Powered By Blogger

lunedì 25 agosto 2025

Letra e Ali Pashe Tepelena per William Martin Leake,27 Mars 1810,Janine.

Letra e Ali Pashe Tepelenes per konsullin e Britanise se Madhe ne oborrin e tij ne Janine e dates 27 Mars 1810,eshte pjeserisht nje kercenim dhe pjeserisht nje apel per ndihme,kjo leter pasqyron realitetin politik dhe raportet e ndersjellta mes Ali Pashe Tepelenes dhe Britanise se Madhe nepermjet konsullit te saj William Martin Leake.Perpilimi i kesaj letre tregon qarte zgjuarsine diplomatike te Ali Pashes,distancimin e tij nga plani thjeshte personal, ne ate te shtetit te tij kur thekson "administrata time",gjuha diplomatike eshte e holle dhe e zgjuar,ajo fillon me nje kercenim per pozitat e anglezeve ne kete territor,duke i ballafaquar ato me interesat e francezeve dhe me administarten e tij dhe atyre ruse.Kalimi i gjuhes diplomatike ne fillim te leteres ne ate te  nje gjuhe personale dhe gjatesia e leteres na tregojne lidhjen e ngushta personale te Aliut me Leake,shqetesimin e Aliut lidhur me  zvendesimin e tij me Forestin,i cili eshte megjithate me origjine greke.Aliu ne kete leter eshte i zemeruar me Anglezet,  qe ishulli i Santa Maura shume i deshiruar prej tij,qe eshte ne zotrim te anglezeve ne kete periudhe nuk i eshte dhene atij,prandaj Aliu shpreh bindjen dhe propozon se ne nje traktat mes tyre duhet te kete nje nen qe i le ishujt nen administraten e tij.Strategjia e Aliut per ishujt  dhe Pargen eshte mjeti kryesor per te garantuar sigurine e sundimit te tij dhe komunikomin mes tij dhe Britanise.Shqetesimi qe shpreh Aliu,me pas ne kete leter duke njohur shume mire situaten social politike ne zotrimet e tij eshte ai i perfitinit nga kjo situate i ruseve,ne qofse Britania nuk do ti kaloje ishujt atij por do kete si prioritet rritjen e te arrdhurave te saja.Kjo situate do te ishte nje katastrofe per  Aliun,kur citon ;"Ju e dini se pjesa me e madhe e territorit eshte e banuar nga Romaioi,te cilet qysh ne kohet e kaluara  te vendbanimit te tyre ketu jane manovruar kunder meje,duke terhequr nen dikimin e tyte te gjithe kleftet dhe njerezit e keqij,duke i perdorur si objekt kryengritje kunder meje".Kesaj do ti bashkengjitet edhe shqetesimi per zvendesimin e Leake me Forestin duke qene grek.Nje aspekt tjeter qe del nga kjo leter eshte ajo lidhur me emertimin grek,Aliu nuk e permend kete, por i emerton Romaioi,kjo na deshmon dhe tregon  qe ky term grek eshte perdorur pas krijimit te shtetit modern Grek dhe jome pare.Ne kete leter Aliu si diplomat i zgjuar qe nuk perjashton te gjitha nderlikimet e situates trajton edhe ate te ngushte personal te tij dhe familjes se tij ne rast se situata precipiton duke sigurruar nje rruge dalje nepermjet anijeve Britanike.Letra mbyllet me deshiren dhe shprehesen e Aliut lidhur me misionin e mikut te tij Leake dhe aftesite e tij diplomatike prane qeverise Britanike. ( F.H.Marshall )


Albert Pasho




Free Blogger Albert Pasho




Nessun commento:

Posta un commento

Profecite e Ali Pasha Tepelena

Profecite kane ushtruar gjithmone nje ndikim terheqes mbi civilizimin duke sherbyer si nje ure midis botes reale dhe asaj qiellore(divino),p...