Dy figura historike Ali Pasha Tepelena dhe Vangjel Zhapa, jane nje nga ato pika takimi te historise qe deshmojne si jetet e tyre traversojne ne epoka dhe ideale te ndryshme,por jane te lidhura me nje fill historik te perbashket qe ka zanafillen tek sundimi dhe mbreterimi i Ali Pashes Tepelenes.Vangjel Zhapa nga nje i ri ushtar i ushtrise se Ali Pashes eshte i destinuar te behet nje nga filantropet me te medhenj dhe te rendesishem te Ballkanik te shek XIX,promovues i ringjalljes te Lojrave Olimpike Moderne pas nje periudhe 1.433 vjeteve te nderprerjes nga ato antike.Fshatrat e Rrëzës dhe të Dervenit te Tepelenes, lidhur midis tyre nga Vjosa si një gjerdan i artë i indentitetit tone ka qënë vatra e burrave trima e besnike te luanit të Epirit Ali Pashë Tepelenës.Burra e luftëtar trima jo vetëm të pushkës por edhe të penës,të patriotizmit dhe altruizmit,kontribuan ne ngritjen dhe shkelqimin e luanit te shqiptarizmit Ali Pashes te idese se te tij per pavarsi.Edhe pse te tjeret jane munduar te na i pervetesojne,ti beine te vetet,ata i perkasin kesaj toke qe i ka lindur dhe rritur me indetitetit tone kombetar prej shqiptari. Ndodh shpesh ne histori qe edhe pse fatet e jetes jane te ndryshme dhe duken te largeta me njera tjeteren, e kaluara gershetohet me te ardhmen,jo vetem per ate kohe por edhe ne te ardhmen duke plotesuar njera tjeteren,per te deshmuar dhe treguar kete vazhdimshi historike.Nje histori kjo midis fuqise te pushtetit te Ali Pashes dhe ambicjes per rilindje te Vangjel Zhapes,nje histori qe pershkon epoka te ndryshme historike.Sundimi i pavarur i Ali Pashe Tepelenes,oborri i tij ishte udhekryq i gjuheve,kulturave dhe ambicieve te shtetasve te tij, shqiptareve,grekeve,vllehve,ebrej,europianeve ne kerkim te fatit te jetes dhe ne kerkim per mbrojtje ne shtetin e tij.Nga nje ushtar ne ushtrine e Ali Pashe Tepelenes ne nje nga filantropet me te rendesishem te Ballkanit,promovues i rilindjes te Lojrave Olimpike Moderne.Vangjel Zhapa i biri Vasilit dhe Sotires lindi ne nje familje shqiptare ne 23 Gusht 1800 ne Labove te Madhe te Tepelenes.Mesimet e para i mori ne fshatin e lindjes ne Labove,do te shfaq interes per bimet mjekesore dhe efektet e tyre kurative.Ne moshe fare te re do te shkoje ne si shume bashkepatriot te tij ne Janine kryeqendra e Ali Pashe Tepelenes,ketu do te gjej mbeshtetjen e bashke fshatarve te tij Labovit, mes tyre edhe te kusheririt te tij mjekut popullor Petro Meksi, i cili per nje periudhe kohe e mbajti afer vetes per ti mesuar artin e kurimit me bimet mjekesore dhe Vangjel Meksi mjeku i Ali Pashe Tepelenes.Do te vazhdoje studimet ne shkollen ushtarake te Janines,te hapur nga Ali Pasha ku do te mesoje edhe ferngjisht dhe italisht perveç mesimeve ushtarake.Pas perfundimit te shkolles ushtarake do te behet pjestar aktiv i ushtrise te Ali Pashes ku do te shquhet per devotshmeri,besnikri dhe trimeri. Ne fillim do te jete pjestar i trup rojes personale te Aliut,ku pati mundesine ta njifte nga afer edhe Pashain, me pas Aliu e emeroi komandant te garnizonit te keshtjelles te Mazia ne kembet e malit te Miçikelit.Gjate rrethimit te Aliut nga osmanet ne vitin 1820 sherbeu dhe luftoi ne kalane e Janines ku u shqua per trimeri dhe besnikri.Me vrasjen e Aliut ai pa, qe realiteti ne te cilen bente pjese po ndryshonte me shpejtesi te madhe . Si shume shqiptar mori pjese dhe dha kontribut ne levizjen Greke,ne fillim si ndihmes i Marko Boçarit dhe me vrasjen e tij lufton ne krah te vellait te Markos.Gjate kesaj levizje u dallua per trimeri dhe ne vitin 1824 behet Gjeneral Brigade dhe komandant i Vlachoria ne Salona.Me mbarimin e luftes ne vitin 1831 Vangjel Zhapa do te emigroj ne kufirin midis Valakise dhe Moldavia(Rumania sot) ku do te gjej nje terren te pershtateshem per projektet e tija dhe stabilitet qe do ta bejne ate njeriun me te pasur te Ballkanit. Ne kete rrugetim te jetes se tij, do ta ndihmoje edhe periudha qe Vangjel Zhapa qendroi prane Ali Pashe. Kjo periudhe jete e tija do ti sherbeje atij per ngrtjen sociale, eksperienca e jetes ne Janine ne oborrin e Ali Pashes do ti sherbeje atij per te njohur nga afer kompleksitetin dhe fuqine e pushtetit,anet brillante dhe anet e errta te pushtetit .Nga Ali Pasha, do te mesoje rendesine e organizimit,disiplinen, vizionin strategjik,kembenguljen dhe vendosmerine per realizimin e objektivave.Kjo e benVangjel Zhapes produkt te oborrit te Ali Pashes, qe i sherbeu atij per tu shendrruar ne filantropin me te madh dhe te rendesishem te Ballkanit,pa kete eksperience jete prane oborrit te Ali Pashes,ndoshta ai nuk do te ishte ai,qe u be.Ne vitet 1850 ishte bere nje nga njerezit me te pasur te Europes Lindore dhe Ballkan.Ky fat u lidh ngushte me aktivitetin e tij si pronar tokash dhe ne agrikulture,Me kete pasuri te madhe te bere do te blej kuota aksionesh ne Kompanine "Hellenic Steam Navigation".Megjthe pasurine e madhe qe beri ai nuk e harroj kurre vendelindjen dhe vendin ku kishte kaluar rinine e tij ne mes luftrave per liri.Ne vitin 1856 do ti shkruaj mbretit Oto te Greqise ku i propozon rilindjen te perhershme te Lojrave Olimpike Moderne,duke ofruar ne menyre bamirse financimin e tyre.Kjo enderr e tij do te mar jete ne 15 Nentor 1859 ne Athine me Lojrat Olimpike te para moderne.Kontributi i tij do ti bashkohet edhe patrioteve te tjere bashkefashatar Labovit,qe kane dhene nje kontribut te madh per çeshtjen kombetare.Me financimet e tij do te ngrihen shkolla te shumta,ne Permet,Tepelene,Gjirokaster,si ne Lekel, Kakoz,KarajanDelvine,Qeparo etj.Ne Labove ne vitin 1860 do te hapet shkolla e pare ku mesohej greqisht edhe shqip,me financimin e tij,ky fakt eshte shume i rendesishem persa i perket kur eshte hapur shkolla e pare shqipe.Ne kete shkolle do te perdorej abetarja me germa shqipe,ky nje alfabet i veçante i shkruar nga leklioti mesuesi Anastas Byku,qe do te jete edhe kryeredaktor i gazetes shqiptare "Pellazgu" me pronar Vangjel Zhapen.Shkolla e Laboves ishte me tre kate dhe kishte kategorite e saja te mesim dhenies nga ajo foshnjore,fillore,qytetese dhe gjimnaz.Hapi shkolla edhe per vajzat.Shkolla dhe shtepia e ndertuar prej tij u dogjen dhe rrenuan gjate luftes se dyte boterore.Por shkolla u rindertua me vone nga Labovitet,shtepia eshte edhe sot qe shkruaj eshte e rrenuar.Eshte fatkeqesi kombetare se si i trajtojme ne njerzit tane me kontribute te vyera kombetare,duke as mos e restauruar shtepine e tij dhe per te ngritur nje muze per kujtesen historike te kombit tone,ne menyre qe historine te mos na e marin dhe pervetesojne te tjeret.Vangjel Zhapa do te vdes ne 19 Qershor 1865 do te lere nje testament ku pasuria e tije madhe do te financonte Lojrtat Olompike qe do mbaheshin çdo 4 vjet si dhe rikostrucionin e stadiumit antik te Panatenaiko ku do mbaheshin keto lojra dhe ngritjen e Zappeionit.Para vdekjes Vangjel Zhapa do te ler nje testament qe do ta zbatoje kusheriri i tij Kostandin Zhapa.Midis shume detajeve eshte iteresant fakti i varrosjes se tij.Ai kishte lene te shkruar ne testament qe pas kater vjeteve te vdekjes se tij,varri ne Rumani te rihapej dhe te rivarrosej,koka ne Athine ne Zappeion qe ishte prone e tij dhe trupi ne memedheun e tij ne fshatin e lindjes ne Labove te Madhe,pikerisht ne oborrin e shlolles qe ai vete e kishte ndertuar qe ne vitin 1860.Ndoshta ky vendim mund te jete inspiruar edhe nga varret e luanit te Tepelenes Ali Pashes koka ne Stamboll dhe trupi ne Janine,ku Vangjel Zhapa u formua ne shtetin e tij.Ky eshte nje fill historie qe i bashkon si dy shqiptar te Epirit te te njejtit indentitet shqiptar dhe si vazhdimsi historike e luftes te Ali Pashes per liri, kesaj here me dijen dhe kulturen e nje filantropi.Histori si shqiptaret kene kontributin e tyre ne Lojrat Olimpike si nje vazhdimsi mijevjeçare e historise.
Pregati Albert Pasho
Free Blogger Albert Pasho.

.png)
Nessun commento:
Posta un commento