Dy figura historike emblematike,dy heronj,dy burra luftrash,të aftë për të njohur vlerën e aleancës,të respektit dhe kortezisë mes tyre në një kohë lufte,kontribuan për të dizenjuar një ekulibër të brishtë në detin Mesdhe, fushë lufte e interesash midis fuqive të mëdhaja të kohës(1800), në luftë të vazhdueshme mes tyre.Perandoria Otomane dhe Franca revolucionare së bashku me Imperin Britanik do të gjenden përballë një skenari të ndërthurur dhe të turbullt interesash.Dy burrat e luftrave të tyre do të vendosin marrëdhënie personale të frymës të respektit dhe kortezosë,të admirimit mes tyre, nëpërmjet një letër këmbimi,plot me fjalë vlerësimi dhe aktet diplomatike.Nelson heroi anglez do të arrijë afër brigjeve të Epirit me flotën e tij,pas fitores të Abukirit,shkatërrimit të flotës franceze në Egjipt, i mbuluar me lavdi dhe famë si strateg i pamposhtur dhe me famën që ka mposhtur Napoleonin.Në pamundësi të takoj fizikisht,një tjetër hero,një tjetër strateg e burrë lufte,luanin e Epirit.Lavdia dhe fama e Aliut ashtu si ajo e Nelsonit kish mar dhenë në mbar Europën dhe sidomos në Francë, si një tragjedi kombëtare,pas fitores së Ali Pashës në betejën e Nikopolit afër Prevezës, dhe marja e Butrintit,Vonicës dhe Igumenicës nga Francezët.Dy figura protagonista të kohës,Nelson,heroi i Nilit,Kopenhages dhe Trafalgarit ku dhe ra heroikisht, figurë qëndrore në strategjinë e Britanisë për të parandaluar ekspasionin e Francës në Mesdhe dhe Ali Pasha,luani Epirit që kërkonte të konsolidonte fuqinë e tij duke kërkuar pavarsi,duke shfrytësuar edhe rivalitetin mes fuqive të mëdhaja të kohës.Nelson dërgojë oficerë e tij pranë Aliut për ta uruar dhe përgëzuar per fitoren e Prevezës kundër francezëve,bashke me ta dërgojë edhe një letër Ali Pashës ,ku shkruante se i vinte shumë keq,që nuk zbrizte dot personalisht në Nikopol për të përqafuar heroin e Epirit,për arsyen e ftesës qe i kishin bërë për të qënë në Palermo.Kjo letër eshte firmosur si Duca i Bronte,titull qe Nelson sa e kishte mar nga Mbreteria Britanike.Edhe pse ky takim nuk u realizua per arsye subjektive,do të shënojë një moment historik dhe emblematik në mes dy burrave të jashtëzakonshem,dy heronjeve dhe dy burra luftrash.Marredhenia midis Nelsonit dhe Aliut eshte shembull i nje diplomacie pragmatike,qe kontriboi ne dizenjimin e ekulibrave ne Meshdhe gjate kohes se luftrave Napoloneike.Heroi i anglezeve perveç lavdise dhe fames do te hyje ne histori me shprejen e tij famose;" Angia pret qe çdo njeri bene detyren e tij ndaj atdheut",ndersa luani i Epirit si luftetari qe luftoi per 50 vjet per pavarsine e Shqiperise.
Albert Pasho
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento