Powered By Blogger

sabato 8 agosto 2026

Lord Aberdeen takim me Ali Pashë Tepelena,Janinë 1804.Albert Pasho.

 





Lord Aberdden ( George Hamilton Gordon IV, Konte i Aberdeen),lindur ne 1784 studioi  ne St John's College di Cambrige,do te behet Kryeminister i Mbreterise te Bashkuar ne vitin 1852. Ne fillim te vitit 1804 filloi karrieren diplomatike dhe organizoi udhetime akedemike e kulturare in Europa dhe Orient.Pas traktatit te paqes te Amines u rihap rruga per udhetaret britanik ne Europe.Ne fillim udhetoi ne Europe ne France,ne Itali konkretisht ne Firence kaloj disa dite dhe mbremje interesante ne shtepine e te vejesh te predendentit te fronit Britanik Contessa di Albany.Lord Aberdeen i pa kenaqur nga udhetimi i tij ne Europe do te ndermare nje udhetim ne Orient.Me ndermjetesine e Willim Pitt, Kryeministri Britanik i kesaj periudhe (1804-1806) dhe Lord Melville Sekretari i Shtetit per Ministrine e Brendeshme te Mbreterise te Bashkuar mori nje leje udhetimi per ne Orient.Ne Malte do te bashkohet me Ambasadorin e ri  Britanik ne  Porten e Larte Drummond dhe do ta shoqeroje ne Kostandinopoje.Pasi arriti ne Kostandinopoje Lord Aberdeen dhe pasi kish mar lejet e nevojshme te udhetimit do te udhetoje ne Azine e Vogel,Greqine dhe Shqiperine.Pasi qendroje ne Athine per pak kohe do te vizitoje Smirne e Efeso dhe te tjera vende te Azise te Vogel.Kethehet perseri  dhe do te esploroje ne menyre te thelle dhe te kujdeshme Morene dhe Shqiperine qe ne kete periudhe ishte pak e vizituar nga anglezet.Do te pritet dhe takohet me Ali Pashe Tepelenen ne Janine ku paten nje takim.Ali Pasha i foli hapur te riut diplomat qe ne te arrdhen do te behet Kryeminister i Britanise,per objektivat dhe qellimet e tija.Ne kete takim Ali Pasha do ti jap nje leter per tja dorezuar, drejtuar Kryeministrit te Mbreterise te Bashkuar William Pitt dhe Lord Melville Sekretari Shtetit ku kerkonte mbeshtetje nga ta dhe qeveria Angleze per te vazhduar dhe zbatuar projektet e tija ambiciose.Ali Pasha qe ne fillim te ngjitjes te tij ne pushtet vendosi lidhje me fuqite e medhaje te kohes,kjo tregon se ai ishte i qarte dhe i vetedijeshem per projektin e tij politik krijimin e Mreterise se tij Shqiptare.


Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Lord Aberdeen takim me Ali Pashë Tepelena,Janinë 1804.Albert Pasho.

  Lord Aberdden ( George Hamilton Gordon IV, Konte i Aberdeen),lindur ne 1784 studioi  ne St John's College di Cambrige,do te behet Krye...