Ali Pashë Tepelena superoir,për meritë,kualita,vizion,zgjuarsi,vendosmëri deri në limitet e gjeniut,ishte një nga figurat më të mëdhaja të kohës së vet.Ali Pashë Tepelena diti dhe luajti një politikë diplomatike me fuqitë më të mëdhaja të kohës së vet si;Franca,Anglia,Rusia dhe Perandoria Osmane...Kjo veprimtari diplomatike si askush shqiptar tjetër më parë dhe më pas tij do të trajtohet si rrymë mendimi në shkollat angleze të diplomacisë.Ky vizionar i madh nëpërmjet luftës dhe fjalëve të shprehura prej tij dëshmon vizionin e shtetarit të pavarur,reformist dhe drejt progresit për një shtet të pavarur i barabartë në mes të barabartëve.Perludi i gjithë luftës dhe jetës së tij do të gdhëndet me fjalë të arta në epitafin e gurrit të varrit të tij në Kostandinopoj ku theksohet,"Këtu është varrosur koka e të shquarit Ali Pashë Tepelena,Governator i sanxhakut të Janinës që për më shumë se 50 vjet kërkoi pavarsinë e Shqipërisë".Proverbiale do të jenë shprejet dhe fjalët e tija për këtë qëllim madhor që do të kalojnë limet dhe aktualitetin e kohës së vet për të arrdhur deri më sot po aq aktuale sa atëhere.Jan pesëdhjetë e një thënie të tija midis shumë të tjerave në kë publikim;
1-"Besimi i verbër tek të huajt me shpresën e ndihmës,çon në tradhëti e në skllavërinë e atdheut".
Ali Pashë Tepelena
2-" Rusët,Anglezët të gjithë do të jenë armiqtë tuaj,sapo të kuptojnë se ju aspironi të jeni përsëri një popull.Mos e humbni kurrë nga shikimi këtë të vërtetë interesante dhe thelbësore".
Ali Pashë Tepelena
3-" Eshtë më mirë te sundosh me forcë se sa të sundohesh nga frika"
Ali Pashë Tepelena
4-"Por unë i kam harruar të gjitha armiqësitë tona,tani nuk është e nevojshme të meremi me asgjë tjetër përveç të pastrojmë Shqipërinë nga prezenca e urryer e osmanëve".
Ali Pashë Tepelena
5-"Ke gjetur mirë ti atje o Mehmet Ali,dënon një dhe bindë nëntëdhjetë e nëntë të tjerë,kurse unë këtu dënojë nëntëdhjetë e nëntë dhe s'bindë dotë të njëqindin".
Ali Pashë Tepelena
6-"Jam një mysliman por jo një fanatik,urrej divanin dhe sundimin e tij,ndihej rrënien dhe parashikoj zhdukjen e tij.Dëshiroj të jetoj me nder në këtë pjesë që qeverisë dhe të vdes si një sovran në fuqi".
Ali Pashë Tepelena
7-"Nderi i Shqipërisë dhe interesi i vendit tonë kanë rëndësi më të madhe se sa armiqësitë personale dhe kur të gjithë janë në rrezik,kujtimi i gabimeve të së kaluarës është një ndenjë e pandenjë për një mëndje bujare".
Ali Pashë Tepelena
8-"Ligji i Sulltanit mbaron atje ku fillon sovraniteti im"
Ali Pashë Tepelena
9-"Unë kam sunduar gjithë Shqipërinë,kam dominuar vënde të tjera,midis tyre disa fqinjë kurajozë.Kam shkatërruar dhe zhdukur të liqtë dhe vrasësit,kam mbushur me nder të drejtët,kam fuqizuar të vegjëlit,kam pasuruar të varfërit dhe kam mbajtur poshtë të pasurit".
Ali Pashë Tepelena
10-"Të gjitha që kam arritur i kam fal nënës time,imagjinata ime ndizej nga këshillat e nënës time,ajo më dha jetë dy herë,më bëri burrë dhe Vezir".
Ali Pashë Tepelena
11-"Ne ishim viktimat e lirisë dhe Grekërit shumë shpejt do të veshin rrobat e vetë Sulltanit".
Ali Pashë Tepelena
12-"Këta grekët,kanë diçka të madhe në kokën e tyre, i pagëzojnë fëmijët e tyre me emërat Janis,Petro,Kosta... dhe jo më Leonida,Temistocle,Aristide..."
Ali Pashë Tepelena
13-"Unë nuk jam vasal i askujt, por sovran i sundimeve të mia"
Ali Pashë Tepelena
14-" Jam armik i armiqëve por për miqtë kam besë, armiqtë e mi janë forca ime"
Ali Pashë Tepelena
15-"Ariu i Pindit është akoma gjallë,ti( Hurshid Pasha) mund ti marrësh dhe ë varrosësh të vdekurit e tu.Unë do të veprojë gjithmonë në të njëjtën mënyrë kur ju më luftoni me lealta".
Ali Pashë Tepelena
16-"Çfarë e pahëdeni ju more jezitër Ali Pashë Tepelenën grua?,s'meret koka e Ali Pashës si kokë skllavi,bum..bum..".
Ali Pashë Tepelena
17-"Unë kam lindur në një vënd të Shqipërisë e quhajtur Tepelenë nga prindër fisnik,djalë Pashai"
Ali Pashë Tepelena
18-"Amerika po bëhet e madhe dhe shpejt"
Ali Pashë Tepelena
19-"Unë kam nevojë të domosdoshme të ndërtojë,një njeri si mua do të bëjë të ditur brezave që vijnë,jo si një njeri i thjeshtë por si një sovran dhe për të arritur këtë qëllim duhen ndërtuar vetëm kështjella.
Ali Pashë Tepelena
20-"Pushteti nuk lypet dhe kërkohet por ai meret me luftë dhe vendoshmëri"
Ali Pashë Tepelena
21-"Kur mbeta jetim, miqtë dhe armiqtë dhe të gjthë ata që kishin marë favore nga babai im u këthyen kundër meje si luanë të furishëm për të më prerë fytin.Por i plotëfuqishmi që kishte vendosur tashmë që unë të jetoja gjatë dhe të ngrihesha në një gradë të lavdishme,më hoqi nga dhëmbët e tyre dhe më mbrojti nga çdo e keqe"
Ali Pashë Tepelena
22-"Unë jam një burrë lufte si dhe ju (Napoleoni),dhe në fakt kjo ngjashmëri mes nesh është një garanci e sigurtë për miqësinë tonë".
Ali Pashë Tepelena
23-"Pjesa më e madhe e territorit tim është e banuar nga Romaioi ( banorë të krishterë ortodoks),të cilët qysh në kohët e kaluara të vëndbanimit të tyre këtu janë manovruar kundër meje duke tërhequr nën ndikimin e tyre të gjithë kleftët dhe njerzit e këqij,duke i përdorur si objekt kryengritje".
Ali Pashë Tepelena
24-"Unë bijtë e mi shkoj drejt vdekjes drejt të ftohëtit,hallall asprat hallall bukën dhe kafshatën,ju kam lënë pas uratën.Që në duart e turkut i gjallë të mos bie veç nga arma plumb e zjarr në botën tjetër ju të më çoni me nder drejt e në varr".
Ali Pashë Tepelena
25-"Kush më bindet dhe do të jetë miqësor,mund të jetë i qetë të jetoj në paqe"
Ali Pashë Tepelena
26-"Dëshiroj të ndërtojë një urrë monumentale (Ura Tepelenë) të qëndrushme në kohë,për vëndin ku kam lindur".
Ali Pashë Tepelena
27-"I plotëfuqishmi jo vetëm më dha krahun e tij të fuqishëm por gjithashtu më mundësoi të shkatërroja disa nga armiqtë e mi me luftë ose ti largoja ata".
Ali Pashë Tepelena
28-"Ushtria ime është maja e ushtrisë së Sulltanit dhe më është besnike vetëm mua".
Ali Pashë Tepelena
29-" Dëshirojë të organizojë ushtrinë e shtetit tim sipas metodave të mrekullushme të gjenialitetit tuaj( Napoleone Bonaparte)"
Ali Pashë Tepelena
30-"Bejlerët e Gjirokastrës dhe Kardhiqit tashmë tepër të frikshëm do të përfitojnë nga rënia ime për tu bërë zotër të gjithë vëndit.Tepelena e fortë nga pozicioni i saj e bërë më e fortë nga trimëria e shqiptarëve të mi besnikë nëse do të përkrahej,mund të këthehet në një pengesë të pakapërcyeshme ndaj synimeve të tyre ambicioze".
Ali Pashë Tepelena
31-"Katerina (e Rusisë) muk egziston më,dhe të krishterët e Francës do të flenë të qetë me lajmet për torturat tuaja.Nëse ju vetë nuk do të dini si ta bëni atë veprën e madhe të shpëtimit tuaj,mos bëni thesar asgjë tjetër përveç vetes tuaj".
Ali Pashë Tepelena
32-"Me vullnetin e Zotit kam fituar aq shumë lavdi saqë sovrani im më ka mbuluar me nderime me pasuri dhe kam grrumbulluar thesare të pashtershme".
Ali Pashë Tepelena
33-"Ti Shanizase (motra) po të ishe djalë do të ma kaloje edhe mua"
Ali Pashë Tepelena
34-"Dëgjo,hap sytë ki mëndjen mos më gënjesh,se ndryshe të hangri sytë gjarpëri i zi"
Ali Pashë Tepelena
35-"As jam edhe unë një profet në Janinë?".
Ali Pashë Tepelena
36-"Edhe pse isha bërë jashtëzakonisht i pasur dhe i lavdishëm nuk u kënaqa kurrë,ambicia ime për lavdi ishte e pashuar".
Ali Pashë Tepelena
37-" Unë vetëm kërkoj nga ju,që ti bëni nder emërit që ju mbani,Shqiptar.Nderi atdheut dhe pavarsia e tij janë mbi çdo gjë".
Ali Pashë Tepelena
38-"Strategjia ime mbi çështjen e Santa Mauro dhe Pragën është mjeti kryesor për të garantuar sigurinë e qeverisjes në këto territore,paqen time dhe lirinë nga çdo rrezik i mundësheëm"
Ali Pashë Tepelena
39-"Trima Suliotë!shërbeni kauzës time dhe Sulltani do të gjendet në të tillë vështirësi që ne do të jemi në gjëndje të diktojmë ligjin.Ju atëhere do të këtheheni në malet tuaja dhe nga majat e mjegullta të Kaifës,do të jeni të pranishëm në funeralin e Perandorisë Osmane".
Ali Pashë Tepelena
40-"Kush do të më jetë besnik,thesaret e mia do të jenë të hapura për ta,kush do të më tradhtojë do të mposhtet dhe zhduket"
Ali Pashë Tepelena
41-"Hapsirat e brendëshme të stadiumit( Nikopolit) duhet të jenë disponuar që të bëhet që shqiptarët e mi të praktikojnë atje garat si në kohët e mëparshme,populli im është mjaft energjik dhe mjaft i shkathët,kur isha i ri isha mjaft i shkathët por tani jam i moshuar dhe tepër i shëndoshë".
Ali Pashë Tepelena
42-Erdha pashë dhe kalova,u largova dhe humba lavdinë dhe pasurinë.E kuptova qartë se në këtë botë gjithëçka është kotësi dhe gjithëçka këtu poshtë është asgjë.Kotësi për kotësi".
Ali Pashë Tepelena
43-"Ju nuk do të jeni më shqiptarët që deri tani keni qënë kaq të frikshëm dhe të respektuar,ju do të jeni të mposhtur dhe të përulur nga aziatikët frikacakë.Ju rrëfej se shumë prej jush ju kam dhënë shkak për ankesë,unë e di që disa prej jush janë ofenduar me të drejtë nga dëmtimet që unë ju kam bërë juve ose marrëdhënieve tuaja.Por nderi Shqipërisë dhe interesi vëndit tonë kanë rëndësi më të madhe se armiqësitë personale".
Ali Pashë Tepelena
44-"Kjo shpatë ( e Khanit të Madh të Krimesë Selim Gourai) e cila nuk ishte në gjëndje të ruante shtetet e sundimtarit të saj të parë nga rusët,po ja dhurojë atij që e hakmori aq mirë në Austerlitz (Napoleone Bonaparti)
Ali Pashë Tepelena
45-"E çfarë mund të bëjnë francezët?, asgjë.Perandori juaj (Napoleoni) dëshiron të më trajtojë si raja,por nuk do të bëjë me mua siç bëri me Spanjën"
Ali Pashë Tepelena
46-"Tepelena për mua është një parajsë e dytë"
Ali Pashë Tepelena
47-"Ky fle dhe kërkon nga unë që ti gjej kalin?,-unë fjeta Ali Pasha se e di që ti që rri zgjuar"
Ali Pashë Tepelena
48-"Butrintin nuk jua dorrezoi Gjeneral Berthier,se po të më deshej do ta mbroj atë edhe me jetën time".
Ali Pashë Tepelena
49-"Pouqueville! kush rreh këtu do të rrihet" (Dhe mendo që ky është konsulli i Francës)
Ali Pashë Tepelena
50-"Interesi i Sulltanit dhe i perandorisë nuk është më interesi im"
Ali Pashë Tepelena
51-"Do të dëshiroja të isha pjestar i familjes tuaj(franceze) edhe nëse do të më duhej të bëhem i krishterë,madje unë besoj në doktinën Jakobine dhe dëshirojë të bëhem pjesë në "Kultin e Karamanjolës".
Ali Pashë Tepelena
Mblodhi dhe pregatiti; Albert Pasho, Janar 2026.
Free Blogger Albert Pasho

.jpg)
Nessun commento:
Posta un commento