Profecite kane ushtruar gjithmone nje ndikim terheqes mbi civilizimin duke sherbyer si nje ure midis botes reale dhe asaj qiellore(divino),profecite ishin pjese perberse e jetes publike dhe private.Qe ne antikitet e larget,orakullet,parashikuesit e fatit nuk ishin thjesht njerez supersticioz por me shume se kaq.Ata ishin nje instutucion ne vetvete,ata ndikonin luftra,martesa dhe vendime politike.Ky istitucion i respektushem dhe i frikshem njekohesisht, si nga njerezit e thjeshte ashtu dhe nga njerezit e fuqishem, konsultohej dhe i bindeshin atij. Mbreter,Imperator,Gjeneral dhe sundimtar, perpara se te mernin vendime te rendesishme ne udhekryqet e jetes se tyre do te mernin mendimin e tyre.Deshmia e tyre eshte mbreselenes dhe e manhitshme ne te njejten kohe,qe ne kohen e luftes se Trojes kur Akilit do ti thuhej profecia e tij, nga nena e tij Titide,qe ishte nje gjusme nimfe deti,e cila parashikoj qe lavdia e djalit te saj(Akili) ne kete lufte ishte lidhur ngushte dhe e pazgjidhshme me vdekjen e tij, dhe Akili vete gjate kesaj lufte i drejtohej dhe i lutej orakullit te Dodones,Aleksandri i madh do te kete profecine e tij, te parashikuar nga orakulli i Delfit, i cili i parashikoj atij te ardhmen si konkuistator i pamposhtur i te gjithe botes antike.Imperatoret romak do te konsutoheshin me ta,paralajmerimi i injoruar nga Giulio Cesare qe te kishte kujdes nga mezi(idi) i muajt mars "guardarsi delle idi di marzo",do ti kushtonin jeten,ai u vra pikerisht ne 15 Mars.Bota reale dhe ajo qiellore(divino) do te ecin krah per krah deri ne kohet moderne duke i bere karshillek njera tjeteres dhe shoqeruar civilizimin ne rrugetimin e tij.Duke arritur ne kohet moderne Napoleone Bonaparte do te konsiderohej prej tyre si "uomo del destino","njeriu i perzgjedhur".Sipas disa historianeve dhe filozofeve keta njerez te medhenj jane perceptur si te veçante, jashte mases se gjere,krijimi i njerezve te medhenj eshte qellimi ne vetevete i vete njerezimit.Kjo eshte nje pikepamje e fuqishme qe ndikon ne te perceptuarin e tyre nga masat e gjera.Ne kete vazhde edhe profecite lidhur me Ali Pashe Tepelenes,si nje figure e denje e para arrdhesve te tij ne Epir,e kane shoqeruar me legjenda dhe profeci duke e pershkruar ate si i "predestinato" i "perzgjedhuri" per te dominuar Epirin.Figura e tij do te kethehet pothuajse mitollogjike ne Ballkan dhe Epir e ushquer nga keto legjenda e profecira,keto nuk jane burime te dokumentuara,por bejne pjese e foklorit trashguar brez psa brezi nga gojedhenat ne Shqiperi dhe Epir.Legjenda e "Nata e Luanit" na tregon se ne mes te maleve te Epirit,ne nje nate dimri,ne grykat e Tepelenes ererat kishin pushuar te frynin,dukej sikur ato po mbanin frymen per te degjuar çfare po ndodhte,nen nje qiell pa hene,qyteti Tepelenes flinte ne qetesi te thelle,dhe ndodhi diçka e papritur qe shqetesoje gjumin dhe qetesine e qytetit. Endrra te çuditeshme,drita te çuditeshme u shfaqen ne qiell dhe nje rugjito e fuqishme luani qe vinte nga thellesite e tokes u degjua.Nje grua plake e qytetit u zgjua e tronditur nga nje enderr e çuditeshme dhe e friksheme,ajo kishte pare ne enderr,nje luan te arte,qe ecte ne mes maleve te Epirit,ne grykat e Tepelenes me gjakun e armiqeve qe i rridhte poshte kembeve te tija.Plaka bertiti ne gjusem gjume dhe tha ;"lindi femija i "destinuar" i fisit Tosk, qe do te kepuse zinxhiret dhe do te trondise fronet e te fuqishmeve".Ne te njejten nate te tjera gra treguan se kishin pare ne enderra "nje femije te mbeshtjelle me gjarprinje,qe per çudi nuk e kafshonin por perkundrazi e mbronin foshnjen.Kur Aliu me ne fund lindi,thuhet qe nje drite e shendriteshme u shfaq mbi shtepine e tij,dhe nje shqiponje u ule ne çatine e saj,duke veshtruar drejt jugut, drejt Janines.Keto enderra dhe vizione,u interpretuan nga Tepelenasit si shenja te destinit. Me luanin ata interpretuan simbolin e fuqise dhe sundimit te mbretit,ndersa me gjarprinjte ata interpretuan si shenje e pjekurise dhe zgjuarsise,te mbrojtjes okulte nepermjet gjarprinjeve.Shqiponja qe u ul ne çatine e shtepise kur lindi Aliu bashke me dritat e ndriteshme sipas banoreve u interpretua si nje shenje qiellore, per shkelqimin e tij dhe me simbolin e races shqiptare, dhe njekohesisht si shenje e largepamesise dhe e dominimit te tij pertej kufinjeve te Tepelenes.Edith Durham na sjelle nje tjeter profeci lidhur me Aliun gjate udhetimit te saj ne Shqiperi kur vizitoi Tepelenen ne vitin 1904,kjo histori degjuar dhe treguar prej vete asaj. Historia e "Peles se mbarsur".Ajo pershkruan;" Nje dite tek ecnin me nje karvan Aliu me njerezit e tij,nje njeri shenjte qe parashikonte te arrdhmen dhe fatin i doli perpara karvanit te Aliut dhe i thote Aliut,-te mos e keqtrajtonte pelen qe e kishte shaluar,sepse nje dite do te behej njeri i madh.Aliu e perqeshi dhe buzeqeshi njekohesisht,dhe ja kethen duke i thene;-po qe se parashikoke te ardhmen,pa me thuaj ç'do te pjelle pela ime?. Mushke, ju pergjigj njeriu i shenjte.Aliu e pa me perbuzje dhe u inatos.I zbriti peles,e vrau ate dhe i çau barkun dhe ç'te shihte,nje mushke.Te gjithe u habiten dhe filluan te besojne ne te arrdhmen e Aliut si njeriu i perzgjedhur nga fati. Kur Ali Pasha ishte ne moshe fare te re nje histori tjeter lidhet me profecine e tij,qe ishte perzgjedhur te behej Pasha dhe njeri i madh.Kjo eshte Profecia e unazes.Ne ate kohe Aliu kishte pothuajse 15 vjeç,nje dervish maroken i thyer ne moshe,plak predikonte fjalen e Zotit ne keto ane.Nje dite dervishi plak u shfaq papritur ne deren e shtepise te Hankos nenes te Aliut ne Tepelene,dhe i kerkoje mikepritje sepse ai ishte shume i semure dhe ndihej shume i lodhur.Hankua e mirepriti e futi ne shtepi dhe kujdes per shendetin e dervishit,duke nderuar edhe zakonin si e kishin tradite.Hankua ishte e ve dhe gjendja ekonomike e saj nuk ishte shume e mire,keshtu ajo u detyrua te sheshi shume objekte me vlere,per te paguar mjeket e ndryshem qe mori per te kuruar dervishin.Prane dervishit qendronte edhe Aliu qe ndihmonte sado pak ne kurimin e tij si femije qe ishte.Ne ate kohe Aliu ishte nje femije shume i pamshem,me lekure te bardhe,floke te verdhe dhe sy boje qielli te paster.Kur dervishi u sherua dhe mori veten,kur do te largohej nga shtepia e Hankos,therret edhe Aliun dhe ne shenje mirenjohje per kujdesin e treguar per te, nga Hankua dhe ai,heq nga dora tij nje unaze me nje gurr rubine dhe ja dhuron Aliut duke i thene;"Kjo unaze nje dite do te beje Pasha".Aliu gjate gjithe jetes se tij nuk e hoqi kurre unazen e dervishit nga dora.Por ndoshta profecia me e njohur dhe e degjuar eshte ajo e Mjekeres se kuqe.Ishte koha kur Aliu ishte shpallur rebel nga Porta e Larte dhe Kurt Pasha i Beratit ishte ngarkuar ta kapte per ta denuar.Aliu ishte i ri, rreth te njezetave.Njekohesisht edhe nje tjeter njeri kerkohej nga Kurt Pasha,njerezit e tij e ndiqnin dhe kerkonin ngado.Ishte nje predikator i fjales se zotit, Shen Kozmai.Gjate nje predikimi ne afersi te Tepelenes,njerezit e Kurtit e pikasin dhe e ndjekin,Shen Kozmai arriti te largohet me shpejtesi.Neper rruget e Tepelenes duke nxituar papritur hapet nje dere,dhe nje grua fisnike i afron mikepritje dhe mbrojtje nga ushtaret e Kurtit.Kjo grua ishte Hankua nena e Aliut.Gjate drekes shtruar per mikun predikator,arrin edhe Aliu qe ulet ne tryeze.Shen Kozmait qe ne fillim me shikimin e tij profetik,i ra ne sy e arrdhja e madhe qe e priste kete djalosh.Hakua e paduruar dhe ambicioze,duke perfituar nga prania e predikatorit e pyet ate,se çfare shikonte tek djali i saj i vetem ne te arrdhmen.Shen Kozmai duke e pare Aliun ne sy thote;"Do te behet nje njeri shume i fuqishem,do te sundoje shume territore te medhaja,dhe do te lere nje emer te madh ne bote,duke shtuar kjo eshte deshira e perndise".Diten tjeter kur Aliu po percillte dhe do ndahej me Shen Kozmain ne te dal te Tepelenes,Aliu kureshtar e pyet Shen Kozmain;" Se ne te arrdhmen do te shlkonte ne Stamboll?,Shen Kozmai e pa ne sy dhe i thote-Ne Stamboll do shkosh,mor birr, por me mjeker te kuqe".Keto legjenda,keto profeci nuk jane vetem folklor,por jane nje menyre si njerezit jane munduar dhe kane kerkuar te shpjegojne ngrritjen dhe shkelqimin e Aliut,si nje njeri qe sfidon, vete fatin e tij.Keto sherbejne per te krijuar rreth tij mitin e njeriut te perzgjedhur per te sunduar edhe nepermjet mitit.Keto profeci dhe legjenda do te shoqerojne edhe me vdekjen e tij,profecia e cila thote;"do te tradhetohet nga njerezit qe ai ju afronte paqe".Miti i tij emertimi si Luan i Epirit nuk eshte vetem nje emerim onorofik,por nje simbol i fuqise dhe sundimit. Ali Pashe Tepelena eshte nje figure kaq e madhe historike qe ka lene gjurme te thella,ne kujtesen historike dhe ne folklorin e Ballkanit,Shqiperise dhe Epirit.Ai do te vazhdoje,me jeten dhe luften e tij ne vazhden e parardhesve te heronjeve mitik te tokes mitike te Epirit,Akilit,Aleksandrit,Pirros,Skederbeut.Profecite,legjendat do te krijojne mitin e tij dhe vete miti do ta beje te pavdekshem ne kujtesen historike te popullit.
Albert Pasho
Free Blogger Albert Pasho