Ali Pashë Tepelena si figurë historike nuk do të qëndrojë vetëm i mbyllur në faqet e librave te shumtë shkruar per të,por figura e tij është nga ato figura historike që do të dal jashtë faqeve të librave dhe do të frymëzojë edhe piktorët e kohës së tij për ta shëndrruar atë, edhe në një mit dhe simbol figurativ, nëpërmjet pikturave dhe tabllove të shumta duke ndezur fantazine e publikut europian dhe imagjinatën romantike të tyre.Nuk të habit fakti që artistët europianë e kanë vështruar Ali Pashën si vështrohet një personazh romani sepse figura e tij nuk është asnjëanëse asnjëhere dhe nuk mund të mos të jetë e tillë.Ali Pasha ështe një figurë historike që jeton në mes dy botëve, dy botëkuptimeve,dy realiteteve,dy epokave midis Orientit dhe Perëndimit,udhëkryeqit të madh të kohës dhe të botës të mëparshme por edhe asaj moderne, të Europës të Napoleonit,diplomacisë britanike dhe Perandorisë osmane. Ali Pashën artistët europianë do ta preceptojnë si orientalin e Orientit të largët misterioz dhe të egër që mahnit dhe të frikëson në të njëjtën kohë.Personazhi e tij do të paraqitet si një ikonë e orientit,i fuqishëm,i ashpër,mbresëlënës me turbanten e tij,mjekërën e bardhë,vështrimin e egër,veshjen me rroba të shtrenjta e vellutate me stofrat e orientit,armët e lara në flori dhe argjëndë zbukuruar me diamante,orenditë dhe tapetet e pallateve të tija do ta këthejnë në një mit figurativë. Personazhi i tij do të prezantohet si një figurë historike që jeton midis luksit oriental dhe intrigës orientale ndarë midis relitetit historik dhe legjendës, që publiku europian imagjinonte me ëndje por nuk e njifte.Ky orient nuk ishte kështu larg për europianët si India ose Persia por përkundrazi shumë afër tyre.Epiri i Ali Pashës ky "orient" misterioz ishte tek dera e portës të tyre mund ta prekje me dorë,ekzotik por ne të njëjtën kohë familjar për ta,i ndryshëm por i njëjtë në perceptimin e tyre.Eshtë ky dualitet ky tension që Ali Pasha përfaqëson në esencë e bënë atë figurën e përkryer për pikturën romantike europiane të shek XVIII ose si quhet ndryshe shekulli i orientalismit romantik në botën e letrave dhe arteve figurative.Ali Pashë Tepelena përveç se është personazhi ikonë i literaturës romantike të kohës,nga kollosët e saj si Balzak,Hygo,Dumas,Gëte,Byron e shumë autorë të tjerë po ashtu do të jetë ikonë e arteve figurative.Aliu është një nga figurat më të pikturuara të epokës së vet ai të ngjan se ka lindur për tu bërë objekt i këtij arti duke e këthyer në një mit dhe simbol për kohën.Edhe pse pjesa më e madhe e këtyre pikturave dhe më cilësoret vijnë tek ne nga autorë francezë, gjerman dhe anglez edhe artistët italian do të kontribojnë në krijimin e mitit ikonografik të Ali Pashës me ndjeshmërinë e artit të saj.Edhe pse piktura italiana dhe piktorët e saj nuk kanë lënë shumë piktura të drejtëpërdrejta për Ali Pashën si ikonë,prezenca e tij në artin Italin nuk është margjinale por përkundrazi ajo ka bërë diçka të ndryshme nuk e ka prezantuar si një personazh në vetvete por si një ngjarje,dukuri si hapsirë ikponografike për skenat e saj.Vetë jeta e tij prej luani por edhe fundi i tij tragjik do të jenë subjekt i kësaj narrative romantike orientaliste si figurë historike dhe në të njëjtën kohë si dukuri,ngjarje e europës Napoleonike e pas saj. Giuseppe Bertoja (1803-1873) një nga skenografët më të njohur të kohës i dalluar për bashkëpunimin e tij me Giuseppe Verdi por edhe me Rosinin,Donizetin,Bellinin etj.Në vitin 1841 Bertoja do të bjerë në skenë një bozeto ikonografike të madhe për skenën e melodramës Ali Pascia di Giannina-Assedio di citta medievale, në Torino në Teatrin e Regio.Nuk është një tabllo për Aliun në vetvete por një mënyrë për të pikturuar fenomenin e tij,luftën dhe qëndresën e tij epokale në kalanë e Janinës,me muret e saja e rrethuar,në mes flakëve,ushtrisë osmane që përcjellin një atmosferë tragjedie që do të ndodhë dhe vrasja e Ali Pashës vërtetë tragjike e denjë për një epilog tragjik të këtij romanticizmi oriental,burim inspirimi për artistët e romantizmit europian dhe në këtë rast i Giuseppe Bertoja.Si ndodhë shpesh artet figurative do tju paraprijë ato të literaturës.Haydde vajza imagjinare e Ali Pashës dhe Vasiliqisë e prurë nga gjigandi i letrave Aleksandër Dumas(babai) në romanin e tij "Conte di Monte Cristo" do të inspirojë një tjetër piktor italian i shek XVIII, Vicenzo Marinelli piktor orientalist Napoletan me origjinë Lucano do të shquhet për skenat e jetës ekzotike dhe personazhet subjekt i botës orientale.Në në vitin 1850 do të udhëtojë në Rumeli(Turqia Europiane) e kohës.Marinelli do të pikturojë tabllonë me titull; " Haydee,figlia e Pascia di Giannina".Skena në këtë tabllo është me të vërtetë impresionuse.Në sfond do të paraqesë bukurinë magjepse të Epirit("orientin"),me malet e tija të larta që bien thikë mbi detin e Epirit me një blu të thellë turkese,dhe bregdetin e tij mbuluar nga një gjelbërim intens si vetë jeta e kësaj toke.Marinelli do të vendos në qëndër të tabllosë dhomën e pallatit të Pashait që përcon jetën luksoze dhe ekzotike të tij,mobiluar me orendi orientale dhe stofra di seta e kashmirë të orientit të largët.Epiqëndra e tabllosë është karakteriale ajo paraqet dashurinë e babait për vajzën e tij,e cila e bënë të zbresë atë nga pozita e Pashait një sovran i ashpër dhe i rreptë në një atagjament atëror dhe umanë,mbështjellë me veshjen e tij luksoze e denjë për një sovran.Hydde bukuria e saj është magjepse,një bukuri që të ndal frymerjen si ajo e orientit.E brishtë, delikate si një lule që sapo ka çelur,veshur si një pricipesë me shikimn ulur përpara autoritetit të babait të saj.Eshtë për tu vlerësuar veshja e Haydes si e ka sjlle autori,jo si veshje tipike orientale por si princeshat europiane që dëshmon këtë dualizëm të Aliu dhe oborrit të tij midis orientit dhe perëndimitKy dualizëm shprehet edhe tek veshja e shoqëruesit të Haydes djali të ri veshur me veshje tradicionale shqiptare fustanellë dhe jo si ato të lindjes osmane.Pas Hydes është Konti i Monte Krishtos (Dantes) i përulur në shënjë respekti e graditune përpara Aliut,autori me këtë skenë karakteriale ka dashur të sjllë edhe pozicionin dhe rëndësinë e këtij luani përkundrejt botës perndimore,si një urë lidhëse dhe jo ndarje midis këtyre dy realiteteve të kohës.Tabjolla tjetër me titull;" Ali Pascia di Giannina esaudisce la supplica di Vassiliki" në shqip;" Ali Pasha i Janinës plotëson lutjen e Vasiliqisë" e vitit 1841 me autor piktorin italian Luigi Zuccoli (1815-1876) është një tjetër kontribut i artit të pikturës italiane për Al Pashë Tepelena.Tematika e kësaj tablloje paraqet pikërisht ngjarjen e ndodhur kur Ali Pasha njohu për herë të parë Vasiliqinë.Lutjen e saj për lirimin e babait dhe vëllezërve të saj një ngjarje reale e kohës prurë në këtë tabllo nga Luigi Zuccoli.Një tjetër autorë italian është Vincenzo Gaiassi (1801-1861),lindur në Romë ka qënë një skulptor dhe incisore xilografo e acquafortista(tabllo acquarelo) influencuar nga piktorë të mëdhenj italian si Antonio Canova.Eshte i njohur edhe për tabllo në aquarel që sjellin jetën e përditëshme por ky autor është mjaft i vëmëndëshëm ndaj detajeve të skenave të tabllove.Vita e tij artistike zhvillohet në një periudhë me ndryshime të mëdhaja kulturore dhe historike si në Itali dhe Romë si qëndër e rëndësishme artistike,po ashtu edhe në Europë.Gaiassi do të na sjellë tre vepra lidhur me Ali Pashë Tepelenën gjatë viteve 1833-1835,në botën e botimeve dhe stampave të artit grafik.Veprat janë;"Ali Tebelen Pascia di Giannina", "Esecuzione di Thymios Vlachavas" dhe "Sfrenata Gioja di Veli Figlio di Ali Pascia di Giannina".Autori tjetër italian Pinelli Bartolomeo (1781-1835) në serinë e jetëve dhe ritratet e njerëzve dhe grave ilustre,do të sjellë ritratin me titull;"Ali Pascia di Giannina" e vitit 1821-1822.Edhe D.Bonatti një tjetër autorë do të sjellë në vitin 1825 ritrato;"Ali Pascia ed Dervis".Figura e Ali Pashë Tepelenës nuk është vetëm një kujtim i të kaluarës por një figurë historike prezantuar nga arti europian dhe italian që vazhdon të jetojë dhe flasë për se sepse ai prezanton një figurë më të madhe se vetvetja.Ali Pasha përfaqëson Mediteranin si një udhëkryqë të madh kulturash,përfaqëson dualitetin e pushtetit tensionin midis lirisë dhe autoritetit të pushtetit të tij,një figurë afashinante që arti e ka këthyer nga historia në mit e legjendë.Çdo artist në këtë figurë të shumëanëshme dhe afashinante me penelët e tyre me të shumtat interpretimet e tyre kanë gjetur jo vetëm personazhin romantik oriental por atë të njëmijë përmasave si një pikë takimi midis lindjes dhe perëndimit jo vetëm në botën reale por edhe në atë artistike.
Fotogaleria autorët italian;
1-" Ali Pascia di Giannina esaudisce la supplica di Vassiliki".1841 Luigi Zuccoli.
2-"Haydee,Figlia di Pascia di Giannina". Vicenzo Marinelli.
3-"Ali Tebelen Pascia di Giannina", 1833-1835 .Vincenzo Gaiassi.
4-"Ali Pascia guarda esecuzione di Vlachavas" 1833.Vicenzo Gaiassi.
5-"Mura di cinta con cannoni"/Bozzetto.1841. Giuseppe Bertoja.
6-"Assedio di citta medievale"/Bozzetto.1841. Giuseppe Betoja.
7-" Ali Pascia di Giannina" Ritrato 1821-1822. Pinelli Bartolomeo.
8-"Ali Pascia ed Dervis". 1826. D.Bonatti.

.png)

.png)
.png)
.png)
.png)
.png)
.png)
Nessun commento:
Posta un commento