Powered By Blogger

venerdì 20 febbraio 2026

Epiri dhe legjendat.Poezi. Albert Pasho.





Sipër atje lart ku majat prekin qiellin,

Ngrihet një iso kenge e Epirit antik,

Nena e orakujve e lumenjëve të shënjtë,

Dodonës së moçme dhe së egrës Vjosë.


Këtu miti ecën dhe s dalet  kurrë,

Këtu  lisat flasin me një zë të thellë,

Murmurojnë sekrete të vjetra sa koha,

Orakullin dëgjojnë,ende ajo  s'ndodhe.


Në të larta male ku shqipja ka folenë,

Atje ku valët  ledhatojnë malet,

Lartësohet Epiri, skalitur nga erërat,

Djepi heronjëve, që koha  nderon..


Butrinti Eneas,qyteti lindur nga miti,

Në ujërat e kaltëra riflesi i perëndive,

Kujtesën e Trojës në zemër fort e mban,

I madh eshte nderi i lavdisë të humbur.


Epiri Kaonëve,Molosëve, Thesprotëve,

I mbretëve antik ne gjak dhe në shpirt,

Antigonesë së bukur ,dashurisë të Pirros,

Çdo vënd i saj, një mit e legjendë antike.


Perëndia e erës atje kish ngrritur tempullin,

Poshtë në luginë Vjosa rrjedh e egër,

 Nga malet e larta si një bekim antik.

Tepelenë e egër skolpitur ndër  luftëra.


Djepi i shqiponjave dhe stuhisë Epiri,

Që sfidon fatin dhe kurrë mposhtur ,

Mes maleve të egra, deteve në fortunë,

Të zjarrtë  bijtë e saj në gjak dhe në luftë.


Djali rrufesë  Akile, hapi i pavdekshëm,

Shpata e tij ngrritur mbi  ziliqarin fat,

Hapin tij pas,  Mirmidonët ndjekin,

Nga Troja e zjarrte,Dodonës fatin falë. 


Ulise biri intrigës në djepin e Itakës rritur,

Mbreti mëndje holli si breca e mëngjezit,

Bashkë me Akilin në Trojë Epirin marin,

Vëllezër në gjak ,vëllezër me Dardanë.


I madh ishte Leka,bir i Zeusit bir Olimpisë,

Përtej antike botë emrin e Epirit  përçojë,

Nga tempujt antik fati tij shkruar e thënë,

E madhe do ish Lavdia e hershme ish vdekja.


Rritur nga Glauko gjak nga i njëjti gjak Ilir,

Guerrieri Mbret që Romën  sfidoi ,

E madhe  Lavdia e Pirros  fitoria,

Mbreti i Epirit, gjak i Alesandrit.


Do  kalojnë shekujt,do të ringjallen motet,

 Si feniks do ngrihet,Lavdia dhe madheshtia,

Nje shqipe  ringrihet,ne zemer te Arberise,

Skenderbeu legjenda, Heroi  Arbërise.


Në tokën e shqiponjave,një luan do prijë,

Biri i rrufesë, Aliu gjëmimi që gjëmon,

Fushtanelle e tij e para fustanellë.

Si ortek dëbore mbi armiqtë do bjerë.


Mbretëreshë antike Epiri pavdekshëm,

Sfidon natën që nga kohërat antike,

Çdo rovinë e saj një amanet që ngrihet,

Çdo mit i saj një flakë që rindizet.


Kush e thërret ai do te pergjigjet,

Shpirtrat rizgjon të guerrierve të tij,

Se Epiri jeton,nuk vdes dhe hesht kurrë,

Eshtë froni antik i  një betimi të ri.


Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho


Nessun commento:

Posta un commento

Epiri dhe legjendat.Poezi. Albert Pasho.

Sipër atje lart ku majat prekin qiellin, Ngrihet një iso kenge e Epirit antik, Nena e orakujve e lumenjëve të shënjtë, Dodonës së moçme dhe ...