Powered By Blogger

sabato 18 aprile 2026

Vegimi argjëndë. Poezi. Albert Pasho.





 


Një jetë zjarri, një jetë lufte,brenda një shekulli baruti,

Riflesi saj trazuar në gjolin e Janinës nga të egëra era,

Erë e Pindit një betimin do të bjerë, nga koha ajo thyer,

 Koka e tij nga fati kurrorëzuar , i fundit luan i Epirit.


Në një pjatë të argjëndi ajo ri, shpirti tij  pas  e ndjek ,

Nuk ështe një trofe për duart  dridhërake prej frikës ,

Nuk ështe frika e vdekjes por e shikimit që ajo sjell,

Si rrufe e prerë,ajo e gjëmimit e zjarrit që mbart.


E këkonin e deshën pallatet,perandor e mbreter bashkë, 

 Në sofrën e pushtetit si trofe e donin per  heshtjen lirisë,

 Koka që su ulë dhe nuk u dorrëzua kurrë edhe  para vdekjes,

Ishte hija e Pirros dhe e Skënderbeut e një betimi antik.


Rrugëtimin mori nëpër kontinente dhe në  histori, si lavdia e saj,

Një trup i vetëm se mban dot lavdinë,e madhe ajo si fitore Pirros,

Në pjatën e argjëndit ajo do shkëlqejë, dielli i një epoke që po perëndon,

Agimi i saj i zjarrte përzier me gjak,perëndimi i saj mbuluar me lavdi.


Do të shkojë larg në të huaja toka, tek froni i lartë atje ne Stamboll, 

Murmërinë njerëzia,murmërinë oborri bashkë me ta   Vezirët, 

Shushurojnë lutje në heshtje të thellë për kokën e prerë të luan Aliut,

Nga dritare tij vështron Mehmet Sulltani,netët e pa gjumë koka  i kujton.


Flet akoma ajo edhe pse është prerë,në mes  pallatit një luan  ushton,

Jam Ali luani ai burrërori,nuk jam një hije por jam zjarr i gjallë,

Flaka ime kurrë nuk do të shuhet , se në këmbë per atdhe unë kam rënë,

Koka ime e përgjakur dhe prerë, është e gjallë si kur më parë.


Në Epir fryn një erë lartë ajo  ngrihet  bashkë me të një amanet,

Amaneti në krah të erës mbi liqenin e Janinës shushuron  luanin,

Toka ime eshte Epiri e Akilt dhe Lekës e Pirros dhe e Gjergjit,

Pjatë argjëndi do të kujtojë luanin burrëror që gjigandët gjynjëzojë.


Albert Pasho 


Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pasha Tepelena, Vizionari reformator jashte kohes se tij. Albert Pasho.

Ali Pashe Tepelena i veshtruar ne kontekstin e krizes te Perandorive te medha midis shek XVIII-XIX eshte nje figure e madhe vizionare shqipt...