Powered By Blogger

venerdì 24 ottobre 2025

Byroni dhe Aliu. Poezi. Albert Pasho





Në kohën që Europa ëndërronte,

në mes të rrënojave antike,

dhe plagëve të perandorive,

një poet rrugen mori,nga Londra ai nisej.


Drejt lindjes të egër shkonte,

fati  tij e ndiqte pas,

Lord Byroni,poet i ri,

sa krenar, aventurier.


Zemër zjarr dhe plot pasion,

armatosur me penë e shpatë,

drejt mitit dhe drejt fatit,

drejt Epirit ai po shkonte.


 Epiri tokë antike,

plot legjenda edhe mite,

vënd i bukur dhe magjik,

me legjenda e heronj,


orakujve ish Dodona,

e Lekës dhe Akilit.

tokë e  Pirros  e Gjergjit,

 e Aliut dhe e vetë Zotit.


Nga lugina në luginë,

kaloj male e shkoj  hone,

pyje plot e kodra shume,

gurrë në gurrë,në Vjose del.


Vjosë e egër dhe spartane,

rrjedh krenare në mes malesh,

atje ku mbretëron shqiponja,

 ujku hesht,si gjallë mos jete.


Në mes kohës dhe historise,

me antik te vjetër gurrë,

 te një moti tashmë të shkuar,

lind e ngrihet nje fortesë.


Eshte foleja e shqiponjës,

Tepelena e Aliut,

 madheshtore dhe krenare,

përmbi Vjosë,ajo ngrihet.


Tepelena e luan Aliut,

vënd i zjarrtë,vënd legjendash

gdhëndur në erëra luftrash,

kurorë malesh,mbi kokë mban.


Vjosë e bukur dhe rebele,

e pa shoqe dhe e egër,

si vetë njerzit që ti rrite,

sjell poetin,sjell Byronin.


Pret Aliu,pret poetin,

si babai birin pret,

Tepelena dyert hap,

 hapur zemrat njerzit mbajnë.


 Pritet miku,si i ka hije nderit,

nderi mikut, nderi im,

sofra ime,sofra e nderit,

shtepia ime,e mikut dhe e Zotit.


Ne pallatin e Vezirit,

 me qilima te artë shtruar,

fustanella me ar veshur,

 armë t'arta ne brez ngjeshur.


Në mes tyre qëndron ulur,

është Aliu,zemër luani,

bir i luftës dhe i rrufesë,

gjëmimi që drodhi dhenë,


Qëndron ulur,qëndron fort,

burrë lufte,në luftra rritur

në mes ujqërve ai rritur,

me plagë shpatash ai shumë.


Eshtë gjëmimi që gjëmon,

luani që drodhi dhenë,

drodhi dhenë e shkundi botën,

Perandor edhe mbretër.


Flet Aliu me zë të ëmbël,

mirë se errdhe mik i dashur,

shkon  tek zemra dorë e tij,

zakoni vjetër,nderin nderon.


Ulen bashkë dhe kuvendojnë,

të dy bashkë  plot mirësi,

si dy miq të vjetër tashmë,

që prej kohësh nuk janë parë.


Flet Aliu,dëgjon Byroni,

udhë të largët ti ke mar,

nga Angia  na ke arrdhur,

na ben nder,e na nderon.


Bir fisniku dukesh  je,

poet më thanë që ti  je,

zemra jote si tonat rreh,

 miku im tashmë ti  je.


Vazhdojnë gjatë të kuvendojnë,

hapen zemrat, flasin  burrat,

japin fjalën dhe nderojnë besën,

si i ka hije, të mejdanit burra.


Nuk ishte ari,as madhështia,

që zemrën poetit i rrëmbeu,

por shpirti i lirë i një populli,

trim bujar e dere hapur.


Dhe nis te shkruaj Byroni,

dore tij pasioni dredh,

vargje te zjarta ai shkruan,

vargje të arta ,te bukura vargje.


Ju kendoi trimave,ju këndoi luftra,

dashurisë të nënës e të burrit bashkë,

lirisë të humbur te rrobëruarit atdhe,

me aromë baruti bukur ato shkruar.


Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Këngë e vjetër,Shën Vasili dhe Ali Pasha.Thimi Mitko "Bleta Shqiptare" 1878. Albert Pasho.

 Kur qe tetëqint seneja, I dërgoj Memush kahpeja, Ali Pashë ngreu,eja, Se ngriti krye raeja . Falu o Shën Vasil i shkretë, S'falemi sa...