Powered By Blogger

lunedì 26 gennaio 2026

Tepelena.Tridhjetë e një thënie nga autorë të huaj për Tepelenën.Albert Pasho.





1-" Mbërrita më pas në një vënd emëri i të cilit thërret një mijë histori e legjenda trimërie,hyra me një ndjenjë respekti që një shqiptar do të kishte qënë krenar të shikonte tek një i huaj.Ky vënd është Tepelena ose thënë ndryshe Kruja moderne e Skënderbeut..".

David Uequhart


2-"Atje ku bashkohet Vjosa me Bënçën mbi kodër ngrihet Tepelena,ku muret e rrënuara të sarajeve dhe të xhamisë me ngjyrat e tyre të argjëndëta i japin asaj një pamje të një romantizmi ëndrrimtar".

Edward Lear


3-"E rrethuar me mure të fuqishme Tepelena është një vënd i mahnitshëm,zemra e egër e një vëndi të egër".

Edith Durham


4-"Kurrë s'do të harroj pamjen e mrekulushme me të hyrë në Tepelenë në orën pesë ndajnadherë kur po perëndonte dielli.Më solli në mend me pak ndryshim të veshjes, përshkrimin që i bën Skoti kështjellës Brankseme në këngën e tij.Shqiptarët me petkun e tyre,me më të bukurin në botë,me fustanellë të gjatë të bardhë,tallagane të qëndisura me ar, me anteri e jelek kadifeje të kuqe të qëndisura me oje të arta,me jataganë e pisqollë të sërmët..."

George Gordon Byron


5-"Tepelena për mua është një parajsë e dytë"

Ali Pashë Tepelena


6-"Sikur pernditë të zbresin në Tokë,sofrën e parë do ta gjenin në qytetin e Ali Pashë Tepelenës".

Mehmet Ali i Egjyptit


7-"Në kompleks pallati i sarajeve është një nga pallatet më romantike e të mrekullushme që mund të imagjinohen".

William Martin Leake


8-"Nga më shumë se njëqind nga rojet në galerinë e rezidencës të Vezirit në Tepelenë,jo më shumë se pesë ose gjashtë u panë në lutje.Shqiptarët nuk janë mahomedanë të rreptë,por ata nuk e shqetësojnë kurrë përkushtimin e të tjerëve".

John Galt


9-"Në këthimin tonë në Tepelenë bëmë një shëtitje në kopshtet e Sarajit të cilat janë të gjera dhe të shtruara nga dy kopshtarë italianë disi në stilin e vëndit të tyre".

Thomas Smart Hghes


10-"Thuhet që Tepelena zë vëndin e Titopolit,ma për mendimin tim është i tëri një qytet modern, rëndësia e tij është e lidhur me Ali Janinën si qytet i lindjes".

François Pouqueville


11-"Matanë lumit ngrihej madhështore Tepelena e rrethuar me mure të larta guri dhe frëngji e mure mbështetëshe që Ali Pashai nisi ta ndërtonte,por nuk e mbaroi dot se e vranë".

Edith Durham


12-"E pamë Tepelenën në një distancë rreth një ore,atje në mal në një lartësi 150 metra të lartë,pallati i cili është shumë i gjerë nuk shihet i gjithi nga kjo distancë ai është i pakontestueshëm megjithëse ka një ose dy shtëpi të mëdhaja që u përkasin shërbëtorve turq të Vezirit. Kalaja nga gjëndja e saj është natyrisht tejet e fortë përballë saj poshtë Veziri po përpiqet të ngrejë një urë mbi lumë".

William Turner


13-Kalaja dhe sarajet e Vezirit janë ngritur mbi një sipërfaqe të sheshtë,rrethuar nga shkëmbenjë drejtuar përdrejtë lumit,ato kanë një pamje madhështore parë nga larg dhe janë shumë të harmonizuara me pejsazhin manhitës përreth"

William Martin Leake


14-"Tek rusej me kujdes tërthores thikë,Harlodi pa si meteor në qiell xhamtë e ndritura të Tepelenës"

Byron (Childe Harold's)


15-"Përreth Tepelenës ka disa disa mbetje të lashtësisë antike,një palaeokastro siç quhen të gjitha pjesët e murit të vjetër ose guri i skalitur në Shqipëri dhe Greqi dhe Veziri tha se do të urdhëronte të pregatisnin disa kuaj ti vizitonim".

John Hobhouse


16-"Caio Licinio kishte lënë një batalion në Fanota (Tepelena) dhe kish kaluar në Molosi krahinë në juglindje të Kaonisë".

Polibio


17-"Sarajet e mëdhaja të Vezirit pothuajse aq të mëdhaja sa dhe ato që ka Aliu në Janinë,janë ngritur mbi anën e një shkëmbi të thepisur përmbi ujërat e Vjosës.Pranë sarajeve është një xhami e madhe dhe më poshtë mbetjet e një ure të prishur prej vërshimeve të këqia të Vjosës në dimër".

Henry Holland


18-"Duke zbritur në drejtim të verilindjes pamja që shfaqet është e jashtëzakonshme dhe manihtëse,Vjosa rrjedh mes një gryke të ngushtë me shkëmbenj dhe sipër kësaj gryke të errët ngrihen dy male të ndarë prej saj,Trebeshinës dhe Hormovës që duken qartë nga rrëza deri në majë".

Edward Lear


19-"Muret janë të forta e të ndërtuara mirë me gurë të latuar.Aliu kishte ndërmënd ta bënte Tepelenën qytet të rëndësishëm,dhe një ditë ajo vërtet mund të bëhet,sepse lugina e Vjosës është e vetmja rrugë nga deti për në malet në thellësi  të vendit dhe njëkohësisht një rrugë shumë e vjetër tregtare nga Apollonia në Dodonë".

Edith Durham



20-"Tepelena ishte pushtuar(1479) nga Gedik Ahmed Pasha dhe kështjella e vjetër bizantine ishte shkatëruar pothuajse plotësisht dhe një kështjellë tjetër me katër kënde u ngrit nga Gedik Ahmed Pasha mbi këto rrënoja me gurët e kështjellës bizantine"

Elvi Çelebi


21-"Romakët me rreth 4.300 ushtarë të drejtuar nga udhërëfyesi vëndas i dërguar nga Charopos i lidhjes së Epirotëve i dolën Filipit V të Maqedonisë pas shpine duke i rënë Trebeshinës përreth duke kaluar nga Damsi dhe zbresin në grykë pas shpine të ushtrisë Maqedonase".

Titus Quinctius Flaminius


22-"Sarajet zënë një hapsirë të madhe,ka një sallon me përmasa shumë të mëdhaja i rrethuar nga brenda me divane të veshura me mbulesa të shtrënjta(broccato) të prodhuara në Lion të Francës.Tavani i mbajtur nga kollona të larta të ngritura rrotull një shatërvani i veshur me mermer të bardhë".

François Pouqueville


23-"Tepelena ngrihet mbi shkëmbin e saj dhe qëndron me krenari në qëndër të kësaj pamje madhështore ku lumi i fryrë dhe i egërsuar shkumbon përreth themeleve të tija".

David Uequhart


24-"Tepelena është e rrethuar me vreshta që prodhojnë një verë të kuqe,përveç vreshtave gruri dhe elbi janë prodhimet e tokave më sipër kurse misri prodhohet në tokat në nivelin e lumit dhe anët e tij".

William Martin Leake


25-"Toka rrihej nga dielli dhe nga stuhitë.Faqet e kodrave kuqonin nga lulet e bajameve dhe të dushqeve,kurse  malet përtej ngriheshin të kaltëruar me një kontrast të fuqishëm ngjyrash të egra.Ky pra,ishte djepi i Ali Pashës(Tepelena)".

Edith Durham


26-"Tepelena është vëndi që ka lindur Ali Pashën,shtrihet në buzën e majtë të Vjosës mbi një lartësi ku pejsazhi nga këtu është madhështor dhe i fisëm formuar kjo nga bashkimi i lumit të Bënçës me Vjosën".

Henry Holland


27-"Në Tepelenë takojmë shumë fshatarë me qeleshe e kilt të bardhë,me një aspekt të varfër nga ç'kisha parë më parë.Rebelimi i tyre nën Pashain ngjan të ketë qënë lufta e fundit e ashpër të këtij populli të ndarë e të çarmatosur,vënd ky krenar në një kohë të Ali Pashës".

Edward Lear


28-"Veziri ishte në një dhomë të madhe shumë bukur mobiluar dhe kishte një shatërvan në mes të saj,zbukuruar me tjegulla të pikturuara të llojit që ne i quajmë tjegulla hollandeze".

John Hobhouse


29-"Qyteti  i cili është vetëm interesant si vëndëlindja e sundimtarit të tanishëm të Epirit.Ajo qëndron mbi një breg të lartë sipër Vjosës,e cila është këtu  po aq e gjerë sa Tamixhi në Kew të Londrës.Dhe si lumi Araxes i egërsuar mbi një urë,një strukturë shumë e bukur e këtij lloji e cila ishte ngritur gjatë kohës së Perandorisë antike(Romake).

Thomas Smart Hughes


30-"Brënda mureve të Ali Pashës ka gërmadha muresh të lashta të ndërtuara trash pa llaç.Gurët janë të palatuar,të madhësive të ndryshme dhe vetëm sa janë lëmuar pak në sipërfaqe duke formuar aty këtu bedena.Këta quhen muret e Helenës".

Edith Durham


31-"Ndërsa largohesha duke lundruar përmes ujit me një lundër,u këtheva mbrapa për të hedhur mbi Tepelenën vështrimin e fundit të një të huaji,që do të binte menjëherë mbi betejat dhe kullat  e saj të lavdishme dhe të dënuara".

David Uequhart


Mblodhi dhe pregatiti; Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Tepelena.Tridhjetë e një thënie nga autorë të huaj për Tepelenën.Albert Pasho.

1-" Mbërrita më pas në një vënd emëri i të cilit thërret një mijë histori e legjenda trimërie,hyra me një ndjenjë respekti që një shqip...