Ilo Qafëzezi një studiues kërkimor shqiptar autodidakt, origijina e familjes se tij ishte shqiptare dhe vllehe,e besimit te krishtere.Lindur ne Korçe ne vitin 1889,por familja e tij kishte arrdhur nga Qafezeze i Kolonjes.Ka bere nje pune te madhe dhe voluminoze te rendesishme duke na sjell nje kontribut te shquar ne fushen e leterave dhe asaj shkencore te kombit tone.Ilo Qafezezi ishte nje kerkues,zbulues dhe studiues i mjaft dokumentave,doreshkrimeve,fakteve historike dhe gjuhesore te kohes.Puna e tij kerkimore e do te perqendrohej ne arkivat e bliblotekave te kishave dhe manastireve, ne kodiket e tyre,si dhe ne arkivet te familjeve te medha dhe te vjetra me tradita patriotike shqiptare.Ne moshen 13 vjeçare shkon ne Rumani,kjo periudhe e jetes ishte fillimi i formimit te tij me ndjenja patriotike.Ai ra ne kontakt me mjediset patriotike te kolonive Shqiptare jashte vendit dhe veçanarisht ne Rumani,ku per nje periudhe kohe redaktoi "Shqiperine e Re" nje periodike e kesaj kolonie shqiptare ne Bukuresht.Nje rol te rendesishem ne formimin e tij pati poeti i Rindjes tone kombetare,qe ishte edhe bashkepatrioti i tij Asdreni.Pas Rumanise emigroi edhe ne Amerike ku vazhdoje e dhe studimet krahes punes si emigrant i thjeshte.Kethimi ne atdhe ne vitin 1924 do te angazhohej si mesues dhe drejtor i shkolles vllehe te Korçes.Puna e tij kerkimore shkencore do te jete voluminose e botuar edhe e pa botuar,edhe se Ilo Qafezezi i perkiste besimit te krishtere ai do te perkethej pjese te "Kuranit" ne shqip.Do te publikoje vepra te ndryshme historike per Voskopojen,Beratin edhe Vithkuqin.Vepren e Teodor Kavaliotit,do te zbuloje veprat e Rilindesve si Kostandin Berati e Naum Veqilharxhi etj.Por Ilo Mitke Qafezezi e terhoqi ne menyre te veçante figura e Ali Pashe Tepelenes,Luanit te Shqiperise. Per te Ilo Qafezezi do te shrehet:" Ali Pashe Tepelena per Shqiperine edhe shqiptaret s'mund te jete tjeter perveç se Hero legjendar edhe Luan pas Pirros dhe pas te famshmit Gjergj Kastrioti". Per figuren e Ali Pashes ai do te perketheje ne shqip Alipashaiden" e Haxhi Sherehtit shkruajtur ne greqisht. perketheu dhe pershtati ne shqip " Historine e Ali Pashe Tepelenes" te Arvantinotit, Bukuresht 1916 e shoqeruar dhe e pasuruar me ilustrime dhe kenge popullore qe i kendoheshin Ali Pashe Tepelenes.
Albert Pasho
Ali Tepelena,Haxhi Vangjeli dhe Kaim Çifuti Prej Ilo Mitkë Qafëzezi
Në Janinë t' Ali Pashës,kur trimi si mbret sudonte.
Një fajdexhi me emër Vangjel,në atë qytet ronte.
Ky na ishte i dëgjuar,si njeri fort i begatë,
Po fëmijë nuk kishte,veç gruan,një plak'e thatë.
Që s'i dha Zoti një djalë nat' e ditë e mendonte,
Hiç si dukej pasuria,kur s'kish kush t'a trashgonte.
Një ditë Vangjelit na i çkrep,në Jerusalim të shkonjë,
Të vej të bënet Haxhi,varr'e Krishtit të shëkonjë;
T'i falet Isu Krishtit,t'u falnjë jetë më shumë,
Mos të vdesin më çpejt,t'u vejë gjëja për lumë.
Vangjeli na kish një mik Jahudi të dashur tepër,
E kish porsi vlla,mbi atë nuk pat mik tjetër.
Gjithë ç'pati edhe ç'nukë,para dhe çdo send me vlerë,
Vangjeli e vu ndër ment,Kaimit,vllamës,t'i-a lerë.
Florinj nga të Venetikut,numërojti që t'i dijë,
Dhe i fusi ndë një qese,ishin tam për tam trimijë;
Dhe shum'unaza e vethë,që të gjitha prej floriri,
Disa ishin më me vlerë,ato prej gur xhevahiri.
Këto të pasmet,Vangjeli i kish rehëne të lënë,
Që s'muntnë t'i nxjerrin dot,ata që i a patnë dhënë.
Vangjeli si edhe Kaimi, që të dy fajdeçinj ishin,
Jepnin pare me kamatë,ndaj aqë miqësi kishin.
Për udhë Vangjeli grë të niset kur erth sahati,
I mblodhi gjithë florinjtë dhe xhevahiret sa pati,
Mbajti veç aqë para sa për udhëtimin e gjatë,
Sa të rij ndë haxhillëk,edhe për t'u kthyer prapë,
Florinjtë sindekur thamë,ndë një qese i vendosi,
Të pleksur veç prej njëj peri,dhe në grykë e vulosi,
Me myhyr'e vet,t'unazës,që ndë gisht përher'e mbante,
Këtë unazë myhyr ay kurrë prej gishti s'e ndante,
Që të donte Jahudiu prej qeses' gjësend të nxjerrë,
Edhe që të bënte vjedhje,s'ishte punë asnjëherë;
Përveç po t'ish që Kaimi të donte t'i a gllabëronjë,
T'i thosh:-"S'më ke dhënëgjë!",veç po t'ish që t'i a mohonjë.
Po Vangjeli kish besim tek vëllama Jahudi,
Dhe qesenë q'e pat pleksur me aqë shumë mjeshtëri,
Dhe q'e vulosi, s'e bëri veç për siguri të tij,
Po dhe për sakllamërinë të vëllamës Jahudi,
Kështu pra si u mbarua gjithë puna me qesenë,
Bashkë me të shoqen shkuan ndë Jerusalim të venë.
Dy vjet plot Vangjeli plaku ndë Jerusalim i shkoj,
Atje ku u varros Krishti,ku jetojti,ku mësoj.
Si u-la dhe në Jordhan, plaku me plakën e ti,
Kthehet prapë në Janinë,i shëntëruar,haxhi.
Miqt' e Vangjelit të gjithë,posa dëgjuan i vanë,
Musliman' e të Kreshterë - "Mirseardhe Haxhi" i thanë,
Si gjithë bota dhe Çifuti,Kaimi,çpejto vrapoj,
-"Shyqyr që m'erdhe shëndoshë"- i tha,dh't hoth e qafoj.
Një javë Haxhi Vangjeli,s'dolli fare nga shtëpia,
Çdo dit pret e përcill miq,më s'soseshin miqësia.
Si mbaroj me miqtë,dolli,pun'e parë të shëkonjë,
Dhe drejt e tek Jahudia vajti,qesen t'i kërkonjë;
Kaimi me gas e priti dhe fare nuk' e mënoj,
Posa j'a kërkoj qesenë,sakaqë j'a dorëzoj.
Haxhi Vangjeli me vrap tek vula shtiu syt' e pa,
Dhe me që nuk ish cënuar,as gjysmë fjalë nuk tha.
E mori pra,mir' e bukur,e shpu në shtëpi me kohë,
E çvulosi,i zgjidhi grykën,po kur e hapi,ç'të shohë?,
Brenda kish gjith'florinj kallbër,vëth'e unaza pre plumbi.
Derëziut,Kapaku i kokës i lojti,mendja i humbi!
Thirri,klithi,Jahudinë të pabesë zu e shan,
Dhe me qesenë mbë supt,i vate prapë n'dyqan.
I thotë:- "Çmë paske bërë,mor'vëllamë i paqënë,
Xhevahiret m'i këmbeve,florinj kallbër më ke vënë?!"
Kaimi zu e tund supet,sikur Haxhiu po flit kotë,
Edhe me sy të habitur: - " Nuk di gjë ,vëlla" - i thotë,
Unë,vëllako,qesenë,siç m'a dhe, ashtu t'a dhashë,
Të vulosur mirë e paq,se ç'kishe brënda s' t'i pashë,
Ti vetë e pe fort mirë,myhyri i prishur s'ishte,
Dhe qeseja as ajo,ndonjë vrimë nukë kishte!"
I ziu Haxhi Vangjel, s'dij ç'të thotë për këtë punë,
Jahudiu ish mik i nderçur,thosh,s'i a bënte atë dhunë.
Shihte qesenë, nuk' ishte kurrkundi aspak e grisur,
Lirat,xhevahiret,kallbër; po myhyri i paçulisur!
Vrau fiqirin gjer u'loth,me mënt asgjë nukë gjente,
Edhe fajinë Kaimit përsipërë dot s'i a bënte.
Fundja, shkreti Vangjel s'e la punën të motohet,
Po kuturisi t'i vejë Ali Pashës,t'i rënkohet.
Q'atë dit shkoj në Saraet tek Asllani i Shqipërisë,
I ra mbë gjunjë,i puthi dorën dhe çipn'e pëqisë;
Veziri fodull,mbi shiltet,kapardisurë po rinte,
I kredhur n'tueli mejtime,kafe e nargjile po pinte.
Me lotë ndër sy Vangjeli, i qan hallin derëziu,
Tregoj punën e qesesë dhe ç'i punoj Jahudiu.
Ali Pasha e ndërgjojti edhe siç po rij i qetë,
Përpoqi duart dhe ryri Kol Mirdita, trim me fletë.
Kola bëri temenanë,ish një Gegë,djalë i ri,
Dhe po pret Ali Pashanë që t'i japë porosi.
-" Vrap' o Kolë,tha Veziri,të më prurç Kaim Qufinë,
Ndashtithi,pa të mënuar,kam punë me Jahudinë".
Mirditasi perifan,sakaqherash u lëshue,
Edhe për një copëherë me Kaiminë u kthye.
Ky,posa hyn tek Aliu,i puth dorën e pëqinë,
Dhe po dridhej si purteka; s'dij pse e thirri të zinë.
Siç po rij n'mes të Divanit,Kaimi me duar n'gji,
Hidhet Ali Pasha i thotë;-"Dëgjo, more Jahudi,
Ky vëllami yt,Vangjeli,erth më bëri shiqaet,
Se kur shkoj për nd' Haxhillëk,të paska lënë amanet,
Një qese plot me florinj,dh'unaza,gurrxhevahirë,
Nga të gjitha farësojet,qesenë vulosur mirë;
Tashti ti i'a paske këthyer me florinj kallbër rrafshuar,
Ndonëse vulosur mirë.Kjo gjë më s'është dëgjuar!
Thuaj,qysh qëndron kjo punë,ama hap sytë Jahudi,
Kij mendjen,mos më gënjesh,se të hangri gjarpr' i zi!"
- " Siurdhron,Vezir ngjattjeta, tha lumëmadhi Kaim,
Më la një qese t'vulosur,kur shkoj për Jerusalim;
Po as kur m'la u s'dija se ç'kishte brënda ndë'të,
Dhe as kur e mori prapë,për besët,nuk po di gjë!
Po t'isha aqë i ligu,dhe të donja t'e kobonja,
Njeri s'na pa kur m'a dha,fort kollaj hasha i'a bënja;
Do të më marë mbëqafë Vangjeli,e shoh,pa-pra,
Ndaj qesen me gjëra kallbe,mua derëziut m'a la!
Unë jam tyxhar i drejtë,o Vezir,i pa faj jam,
Tani,si t'urdhronç zotrote,tjatër ç'të thom më nuk kam".
Ali Pasha e peshojti punën q'ish e ngatërruar
Me syt'e mprehtë Kaimin dhe Vangjon duke vëzhglluar;
S'dij kuja t'i zërë besë,pas gjithë ato që thanë
Veçse Jahudiu në syt njihej q'e vodhi Kristjanë.
Merte vështronte qesenë, e vërtite e këthente,
Mos ish çthurrur apo çpuar,gjëkundi kusur s'i gjente.
Së fundi i tha Vangjeli myhyr e gishtit të nxjerrë,
Dhe divitin me ca kartë,atje afrë t'i a bjerë.
Pastaj u thotë të dyvet se kush në shtëpi të shkonjë,
Sepse ay këtë punë doemos do t'a zbulonjë.
Me të dalë këta jashtë,nga port'e Kalas' përpjetë,
Ali Pasha prej Silahes nxori një thikë të mprehtë,
Edhe i çkrepi kjo mendje: preu sexhaden e divanit
Pastaj fët fët i thërriti të vinjë çpejt,Fehim Çamit,
Që e kish një nga të besës,që ishte kordhëtar trim,
Ky po ç'ryri,Ali Pasha i thotë:- "Bir'o Fehim,
Sonte, këtu në divant,dy zarare janë bërë;
Më ka humbur myhyri dhe sexhdeja është prerë!
Të vejç me vrap të më gjenç ushtallarrët më të mirë;
Që kemi këtu Janinë,të më derdhinë myhyrë
Dhe sexhaden t'a ndrejtojnë;shko dhe ktheu fët fët tashti,
Ama shih t'i zgjedhësh mirë,bir o Fehim,kupton ti".
Vrapo, i mjeri Fehim,tej e mban Janinës brodhi,
Mezi i gjet ustallarët,dy nga më të mirët zgjodhi.
Gjeti njërin për myhyrin,tjatrinë për sexhadenë,
I ngriti,i mori pas,tek Ali Pashai të venë.
Si erdhën të dy "mastorët" ulë kryet gjer mbërdhet,
Dhe i bënë temenatë,Ali Pasha i pyet:
-" Cili nga juve të dy,më tret një myhyr të mirë?
-Unë, tha njëri prej ta.-të marça të keqen Vezir!
-Të më bënç,- tha Ali Pasha- një myhyr si këtë,
që të tregonj,mos ndryshonjë,si ky të jetë tëpkë".
Duke hedhur pastaj sytë tek ustaj tjetër atje,
E pyet:- " Ti mor mastor,a di me bënë sexhade?,
- Qysh jo, t'u ritçinë ditët,- u gjegj i dyti ussta.
- Atëhere,ngjo këtu,Ali Pasha atij i tha,
T'ë març këtë sexhade dhe,nesër, gjer pasdrekherë,
T'ë meremetonç që mos t'njihet se ka patur qën'e prerë".
Kështu njëri nga ata mori sexhaden' e shkoj,
Tjatëri mori myhyrin,edhe tatëpjetë rroj.
Të nesërmet,që menatë,kur dita s'ish zbardhur mirë,
Vjen së pari myhyrçiu me renda,pruri myhyrë.
E mer Veziri ndë dorë,edhe tek po e shikonte,
Vu re që s'gjan me të parin edhe se shumë ndryshonte;
Si e vu ndër xhept myhyrin,i tha ustajt:- "Shko lumirë".
I dha hakun sa i bënte,pa i thën' as keq as mirë.
Pas një copëherë erdhi dhe ustaj me sexhadenë,
T faqetë tek Ali Pasha,duke mburrur vetëhenë.
E vështroj Asllani ynë dhe s'i vij për të besuar,
S'njihej fare tek ish prerë; aqë bukur ish punuar.
U çudit fort Ali Pasha dhe ustanë pran' e thrret,
I thotë:-"Fort mir'e bëre,po të thom me të vërtet,
Tani ja ç'dua prej teje të më ndreqsh dhe një qese,
Diç kam paturë ndë të dhe tani diç dua të ve;
T'a meremetonç mir'e paq,ndë një vent ku është prerë,
T'a bënç mos të duket fare,ku ka patur qënë e çjerrë.
-"Kupëtova,rrofsh sa malet,- tha ustaj,ç'kërkon të thuaç.
Do t'e shohç kur të t'a bie të ndrejturë,si t'a duaç,
E bëri ustai dhe ja pruri siç e donte Ali Pasha,ai e dij,
E vështronte me habi,s'kish asnjë dallim nga e tij.
-" Mos ke bërë dhe herë tjetër?" -Aliu e pyet ?
-Kam bërë, përgjigjet mjeshtri tani janë afro dy vjet,
Një qese musi këto,ndofta për një Jahudi,
I thotë Ali Pasha: " Emrin a i'a mban ment ti?",
-Kaim,më ngjan se e kish emrin,- thotë bashustaj,
-Po brenda ndë qese ç'kishte?,-përsëriti Ali Pashaj,
-Se ç'pat pasur më përpara,o Vezir,nukë e di dot,
Po që kur e thurra unë,ishte më parë Kallbë plot,
Kur dëgjoj kështu Ali Pasha trokëlliu duart me mëri,
Dhe ja tek hyn tek dera Kol Mirdita trim i ri,
-Mere bir o i thotë Kolës,kalle ndë një odë ustanë.
Dhe dërgo të vijnë shpejt Jahudiu me Kristjanë,
Një gjysmë sahati e sipër,Vangjeli me Çifunë,
Erdh tek Ali Pashaj dhe përpara tij u prunë.
I thotë Aliu Kaimit:-"Të më thuaç të vërtetën,
Se po rrejte derëzi,me ibret t'a shuaj jetën;
Venetikët e Vangjeli,i more ti a s'i more?".
-" Vezir të marça të keqen,Vangjeli flet kotëna,
S'i mora gjë,- tha Kaimi-qesen siç e gjete m'a la!
Ali Pashës i'u ndez gjaku,dhe vetëm me nj'isharet,
Pruri ustan'e qesesë,të cilin ay e pyet:
-" A është ky Jahudiu i qesesë,more usta?,
-Ky është,tungjatjeta!"-Ustabash merati tha.
-" Hë mor hajdut faqezi - tha Aliu- ç'thua tani?"
-Vërtet bëra faj të madh!- U përgjegj ditëziu Jahudi.
-Tani hik -tha Ali Pasha- jepi florinjtë Haxhiut të mjerë,
Pastaj eja të të var,që të venë ment të tjerë".
Duall jashtë Vangjeli,me lumzinë Jahudi,
Si miq të prishur,edhe vajtën ndë dyqan t'atij.
I mer Vangjeli florinjtë,që të tërë,të pacënuar,
Dhe xhevahiret e tjerë,dhe shkoj në shpi fort i gëzuar.
Kaimi më nuk u kthye prapë,t'a mvarte Veziri,
Po lidhi një gur përqafe,dhe ndë gjolt' u mbyt fakiri!
Kur van'e thanë Aliut,q'u mbyt i ziu Jahudi,
Qeshi me zë,i ra gasit,dh'u tha pleqsis' së tij:
-" Ç'ka mir' e bëri hajduti,Jahudiu i lakmuar,
Kush të bënjë si Kaimi,ashtu ka për t'a pësuar".
Albert Pasho
Free Blogger Albert Pasho


.png)
Nessun commento:
Posta un commento