 2025

Veli Pasha Mykhtar Zades ,babai i Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho



Dinastia e Tepel-Enian ose thene në shqip e Meçohysajve,një fis i paster autoktone shqiptar i fisnikërisë së Toskërisë,pararrdhësit e të cilëve ishin shqiptar kristian që u konvertuan në mysliman pas invazionit osman të Shqipërisë.Mer këtë para shtesë të emërit kjo dinasti për arsye të emërit të Meços që është gjyshi i Veliut,babai i Ali Pashë Tepelenës. Kjo sepse kjo rrjedhë familjare fisnore i dihen trashgimtarët që nga ky moment dmth nga Meçoja,i cili ka qënë Muteselim i Tepelenës.Djali i tij Mouktari, babai i Veliut,ishte nje luftetar i madh i shekullit qe jetoje,komandant  nga më të aftët dhe i dëgjuar i kohës së tij në ushtrinë e perandorisë osmane,mori pjesë në rrethimin e Korfuzit 1716 si komandant i këtij rrethimi.Kapet rrob nga Marshalli Schullemburg dhe dënohet me varje duke rënë kështu si dëshmor.Mouktari kishte qënë Bey i Tepelenes dhe e mbanin ate si feud nga pashai i Beratit.Familja e tij ishte e pasur dhe mbajtja e ketij rangu i sillte te arrdhura te konsiderushme financiare qe llogariteshin ne rreth 20 mije franga ne vit,qe i lejonin atij te kishte prona dhe te mbante trupa me ushtar,si ato te familjeve te medhaja feudale te kohes shqiptare.Mouktari la tre djem Saliku dhe Mahometi qe i kishte me gruan legjitime dhe Veliun (Babai i Aliut) me i vogli prej tyre,qe e kishte me nje skllave nga Etiopia ne sarajt e tija.Djali i skllaves keshtu e quhanin vellezerit Veliun kur nuk shkonin mire mes tyre.Veliu babai i Aliut ishte nje burre i qete,i dashur bujar,paqesor dhe shume i prirur ndaj grekeve,te cilet me lobimin e tyre ne Stamboll me anen e Fanarioteve bene te mundur te mernin pashallekun e Delvines per te.Kjo ndodhi pasi Veliu vrau kusheriun e tij,djalin e xhaxhait Islam bey.Me te Veliu ishte ne rivalitet per je kohe te gjate.Islam bey ishte mutassrif i Delvines qe nga viti 1752.Keshtu Veliu pas vrasjes se tij i mori vendin  Islam bey.Veliu ishte pasha i Delvines nga viti 1759-1761 me dy tyje( bishta kali).Lufta per pushtet ishte e ashper dhe e pamerishme ne kete periudhe,Veliun e luftuan armiqte e tij dhe i muaren pashallekune Delvines,keshtu Veliu u terhoq ne zotrimet e tija ne Tepelene.Por edhe ketu ne Tepelene ne zotrimet e tija te trashguara nga babai Mouktari, armiqte e tije,bejleret kundershtar ata te Gjirokasteres,Kardhiqit,Permetit dhe Kelcyres,here ne aleance mes tyre, here me vete duke perfituar nga fatekeqesia e tij e luftuan vazhdimisht ate,duke i grrabitur prona dhe pasuri duke e dobesuar akoma me shume poziten e tij.Veliu duke pare veten te pafte per tu rezistuar dhe mbrojtur zotrimet e tija vdiq nga pikellimi.Jeta e Veliut nuk kishte qene e lehte qe ne rini ne kete situate dhe treva ku lufta e bejlereve mes tyre per prona,pasuri dhe pushtet ishte gjithmone ne rend te dites dhe e vazhdushme.Edhe karakteri i tij i bute,paqesor dhe bujar nuk e ndihmuan ate ne kete lufte per ekzistence.Me vdekjen e babait te tij Mouktarit dy vellezerit e tij Saliku dhe Mohameti,bashke me familjet etyre u bene bashke dhe e perzune Veliun nga shtepia duke trajtuar ate si djali i skllaves .Kjo periudhe qe Veliu do te kaloje larg shtepise aterore, do te forconte  tek ai ato  tiparet qe do ti sherbenin te behej nga veteja si kurajua,vendoshmeria,trimeria.Shume shpejt ai shendrrohet ne nje kapo qe ndiqet nga luftetaret e vet dhe bene pasuri dhe emer.Keshtu Veliu kethehet ne Tepelene me luftetaret e vet ne shtepine e babait dhe mer hak ndaj vellezereve te tij duke i djegur brenda.Me pas kesaj Veliu do te shprehej ;" Nuk mund te me akuzojne per hakmarrje,vellezerit e mi me kane perzene jashte shtepise,kurse une po i mbaje brenda shtepise pergjithmone".Keshtu Veliu behet i vetmi trashgimtar  dhe Beu i Tepelenes ku vendosi dhe sarajet e tija.Veliu u martua dy here ,me gruan e pare kishte kater femije,dy djem Ismailin dhe Tahirin dhe dy vajza.Po ashtu dhe nje djale tjeter jashte kesaj martese me nje skllave te sarajit te tij,qe sipas mjekut anglez Henry Holland eshte Isuf Arapi kur e permende ne kujtimet e tija kur vizitoje Tepelenen dhe u takua me Isufin dhe e citon si vellai i madh i Ali Pashe Tepelenes.Veliu duke u bere gjithmone me i fuqishem dhe i pasur,kerkoje te lidhej me martese me nje familje te pasur dhe nga paria e vendit keshtu do te perforconte pozicionin e vet, social dhe pasuror.Keshtu ne martesen e dyte Veliu martoje Ismihan(Hankon) vajzen e Zenel Beut te Konices nga dera e Zenebelishteve te Konices,qe njekohesisht ishte edhe vajza e motres te pashait te Beratit Kurt Pashes.Te dyja familjet nga paria e Toskerise si ajo e Konices dhe ajo e Beratit,krenoheshin dhe lavderoheshin per prejarrdhjen e tyre nga gjaku i Kastrioteve i heroit tone kombetar Skenderbeut.Rrjedhimisht edhe Aliu duhet te krenohet per kete trashgimi te lavdishme nga ana e nenes.Keshtu Veliu i garantoje familjes se vete jo vetem pasurine por edhe nobiltetin e parise se vendit.Nga martesa e dyte me Hankon paten dy femije,Aliun dhe Shanishane.Si baba Veliu qe nje prinder i dashur, u kujdes per rritjen e femijeve te tij dhe siguruar çdo gje qe nga arsimimi duke mar edukator ne sarajet e tija per  formimin i tyre,fale karakterit te tij te bute ai kerkonte te qetsonte qe ne femijeri karakterin e lire dhe te vrullshem sidomos te Aliut.Eshte pikerisht emeri i Veliut qe Aliut ja dha djalit te tij te mesem,qe si per ironi te fatit do te jete linja me gjate e trashgimise se dinastise se Tepel-Elian ose ndryshe e Hyso,qe arrin deri ne ditet e sotme.Trashgimtaret e kesaj dere te fisme te Toskerise jetuan dhe kontribuan ne shtetin e ri modern turk,ne te gjitha fushat e jetes si administrate,politike,art,letersi etj duke mbajtur gjalle emerin e luanit te Epirit dhe pararrdhesve te tij.

Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Roli i Ali Pasha Tepelena ne epoken e luftes feudale dhe banditizmit. Albert Pasho

Aliu dhe "legjendat",nje dualitet ne kohe, qe me kalimin e kohes mer dimensione gjithnje e me te medhaja, qe kapercen çdo dimensio...