Powered By Blogger

venerdì 27 febbraio 2026

Kronollogjia e nje lufte, Rrethimi i Janines te Ali Pashe Tepelenes, 1820-1822.Albert Pasho.




Ne historine tone shekullore jane te shumta luftrat e popullit tone per liri e memvetesi,po ashtu edhe rrethimet e keshtjellave tona si simbole te rezistences te ketij populli qendrestar perpara invazioneve te hordhive te huaja jane te panumurta.Rrethimi i Janines eshte nje nga simbolet e qendreses se popullit tone te udhehequr nga luani i Epirit  Ali Pashe Tepelenes,kjo lufte dhe ky rrethim do te jete nje nga me te gjatet ne historine tone kombetare persa i perket vazhdushmerise te tij ne kohe.Plot 18 muaj do te zgjase ky rrethim si askush tjeter me pare plot 18 muaj lufte e qendrese heroike dhe epike perpara nje Perandorie e madhe ne numer dhe armatim.Eshte ajo tradhtia,pabesia dhe trillimi qe do te kaperceje pragun e kesaj keshtjelle heroike me qendresen e saj epike dhe jo forca dhe numri i madh i trupave te Sulltanit.Kjo eshte nje kronollogji kohore ne dite muaj dhe vite te kesaj qendres legjendare;


- 16 Mars 1820 del fermani i Sullutan Muhamed II kunder Ali Pashe Tepelenes ku akuzohet per tradhti ndaj Portes se Larte dhe per 40 dite duhej te paraqitet ne Kostadinopoje  per te kerkuar falje para Sulltanit.

-12 Prill 1820 Sulltani i heq Veli Pashes djalit te Aliut governimin e Leptanos dhe ja beson Pelivan Pasha ose thene ndryshe Baba Pasha

-27 Prill 1820 Sulltani leshon udherin per mobilizimin e ushtrise kunder Ali Pashe Tepelenes.

- Maj 1820 Ali Pasha ben pregatitje te medhaja ushtarake per te bere te mundur qendresen ndaj trupave te Portes se Larte ne rast sulmi.

-Maj 1820 fillimet e para te levizjes te revoltes se Grekeve qe perhapet nga Malet e Pindit deri ne Termopile.

-  16 Maj 1820 Nje pjese e flotes osmane drejtuar kunder Ali Pashes e perbere nga 14 anije ka mbrritur ne ujerat e territorit te Ali Pashes, kjo po pret pjesen tjeter te flotes drejtuar nga Kaptan Pasha qe te bashkohen nga nje moment ne tjetrin ne keto brigje. 

-23 Maj 1820 Asamblea e Pergjithshme dhe Keshilli i Larte i Luftes mbidhen ne Janine me urdher dhe nen drejtimin e Ali Pashes per krijimin e frontit te perbashket antiosman dhe aleancat e reja si dhe organizimin operativ te luftes kunder Portes se Larte.Do te caktoheshin komandantet qe do te mbronin zonat dhe keshtjellat ne gjithe territorin e tij.Mbrojtja e Janines do te drejtohej nen komanden e vete Ali Pashes i cili do te kishte edhe supervizionin dhe komanden e pergjithshme ne te gjithe territorin e tij.Mbrojtjae Beratit dhe Shqiperise se mesme nen komanden e Mykhtarit,Krahina e Zagorise nen komanden e Noutzos,vendekalimet e Pindit dhe zona e Mezovo nen komanden e Omer Vironit dhe Tahir Abazit,mbrojtja e Beozia dhe Focide nen komanden e Androuço,mbrojtja e Leptanos dhe Prevezes nen komanden e Veli Pashes,mbrojtja e Parges Mehmet Pashes djalit te Veliut nipi Ali Pashes,mbrojtja e Gjirokasteres Sahli Pashes djali vogel i Aliut,mbrojtja e Tepelenes nen komanden e nipit te Aliut djalit te vogel te Mykhtarit Mahmud Pasha.

-Qershor 1820 trupat osmane dhe ato te tjereve te pashallarve lokal ne kufi me territorin e Ali Pashes dhe ato te pashait te Shkoderes pregatiten te sulmojne Ali Pashen.

- Qershor 1820 Soliman Bey i cili gezonte nje fame te madhe ushtarake midis osmaneve do te vritet  dhe zvendesohet per dyshim se mban marredhenie me Ali Pashen.

-Qershor 1820 Odise Androuço gjeneral i Ali Pashes ne krye te trupave rezerviste ortodokse te Aliut sulmon gjate nates garnizonin osman te qytetit te Salonines duke vrare osmanet e garnizotit te ketij qyteti.

-Qershor 1820 vazhdojne pregatttjet e medhaja ushtarake te Portes qe shfaqin preukupim serioz te saj per situaten e krijuar.

-Qershor 1820 Fillojne dezertimet midis trupave te Ali Pashes dhe te gjeneralve te tij.

-Korrik 1820 Ali Pasha ka konfiskuar gjthe gjene e gjalle per transport per te transportuar sasi te medhaja municioni ne keshtjellen e Janines.Brenda keshtjellesh ka me shume se njemije familje te strehuara.

-Gusht 1820 Ushtria osmane shfaqet perballe Ali Pashe Tepelenes.

-Gusht 1820 Qyteti i Prages mbrojtja e te cilit i ishte besuar nipit te Aliut, Mehmetit djalit te Veliut meret nga osmanet nga flota e tyre komanduar nga Kaptan Bey.Mehmeti i detyruar te dorezohet dhe behet i burgosur i Kaptan Bey ne bordin e anijes se tij.Kjo si rezultat i lenies vetem te Mehmet Pashes nga trupa e garnizonit te tij.

Gusht 1820 Pothuajse ne te njejten kohe me renien e Parges,Pelivan (Baba) Pasha mer qytetin e Artes mbrojtur nga trupat e Ali Pashes.

-13 Gusht 1820 Ali Pasha liroi haremin tij dhe boshatisi nje pjese te qytetit te Janines nga banoret.

-18 Gusht 1820  Ali Pasha pas dezertimit te njerezve te tij te lidhur me osmanet mbyllet ne keshtjellen e Janines duke lene qytetin.Janina pas kesaj kethehet ne skene dhune midis banoreve te saj te krishtere dhe mysliman ,asgje nuk kursehet edhe kishat ne kete lufte per te vjedhur edhe objektet sacre me vlera.Edhe haremet e tija pesojne te njejtin fat te dhunes.

-19 Gusht 1820 I ndodhur ne kete situate Janina Ali Pasha do te bombardoje me topat e tija qytetin dhe djegjen e tij.Kjo edhe per arsyen tjeter qe te kishte fushe te hapur vrojtimi per vendosjen e kampit osman dhe perdorimin e altilerise se tij kunder tyre.Per kete do ta quajne edhe "Nerone i Epirit".

-20 Gusht 1820 osmanet marin qytetin e Janines dhe shterngojne rrethimin e keshtjelles te Janines.

- 25 dhe 27 Gusht Ali Pasha vazhdone te bombardoje qytetin dhe djegjen e tij per te hapur nje fushe vrojtimi per vendosjen e trupave osmane dhe perdorimin e artilerise se tij kunder tyre.

-2 Shtator 1820 Pas dy diteve lufte rezistence garnizoni i Prevezes nen komanden e Veli Pashes djalit te Aliut jep kapitullimin perpara te derguarit te Portes se Larte.Preveza do ti dorezohej flotes osmane dhe baske me te Veliu me gjithe familjen.

Shtator 1820, Ne fund te Shatatorit Omer Vironi se bashku me trupat e tija 15.000 trupa tradhton Ali Pashe Tepelenen duke ju bashkuar trupave osmane.

-Dhjetor 1820 Suliotet qe ishin rezervist ne ushtrine osmane per kete lufte kunder Ali Pashes,dezertojne kauzen e Sulltanit dhe bejne aleance me Ali Pashen.

- 20 Dhjetor 1820 nenshkrimi i aleances te Sulioteve me Ali Pashen bere midis Notis Boçari dhe Aliut kjo marrevesgje parashikonte dhe lenie pengjesh nga te dy palet si garanci per te.Aliu ka lene si peng nipin e tij djalin e Mykhtarit ndersa suliotet kane lene tete pengje te rendesishem.

-Janar 1821, Iliaz Poda,Ago Vasjari dhe Tahir Abazi tradhtojne Ali Pashen bashke me trupat e tyre per tju bashkuar osmaneve.

-Shkurt 1821 fillon revolta ne dy skajet e Turqise Europiane ne veri ne Moldavi dhe ne jug ne Poliponez,Ali Pasha duket se do te mbeshtese kete levizje sidomos ne Poliponez keshtu do te rise konfuzionin e Portes se Larte per qellimin e tij.

- Shkurt 1821 Aleanca e Ali Pashes me suliotet dhe nje pjese te krereve grek si dhe nje pjese te çameve do te kene ne ndihme e tyre tetemije tosk nga zonat perreth Tepelenes vendelindja e Aliut te cilet do te  mbyllin rrugen per Mezovo me qellim qe te lene pa furnizime kampin e ushtareve osmane te rrethimit te Janines.

-Mars 1821 Ali Pasha vazhdon te mbrohet me fuqi ndaj sulmeve te osmaneve, keshtjella e mbron shume mire.Ali Pasha ben shpesh sulme dhe pothuajse del gjithmone fitimtar ndaj armikut.

-Mars 1821, Shume trupa shqiptaresh te quajtur Gege te cilet e kishin braktisur Aliun,kethehen per tju ribashkuar dhe luftojne per te duke shkaterruar çdo gje duke ju sjellur deme te medhaja trupave osmane.

-Mars 1821 Ali Pasha kerkon te futi moshemarreveshjet dhe ndarjet ne frontin osman duke infiltruar njerezie e tij ne rradhet e tyre.

-Mars 1821 Sulltan Muamedi II nxjerr fermanin per zvendesimin e Komandantit te Pergjithitheshem te fushates Ismail Pasho Beu me Hurshid Pashen.

-15 Mars 1821 marja e komandes nga Hurshid Pasha,zvendesimi i komandanteve kryesore te trupave dhe urdheri i tij i menjehershem,te forcohej rrethimi dhe te bllokohej çdo rruge e gryke.

-Maj 1821 Ali Pasha hap lajmin per vdekjen e tij me qellim qe te heq vemendjen e Portes prej tij dhe keshtu riforcon aleancen me suliotet duke ritur numrin e forcave te tija.

-2 Qershor 1821 Hurshid Pasha sulmon me forca te shumta fortesen e Litharces dhe vjen zbrapsur nga Ali Pasha me humbje te medhaja rreth 1.000 ushtare osmane midis te vrareve te plagosurve dhe rroberve.

-Korrik 1821 Shume anije dhe ushtar po dergoheshin dergoheshin ne More per te luftuar ne dy fronte,njeri front ai i Aliut dhe tjetri i levizjes Greke.70 anije ishin derguar me perpare perveç ketyre 120 anije ishin te flotes se Mehmet Pashes te Egjiptit dhe 130-140 anije te tjera te grrumbulluara nga Algjeria Tunizia dhe provinca te tjera te perandorise ishin duke arritur.Ndersa nga toka 50-60 mije ushtar. 

- Gusht 1821, Nen muret e rrethuara te Janines ne fund te Gushtit Kolkotroni do te takohet tre here me njeriun e besuar te Aliut, Elmaz Meçon per te bashkerenditur veprimet ushtarake midis tyre ne baze te njemarreveshje mes tyre. 

- 1 Shtator 1821 nenshkrimi i marreveshjes te Petes afer Artes midis Aliut dhe forcave te levizjes Greke.Kjo marreveshje aleance do te prishet mjaft shpejt per shkak te rrethanave ne terren qe ishin krejt ndryshe nga qellimi i kesaj marreveshje.

-Dhjetor 1821 Lufta kishte mar karakterin e nje lufte kombetare te popullit te bashkuar shqiptar mysliman dhe ortodoks kunder osmaneve.

- Janar 1822 Ne fillim te muajt Hurshid Pasha ja del te heq bllokun e bere ne Arte dhe drejton gjithe vemendjen ne rrethimin e ngushte bere Ali Pashes.Epidemia nje koseguence e rrethimeve te gjata qe kish rene ne keshtjellen e Janines e detyroi Aliun te hapte dyert e keshtjellesh dhe te shkoje te mbrohet ne Kale i shoqeruar nga 60 besnike te tije.

-Janar 1822 Nga mesi i Janarit fillimi i bisedimeve midis Aliu dhe Hurshid Pashes per faljen e Ali Pashes.Zgjatja e gjate e rrethimit dhe kercenimi i Aliut per hedhjen ne here te keshtjelles bashke me thesarin e prekupojne Hurshid Pashen.I keshilluar nga keshilltaret e tij ai perdori tradhtine dhe genjeshtren perkundrejt Aliut duke trrilluar faljen e tij nga Sulltani.

-Janar 1822 Pak dite me vone Aliu bashke me nje grusht besnikesh 12 vete  shkon ne ishullin e Janines i cili ishte akorduar ne bisedime si vendi per pritjen e pergjigjes nga Sulltani per faljen e Aliut.

-24 Janar 1822 Hurshid Pasha dergon tek Ali Pasha Admiralin e Madh Hassan Pasha per ta lajmeruar se me ne fund kishte arritur fermani Sulltanit per faljen e Aliut.Po mbasditen e kesaj dite rreth ores pese Hasan Pasha.Omer bey Vironi,silihdari i Rushid Pashes dhe disa krere te tjere te armates osmane shkojne ne ishull tek Aliu per ti dorezuar fermanin.Aliu kupotoje menjehere kurthin dhe bie heroikisht duke luftuar balle per balle me te derguarit e osmaneve.


Albert Pasho


Mblodhi,perketheu dhe pregatiti, Albert Pasho.


Free Blogger Albert Pasho


venerdì 20 febbraio 2026

Epiri dhe legjendat.Poezi. Albert Pasho.





Sipër atje lart ku majat prekin qiellin,

Ngrihet një iso kenge e Epirit antik,

Nena e orakujve e lumenjëve të shënjtë,

Dodonës së moçme dhe së egrës Vjosë.


Këtu miti ecën dhe s dalet  kurrë,

Këtu  lisat flasin me një zë të thellë,

Murmurojnë sekrete të vjetra sa koha,

Orakullin dëgjojnë,ende ajo  s'ndodhe.


Në të larta male ku shqipja ka folenë,

Atje ku valët  ledhatojnë malet,

Lartësohet Epiri, skalitur nga erërat,

Djepi heronjëve, që koha  nderon..


Butrinti Eneas,qyteti lindur nga miti,

Në ujërat e kaltëra riflesi i perëndive,

Kujtesën e Trojës në zemër fort e mban,

I madh eshte nderi i lavdisë të humbur.


Epiri Kaonëve,Molosëve, Thesprotëve,

I mbretëve antik ne gjak dhe në shpirt,

Antigonesë së bukur ,dashurisë të Pirros,

Çdo vënd i saj, një mit e legjendë antike.


Perëndia e erës atje kish ngrritur tempullin,

Poshtë në luginë Vjosa rrjedh e egër,

 Nga malet e larta si një bekim antik.

Tepelenë e egër skolpitur ndër  luftëra.


Djepi i shqiponjave dhe stuhisë Epiri,

Që sfidon fatin dhe kurrë mposhtur ,

Mes maleve të egra, deteve në fortunë,

Të zjarrtë  bijtë e saj në gjak dhe në luftë.


Djali rrufesë  Akile, hapi i pavdekshëm,

Shpata e tij ngrritur mbi  ziliqarin fat,

Hapin tij pas,  Mirmidonët ndjekin,

Nga Troja e zjarrte,Dodonës fatin falë. 


Ulise biri intrigës në djepin e Itakës rritur,

Mbreti mëndje holli si breca e mëngjezit,

Bashkë me Akilin në Trojë Epirin marin,

Vëllezër në gjak ,vëllezër me Dardanë.


I madh ishte Leka,bir i Zeusit bir Olimpisë,

Përtej antike botë emrin e Epirit  përçojë,

Nga tempujt antik fati tij shkruar e thënë,

E madhe do ish Lavdia e hershme ish vdekja.


Rritur nga Glauko gjak nga i njëjti gjak Ilir,

Guerrieri Mbret që Romën  sfidoi ,

E madhe  Lavdia e Pirros  fitoria,

Mbreti i Epirit, gjak i Alesandrit.


Do  kalojnë shekujt,do të ringjallen motet,

 Si feniks do ngrihet,Lavdia dhe madheshtia,

Nje shqipe  ringrihet,ne zemer te Arberise,

Skenderbeu legjenda, Heroi  Arbërise.


Në tokën e shqiponjave,një luan do prijë,

Biri i rrufesë, Aliu gjëmimi që gjëmon,

Fushtanelle e tij e para fustanellë.

Si ortek dëbore mbi armiqtë do bjerë.


Mbretëreshë antike Epiri pavdekshëm,

Sfidon natën që nga kohërat antike,

Çdo rovinë e saj një amanet që ngrihet,

Çdo mit i saj një flakë që rindizet.


Kush e thërret ai do te pergjigjet,

Shpirtrat rizgjon të guerrierve të tij,

Se Epiri jeton,nuk vdes dhe hesht kurrë,

Eshtë froni antik i  një betimi të ri.


Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho


domenica 15 febbraio 2026

Lajme nga Rrethimi Janines .Giornale Del Regno Delle Due Sicilie. 31 Marzo 1821. Albert Pasho.



Ne daten 31 Mars 1821 Gazeta Zyrtare e Mbreterise se Dy Siqilive do te botoje nie artikull lidhur me  situaten luftarake te rrethimit te Janines dhe luftes se Ali Pashes me trupat e tija.Kjo Gazete do tesjelle nje artikull te botuar ne Gazeten Austriake "Osservatore Austriaco". Ja çfare shkruan;


"Lajmet e fundit te reja qe kane mbrritur nga Albania dhe Rumelia nuk konfirmojne ne fakt se turqit e kane braktisur plotesisht rrethimin e keshtjelles se Janines,perkundrazi se Aliu vazhdon te mbrohet nga sulmet e armiqeve te tij.Keshtjella e mbron ate ne menyre te admirueshme, dhe ja ka dale qe kur rrethuesit kane shkateruar ndonje objekt te jashtem te keshtjelles,ai i ka restauruar ato shpejt.Nderkohe Aliu po perpiqet te fitoje popullaritet gjithnje e me te madh.Ai perpiqet te binde trupat e kualicionit te tij,numri i te cilave nuk eshte aq i vogel sa perflitej me pare,se ai nuk po lufton me per intereat e tija,por per te miren dhe lirine e shokeve te tij te armeve.Ai shkon duke thene se mosha e tij e shtyre nuk e lejon me te mendoje per veten,se i braktisur nga femijet e tij thesaret e tij u perkasin atyre qe kane ndare fatin tij,pasi fati i tij i ka kethyer shpinen,se ai nuk  do te vuaje kurre qe besniket e tij te çohen ne skllaveri mizore.Keto premtime degjohen edhe me lehte sepse shoqerohen nga dhurata te pasura.Ali Pasha bene sulme te shpeshta dhe rezultati eshte pothuajse gjithmone i sukseshem.Te rrethuarit luftojne me force pavarsisht te gjitha veshtirsive dhe mungesave te dimrit,atyre s'ju mungojne  sprovat e luftes dhe urise.Shume trupa shqiptaresh te quajtur Gege te cilet e kishin braktisur Aliun,kethehen per tju ribashkuar dhe luftojne dhe shkaterrojne çdo gje duke ju sjellur deme te medhaja trupave te Sulltanit".

Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho


venerdì 13 febbraio 2026

Franca dhe Konfederata e Bejlereve Shqiptar kunder Ali Pasha Tepelena ( 1808-1810).Albert Pasho.



Traktati i paqes i Tilsitit (1807) midis Napoleone Bonaparte (Frances) dhe Aleksandro I i Rusise do te shenoje kthesen e madhe midis marredhenieve te Ali Pashes dhe Frances.Ky traktat do te vertetoje dyshimet e Aliut dhe do ta bindi qarte ate persa i perket politikes se Frances me territoret e tija,duke e perdorur ate  si nje instrument politik per te hyre ne ujrat e detit Adriatik dhe Jon, dhe ne territoret e tija.Premtimet e Napoleonit bere Aliut gjate kesaj marredhenie disa vjeçare se ai (Napoleoni) ;" Nese Korfuzi bie nen pushtetin tim,nuk do te jem ne gjendje t'ia besoje nje kujdestari me te mire se ajo e Ali Pashes",te cilat Aliu ja rikujtoi perseri Napoleonit ne kete Konference nepermjet te derguarit te tij ministrit te jashtem Ibrahim Manzur Efendi ;"Do te ishte mire qe Franca t'ia dorezonte ishullin e Korfuzit,Vezirit te Janines Ali Pashes",duke kemgulur forte ne kete kerkese dhe duke i kujtuar premtim qe i ishte bere Aliut,por pergjigjia e Napoleonit ishte duke u shprehur;"Si ta jap une kur une akoma nuk e kam mar ate".Ali Pasha jo vetem qe s'mori pergjigjen qe priste nga kjo konfernce,por Napoleone  e udheronte Aliun te terhiqte forcat e tija nga ishulli i Santa Maura dhe e informonte se Franca do te rimerte zotrimet e meparshme veneciane.Korfuzi ashtu si ne vitin 1797  do te behet perseri i Napoleonit.Franca qe ishte prej kohesh ne kontakt me bejleret shqiptar dhe elementin ortodoks ne bregdetin shqiptar do ti perdore ata per qellimet e saj kunder Ali Pashes.Franca i kishte kethyer syte nga Shqiperia ashtu edhe nga Morea.Gjenerali Bessieres po priste autorizimin nga Ministri i Puneve te Jashtme  per te vene ne zbatim planet qe kishte hartuar per dobesimin dhe luften kunder Ali Pashes.Nderkohe nje rrethane e papritur do te favorizoje ne zbatimin e ketij plani.Nga Thesalia  mbrriten lajme per nje kryengritje e popullsise ortodokse kunder Ali Pashes.Kjo revolte shkaktoi shqetesi tek Aliu dhe njekohesisht ngjalli nje skendije shprese midis armiqeve te tij bejlereve shqiptar.Mustafa Pasha i Delvines i cili kishte hezituar per kaq kohe te gjate per te rimar tokat e tij ne Delvine,te cilat Aliu i kishte shpronesuar per hir te nipin e tij, u tregua i gatshem te vepronte.Ky dergoi vellane e tiuj Salik Beun per  propozime ne emer te tij tek Gjeneral Donzelot.Pashai i Beratit nga ana e tij e gjeti te favorshme mundesine e krijuar nga situata dhe dergoi sekretarin e tij ne Korfuz tek Donzeloti.Mustafa Delvina ashtu si edhe Ibrahim Berati kishin nevoje per para per te mbledhur trupa.Keshtu francezet i financuan Mustafai mori 14.000 franga menjeher dhe Ibrahim 25.000 franga.Dhe keshtu ata menjehere bashke me udheheqesit e Himares,Xeromeroja dhe Çameria ishin gati te marshonin kunder Ali Pashes me bekimin e Frances.Ishin rreth Pashait te Beratit Ibrahimit qe te gjithe armiqte e Aliut ishin mbledhur.Per Francen per shkak te rrethanave te jashtme te saj kjo levizje duhej te dukej si me karakter thjesht vendas.Ibrahim Pasha i Beratit prania e konsullit francez Marshall Marmot qe francezet e kishin vendosur si konsull prane tij i jepte atij iluzionin dhe besimin e nje Pashai te "pavarur".Me nxitjen e Salik Beut agallaret kryesore te Çamerise kishin shkuar ne Berat.Ne Korrik te 1808 ne Berat u be aleanca e te gjithe krereve te agallarve armiqte te Aliut,pas konferencave te gjata me pashallaret e Beratit Ibrahimih dhe te Delvines Mustafain u ra dakorte te luftonin kunder Aliut.Plani i fushates ishte vendosur nga francezet dhe palet ishin betuar mbi te.Kjo konfederate(lidhje) ne perberjen e kesaj konfederate perveç Ibrahim Pashen e Beratit dhe ish Mustafa Pashen e Delvines bashke me vellain e tij,ishin edhe Hasan Çapari agai i Margaritit,Agai i Progonit,Agai i Paramithise dhe Agai i Nikopolit Hasan Taliani,ndersa nga Thesalia kryengritesit e saj kerkuan te merrnin pjese ne kete konfederate dhe fushaten e saj.Kjo fushate kunder Aliut do te qe nen mbrojtjen dhe perkrahjen e Napoleonit,keshtu gjenerali Bessieres ngarkoi emisarin e vete tju shprehnte kesaj konfederate se;"Franca e shihnte kete levizje me kenaqesi per te zhdukur zgjedhen e Ali Pashes dhe do te jepte mbeshtetjen e saj nese do te provonin se ishin te denje nepermjet guximit dhe suksesit te saj".Konfederata kishte edhe nje altilier francez François Chaise nga regjimenti i dyte i altilerise te kembesorise,te cilin qeveria Francese e Korfuzit ja kishte dhene hua Pashait te Beratit disa muaj me pare,ajo kishte rreth ne perberje te saj rreth 6.000-7.000 luftetar.Bessieres dhe Donzelot ishin te kenaqur per rezultatin e arritur per organizimin e kesaj konfederate dhe planin e fushates te saj kunder tij.Ali Pasha nga ana e vet nuk ndenjti duar kryq,i vene ne dijeni dhe informuar nga angjentet dhe njerzit e vet arriti te beje per vete disa agallare te tjere te Çamerise duke i korruptuar me para qe te mos ndiqnin shembullin e agallarve te Margaritit dheParamithise.Aliu perqendroi mbi te gjitha vemendjen mbi shtypjen e revoltes ne Thesali dhe ja arriti kesaj me sukses te plote.Deshtimi i revoltes te thesalise pati efekt te madh tek shume bejlere te konfederates te cilet edhe me parate e Aliut e braktisen ate.Ne praveren e viti te arrdheshem ate 1809 Ali Pasha kishte avancuar trupat e tija ne teritorin e pashait te Beratit pasi kishte mar disa feude te tija ai e detyroi Ibrahim Pashen e Beratit te nenshkruante nje traktat paqe ne 1 Gusht 1809.Por paqja nuk vazhdoi gjate kur ky pa se si trupat e Aliut me ne krye Omer Vironin vazhdonin avancimin  dhe marjen e teritoreve te tjera te pashallekut te tij  dhe i mundur u aratis ne Vlore se bashku me gruan e tij vajzen e Kurt Pashes duke braktisur pergjithmone sarajet e pararrdhesve te tyre.Arritja e Ibrahim Pashes ne Vlore u prit shume ftohte nga bejleret kryesore te Vlores te cilet ishin nen influencen e njerezve te Aliut dhe nuk treguan keqarrdhje per te.Megjithate Ibrahim Pasha mbajti shpresen tek Francezet te cilet kishin interes te mos lejonin Pashain e Janines Aliun te behej shume i rendesishem dhe i forte keshtu ata do ta ndihmonin te rimerte Beratin dhe feudet e tija.Ibrahim Pasha dergoje sekretaret e tij ne Korfuz tek gjeneral Donzeloti dhe ju ofroje te dorezonte kalate e tija ne Vlore, Perandorit te Lavdishem Napoleonit.Propozimet e pashait Ibrahimit te shoqeruara me nje leter per Perandorin Napoleonin mbrriten ne Paris ne ditet e para te Majit 1810.Propozimet e Ibrahimit u studiuan dhe ishin objekt i disa raporteve drejtuar Napoleonit,i cili me 23 Qershor 1810 ia referoi dosjen Ministrit te tij te Punëve te Jashteme duke theksuar;"Nuk dua te marr zotërimin e kalase se Vlores sepse kjo do te me vinte ne lufte me Porten e Larte.Mjafton qe ky pasha(Ibrahimi) te marr perseri dhe te mbaje kalate e tija te armatosura  mire dhe te jete ne gjendje mbrojtje kunder forcave angleze ose te tjera.Per kete qellim Guvernatori i Korfuzit do te ofroje ndihmen e inxhinjereve dhe te gjithe ndihmen e nevojshme per ti vene ato ne rregull,por fshehurazi ne menyre qe te mos komprometojme pavarsine e pashait(Ibrahimit) dhe do te kete nje agjent me vete.Ai do t'i siguroje fshehurazi armet,barutin dhe municionin qe do ti nevojiten..,Ju i shkruani Z.Latour Maubourg per ta mbrojtur kete pasha ne Porten e Larte dhe per te mbeshtetur te gjitha perpjeket e tija qe Berati ti kethehet.Shkurt ,deshiroje ta mbeshtese kete pasha dhe ti rris forcen dhe epersine e tij me mjete sekrete.Do te bej edhe disa sakrifica per kete,por nuk deshiroj asgje me shume".Nderkohe qe ky raport po shqyrtohej Ibrahim Pashe ishte brektisur nga sekretaret e tij,ndersa shumica e bejlereve te Vlores ishin rreshtuar ne krah te Ali Pashes.Me 6 Prrill 1810 Pashai i Delvines i kishte shkruar perseri Perandorit Napoleonit per ti ofruar mbeshtetjen e tij,dhe si rrjedhim 60 bejlere te zonave u gjeten te shternguar te ndiqnin shembullin e Pashait te Delvines perkundrejt Aliut.Dhe keshtu keta ne ditet e para te Korrikut keta bejlere dhe ata te Konispolit dhe Gjirokastres errdhen tek Pashai Delvines per tu betuar para tij.Situata e Ibrahim Pashes dukej e rende dhe afer shkaterimit,prandaj Pouqueville ishte i shqetesuar per kete situate dhe i kerkoje Gjeneralit Donzelot te paralajmeronte Parisin per rrezikun qe e kercenonte kete pasha.Per nje moment u duk se situata e Ibrahim Pashes mori nje kthese me te mire.Ambicia e madhe e Aliut i kishte friksuar edhe ata bejlere qe ishin mbledhur rreth tij.Vetem njezet e pese dite me pare e gjithe Shqiperia dridhej nga emri Aliut.Tani dukej se nje revolte po merte forme,keta bejlere moren guximin ndoshta nga lajmet e rreme ose te verteta per pregatitjet e bera ne Korfuz kunder Ali Pashes.Nje kuvend u mbajte ne Vlore dhe kreret e Elbasanit u betuan mbi Ungjinjte dhe Kuranin se do ti qendronin besnike Ibrahimit.Por pregatitjet e bera per kete revolte perfundimtare kunder Aliut ishin larg qellimit te saj sepse Aliu i kishte parashikuar dhe paraprire asaj.Ne 1 Gusht 1810 luftetaret e Aliut hyne ne Vlore dhe kapen Ibrahim Pashen me familjen dhe disa mbeshtetes te tij.Kapja dhe fatekeqesia e Ibrahimit shkaktoi tmerr midis bejlereve te konfederates,por ishte shume vone per tu terhequr.Ibrahim Pasha dhe bejleret e konfederates te Shqiperise se mesme dhe asaj te poshtme do te thyeshin perpara fuqise se  Ali Pashes.Ky pasi mori edhe Kardhiqin si rezistenca e fundit ku kishin gjetur strehe bejleret e konfederates qe kishin guxuar ti kunderviheshin atij.Ali Pasha ishte bere keshtu sundimtari i padiskutushem i Epirit.Keshtu Aliu mund te hapte ose mbyllte portet tregtare te Korfuzit sipas deshires,te ndalonte ose te lejonte furnizimin e garnizonit francez ne ishull.Zotrimi bregdetit nga Aliu dhe veprimtaria e Aliu ne det kunder anijeve francese me anijet e tija do te shkaktoje  indinjaten e Perandorit Napoleonit,te cilen e shprehu me tone te ashpra tek ministrat e tij te Luftes dhe Marines duke theksuar;"Do ti shprehini pakenaqesine time Governatorit te Korfuzit qe nuk ka investuar energji te mjaftushme ne sjelljen e tij me Ali Pashen...Shkruajini komandantit te Marines sime(Korfuz) se e shoh me dhimbje qe flamuri im lejohet te fyhet nga Ali Pasha dhe korsret e tij..."

Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

lunedì 2 febbraio 2026

Toskëria. Poezi. Albert Pasho






Mes malesh të lartë e të thella lugina,

Ku bora shkëlqen me ngjyra të argjënda,

Me të egërit lumenj me ngjyra turkese,

Që rrjedhin krenar mes  kryelartave gryka.



Atje ku shqipja ka ngritur folenë,

Dhe flutërimit të saj  rrufeja iso i mban,

Ngrihet  Toskëria, Mbretëresha Antike

E tempujve antik e atyre hyjnore.



 Dodonë e Tomorr,Bylis e Antigone,

E mbretërve antik dhe atyre të rinj,

Me Pirron shqiponje dhe Aliun luan,

Toka e legjendave ajo e heronjëve.



E trimave krenar me zemër të zjarrtë.

Fustanella e bardhë si bora e mëngjezit,

Valvitet krenare mbi historinë e saj,

Çdo palë e saj një  amanet e betim antik.



E bijve të saj të lidhur në besë e në gjak.

Jelek i zi qëndisur me ar, të gjerë krahët e tij,

Si krah shqipe hapur ndër luftra rinë,

Në netët e kohëve  antike e të reja bashkë.



Kur dallgë e zezë afron,një kushtrimi lartësohet,

Ngrihen toskët të parë si ngaherë si ata s'ka.

Në gjak një janë ata, në zemër fort e mbajnë,

Eshtë foleja e shqiponjës,djalë luanin ajo ka.



 Kur zjarri mer dhenë,Trebeshinë e Tomor bashkë,

Tepelene e Janinë tamburet kushtrimin thrrasin,

Ngrihen shqipet shkumbojnë lumenjtë poshtë,

Bashkë me to edhe luginat, amaneti edhe besa.



Prinë Aliu, prinë Luani,biri saj dhe i rrufesë,

Ndjekin pas fustanellat si ortek i bardhë poshtë,

Shpatë e tij, shpatë e parë fustanellat atë kanë,

Eshtë ajo e Tafil Buzit kapedan mbi kapedan.



Toskëri moj nëna jonë,moj fisnike shoqe rrallë,

Moj e bukura tokë e diellit,dhe e gjakut të lavdisë.

Bijtë e tu shqipe mali,trima janë me shokë rallë,

Penë e pushkë shpirtin bashkë,bijtë e tu në trimëri.



 Janë kurora e Toskërisë, trimërisë dhe lavdisë,

Të ngrenë lart të risin nderin,shoqe rrallë në histori,

Toskëri moj Mbretëreshë ti shkëlqen dhe do shkëlqesh,

Fisnikrinë ke në gjak , bijtë e tu në besë te ty..


Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

Heroi i vogël i Tepelenës. Albert Pasho.

Edhe pse shume i ri ne moshe,atehere ishte vetem 11 vjeç, kur vala e luftes te pushtueve osman me rreth 80 mije ushtare te Perandorise te Su...