Powered By Blogger

giovedì 30 luglio 2026

Pelegrinazh tek varri i "Pashait qe sheron" .Ali Pashe Tepelena. Albert Pasho






Kur Ali Pasha Tepelena ra heroikisht perballe Perandorise Osmane,varri i tij ne Janine u kethye shpejt ne nje vend pelligrinazhi,jo vetem per kuriozet apo besniket dhe bashkeluftetaret e tij,qe kishin pare ne te,nje sovran te ashper por te drejte.Por mbi te gjitha ky varr ne Janine ne zemren e Epirit u kethye ne nje vend pelligrinazhi per te semuret.Ata vinin nga te gjitha zonat e Epirit,banoret e saj binin me vete te semuret,te te gjitha moshave,per te kerkuar sherim tek varri Aliut.Ata uleshin ne gjunje tek gurret e varrit,i preknin ato,i lagnin me uje dhe me ujin e lagurr mbi gurr te varrit i kalonin mbi ballin e te semureve.Benin dhe lutje per te semuret qe smund te vinin tek varri i Pashait qe sheron.Forca e Aliut nuk kishte humbur ne popull,luani vazhdonte te ecte edhe pertej vdekjes pertej varrit,po aq fuqishem sa ne te gjalle.Te vjetrit e Epirit dhe ne Janine tregonin dhe betoheshin qe kishin pare figuren e Aliut te ecte neper bedenat e kalase ne netet me ere,i cili nuk fliste po kush e shikonte sherohej nga semundjet.Ky lloj besimi dhe praktikimi mistik nuk ishte i ri ne Epir,qe nga kohet antike te Dodonbes,Pirros,Skenderbeut dhe tashme ne varrin e luanit te Janines.Marin Barleti tregon,qe osmanet armiqte e Skenderbeut,besonin se eshtrat e Skenderbeut sillnin fat dhe mbrojtje.Kur osmanet vodhen eshtrat e Skenderbeut nga varri i tij ne Lezhe ne kishen e Shen Kollit, dymbedhjete vjet pas vdekjes te tij ne vitin 1480,ata do ti mbanin ato si hajmali,si diçka hyjnore te shenjte,te qenduisura ne tuniket e tyre me ar e argjende ose te varrura ne qafe.Ata besonin qe ato do te kalonin forcen e Dragonit te Arberise nespatat dhe fatin e tyre.Kleriku francez abati Zhak de Lavardin citon;" Kockat e atij njeriu qe dikur me te degjuar emrin merrnin aratine,tani i rrembenin si diçka te shenjte".Nje fill i padukshem lidh heronjte e Epirit edhe pertej varrit, vdekja nuk i ndan ata nga bota e te gjalleve,por perkundrazi varri,eshtrat,kujtimi i tyre kethehen ne mjete sherimi,fati dhe mbrojtje.Pothuajse katerqind vjet me vone nga vdekja e Skenderbeut, nje tjeter Francez V.Berard qe vizitoi Ballkanin dhe Janinen 1890-1892, kete rradhe per varrin e Ali Pashe Tepelenes do te na lere nje fakt te vyer per kete dukuri dhe pelegrinazhin ne varin e "Pashait qe sheron".Gjate udhetimit te tij ne Epirit dhe qendrimin ne fshatin Agios Georgis(Tsouchli) ai tregon se takoi ushtare turq qe shoqeronin disa gra qe kishin shkuar ne sarajet e Janines.Ato ishin grate e nje beu nga Konica qe kishin shkuar ne Janine tek varri i Ali Pashe Tepelenes per te kerkuar sherim per burrin e tyre plak te semure.( V.Berard; Turkey and Hellenism Itinerary in Macedonia,p.380, Pulley Publications,M.Lykuodis).Ky besim dhe praktikim midis te shenjtes dhe paganizmit,tradites dhe misticizmit eshte besimi i popullit qe madheshtia e luanit te Epirit Aliut nuk humbet edhe kur ai ra por vazhdon te ece ne krah  brezave te arrdheshem.Varri i Ali Pashe Tepelenes,"Pashait qe sheron" eshte zjarri qe qendron,fuqia qe nuk perdnon,hija e luanit forca qe kalon ne breza.

Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Pelegrinazh tek varri i "Pashait qe sheron" .Ali Pashe Tepelena. Albert Pasho

Kur Ali Pasha Tepelena ra heroikisht perballe Perandorise Osmane,varri i tij ne Janine u kethye shpejt ne nje vend pelligrinazhi,jo vetem pe...