Powered By Blogger

sabato 25 ottobre 2025

Ali Pasha Tepelena,Luani Epirit. Poezi. Albert Pasho




 Në zëmër të Epirit mes malesh dhe heshtjes,

u lind një burrë perëndive s'ju trembej.

Ishte luan Aliu bir i hekurit i zjarrit,

Mbreti që mbretëroj me art e force hekuri.

Nuk kërkonte dashuri as lavdi të kotë,
pushtetin qe përkulet ate qe nuk thyhet,
Tiger në mes oborreve luan në mes armiqëve,
lozte me perandori si era me të lartat maja.

Buzëqeshja tradhtonte me shpatë premtonte,
dhe çdo fjalë e tij e embël si veleni vete,
Me mirë të druhen,ata qe bejne sikur te duan,
qe thikën në gjumë kurre të mos te t'a ngulin.


Dynjaja dridhej prej hapave te luanit,
Kalatë përuleshin para shikimit të luanit.
Ndërtonte kala të forta si shkëmbi,
Në themel te tyre trimëria kish folenë.


Edhe vete Mbreti i urti do thotë
Fatit të tij dot nuk mund t'i shpëtojë,
Dhe kështu luani mbreti jone u vra,
Ne lufte të egër si hero ai ra,

Gjatë vajtoi burri edhe trimi në heshtje,
qante foshnje lindur në djep lidhur ishte.
Pa luan pa mbret mbetur ishte tribuja,
Heshtje zezë e thellë Epirin kish mbuluar.



Nessun commento:

Posta un commento

Kronollogjia e nje lufte, Rrethimi i Janines te Ali Pashe Tepelenes, 1820-1822.Albert Pasho.

Ne historine tone shekullore jane te shumta luftrat e popullit tone per liri e memvetesi,po ashtu edhe rrethimet e keshtjellave tona si simb...