Aliu dhe "legjendat",nje dualitet ne kohe, qe me kalimin e kohes mer dimensione gjithnje e me te medhaja, qe kapercen çdo dimension te percaktuar nga realiteti i kohes dhe i ngjarjeve.Here duke i zmadhuar, e here duke i shtremberuar, kete realitet kohor te ngjarjeve duke i shendruar ato per te mbetur ne mit dhe legjenda.Kjo dukuri nuk eshte thjesht rastesore por ndikohet nga qellime te caktuara,here te vetedishme dhe here te pavediteshme,here te mira dhe here keqedashese me qellime te paracaktuara per synime te caktuara strategjike te politikes.Por faktet historike te ngjarjeve te dokumentuara e ridimesionojne dhe e rikethejne ate ne origjine,i japin rolin dhe rendesine reale per kohen e jetuar.Nuk ka figure tjeter te historise tone kombetare,qe te jete perballuar me shume me kete dukuri, se Ali Pashe Tepelena,dhe kjo me nje qellim te caktuar dhe te percaktuar politikisht.Prof.Çabej thekson;"Se historia e kombeve eshte historia e personaliteteve te tij".Duke e veshtruar ne kete prizem,denigrimi i tyre,hedhja balte,shpifja,paragjykimi i personaliteteve te saj,ka si qellim ne vetvete mohimin e historise sone dhe si rrjedhoje pervetsimin e saj nga te tjeret.Nje nga keta personalitete eshte padyshim Ali Pashe Tepelena,luani i shqiptarizmit.Si ne te kaluaren edhe sot,jane munduar dhe vazhdojne te hedhin balte dhe ta njollosin kete figure kombetare,pikerisht per kete qellim,denigrimin dhe pervetsimin e historise tone.Ne kete vazhde ata duan te na i paraqesin Ali Pashe Tepelenen, si "kaçak","hajdut","kriminel" te rendomte,te"pashkolluar","mizor","gjakatar" e shume "legjenda" te tjera te vjetra dhe te reja te koheve moderne.Por cila mendje,perveç asaj infantile dhe djallezore mund te mendoje dhe te besoje ne nje banalitet te tille, qe nje personalitet si ai,mund te beje ate emer aq te madh dhe te arrije ne ato maja aq te larta te historise, si arriti Ali Tepelena.Nihilizmi i figures se Aliut,dhe denigrimi i ketij personaliteti madhor te historise tone kombetare,jane dukuri qe vazhdojne akoma edhe sot.Eshte aktuale akoma sot thenia e Konices shume kohe me pare lidhur me kete problematike kur citonte,qe eshte turp te them qe ka akoma shqiptar,qe perpiqen te ulin figurat qe i dhane shkelqim Shqiperise.Pa dyshim qe Ali Pasha eshte nje figure komplekse si te gjitha figurat e medhaja te historise tone dhe jo vetem.Ai ishte i pajisur me talent dhe dhunti te medha,i frymezuar nga pasione po aq te medhaja, por njekohesisht ai ishte i pajisur edhe me virtytet dhe veset e popullit te tij ne ate periudhe te caktuar historike qe ai jetoi. Ali Pasha eshte figure e kohes se vet,te nje realiteti violente dhe te fragmentuar,ai trasformoi ambicjen e tij personale ne nje projekt politik te tij,gjate kesaj periudhe kohore qe perfaqesonte ate te luftes feudale dhe banditizmit,ai diti dhe arriti me mjeshteri,vullnet dhe zgjuarsi te rralle te perdore anarkine presente ne kete periudhe,si mjet per te mar pushtetin,duke krijuar nje shtet te pavarur qe sfidoi hapur Perandorine Osmane.Po kush eshte Ali Pashe Tepelena e pare kjo si nje figure historike?.Pa e vendosur ate brenda nje kornize,ku te shqyrtohet personaliteti i tij,rrethanat historike te kohes se tij si dhe qellimet dhe synimet e tija politike,pra te tre keta elemente se bashku ,qe bashkeveprojne ngushte mes tyre,do te na japin nje tabllo te qarte te figures se Ali Pashes.Pa keta tre elemente nuk mund te jepet nje konkluzion i drejte,por perkundrazi kur nuk meren parasysh dhe se bashku behen baze per lindjen e shtremberimeve historike,denegritetit te figures se tij dhe lindjes te qindra legjendave,qe skane te bejne aspak me realitetin e atehershem dhe kjo jo pa qellim.Elementi i pare i kesaj kornize qe shpjegon kush eshte personaliteti,karakteri i Ali Pashe Tepelenes eshte ky; Ali Pasha lindi ne nje familje feudale shqiptare e besimit mysliman, e konvertuar ne kete besim breza me pare,kur Perandoria osmane pushtoje Shqiperine,sepse pararrdhesit e tij perpara ketij besimi kishin qene te krishtere.Dera e Hysove qe dere fisnike ne breza dhe bente pjese ne jeten shoqerore si pjese e familjeve feudale.Vete Aliu qe djali i Veliut i cili kishte qene pasha me dy tuje ne Delvine dhe bej i Tepelenes.Kjo preardhje e larget dhe e afert,do te percaktojne personalitetin e Aliut,qe i perkishte nje klase sociale te larte per kohen,etnine shqiptare,besimin ,edukimin,ambicjen,ashpersine,zgjuarsine, aleancat,armiqesite,martesat e tj.Por kjo familje ne kohen e Aliut kishte rene ne fatkeqesi,duke humbur shume prona te trashguara sidomos pas vdekjes se babait te tij Veliut,si pasoje e luftrave mes bejlereve rival te saj per pushtet dhe prona,ata te bejlereve te Gjirokasteres,Kardhiqit,Permetit dhe Kelcyres.Kjo situate e familjes se tij ne kete periudhe do te shenoje dhe formoje edhe karakterin e Aliut me tipare te tjera,perveç atyre qe permenda me lart, si hakmarje,enderra,ambicje,vendoshmeri etj.Te gjitha keto se bashku do te plasmojne karakterin e Aliut si nje personalitet kompleks,qe do ta shpalose gjate rrugetimit te tij per pushtet dhe sundim.Elementi i dyte i kesaj kornize lidhur me figuren e Ali Pashe Tepelenes eshte ai i rrethanave historike te kohes qe jetoj Aliu.Keto rrethana historike do ta gjejne Aliun dhe do e vendosin ate ne mes te kontekstit historik te kohes ate te gjeopolitikes, te Perandorive,te luftrave,te aleancave dhe kufinjeve.Dhe ne mes te kontekstit social te asaj kohe, qe ishte ajo e luftes feudale dhe banditizmit e zhvilluar kjo ne rrethanat e urbanizimit te kesaj shoqerie ne aspektin social. Keto dukuri te kohes do te shoqeroheshin me perdorimin e mjeteve te sundimit dhe teknollogjise te kohes,asaj te armeve,te ushtrise dhe komunikimit.Te levizjeve sociale te kohes ato kulturale dhe te besimit,me riformat e ndryshme dhe lindjen e nacionalizmit.Te gjitha keto se do te sjellin ndryshimin e ekulibrave,si brenda perandorise osmane,kjo me dobesimin e fuqise qendrore te saj ne kete pjese te perandorise si dhe me lindjen e rrymave te reja filozofike e sociale ne Europen e asaj kohe.Pa lexuar dhe kuptuar kete realitet te kohes as mund te nxjerresh dhe jo me te japesh nje konkluzion te sakte dhe real lidhur me figuren e Ali Pashe Tepelenes.Ballkani ne pergjithesi dhe ai territor qe quhej Turqia Europiane ose Rumelia, e shek XVII-XVIII ishin territore te fragmatuara nen sundimin osman,ku fuqia administrative qendrore e saj ishte e dobesuar,dhe si rrjedhim vendin e saj e kishin zvendesuar influencat e fuqishme lokale te perfaqesuara nga klanet lokale,familjet fisnike dhe feudalet e fuqishem qe ushtronin nje fuqi kapilare ne keto territore.Anarkia mbizotronte dhe gjeografia e thyer e maleve te saj favorizonte autonomine lokale si dhe lindjen e pushteteve paralele.Ne kete shoqeri ku mbizotronte anarkia dhe lufta per pushtet,konflikti midis banditizmit dhe pushtetit feudal do te jete nje drame sociale e rrenjosur ne strukturen sociale te kesaj shoqerie.Banditizmi ne Ballkan qe perfaqesohej nga kleftet ne Epir e Maqedoni,nga kaçaket ne shqiperine e jugut ne veçanti me kaçaket ne Toskeri,hajduket sllav ne Bosnie dhe Serbi dhe Armatolet ne Rumeli te krijuar nga osmanet me trupa kristiane.Me shume se banditizem ishin rezistence per te mbijetuar nga ana ekonomike,rezistence antiosmane dhe hakmarrje dhe drejtesi sociale.Ne Epir perfaqesuesit e banditizmit ishin ata te klefteve kaçakeve dhe armatoleve.Banditizmi ne vetvete ishte nje fenomen kompleks i kohes dhe i shumellojshem,ai perfshinte brenda tij dukuri si ribelim politik, si dukuri per zgjidhjen e problemeve dhe veshtiresive ekonomike e sociale dhe ato personale.Te konsiderosh keta luftetar te armatosur si bandit (kaçak) te thjeshte eshte nje gabim historik sepse ata ishin protagonist te nje rezistence te popullit antiosmane,formuan dhe pregatiten terrenin duke qene pararendes te levizjeve nacionale si elemente te saj.Ali Pashe Tepelena nuk qe perfaqesues i banditizmit si duan te na e paraqesin ate,duke pasur si qellim denigrimin e kesaj figure.Ai ishte perfaqesues i luftes feudale per vete origjinen e tij familjare dhe i perkiste asaj klase sociale ,qe ne periudhen e tij fillestare ai kishte humbur prona te shumta te familjes se tij, te mara me lufte nga feudalet e tjere rival te familjes se tij ne kete lufte feudale.Kjo lufte feudale zhvillohej mes tyre per kontrrollin e pronave te rrugeve tregtare,per shperblimet dhe privilegjet qe mernin nga perandoria, e cila kishte deleguar pushtetin e saj ne keto territore tek keta feudal.Shume nga keta ishin te pavarur dhe i rezistonin pushtetit qendror te perandorise.Ali Pasha si nje feudal i cili ne fillim organizoi dhe planifikoi rimarjen e pronave te familjes dhe me vone duke hedhur veshtrimin edhe me larg tyre.Per kete qellim ai organizoje trupat e veta me luftetaret e tij,keto trupa ishin ne numer te konsiderushem dhe jo si ato te luftes se banditizmit te bandave te kaçakeve (10-15 veta) keto trupa kishin nje numer te caktur qe rriteshin gjate situatave ne rast aksiones dhe fushatash te ndryshme,si dhe ne aleance me bejlere te tjere qe thireshin per ndihme,ky eshte nje element qe flet dhe deshmon qe Ali Pasha qe nje feudal ribel ne luften feudale dhe jo nje kaçak i rendomte si duan te na i paraqesin disa denigrues te kesaj figure te madhe.Po ashtu kete e deshmon edhe vete jeta dhe lufta e Aliut ne fillimet e tija,kronollogjia e saj deshmon kete te vertete historike.Aliu qe ne moshe te vogel mori pjese ne kete lufte feudale duke qene pjese e saj ne krah te nenes te tij qe zhvilloi kete lufte per te rimare pronat e burrit te saj Veliut.Ne vitin 1770 hyrja dhe marja e Trikalles ne krye te trupave te tij gjate revoltes te ketij qyteti.Ne vitin 1772 bashke me kusheririn e tij Ismail beun e Kelcyres ne krye te trupave te tij mer pjese ne fushaten kunder Sulit te nje force rreth 9.000 luftetaresh komanduar nga Sulejman Çapari aga i Margaritit qe ishte perfshire ne konflikt me Suliotet.Gjate vitit 1775-1776 do te jete ne sherbim te Kurt Pashes te Beratit.Ne vitin 1775 mori pjese ne fushaten e Kurt Pashes kunder Sulit.Ne vitin 1776 do te mar pjese ne konfliktin e Kurt Pashes me Mehmed Pashen Bushatin e Shkoderes.Ne vitin 1779 ai ndermori fushaten kunder Kurt Pashes se Beratit ne krye te 10.000 mije luftetaresh.E gjithe kjo kronollogji deshmon dhe fakton luften feudale te Ali Pashes qe e filloi me ate te rimarjes se pronave te humbura te babait. Elementi i trete i kesaj kornize lidhur me figuren e Ali Pashes eshte ai i qellimeve dhe synimeve te tija politike dhe mjetet qe perdori per te realizuar ato. Ali Pasha tere jeten e tij ja kushtoi krijimit te shtetit,mbreterise se tij si sovran i pavarur,ai si perfaqesues i epokes se vete te nje bote te ndare ne feude dhe ne lufte me njera tjeteren,ne epoken e banditizmit dhe luftes feudale,diti dhe arriti te trasformoje ambicjen e tij personale ne fillim per rimarjen e pronave te tija ne nje projekt politik me te gjere dhe te madh,te nje rendesie epokale.Ne kete epoke ai me zgjuarsi dhe largepamsi diti dhe arriti qe anarkine sociale qe sundonte ta perdore si nje mjet per pushtet personal duke perdorur banditizmin si mjet per te konsoliduar pushtetitn e tij te pavarur dhe duke u bazuar mbi aleancat midis bejlereve,trupave te parregullta te banditizmit dhe ambicjes se tij politike.Ai diti te ndertoje shtetin e tij te pavarur qe sfidoi Perandorine osmane.Shteti tij,politika e ndjekur prej tij,aleancat me fuqite e medhaja te kohes Frances,Anglise,Rusise do te kontribojne ne rizgjimin e ndergjegjes kombetare shqiptare ne kontekstin Europian te kohes dhe njohjen e Shqiperise dhe te races shqiptare qe i kishin rezistuar pushtimit te gjate shekullor nga Perandoria osmane.Gjithe veprimtaria e shqiptareve per indentitet kombetar pas shtetit dhe figures se tij do te reflektoje dhe do te kete pikenisjen pikerisht nga ky shtet dhe kjo figure e madhe historike deri ne urrorezimin e pavarsise se saj ne Nentor te 1912.
Pregatiti Albert Pasho
Free Blogger Albert Pasho