Në librin e tij Dhimitër Kamarda " Saggio di gramatollogjia comparata sulla lingua albanese" botuar në vitin 1864,që në shqip përkëthehet," Sprovë e gramatollogjisë krahasuese mbi gjuhën shqipe",midis argumentave të shumtë lidhur me këtë tematikë ku midis këtyre argumentave ka edhe folklor,këngë të epokës ka dhe një këngë që i përket trevës tonë të viteve 1800 pak a shumë,ajo flet për vrasjen e Selman Toto nga Progonati.Dhimitër Kamarada është një gjuhëtar,intelektual dhe botues folklori arbëreshë,lindur në Hora të Arbëreshve në Siqili afër Palermos.Ja përkëthimi i saj në shqip;
Çfarë ndodhi dhe kur ndodhi,o ju gra?
Kanë vrarë Selman Toto.
Si, e ku është vrarë?
Në betejën e madhe.-
Qani o male,vajtoni o fusha,
Se është vrarë Selman Toto Rusha.
Oh! Selman! E Zeliha,
Me dymbëdhjetë fermane,
Nga humnera u hodhe,dhe re,
Si motra për vëllanë,
Kur ajo mori lajmin për Selmanin;
Në një mijë copë e bëre bucelën,
Ti dhimbje ju dhe burrave të nderit.
Në këtë këngë të vjetër,emrat e personazeve janë Selman Toto dhe Zeliha që është kunata e tij, gruaja e vëllait Belul aga,të dy këta vëllezër ishin me emer si luftëtar në kohën e Ali Pashë Tepelenës .Sipas studiusit albanolog austriak Hanh, mbiemri Toto do të thotë prift në dialektin lab,që dëshmon për origjinën kristiane te familjeve.



Nessun commento:
Posta un commento