Powered By Blogger

lunedì 15 dicembre 2025

Mjekësia dhe Ali Pashe Tepelena.Epidemia e "Peste Nera" (Murtaja e zeze) ne Epir 1816. Albert Pasho.



Mjekesia ne zotrimet e shtetit te Ali Pashe Tepelenes ne fillimet e saja ishte ajo tradicionale osmane,bazuar ne praktikat tradicionale popullore,sheruesve popullor lokal,riteve te ndryshme superstciose dhe fetare,nuk egzistonin spitale por afrohej sherbim ne xhamite me manastiret sipas bindjeve fetare.Ali Pasha me shtetin e tij do te perfaqesoje periudhen e tranzicionit dhe te pershtatjes te mjekesise nga ajo tradicionale osmane ne ate bashkohore europiane,fale kjo apertures dhe veshtrimit te tij prej statisti dhe riformatori drejt Europes dhe ndryshimeve revolucionare te kohes.Ali Pasha do te ndjek nje politike shendetesore duke  e perdorur ate edhe si mjet politik per te fuqizuar shtetin e tij dhe te legjitimoj sundimin e tij perkarshi banoreve dhe europianve ne zotrimeve te tija.Ali Pasha mbeshteti dhe financoi pregatitjen e shume  mjekve vendas ne universitet me prestixhoze europiane,oborri i tij do te terhiqte edhe shume mjek te huaj europian qe do te sillnin perveç te rejave te mjekesise edhe idete e reja revolucionare perparimtare iluministe te kohes ato europiane.Ali Pasha mbeshteti dhe financoi ngritjen strukturat e para shendetsore edhe pse modeste dhe te vogla, si spitale edhe ato private me financime te bamirsve te ndryshem lokal, perkrah strukturave fetare myslimane dhe ortodokse qe afronin sherbim per te varferit.Ngritjen e strukturave te kuarantenes dhe vaksinimin e popullsiseNdermori nje sere masas per parandalimin e semundjeve infektive lidhur me rregullimin dhe rregullat e  igjenes te  jetes te perditeshme te tregut dhe asaj publike duke perdorur edhe masa ndeshkuse per ata qe nuk i zbatonin keto rregulla.Mjekesia ne kete periudhe do te jete nje laborator i zbatimit dhe aplikimit te eksperiencave te ndryshme perkundrejt asaj tradicionale te deri atehershme osmane,duke shenuar hapat e para perkundrejt asaj moderne.

Mjeket ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes

Mjeket ne oborrin e tij ishin te shumte si vendas edhe te huaj,te gjithe te shkolluar dhe mbaruar studimet ne Universitet Europiane,Itali,France,Austri,Hungari,Rumani etj, disa prej tyre te idejuar dhe financuar nga vete Aliu; Ionnis Koletis Janiniot mbaruar studimet ne Pisa te Italise.Ne fillim mjeku i djalit te madh te Aliut Myhktarit dhe me vone mjek i Aliut.Koletis do te jete me vone kryeministri i pare i shtetit modern Grek.Ionnis Vilaras, Janiniot mjeku i djalit te dyte te Aliut,Veliut.Figure qendrore e iluminizmit Grek modern,mjek botanist dhe studiues zotrues i kater gjuheve te huaja. Georgios Sakellarios nga Kozani,mjek,filozof,shkrimtar,njohes i gjuheve te huaja,gjermanisht,italisht,ferngjishtes dhe greqishten e vjeter.Mbaroi studimet ne Budapest te Hungarise.Iluminist bashkepuntor Ferraios Rigas.Sekellarios eshte krye mjeku i Ali Pashe Tepelenes ne oborrin e tij.Luka Vaja nga Lekli i Tepelenes,vellai i Thanas Vajes,mbaroi studimet ne Vjene me te drejte studimi paguar dhe financuar nga vete Aliu,nje nga mjeket me te besuar te Ali Pashes.U martua me vajzen e iluministit Pasalidas. Vangjel Meksi nga Labova e Tepelenes mbaroi studimet ne Napoli te Italise edhe ky i financuar dhe idejuar nga Ali Pasha,nje nga figurat me te spikatura  kombetare,mjek,shkrimtar,gjuhetar,perkethyes.Perkethyes i Testamentit te Ri i Bibles ne shqip,perpilimin e gramatikave te ndryshme ne gjuhen shqipe etj.Stamos Petritis,mjek pioner,i pari qe aplikoi vaksinen e Varioles ne shtetin e tij.Dhe shume mjek te tjere vendas.Perkrah tyre sherbyen edhe mjek te huaj; Ludwig Frank gjerman,krye mjek ne oborrin e Aliut,sherbeu per Napoleonin ne Egjipt dhe kur u largua nga Aliu sherbeu si mjek i Arçi Dukeshes se Parmes Maria Luiza e veja e Napoleone Bonaparte.Mjeku Italian Paolo Tozoni,Mjeku anglez Henry Holland,francezi Pouqueville.Mjeket e oborrit te Ali Pashes ofronin sherbim dhe kura edhe per familjet benestante te Janines dhe jo vetem,te huajve dhe diplomateve qe sherbenin ne oborrin e tij,perkundrejt tarifave financiare.(Per me shume per mjeket e Ali Pashes mund te lexoni ne kete blog me andrese; apash63.blogspot.com ,artikullin; Mjeket ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes ). Janina kishte disa "farmaci" jo ne kuptimin modern te fjales por dyqane barnash medicinale tradicionale qe pregatishnin kompozicioni di erbe kurative per semundje te ndryshme dhe preparate galenike.Disa prej tyre ishin nen mbrojtjen direkte te Ali Pashes.Zhvillimi i vrullshem i tregtise dhe i rrugeve tregtare  me Europen do te ndikonte edhe ne kete sektor duke importuar nga Italia,Austria kryesisht produkte si vajra esenciale kurative dhe produkte te tjera shendetesore.Ne kete aspekt do te krijohen embrionet e para  te farmacive.

Strukturat shendetesore dhe spitalet

Ne kete periudhe historike nuk egzistonte nje rrjet strukturash dhe spiatalesh .Egzistonin qendra te vogla te lidhura me strukturat fetare si myslimane dhe ortodokse si edhe ato private te financuara dhe donacionet nga faktor bamires te kohes,qe ofronin kure shendetesore  falas per te varferit.Xhamite dhe manastiret ishin vende te asistences shendetesore ku sherbehej kurat baze dhe mbeshtetje per njerzit e varfer,jo vetem ne Janine por edhe ne qytet e tjera.Janina do te kete spitalin e vet ne vitin 1812.Strukturat shendetesore do te perfshijne edhe ato ushtarake.Ushtria e Aliut ishte e madhe ne numer dhe vazhdimisht  ne fushata ushtarake kjo do te sillte organizimin e saj, te mjekeve ushtarak, me spitalet e perkoheshme te fushates ushtarake dhe bashke me keto edhe strukturat e emergjences.Ndersa te semuret mendor kuroheshin ne struktura dedikuar atyre shpesh lidhur me xhamite dhe manastiret.

Epidemia e "Pestes Nera" dhe izolimi dhe quarantena

Ne vitin 1816 Epiri do te goditej nga epidemia e murtajes te zeze  (peste nera),qe me plote kuptimin e saj kjo mund te quhet si "Triumfi i vdekjes"Kjo epidemi do te ishte e perfshire ne te fundit pandemi mesdhetare te murtajes qe e kishte vatren ne Kostandinopoje dhe Egjipt, dhe do te perfshinte edhe Italine e jugut ne periudhen 1815-1816,kjo u perhap nga kontaktet tregtare dhe ushtarake te kohes.Kjo epidemi do te ndodhte ne nje moment te rendesishem per Ali Pashen qe kishte konsoliduar tashme  pushtetin e tij.Epidemia do te jete nje gurre prove per Ali Pashen dhe shtetin e tij,jo vetem si nje sfide shendetesore publike por edhe politike.Ali Pasha qe i pari qe kuptoj rrezikun dhe rendesine e perballimit te epidemise.Pasi diskutoj problemin me mjeket e oborrit te tij si vendas dhe te huaj e kuptoj rendesine e marjes te masave per te palandaluar perhapjen por edhe ta luftonte ate brenda shtetit te tij.U moren masa per izolimin e personave te dyshuar dhe me simptomat e semundjes dhe izolimin e tyre nga komuniteti dhe shtrimin e te semureve ne strukturat ngritur per kete arsye si dhe masat e kuarantenes ne qytete dhe udhekalimet.Aliu qe ne vitin 1812 me shenjat e para te saja ne mesdhe ne Konstandinopoje dhe Egjip,kishte urdheruar qe korrieret qe vinin nga Kostandinopoli te dizifektoheshin me profum,kjo nje metode e zakonshme per periudhen e kohes,dhe mallrat qe vinin ne Epir ne pikat doganore dhe magazinat e doganve te dizifektoheshin me metoden e tymit.Organizimi i qendrave te kuarantenes ne pikat kyçe si doganat ,urat e medhaja,ne pikat kryesore te rrugeve te medhaja pati rezultat per arsyen se qendrat kryesore te Epirit qendruan te pa kontaminuara.Rastet e para te murtajes  u regjistruan ne vitin 1814 ne veri te Epirit ndersa epidemia filloi ne pranveren e 1816 dhe u perhap ne gjithe Epirin me perjashtim te Prevezes dhe Janines.Keto qytete ishin akoma te pakontaminuara fale masave sistematike te mara per mbrojtjen e tyre,si dizifektimi me profum dhe tym i korrierve dhe mallrave,krijimi i lazareteve dhe kura e te semureve qe nuk ju la familjareve te tyre,por personelit te specializuar te mjekesise te Ali Pashes.Epidemia e pestes ne Epir pati nje impakt te forte  ne humbje  jete.Te gjithe personat qe takuan kete semundje nuk mbijetuan me shume se 48 ore,mes vuajtjes te tmershme te shenjave te semundjes.Ne fillim te epidemise te vdekurit ishin 10 deri ne 15 ne dite por me kalimin e kohes numri i tyre u rit deri ne 30 vdekje ne dite.Popullsia ne keto zona sidomos ne Arte u ul ne menyre te ndjeshme,po ashtu edhe ne aspektin ekonomik,shume njerez rane ne varferi te plote.La epidemia e murtajes te zeze mbaroi pas 18 muajsh,kete e konfirmon letra qe vellai i konsullit francez ne Janine Pouqueville i dergon nga Arta ne Shkurt te vitit 1818.Kjo leter na jep nje pasqyre te qarte te epidemise ne Arte dhe gjendjes atje gjate epidemise dhe mbarimit te saj si e gjeti qytetin e masakruar prej saj.

 Vaksinat dhe teknikat e reja te inovacionit

Vaksinimi kunder vaiolo (lija) bere ne Europe ne shek e XVIII,do te aplikohet  ne Ballkan  per here te pare ne shtetin e Ali Pashes i cili ishte i vemendeshem per te rejat qe ndodhnin ne Europe,dhe ne kete aspekt per ate shendetesor, per ti praktikuar ne shtetin e tij.Ali Pasha favorizoj dhe mbeshteti fuqishem vaksinimin kunder vaiolit te popullsise ne shtetin e tij,kjo nje praktike e pa pare dhe e pa konceptushme deri atehere per boten osmane.Eshte nje deshmi qe konfirmon tranzicionin e mjekesise nga ajo tradicionale osmane ne ate moderne europiane ne shtetin e Ali Pashes.Mjeket  e huaj ne oborrin e tij ata francez dhe italian,por edhe mjek vendas si Stamos Petritsis i cili eshte pioner i vaksinimit kunder lise ne oborrin e Aliut ne Epir, do te sjellin dhe praktikojne teknikat e reja te vaksinimt duke kontribuar keshtu ne modernizimn e shendetesise ne shtetin e Aliut.Vaksinim si nje dukuri e re hasi veshtiresi sidomos ne zonat rurale kjo edhe per bindjet fetare.Kjo deshmon qe mjekesia ne sundimin e Ali Pashes ishte nje laborator eksperimentesh dhe pershtatje me te rejat e kohes.Realiteti ne mes spitaleve dhe lazareteve fetare,mjekeve te oborrit,quarantenave dhe vaksinimet e para,Ali Pasha do te perfaqesoje perpjeket per kalimin nga mjekesia tradicionale osmane ne ate moderne europiane.Dhe nga ana tjeter per Ali Pashen si  politikan,  mjekesia do te jete nje mjet per te kontrolluar dhe governuar shtetin e tij.

Mjekesia e Ali Pashes ishte nje mozaik praktikash tradicionale dhe te rejave sjell nga Europa,qe reflekton natyren e sundimit te tij,udhekryq i kulturave dhe dijeve,rolin e saj politik si mjet i forcimit,kontrollit dhe legjitimitetin e pushtetit te tij,epoken e tranzicionit nga ajo tradicionaliste ne ate me moderne.

Pregatiti Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho


Nessun commento:

Posta un commento

Mjekësia dhe Ali Pashe Tepelena.Epidemia e "Peste Nera" (Murtaja e zeze) ne Epir 1816. Albert Pasho.

Mjekesia ne zotrimet e shtetit te Ali Pashe Tepelenes ne fillimet e saja ishte ajo tradicionale osmane,bazuar ne praktikat tradicionale popu...