Powered By Blogger

lunedì 10 novembre 2025

Silahdari i Ali Pashë Tepelenës, Iliaz Poda. Albert Pasho.






Fustanella e Kolonjës,nga të gjithë kapedanët dhe besnikët e luanit të Epirit Ali Pashë Tepelena, pa dyshim Iliaz Poda është njëri nga më të spikaturit dhe besnikët e tij.Ai do jetë silihdari i Aliut dhe krahu i tij i djadhte,përkrahe kapedanëve te tjere si Thanas Vaja,Tahir Abazi,Ago Vasjari e shume te tjereve.Ai duke shërbyer për një kohë të gjatë pranë Aliut dhe duke qene ne rolin e Silahdarit, për këtë arsye u quajt edhe Zylyftar.Lindi në Podë në 1768 të Kolonjës,por thuhet qe familja e tij i ka rrenjet nga Tepelena ,nga kurveleshi krahina e lopsit,zbritur ne Kolonje kohe me pare per probleme hasmerie.Ndoshta ky detal i familjes se tij e ka lidhur akoma me shume me Ali Pashe Tepelenen.per fillimet e tija ne oborrin e Aliut ne Janine ai i filloi si keshilltar dhe kujdestar prane djalit te mesem te Aliut,Veliut.Me vone me kalimin e kohes dhe venies ne dukje te aftesive te tija kaloj ne sherbim shume afer Aliut,si silihdar dhe njeri nga kapedanet dhe luftetaret me te shquar te tij.Zylyftar Poda u shqua si ushtarak i zoti dhe per kete Aliu e drgonte shpesh ne misionet e tij luftarake kunder bejlereve dhe klaneve rivale te tij.Gjate rrethimit te Janines nga osmanet,ne Janar te vitit 1821 Zylyftar Poda qe ne krye te luftetareve te tij kryesisht tosk bashkoje forcat me suliotet rreth 1.500 luftetar suliote per te ndihmuar Aliun e rrethuar ne lufte kunder osmaneve.Ne 27 Janar po te ketij viti rane dakort dhe dhane besen me kapedanet suliote,Marko Boçari,Noti Boçari,Kiço XHvella per nje lufte te perbashket per te ndihmuar e shpetuar Aliun nga osmanet,si vellezer armesh ne gjak dhe ne shpirt.Kjo bese dhe bashkepunim mes tyre kontriboje dhe beri te mundur ti sbrazin forcat osmane edhe pse perkohesisht.Zylyftar Poda do te jete firmetar i mareveshjes te aleances te levizjes greke dhe asaj shqiptare te Aliut ne Peta afer Artes ne 1 Shtator 1821.Kjo mreveshje do te nenshkruej nga tete perfaqesues te Aliut,tete kapedane perfaqesues te sulioteve dhe tete perfaqesues te levizjes greke.Objektivi i kesaj mareveshje ishte mbeshtetja ushtarake per Ali Pashen dhe si garanci do te ishte besa tradita e shqiptareve ne shekuj.Por kjo bese kjo, mareveshje per lufte te perbashket kunder osmanev u thye dhe u braktise nga suliotet dhe greket.Me vrasjen e Aliut dhe renien e pushtetit te tij, Zylyftar Poda do te vazhdoje luften nen shembullin dhe frymen e luanit te Janines Ali Pasha.Ne vitin 1823 ai do te denohet nga sulltani me vdekje per aktivitetin e tij te pavarur kunder osmaneve,por arriti ti shpetoje ketij vendimi.Ai duke qene edhe nje çifligar i madh dhe i pasur, nje nga ata çifligare te pasur, kete klase te re çifligaresh qe kontriboje dhe e krijoj vete pakenaqur.Ke vjet pushtet te pavarur.I prekur edhe nga reformat centralizuese te osmaneve,u bashkua me çifligaret e tjere shqiptar te pakenaqur.Kete lidhje William Meyer do ta emertoje "Lidhja Toske" si nje race e re individesh te cilet Ali Pasha i ka zgjedhur nga rradhet e vegjelise per te zvendesuar klasen e vjeter shoqerore.Mori pjese ne vitin 1828 ne kuvendin e Beratit si nje nga tre figurat kryesore te tij,perkrah Ismail Qemali dhe Shahin bej Delvina.Ky kuvend kerkoje largimin e zyrtareve osmane qe perandoria i kishte risjelle pas vdekjes se Aliut,dhe largimin e Reshid Hamet Pasha nga territoret shqiptare,janine,Vlore,Delvine.Mos marja pjese ne Manastir dy vjet me vone e thirrur dhe ekzekutuar nga vete Reshid Pasha ajo qe ndryshe quhet masakra e Manastirit i shpetoje jeten.Ne vitet 1829-1830 mori pjese ne luftrat antiosmane dhe hyri ne bashkepunim me krere dhe kapedane te tjere te Shqiperise se Jugut si dhe me Mustafa Pashe Bushatlliun.Pas disfates te Mustafa Pashes ne maj te 1831 i mbetur pa asnje ndihme u terhoq ne keshtjellen e Melesinit ne Leskovik,ku qendroi dhe perballoi heroikisht per rreth pese muaj focave osmane.Pas nje marreveshje me osmanet nderpreu qendresen me disa kushte dhe u largua nga Shqiperia per ne Krete tek Mustafa Pashe Gjirishti nga krahina e Korçes.Si shume kapedane dhe bashkepuntor te tjere te Ali Pashes qe kishin pasur lidhje me Mehmet Ali Pashen e Egjiptit ku nje shqiptar tjeter sundues,si Omer Vironi,Tafil Buzi,edhe Zylyftar Poada ne pranveren e vitit 1833 do te pranonte te vinte ne jete planin e hartuar nga disa krere feudal shqiptar dhe Mehmet Aliut te Misirit.Sipas ketij plani duhej te zbarkonte ne Sarande dhe doli ne Mesolongji por ne kete ndermarje ai deshtoi.Ne vjeshten e vitit 1835 u vra me urdher te sulltanit bashke me femijet,ndersa pronat e familjes se tij u konfiskuan nga shteti osman.Zylyftar Poda nga silahdar dhe bashkepuntor i Ali Pashes vazhdoj dhe u kethye ne nje lider i rezistences popullore antiosmane,ai do te reflektoje te kaluaren e tij ne oborrin e vezirit dhe luftes per pavaresi dhe do te kontriboje ne vazhdimin e saj ne kete linje te Ali Pashe Tepelenes per pavaresi.Kontributi dhe kujtesa e tij do te jetojne ne kujtesen historike te popullit tone,ajo do te lartesohet ne histori ne folklor dhe kenget e popullit.Historia e fustanellave te shqiperise per pavaresi qe nga koha e luan Aliut do te admirohet nga mbare Europa,ajo do te ngreje lart emrin e tyre dhe te shqiptarizmit.Perveç veprave monumenteve pikturave librave qe ju jane kushtuar figurave me te ndritura te fustanellave tona,edhe busti i Zylyftar Podes ka nje vend nderi ne mes te Europes.Busti i tij ndodhet ne Muzeun e Luvrit ne Paris te Frances,ai i ben karshi historise dhe kultures Europiane si pjese perberse e saj.

Albert Pasho



                                                                   Iliaz ( Zylyftar ) Poda



Free Blogger Albert Pasho


Nessun commento:

Posta un commento

Admirali i Flotës Mbretërore Britanike,Nelson për Ali Pashë Tepelena. ( Letra e tij,16 Prill 1804 ). Albert Pasho.

Admirali Nelson ,figure qendrore ne strategjine e Mbreterise Britanike per te ndaluar shtrirjen dhe dominimin e Frances te Napoleonit ne ...