Powered By Blogger

mercoledì 26 novembre 2025

Dy këngë të vjetra për Ali Pashë Tepelenën, në trevën e Kosovës. Albert Pasho.




Lum kalaja kënd ka brenda

Ç’ ka kalaja po gjëmon,
Ali Pasha po lufton.
Ç’ ka kalaja që po dridhet,
Ali Pasha gjallë, nuk lidhet,
Po lufton ma mirë se Fana
E ka atin e sylejbenit. 
Kjo Kalaja përballë gjolit, 
Karshillak po i ban Stambollit,
Kjo kalaja bregut t detit,
Karshillak i çon Dovletit
Ali Pasha trim si zana
Po lufton ma mirë se Fana,
në variante edhe:
Ali Pasha në opanga,
Po lufton ma mire se Fana.
Ali Pasha burrë n’ tagana,
Luftë po ban ma mirë se Fana.




Të hanën kur topi krisi.

Të hanën kur topi krisi,
Ja dha kalasë anë për anë,
Mbreti pashallarët i nisi,
Mbi vezir, Ali pashanë.
Ali pasha i ngratë,
lufton ditë e natë,
po i luftojke ati,
Bini gegë e bini!
Se ju trima jini!
Bini toskë e gegë!
fishekë ju hapë vetë!
24 pashallarë ( në variante edhe 44 pashallarë)
Donë me i hy kalasë përmrena,
Ali Pasha dul i parë,
Ali Pasha, Tepelena.
Ali Pashë Berati,
Po i luftojke ati,
Nuk po i hajke palla.
Bini gegë e bini!
Se ju trima jini!
Bini toskë e gegë!
Fishekë ju jap vetë!
Duro top, duro havana,
Oj kalaja me bedena,
Luftë po ban me Padishah,
Ali Pasha, Tapelena.
Ali pasha trimi,
prej goje po i del tymi.
Ali Pasha jonë,
Lufton si e ka zakon.
Bini gegë e bini!
Gjithmonë trima jini!
Bini toskë e gegë!
Fishekë ju jap vetë!
(Bini toskë e gegë,
Për Atdhe me vdekë)
Ku je ti Sulltan Mahmudi,
Ti murtati i osmanlisë?
Se mue m thonë Ali Baruti
Du me vdekun, në Janinë.
Ali pashë Berati,
Po të luftojke ati,
Ali Pashë Tërhalla,
Nuk po t’ hajke palla,
Bini toskë e gegë!
Fishekë ju jap vetë!
(në variante)
Bini toskë e gegë!
Për atdhe me vdekë.

Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Këngë e vjetër për Ali Pashë Tepelenën.Thimi Mitko "Bleta Shqiptare" 1878. Albert Pasho.

"Kush ka par’ asllan Alinë, Nd’ atë të shkretën Janinë. Ndë kala mbylltur’ të zinë, Rreh të nkëthenjë Shqypërinë. Ditën e Sulltan Nevru...