Powered By Blogger

domenica 4 gennaio 2026

Njëqindenjë (101) thënie për Ali Pashë Tepelenën, nga të huajt dhe shqiptarët.Albert Pasho




Nuk ka figurë tjetër në historinë e Shqipërise ku të jetë shkruar kaq shumë,si në të gjallë edhe pas vdekjes dhe vazhdon të shkruhet akoma sot e do të shkruhet edhe në të arrdhmen për Ali Pashë Tepelenën.Jeta,lufta dhe vdekja e tij do të futen në hartën kulturore, letrare historike europiane dhe botërore.Janë të shumtë në numër autorët që kanë shkruar dhe janë shprehur për Ali Pashën në të gjithat fushat e aktivitetit njerzor.Nga gjigandët e letrave e deri tek udhëtarët e thjeshtë që kanë vizituar viset tona;


1-" Tre emëra ngrihen mbi të gjithë të tjerët në historinë e Shqipërisë,Pirro i Epirit konsideruar nga Anibale si luftëtari më i madh i kohës së tij,i cili bëri të trondiste Romën dhe Kartagjenën për gjashtë vjet rrjesht,Skënderbeu heroi komnbëtar dhe për një kohë konkuistator i turqëve dhe Ali Pasha i mbiquajtur Luani i Tepelenës,një nga figurat më të rëndësishme e të spikatura të kohëve moderne".

Richard Alfred Davenport


2-" Ali Pashë Tepelena është modeli më i përkryer i shqiptarit tipik në të gjitha kohërat".

Peter Oluf Bronstend


3-"Vetëm në Orient ka shpirtëra të tillë gurrë e shkuar gurrit,që për njëzet vjet të tëra bëjnë gjithëçka për të vënë në vënd një fyerje që u është bërë një ditë të bukur.Ai kishte mjekrën më të bukur,borë të bardhë që s'është parë ndonjëherë,në atë fytyrë të ashpër dhe të sertë".

Honore de Balzac


4-"I vetmi kolos i shekullit të XVIII që sfidojë Napoleone Bonaparte është Ali Pasha i Janinës".

Vctor Hugo


5-" Ali Pashë Tepelena i përkiste asaj race të rallë gjenish që lindin për tu bërë mbretër".

Edith Durham


6-"Ali Pashë Tepelena qëndron përballë Napoleone Bonaparte,si qëndron Tigri përball Luanit,si Shqiponja përballë Skifterit,ata ngjajnë me njëri tjetrin si dy pika uji".

Victor Hugo


7-"Ali Pasha,një figurë që kishte brënda karakterit të tij në të njëjtën kohë,Tibero,Caligola e Nerone,simbol i rezistencës ndaj pushtimit osman dhe në të njëjtën kohë,një figurë e spikatur romantike e forcës që po shkon".

Alexandre Dumas


8-"Që kur leu profeti s'ka parë gjusmëhëna një prijës kaq të madh si Ali Tepelena".

George Gordon Byron


9-"Ali Tepelena me shqiptarët e pamposhtur dhe trima çajnë përmes osmanëve ku mbjellin vdekjen".

Johan Wolfgang von Goethe


10-"Ndërsa në brëndësi perandoria ishte e minur nga ana e Epirit dhe e Moresë nga një "Skënderbe i ri" dal nga vetë rradhët e osmanëve.Ky është Ali Pasha i Janinës një nga figurat më heroike e të zgjuara të kohëve moderne.Ishte i thyer në moshë,por as koha, as betejat,as mashtrimet,as krimet,as kënaqësitë e zjarrta të jetës së tij të gjatë nuk kishin shuar në të ambicien politike,zgjuarsinë dhe guximin".

Alphonso de Lamartine


11-"Ali Pasha ka të gjithë talentin dhe mjetet për të zhgënjyer qëllimet e Sulltanit ose për ti rezistuar atij.I pasur,i fuqishëm i ndezur dhe i trazuar nga ambicia për të dominuar zotëron të gjitha artet që mund të çojnë në objektivin e tij të pavarsisë".

Carlo Aurelio Widmann


12-"Plaku i Epirit me sytë e tij si zjarr më priti mua si djalin e tij".

George Gordon Byron


13-"Për historinë Shqiptare Ali Pasha është njeriu më i shquar,ishte një nga ata që parashikonte patundëshmërinë e kombit të vetë,kujtimi i tij kurrë nuk duhet të zhduket nga ne".

Aleksandër Stavre Drenova ( Asdreni )


14-"Kaq shumë libra dhe studime janë shkruar për Ali Pashën sa nuk është shkruar kurrë për asnjë njeri tjetër në Ballkan apo Europë,me përjashtim të Bonapartit.Dhe të gjithë bien ndesh dhe përplasen me njëri tjetrin,disa e lavdërojnë të tjerët e kritikojnë,në një mënyrë që nuk besoj që asnjë njeri tjetër politik i epokës ka përballuar.Studime dhe kërkime do të vazhdojnë të shkruhen për Ali Pashën derisa e vërteta nuk do të rivendoset dhe ky arvanitas (epirot ) i madh të zërë vëndin e tij përkrah dhe ndoshta në majë të heronjëve të Greqisë para-revolucionare dhe revolucionare".

Arestidh Kola


15-"Mënçuria,zgjuarsia,trimëria,aftësia politike dhe shpirtëmadhësia e Ali Tepelenës kanë habitur Europën.Kryerja e disa veprave mizore,të cilat  detyroheshin nga koha e atëhershme nuk mund të fshijë gjithë ato merita të tija dhe nuk ka si njollosë një komb.A nuk ka pasur në periudhat më të qytetëruara të Greqisë së vjetër apo Romës sundimtare e komandante të cilat brënda një ore patën kryer aq akte dhune dhe barbare sa bëri Tepelenasi gjatë gjithë jetës së vetë??!.Grekët duhet ta përmëndin me respekt e nderim të madh emrin e Tepelenasit, sepse për herë të parë ideja e shtetit të pavarur në pjesën jugperndimore të Europës Osmane lindi në mëndjen e Ali Tepelenës".

Sami Frashëri


16-"Ali Pasha është plotësisht i vetëdijshëm për llojin e pavarsisë që mban nga Porta,dhe se është konsideruar se kur ai mund të merte në zotrim Suliotët ai do të shpallte pavarsinë e tij.Ai tani e ka realizuar objektivin e tij dhe mund të mbaj Morenë pavarsisht të gjithë fuqisë së Portës".

Admirali Mbretëror Britanik, Nelson ( Duca Bronte )


17-"Nëse Ali Pashë Tepelena do të kishte qënë më pak njeri i kohës së tij dhe i paisur më mirë me një largëpamësi politike,do të kishte shpallur ai vetë pavarsinë në kohë.Dhe kështu Shqipëria dhe Greqia me gjithë Thesalinë dhe Maqedoninë,do të kishte mundur të bëhej një shtet i pavarur dhe një mbretëri e një rëndësie shumë të madhe".

Ismail Qemali Vlora


18-"Greqia ishte çifliku i Ali Tepelenit.Të kishim mënd do të ishte dhe sot ynë.Tre e të katërtat e fshatrave e më të shumtët, kuvendojnë sot për sot shqip".

Faik Konica


19-"Vetëm taktikat dhe zgjuarsia e detyrojnë Aliun ta shprehë formalisht besnikërinë e tij ndaj Portës,sepse në fakt ai është aq mirë sa dhe të pavarurit".

Willam Hamilton


20-"Ali Pasha është një njeri i zgjuar dhe pambarim dinak,ai po kërkon të lirohet nga çdo varësi dhe të bëhet sovran i lirë,është e qartë që me veprimet e tija do të jetë nga ana e më të fortit".

Admirali Rus Theodore Usakov


21-"Në qoftë se Ali Pasha do të jetonte në kohën e Shekspirit, atëhere jam i sigurtë që ky poet i madh që tërhiqej  gjithmonë nga jeta interesante e njerzve të mëdhenj,do të mahnitej nga jeta e Ali Pashës".

William Plomer


22-"Ali Pasha u përpoq të bashkonte gjithë vëndin në një shtet të vetëm të shkëputur nga Perandoria osmane.Ali Pasha kërkoj të krijonte atë që bëri disa shekuj përpara Skënderbeu,që të gjithë shqiptarët të bashkoheshin së bashku për ti rezistuar pushtuesit të huaj".

Enver Hoxha


23-"Ali Pasha është perbindëshmi më romantike që historia  ka ndriçuar,është një prej tëmerve më të bukura që natyra i ka dhënë dritë".

Georges Hoffman


24-" Ali Pasha sundimtari tragjik, një figurë Shekspiriane që bashkon bashkë madhështinë dhe ashpërsinë e pushtetit me fatin e tij i destinuar të dorëzohet para tij".

Felicien Mallefill


25-"Ali Pashë Janina është i zgjuar si një dhelpër, ai është admiruesi im me sa kam kuptuar nga raportet e ndryshme të rezervuara.Nën lavdërimet dhe komplimentat e tija duket qartë endërra e tij e shkëputjes nga varësia e Sulltanit,sepse praktikisht ai është shkëputur me kohë"

Napoleone Bonaparte


26." Ali Pashë Tepelena  është një nga shqiptarët që tregoi dhe shpalosi forcën gjenuine të racës dhe genit kombëtar".

Moikom Zeqo


27-"Ndoshta më i famëshmi  dhe më qëndrestari i komadantëve të padisplinuar të Sulltanit në të gjithë perandorinë në fillim të shekullit të XVIII është Ali Pasha.Një shqiptar i adhurushëm por i egër,ku sundimi i tij shtrihet nga Janina qëndra e tij,në lumin Vardar në lindje dhe në jug në gjirin e Korintos".

Mark Mazower


28-"Ali Pashë Tepelena është një figurë historike që mëshiron realizmin politik të Machiavellit dhe ambicien titanike të Napoleonit,ai është një shëmbull i pushtetit që bashkon,pragmatizmin e egër të pushtetit me vizionin e të arrdhësmes të progresit".

Albert Pasho


29-"Pa ashpërsinë e tij nuk do të qe e mundur zhdukja e banditizmit dhe vendosja e rregullit.Ali Pasha ndërpret mesjetën dhe feudalizmin dhe hap rrugë drejt civilizimit".

Carl Mendelson Barthold


30-"Ali Pasha ishte një njeri mizor,por një Pasha i drejtë".

John W.Baggally


31-"Pirrua i ri"

George Gordon Byron


32-" Ali Pasha është rruga që të çon  drejt revolucionit Grek të 1821".

William Miller


33-"Ali Pasha ishte vëzhgues i kujdeshëm,pyetjet i kishte gjithmonë gjërmuse kurse përgjigjet gjithë gjallëri dhe kudoherë false sado që në dukje të çiltra.Pretekset i gatuante shpejt e shpejt,qëllimin e vërtetë e manipolonte dhe e mbante të fshehur".

François Pouqueville


34-"Nuk ka shkallën e një mbreti por nga fuqia është më i madh se një mbret".

Thomas Smart Hughes


35-"Shqiptarët u'ngjallnë,u'bashkuan,u'ndjenë një komb nën sundimin e tij.E duke bërë këtë bashkim,s'pushoj as një ditë të reshtojë një ushtri shqiptare me këshilla të ca zyrtarëve frënq që kishte.Shihet sheshit se mendimi tij qe lirimi i Shqipërisë".

Faik Konica


36-"Ali Pasha është njëri nga më të fuqishmit burra të Sulltanatit Osman,ai ka qënë një luftëtar i madh.Ai është shumë trim dhe një gjeneral aq i zoti sa e quajnë "Bonaparte Musliman".

George Gordon Byron


37-"Ali Pashë Tepelena është Veziri i Shqipërisë"

Henry Holland


38-"Pa kryengritjen e Aliut,Revolucioni Grek do të ishte mbytur që në djep".

Dionis Skiotis


39-"Në qofse pernditë të zbrisnin në Tokë sofrën e parë do ta gjenin në qytetin e Ali Pashë Tepelenës.

Mehmet Aliu i Egjyptit


40-"Për Ali Pashën krijova bindjen se shumica shkruajnë ndoshta të shtyrë nga antipatia dhe jo nga gjykimi dhe mendimi që kishin ndaj tij".

Protosingjeli,Patrikan Ikumenik


41-" Në Janinë ushton luan burrërori,bir i Athinasë edukuar nga Ari".

Jani Vilara


42-"Prijës fisnik që banon në pallatet e Pirros,ja ngre moralin papritmas Aleksandrit të ri"

Metropoliti Palikarpi


43-"Ali Pasha është provë e një largëpamësie dhe këngulje në synimet e veta,për të cilat pak burra shteti dhe mbretër ia kanë kaluar".

William Martin Leake


44-"Sundimi Ali Pashë Tepelenës fuqizoi më tej karakterin luftarak të shqiptarëve".

David Uequhart


45-"Shqiptarët ky komb luftarak i kanë dhënë perandorisë tre njerëzit më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë në lavdinë e kohëve moderne.Muhamed Aliun i cili mbretëroi me një shkëlqim  të tillë në Egjipt,Mustafa Bajraktari i cili u zhdul në të njëjtat hapa e atij froni perandorak në të cilin kishte qëndruar pak më parë dhe Ali Pashën ndoshta më i madhi nga të tre për talentin e tij".

Malte Brun


46-"Ali Pasha i pa mësuar pa shokë i rrethuar me armiq të shumtë arriti vetëm me forcë të vullnetit të tij në një shkallë po thua mbretërore".

Faik Konica


47-"Zoti na dërgoj pas shumë fatkeqësive më të madhin e të gjithë të zgjuarve Vezir Ali Pashë,që ka vënë rregull,ka ndëshkuar gjithë keqbërësit e ka shpëtuar të mirët.Të varfërit nuk janë më të shtypur nga të pasurit,të vegjlit nuk janë më të shtypur nga të mëdhenjtë".

Neophytos Doukas


48-"Si aleat i Francës Ali Pasha është një pragmatik.Shteti i tij ka shumë potencial luftarak e se organizohet mirë shëndrohet në një bërthamë ushtarake të një ushtrie të madhe".

Napoleone Bonaparte


49-"Ali Paha zotëronte tërë energjitë dhe guximin e racës së tij,një shqiptar i vërtetë i cili po të kishte arritur të flakte zgjedhën e osmanit vëndi në fund të fundit do të përparonte nën sundimin e tij".

Edmund Spenser


50-"Mbas Skënderbeut,Ali Pasha zë vëndin e dytë në hierarkinë biblotekare që lidhet me historinë e Shqipërisë".

Moikom Zeqo


51-"Ali Pasha ishte një nga ato vullkane të njëqind aspekteve,të cilat providenca e zotit i përdor për administrimin moral njëlloj si në botën fizike për të pikturuar dizenjot e tija".

Peter Oluf Bronsted


52-"Numri i dyqaneve të Janinës të Ali Pashës dhe pasuria e tyre është e habitshme,vërshimi dhe përhapja e biznesit është e tillë,që unë nuk e kam parë që kur u largova nga Kostandinopoja".

Charles Robert Cockerell


53-"Eshtë heroi i shqiptarve,burim i këngëve të tyre,i cili pavarsisht nga tirania e tij zotëronte një ndikim që se kishte patur askush që nga koha e Skënderbeut".

Adolphus Slade


54-"Ali Pasha pretendon,se nuk i duron as rusët,as anglezët.Unë besoj se ai nuk i do më shumë as francezët,por meqë nuk ka tjetër qëllim veçse ti kundërvihet Portës dhe të mbahet në pavarsinë e vet,do të lidhet me fuqinë që do ti zotohet se do ta ndihmojë për të vazhduar projektet e tij lakmuse".

Auguste Boppe


55-"Grekët ndihmuan Sulltanin të mposhtë Ali Pashë Tepelenën".

David Uequhart


56-"Eshtë në interesin e Republikës që ky Pasha të forcohet shumë,të eleminojë armiqtë e tij,që të bëhet një princ i fortë,në mënyrë që ti ofrojë shërbimet  e tij Republikës".

Napoleone Bonaparte


57-"Ali Pashës ti jepet shpreshë për pavarsinë dhe për kontributin e tij të njhet si mbret  i Epirit".

P.V.Chichagov


58-"Dalja e një fermani kundër Ali Pashës nga Porta e Lartë si pasojë e rebelimit të tij,do të ishte një oportunita  që nuk duhej humbur".

Jan Paparregopovlos


59-"Ali Pasha ka shprehur vizionin e tij.Jam një musliman por jo një fanatik,urrej divanin dhe sundimin e tij,ndihej rënien dhe parashikoj zhdukjen e saj".

G.Flory


60-"Deti Adriatik dhe bregdeti shqiptar kanë shumë më tepër rëndësi për interesat Franceze se sa e gjthë Italia.Të ndihmohet dhe forcohet Ali Pasha si njeriu më i fuqishëm për arritjen e qëllimeve të tija  dhe tonat bashkë".

Napoleone Bonaparte


61-"Ali Pashë Tepelena mendonte si ta zgjeronte mbretërinë e tij deri në kufinjtë verior të tokës shqiptare".

Thomas Smart Hughes


62-"Ali Pashë Tepelena ka qënë një udhëheqës i shkathët dhe përfaqësues i denjë i aftësisë dhe cilësive si dhe veseve të racës shqiptare,e cila pas Skënderbeut nuk nxorri tjetër burrë më historik dhe të zotin".

Taq H. Kondillari


63-"Ali Pashë Tepelena e dinte që grekërit e urrenin dhe kërkonin të përfitonin sa më shumë prej tij e në fund ti këthenin krahët".

Vaudoncourt


64-"Koka e tij e prerë  përcillte akom një efekt njëherazi të tmerrshëm dhe të mahnitshëm".

Alexander Dumas


65-"Fillimet e nacionalizmit shqiptar,ngritja e panteonit kombëtar ka filluar shumë më parë se viti 1897,ky përmbidhte figura të tilla si Aleksandri i Madh,Pirrua i Epirit,Bushatllinjtë dhe Ali Pashë Tepelena".

Nathalie Clayer


66-"Ali Pasha është një burrë shteti i krahasueshëm me burrat e tjerë shteti europianë".

Dora Istria


67-" Që të dy (Kara Mahmuti i Shkodrës dhe Ali Pasha i Tepelenës) ditën të bashkojnë elementin mysliman dhe elementin e krishterë në të njëjtën ide patriotike dhe në të njëjtin vrull për lavdi ushtarake".

Pashko Vasa


68-"Në mbretërinë e Epirit të Ali Pashës një vëzhgues mund të gjejë ushtarët e Aleksandrit,të Pirros dhe Skënderbeut".

Charles Taylor


69-"Në pllakën e gurrit qe shkruar; Këtu është varrosur koka e të shquarit Ali Pashë Tepelena,Governator i Sanxhakut të Janinës që për më shumë se 50 vjet kërkoj pavarsinë e Shqipërisë".

Robert Walsh


70-"Ai,Ali Pasha është pa dyshim një njer i madh,por pa e thënë apo pa e ditur se ai është pasuesi i denjë i Pyrrhus,të cilin ai është mësuar ta quajë veten Bourrous (Pirro)

John Hobhouse


71-"Lëvizja Greke për pavarsi në fillimet e saja nuk mund të bënte nëasnjë mënyrë pa mbështetjen e Ali Pashë Tepelenës".

François Pouqueville


72-"Veshja e tij e çuditëshme dhe kapelja në formë plisi më mahniti,më bëri ta krahasoj me Odisenë e Homerit,sepse përputhej me vetë përshkrimin e jashtëm që Homeri bën për Odisenë".

Peter Oluf Bronsted


73-"Mahmud Pashë Bushati dhe Ali Pashë Tepelena mund të quhen si shëmbujt më të hershëm të nacionalizmit shqiptar".

Tajar Zavalani


74-"Në të gjitha dialektet shqiptare gjuha e tyre quhet shqip,vëndi i tyreShqipëri dhe kombësia shqiptar,kjo krenari shfaqet edhe në respektin e tyre për luftrat legjendare ndaj pushtuesit osman.ndaj figurës së Skënderbeut dhe prijsit të tyre Ali Pashë Tepelena që synonte të shkëpuste Shqipërinë nga vartësia politike e Sulltanit".

Samson Cerfebeer de Mdelsheim


75-"Ali Pasha është heroi i shqiptarve,me një influencë që se kish pasur askush që nga koha e Skënerbeut".

Adolphus Slade


76-"Nuk mund të gjendej ndonjë këngë ku emëri i Ali Pashë Tepelenës të mosgjëmonte dhe të shqiptohej me pasion të veçantë".

John Hobhouse


77-"Isha i detyruar ta refuzoja këtë kërkesë-patronizimi që mu afrua me kaq mirësjellje nga Ali Pasha për një jurist konstitualist për hartimin e kushtetutës së tij".

Prince Metternich


78-"Ali Pasha është një burrë i shumë talenteve,është shumë popullor dhe aspakt i vështirë.Ka një admirim të veçantë Francën,njef dhe pranon meritat dhe kapacitetin e Imperatorit Francez Napoleonit".

Ludwig Frank


79-"Ali Pasha shprehu vendosmërinë për tu përballuar me fatin e tij në kryeqytetin e atij vëndi,i cili ka qënë teatri i fatit dhe triumfeve të tija".

William T.Meyer


80-"Napoleoni i ka ofruar dy here qe ta bëjë mbret të Epirit,por ai preferon interesin anglez dhe urren francezët,siç më tha vetë.E duan të dy palët sepse shqiptarët janë më luftëtarët ndër ata që sundon Sulltani".

George Gordon Byron


81-"Veziri është një burrë i shkurtër dhe mjaft i shëndoshë,me një fytyrë shumë të këndëshme me lëkurë të bardhë dhe trajtë të rrumbullakët,sytë e të cilit ishin të kaltërt me lëvizje të shpejta që të tregonin se nuk ishte një Pasha oriental.Kishte mjekër të gjatë që i binte mbi gjoks.Kishte një mikëpritje të theksuar sa i quante vizitorët djemt të tij".

John Hobhouse


82-"Eshtë kurora e Arbërorve luani i Rumelisë,dhuntitë e tija s'kanë të krahasuar me asnjeri,është lavdia dhe krenaria e Tepelenës,Arbëria s'ka nxjerë një burrë të tillë,heroi i Arbërisë i tëmerrshi luan djali i Veli Pashës,lavdia dhe krenaria".

Haxhi Shehreti


83-"Një varr i vetëm se nxinte dot lavdinë,lavdinë bashkë me mizorinë".

Ismail Kadare


84-"Në kohën e Ali Pashait fli ujku bashkë me delen e nuk e ngit dot".

Populli


85-"Arriti sa pothuaj në tryezë të Çezarve ku vlon hymni ngadhnjimtarve,hymn'i tija s'mbet i huaj".

Ali Asllani


86-"Unë shoh me dhimbje që flamuri im lejohet të fyhet nga Ali Pasha dhe korsarët e tij".

Napoleone Bonaparte



87-"Për të mësuar jetën dhe punët e Ali Pashës,duhen ligjëruar nj'a dhietë libra inglisht,nj'a pes' a gjashtë greqishte e nj'a tre a katër frëngjishte,që janë shkruara përmi të"

Faik Konica


88-"Ali Pasha mëshiron tranzicionin nga bota otomane tradicionale në atë moderne europiane,duke u shëndruar në një simbol dhe urë lidhëse midis Perndimit dhe Lindjes duke hyrë në hartën politike,historike,kulturore e filozofike të Europës Napolenoike e mbas Napolenoike".

Albert Pasho


89-"Të gjithë banorët që jetojnë nën sundimin e tij,kanë më shumë nevojë për mbrojtjen e tij sesa për atë të Portës,vullnetit të së cilës ai di si t'i shpëtojë sipas dëshirës së tij".

Pierre Jerome Dupre


90-"Ky njeri i mrrekullushëm më dukej nga fizionomia dhe nga sjelljet shumë larg profilit të një turku të moshuar të rangut të lartë.Madje si më thoshnin grekët tallej shpesh me sjellet e tyre gati teatrale.Ai fliste shpejt,lëvizte shpejt nuk kishte asgjë prej turku në moshë".

Peter Oluf Bronsted


91-"Një këlysh luani dhuratë e përshtatëshme për mbretërit,e përshtatëshme për luanin e Janinës".Janë fjalët e governatorit të Korfuzit anglezit Sir Thomas Maitland kur i dhuroi këtë këlysh luani Ali Pashë Tepelenës.

Thomas Maitland


92-"Vetë Ali Pasha nuk është turk,ai është i fesë muhamedane,por pa ndonjë preferencë të veçantë veç faktit se është i pranishëm në ceremoni fetare".

Edward Everett


93-"Për të gjykuar mirë një njeri që ka pjesë në histori,duhet ta gjykojmë jo mbas mendimeve të kohës së sotme,po mas kohës ku ai u rrit,u suall e roiti.Ali Pasha,për zakonete për mënyrën e sundimit ish njeri i asaj kohe,i rritur në shkollë politike të Turkut,as më i lig as më i mirë se vezirët derebejt e atëhershëm.

Faki Konica


94-"Ali Pasha ishte njeriu më i guximshëm i epokës së tij,në çdo moment të jetës së tij ai ishte vetëvetja".

George Berthold Niebuhr


95-"Shëmbulli i  Ali Pashës si Luani i Janinës,frymëzoi të gjithë nacionalistët shqiptar mbas tij".

William Plomer


96-"Që nga viti 1431 kur osmanët morën Janinën,Shqipëria ishte e pa njohur për Europën,e panjohur për fqinjët e saj më të afërt madje mund të thuhet e panjhur ndaj vetvetes.Mezi mbahen mënd dy emëra çlirimtari atëhershëm Skënderbeu dhe Ali Pasha i Janinës".

Gabriel Hanotaux


97-"Ali Pasha u ngrit gjer atje sa të aspironte pavarsinë e Shqipërisë"

Auguste Boppe


98-"Ali Pasha nga gjaku dhe karakteri natyral ishte shqiptar i vërtetë,trim,i egër,dinak e plot fuqi".

J.G.Maclod


99-"Ali Pasha kërkon të pushtojë gjithë Shqipërinë dhe pastaj të shpallet i pavarur

Kapudan Pasha


100-"Në moshën 24 vjeçe Aliu filloi jetën e një princi,por me një talent aq të lartë sa nuk mund të mos admirohet ndonjëherë tek ai,princi i Makiavelit".

Malte Brun


101-"Po ç'i mungojë Ali Pashës? I mungoj dija,e i mungoj edhe një komb besnik e jo gati kurdoherë të këthej mendim për të holla".

Faik Konica


Pregatiti e mblodhi, Albert Pasho.

Free Blogger Albert Pasho


Nessun commento:

Posta un commento

Lajme nga Rrethimi Janines .Giornale Del Regno Delle Due Sicilie. 31 Marzo 1821. Albert Pasho.

Ne daten 31 Mars 1821 Gazeta Zyrtare e Mbreterise se Dy Siqilive do te botoje nie artikull lidhur me  situaten luftarake te rrethimit te Jan...