Powered By Blogger

martedì 11 novembre 2025

Drama "Ali Pasha" e Jean Pierre Felicien Mallefille,midis historise dhe teatrit romantik europian,Paris,France. Albert Pasho.



 Ne shek XVIII figura e Ali Pashe Tepelenes,sundimtari i Janines, Luani i Epirit do te shendrohet ne nje legjende te gjalle, objekt i nje admirimi te madh ne Europen e kohes.Jeta e Aliut ngritja ne pushtet,fuqia dhe madheshtia e pushtetit te tij si dhe menyra e renies dhe vrasjes se tij, e gershetuar kjo ngushte me karakterin e tij si nje njeri me ambicje te madhe,zgjuarsi dhe ashpersine qe e karakterizonte do te inspiroje autorin francez Jean Pierre Felicien Mallefille qe te shkruaj dhe te sjelle ne skene nje drame historike per Ali Pashen. Felicien ka lindur ne 3 Maj 1813 ne Mauritius dhe ka vdekur ne 24 Nentor 1868.Ka qene nje shkrimtar dhe dramaturg francez.Bente pjese e brezit te autoreve romantik te dramaturgeve franceze.Kjo drame e tij per Aliun e interesante dhe e rendesishme sepse paraqet Aliun si nje personazh tragjik si personazh i nje tragjedie klasike.Ishte i pari qe na jep nje paraqitje teatrale dhe te detajuar per Ali Pashen.Do te vihet ne skene ne vitin 1839 ne Teatri Odeon ne Paris te Frances.Mallefile zgjedh te shkruaj nje veper teatrale dhe ta paraqes Aliun si nje "sundimtar tragjik" si nje figure Shekspiriane qe bashkon bashke madheshtine dhe ashpersine e pushtetit,fatin e tij i destinuar te dorezohet para tij.Kjo drame afron nje paraqitje te detajuar historike dhe eshte ndertuar me 5 akte qe ndjekin gjithe jeten e Ali Pashes.Ne aktin e pare pershkruhet fuqia dhe ngritja e tij ne pushtet,Aliu paraqitet si nje sundimtar i forte qe i tremben dhe i rrethuar nga intrigat e oborrit te tij.Ne aktin e dyte,paraqitet konflikti me Sulltanin dhe Porten e Larte,tensionet politike mes tyre qe shendrrohen ne nje shtyhse dramatike te drames.Ne aktin e trete pasqyrohen raportet dhe kontraditat familjare,midis gruas te tij te re Vasiliqise dhe djemeve te tij,Mykhtarit dhe Veliut,tensionet dinastike mes tyre.Ne aktin e katert,eshte ribelimin e tij ndaj Portes dhe rrethimi i Janines,ku Aliu paraqitet si nje fuqi qendrore e fuqishme por ambicja e tij e madhe e çon drejt shkaterimit.Dhe ne aktin e peste dhe te fundit drama mbyllet me vrasjen e Aliut,nje skene me intesitet te forte tragjedik Shekspirian.Personazhet kryesore ne kete drame do te jene,Ali Pasha si protagonist nje sundimtar por dhe nje figure tragjike,qe lufton midis fuqise se pushtetit dhe fatit te tij.Vasiliqia gruaja e tij e re,qe presanton nje grua te forte dhe me influence,simbol i besnikrise dhe i zgjyarsise.Mykhtari dhe Veliu djemte e tij,qe meshirojne tensionet dinastike te familjes dhe ambiciet e tyre te ndersjellta.Fuksionaret otoman,emisaret e Sulltanit si mbartes te rrezikut te jashtem.Oborri dhe ushtaret qe prezantojne nje kontekst politik dhe ushtarak,me intriga dhe tradhti.Kjo drame e Mallefille eshte me afer se çdo veper tjeter afer kronikes historike te kohes, e detajuar dhe me nje vemendje te veçante per detajet politike dhe familjare.Kjo drame u prit shume mire nga publiku dhe kritika Parisiana dhe Francese,publiku francez ishte i apasionuar nga figurat e lindjes dhe Aliu ne kete rast perfaqesonte me se miri kete romanticizem.Kritika nga ana e saj do te vleresoje si nje drame serioze te romanticizmit,historike dhe tragjike.Ajo do te ngreje lart forcen dramatike te personazit te Aliut si nje "sundimtar tragjik" pothuajse Shekspirian qe perfaqesonte luften midis pushtetit dhe fatit,si dhe per realitetin historik te kohes.Edhe shtypi i kohes francez do te shkruaj per te,si gazetat "La Presse","Le Constitutionnel", "Revue des Deux Mondes" etj.Drama e Jean Pierre Felicien Mallefille do te prezantoje nje gurre te rendesishem dhe rrenjesor ne ndertimin e mitit Europian te Ali Pashe Tepelenes.Kjo drame ka po ashtu edhe nje vlere tjeter shume te madhe,ajo u be frymezim dhe shtytes per vepren e Alexandre Dumas,"Ali Pasha" dhe me vone "Konte di Montecristo".Dumas mbeti i mrrekulluar dhe afashinuar nga kjo histori e Ali Pashes shkruajtur nga miku i tij Mallefille,qe te krijoj dhe shkruaj nje version te tij i shtyre edhe nga deshira per te mbeshtetur edhe revolucionaret qe ishin duke shperthyer ne Shqiperi.Vepra e Dumas "Ali Pasha" publikohet per here te pare ne faqet e gazetes Napoletane "L'Indipedente".Por eshte versioni i Dumas qe do ta beje me popullore pasi ky e ripunoi dhe beri kete drame me aventuriere dhe romantike,duke e shendrruar ne nje veper mit romantik dhe aventurier tek romani "Conte di Montecristo".


Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Admirali i Flotës Mbretërore Britanike,Nelson për Ali Pashë Tepelena. ( Letra e tij,16 Prill 1804 ). Albert Pasho.

Admirali Nelson ,figure qendrore ne strategjine e Mbreterise Britanike per te ndaluar shtrirjen dhe dominimin e Frances te Napoleonit ne ...