Powered By Blogger

mercoledì 20 agosto 2025

Rrethimi i Tepelenes,rivaliteti midis Ahmet Kurt Pashes te Beratit dhe Ali Pashe Tepelenes.



Dobesimi i fuqise se Perandorise osmane,sidomos ne periferine e saj solli fuqizimin e ajaneve lokale,dhe krijimin e zotrimeve dhe pashalleqeve gjysem te pavarur nga fuqia centrale e Perandorise si ne veri te vendit dhe ne jug..Ne shqiperine e jugut tre jane  keto formacione nga me kryesoret te krijuara gjate kesaj perriudhe te shek  XVII-XVIII,pashalleku Beratit,pashalleku i Delvines dhe me vone ai i Janines i Ali Pashe Tepelenes i cili do ti perfshije keto pashalleqe ne ate te tijin, ne nje Pashallek te vetem,ate te Janines si me i madhi dhe i fuqishem i Perandorise osmane e shtrire ne Europen juglindore, te njohur si Rumelia.Marredheniet mes tyre do te jene here miqesore dhe here armiqesore,por ne keto marredhenie do ti mbizotroje me shume ato armiqesore, ai i rivalitetetit mes tyre per pushtet dhe fuqi ekonomike.Ne krye te pashallekut te Beratit ishte Ahmet Kurt Pasha,i njohur me nofken "Ujku"  qe mori kete pashallek pas vdekjes se pararrdhesit te tij Ismail Pashe Velabishti (Vlora) ne vitin 1764.Kurt Pasha ishte nje pasha mjaft energjik dhe i forte,sundonte mbi territoret e Muzakajve nje here dhe nje kohe,dhe kishte ambicje te krijonte pashallekun e tij  duke bashkuar Shqiperine qendrore dhe jugore.Kurt Pasha krenohej dhe lavderohej edhe per nje lidhje fisnike gjaku me Skenderbeun?. Edhe feudi qe mbante Muktari gjyshi i Aliut si Bey i Tepelenes  ishte nen pashallekun e Beratit. Ndersa ne krye te pashallekut te Delvines me qender ne Gjirokaster ishte Kapllan Pasha i njofur me nofken "Tigri",armik i Kurt Pashes dhe vjerri i ardheshem i Ali Pashe Tepelenes,i cili do te martoje vajzen e tij Eminene.Rritja e fuqise dhe pushtetit gjithmone ne rritje te Ali Pashe Tepelenes,qellimi i tij per marrjen e Janines dhe krijimin e pashallekut te vete,do te determinoje dhe do jete percaktues ne raportet mes ketyre pashallareve,duke shenuar nje faze tjeter te politikes brenda perandorise osmane ne keto territore.Ne qofse dy te paret Kurti dhe Kapllani i qendruan besnik Portes se Larte,Ali Pashe Tepelena qe ne fillim te politikes se tij me Porten e Larte ndoqi politiken e fuqizimit te tij dhe te shkeputjes si i pavarur nga Porta e Larte per te krijuar nje Mbreteri Kushtetutese te pavarur dhe sipas modelit Europian.Kjo periudhe do te shenoje raportet qe do lindin ne mes Kurt Pashes dhe Ali Pashe Tepelenes,njekohesisht do te shenoje dhe perriudhen e hershme ate te rinise te veprimtarise te  Ali Tepelenes.Reputacioni dhe fuqia gjithmone ne rritje e Ali Pashe Tepelenes,si nje destabilizues dhe ribel ndaj perandorise  osmane ne keto territore,do ta detyroje Porten e Larte te mar veprime dhe masa ndaj tij, dhe per kete qeveria osmane autorizon Kurt Pashen e Beratit te nenshtroje Ali Pashen.Per zbatimin e ketij vendimi Kurt Pasha ju desh kohe dhe vuri ne disponim trupa me ushtare dhe shperblime te medhaja ne para, per kapjen e Aliut,rreth 5.000 grosh qe ky  shperblim.Por zgjyarsia,aftesia, karakteri i Aliut doli menjehere ne dukje,Aliu i veshi rrobat e tija nje dashi dhe e qelloi duke e vrare,keshtu rrobat e tija te lara ne gjak ja dergoi si deshmi te vrasjes se tij Kurt Pashes ne Berat, me dy njerezit e tij besnik per te mar shperblimin qe ishte vene per koken e tij.Me kete shperblim qe i mori Aliu vazhdoi te mblidhte luftetare rreth vetes dhe te vazhdonte te kishte me shume pushtet e prestigj.Kurt Pashes ju desh kohe dhe mundim i madh qe te kapte Aliu,dhe ja arrin ne vitin 1775 kur Aliu ishte ne nje moment pushimi ne gjume.Bashke me Aliun u kapen edhe shoket luftetar te tij dhe u çuan ne Berat tek Kurti per tu denuar.Diten e ekzekutimit te tyre Kurti u befasua nga hijeshia e djaloshit Ali,hije rende,i paheshem,me sy boje qielli me nje veshtrim krenar dhe te vendosur si te nje shqipe, floket e gjate biond qe binin poshte mbi shpatullat e tija te gjera,me nje fizik te forte prej luftetari te sprovuar dhe nga oratoria e Aliut.Kurt Pasha vendosi ta falte dhe ta merte nen sherbimin e tij.Ne kete vendim te Kurtit per ta falur Aliun ndikoj edhe lidhja familjare mes tyre,Aliu ishte djali i Hankos e cila ishte vajza e moteres te Kurtit qe kishte martuar Zenel Beun e Konices nga dera Zenebelishtajve qe edhe kjo dere krenohej edhe per nje prejarrdhje te lavdishme ate Skenderbeut.Sipas kesaj linje te dyfishte duhet te krenohet dhe lavderohet edhe vete Aliu nga ana e nenes se tij Hankos.Ali Pasha do te jete ne sherbim te Kurt Pashes gjate viteve 1775-1776,gjate kesaj periudhe shume ngjarje do te ndodhin ne obborri e Kurtit.Aliu njohu dhe bie ne dashuri me vajzen e Kurtit,Meriemin e bukur,shtat larte brez holle dhe e shdervjellte si njesorkadhe.Edhe Meriemi vete u dashurua menjehere me Aliun thone burimet e kohes.Aliu gjate vitit 1775 mori pjese ne fushaten e Kurt Pashes kunder Sulit,por sipas te dhenave te arkivave veneciane Aliu kishte mar pjese kunder Sulit edhe ne vitin 1772 bashke me kusheririn e tij Islam Beun e Kelcyres ne nje force prej 9.000 shqiptaresh nen komanden e Sulejman Çaparit aga i Margaritit qe ishte perfshire ne konflikt me Suliotet.Aliu do te mar pjese ne konfliktin e Kurt Pashes me Mehmed Pashe Bushatin e Shkoderes,ne fushaten ushtarake te vitit 1776.Ailu bashke me kusheririn e tij Islamin u dalluan gjate luftimeve te mevoneshme te ketij viti ne rrethinat e Kavajes dhe Tiranes.Por Aliu u grind me Kurt Pashen per ndarjen e plaçkes se luftes,dhe kjo do te ishte pika e ndarjes.Kjo ndodhi do ti bashkengjitej me ate te pak koheve me pare kur Aliu i kishte kerkuar doren e vajzes se tij Meriemit per grua.Por Kurti kishte refuzuar ne favor te Ibrahim Pashes te Vlores qe ishte ne ate kohe ne nje pozicion me te mire se Aliu,si nga ana ekonomike e sociale,dhe u martuan ne vitin 1776.Keshilltaret e ngushte te pashait te Beratit, Kurtin e kishen keshilluar qe o ti jepte vajzen per grua ose ta vriste duke pare tek Aliu nje potencial te madh per te arrdhmen e tij,por Kurti nuk i degjoje.Keshtu qe nga ky moment Aliu do te largtohet nga pashai i Beratit do te mar jeten e meparshme,nga kjo ndarje do te lind nje rivalitet i madh dhe armiqesor mes tyre qe do te vazhdoje deri ne vdekjen e Ibrahim Pashes dhenderi i Kurt Pashes.Marja e sanxhakut te Vlores nga Mehmed Pasha i Janines ose i njohur si "Pashai i Mire",do te sjelle shkarkimin e Kurt Pashes ne vitin 1778.Mehmned Pasha i Janines kujdestarine e rrugeve ja besoi Catalci Haci Ali Pasha nje turku nga Thesalia,por shqiptaret vendas nuk e pelqenin kete,dhe keshtu ky emeroi Aliun si zvendes te tij per te vendosur rendin ne mes banditeve shqiptare,ndersa vete Catalci ndejti ne keshtjellen e tij te larget ne Chalkis te Eubese.Me poziten e re administrative te perandorise osmane,puna e pare qe beri ishte eleminimi i zyrtareve ushtarak dhe civil te emeruar nga Kurti dhe i zvendesoje me njerezit e tij te besuar,organizoje dhe krijoi nje rrjet midis udheheqesve te bandave shqiptare dhe krereve te armatoleve.Luftetaret shqiptare qe refuzuan ti sherbenin Aliut u zhvendosen ne More ku mund te vazhdonin aktivitetin e tyre.Pozicioni i ri i lejonte Aliut te organizonte sekuestrime ligjore ndaj keqe berseve dhe keshtu te krijonte pasuri per rekrutime te reja dhe para per ti perdorur si baksishe.Rikethimi i Ahmet Kurt Pashes ne vitin 1779 ne pushtet pasi ai loboi me intriga dhe rryshfet ne Porten e larte do ta vinte perseri perballe me Ali Pahe Tepelenen. Aliu vendosi ta sfidoi hapur Kurt Pashen me kete perpjekje Aliu donte ti dimostronte dhe ta bente te kuptonte Porten e Larte,se Aliu kishte nje baze me te forte pushteti se Kurti,dhe i duhej dhene atij vendi i Kurt Pashes.Aliu ne krye te 3.000 shqiptareve marshoi ne Thesali,duke demostruar force dhe fuqi,ne kete menyre ai do te nxirrte pasuri dhe para si resultat i tratativave per te shpetuar banoret dhe mos prekur  qytetet nga shkaterimi.Aliu hyri ne Trikalla dhe pas saj marshoi ne Farsala,ku Aliu dhe Catalcali Haci qe ishte akoma eprori Aliut rane dakort dhe komplotuan kunder Kurt Pashes.Veprimi i pare i Aliut ishte te merte Akarnanise ku ushtaret e tij kishin kaluar tashme kur kishin shkuar ne Mesologji,pasi mori haraxhin qe ti linte ne paqe,Aliu ne krye te 4.000 luftetareve pushtoje qytetin e Agrinion ne rajonin e Vrachorit dhe u ribashkua me trupat e tija shqiptare qe ishin kethyer nga Moreja.Si pergjigje Kurt Pasha zhvendosi trupat e tija drejt jugut te Epirit dhe beri presion ndaj venecianeve dhearmatolet qe te ndalonin afrimin e Aliut.Ne kete situate Porta e Larte u detyrua te nderhynte dhe dergoje komandantin osman Cezayirli Gazi Hasan Pasha,i cili gjendej ne More per te vendosur rendin e cenuar nga shqiptaret,por ky edhe pse u ndihmuar nga turqit,armatolet dhe fshataret greke,nuk ishte ne gjendje te mposhte dhe debonte shqiptaret.Atij ju desh kohe te vendoste nje paqe te perkoheshme dhe jo e qendrushme.Nderkohe Aliu ishte kethyer ne Tepelene per te rivendosur pozicionin e familjes se vet,dhe per te forcuar bazen e pushtetit te tij.Pasi Aliu mesoi se Porta i kishte refuzuar ta kethente ate ne vebd Kurt Pashes,Aliu urdheroi aleatet e tij fisnore dhe feudale te sulmonin garnizonet lokale te Kurt Pashes.duke shkateruar ato dhe rrethet malore midis Tepelenes dhe periferise te Janines.Porta e Larte e urdheroi dhe detyroi Kurt Pashen te sfidonte drejteperdrejte Ali Pashen.Edhe pse Kurt Pasha ishte ne gjendje te mblidhte nje force prej 10.000 ushtares dhe 100 kalores,ai prape nuk do te ishte ne gjendje te mposhte Aliun ne terren ne male dhe kalime grykash,keshtu ai vendosi dhe ju drejtua Tepelenes.Ne kete situate Aliu nuk kishte zgjidhje tjeter veçse te thyente rrethimin pas luftimesh te ashpra dhe te drejtohej per ne Butrint.Kete levizje te Aliut Kurti e interpretoi si nje perpjekje te Aliut per tu kethyer ne More.Kjo levizje e Aliut krijoj panik ne gjithe Greqine,dhe Kurti dergoi 6.000 ushtare ne Gjirin e Artes per ti prere rrugen Aliut dhe bllokuar prane detit.Gjate ketij operacioni Kurt Pasha kishte ndare shuma te medhaja paraje krereve lokale.Ndersa Aliu nga ana e vete mblodhi dhe aleatet e tij si kusheriri i tij Islam Bey i Kelcyres,djalin e Sulejman Çaparit te Margaritit,Demoliu i Konispolit,keta aleate mbajte forcat e Kurtit ne Delvine,ndersa Aliu vazhdonte me ne jug drejt Artes dhe Prevezes.Keto manovra te Aliut shqetesuan dhe  friksuan venecianet dhe pashallaret e Trikalles dhe Eubese dhe ju kerkua ketyre te dergonin trupa ne ndihme te Kurt Pashes.Aliu ne kundershtim me çfare priste Kurt Pasha ndroj drejtim dhe marshoi drejt Janines,duke nenshtruar dhe fortifikuar fshatrat e rendesishme gjate rruges.Trupat e Kurt Pashes te komonduara nga dhendri i tij Ibrahim Pasha i Vlores nuk qene ne gjendje te mposhtin Ali Pashe,dhe kjo rezultoi nje problem per Kurtin persa i perket reputacionit te tij me Porten e Larte.Por Kurti u perpoq ti bente pershtypje Portes duke i derguar koka te prera si te deshmi te vdekjes se Aliut dhe qetesimin e trazirave,por ato vazhduan gjithesese.Aliu tregoi se ishte ne gjendje me veprimet e tija te minonte shume autoritetin e Kurt Pashes dhe te terhiqte vemendjen e mjaftushme te venecianeve per te vendosur marredhenie diplomatike me ta.Ne vitin 1783 Aliu dergoi nje deklarate miqesie administates veneciane ne Korfuz,kjo mbarte rrezikun per nje akuze per tradheti te Aliut nga ana e osmaneve,ishte koha qe Aliu priste te merte titullin Pasha me dy tuje dhe kerkoje nga venecianet qe te nderhynin tek Porta per te shpejtuar procesin per kete titull.Venecianet nderhyne tek Porta dhe si kembim Aliu mposhti pashain e Delvines,Mustafa Koka i cili ishte nje kundershtar politik i venecianeve.Rritja larte e prestigjit te Aliut ne mes luftetareve shqiptare,si edhe zgjidhjet e tija te kenaqeshme diplomatike qe kontribuan ne normalizimin e marredhenieve veneciane-turke,nxoren ne pah faktin se ai tani ishte forca e pare de facto ne rajon,duke anash kaluar Ahmet Kurt Pashen po ashtu edhe Kara Mahmud Pashen e Shkodres.

Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho







Nessun commento:

Posta un commento

Profecite e Ali Pasha Tepelena

Profecite kane ushtruar gjithmone nje ndikim terheqes mbi civilizimin duke sherbyer si nje ure midis botes reale dhe asaj qiellore(divino),p...