Powered By Blogger

lunedì 2 gennaio 2023

Mbreteria Kushtetutese e Ali Pashe Tepelenes.Perpjeket per krijimin e saj. Albert Pasho


 Krijimi i shtetit Shqiptar ( Mbreteria Kushtetutese)
Fakte të padëshmuara më parë për hapjen e shkollave shqipe dhe për të ndërtuar një mbretëri kushtetuese
Thelbin e programit politik të ideologjisë së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si tek çdo lëvizje tjetër nacionale, e përbënte formimi i shtetit kombëtar shqiptar. Në të vërtetë, përpjekjet e para serioze, pas atyre të Skënderbeut në shekullin XV, për shkëputjen e Shqipërisë nga sundimi osman, që shënuan kthesën politike më të rëndësishme gjatë shekullit XVIII, u kurorëzuan me formimin e dy shteteve faktikisht të pavarura në Shkodër dhe Janinë. Bashkimi i territoreve të mëdha në shtete feudale dhe lufta e tyre kundër anarshisë që mbizotëronte në Shqipëri, ishte rezultat i transformimeve ekonomike, sociale dhe politike që po shfaqeshin në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX dhe po zhvilloheshin në po ato drejtime si edhe tek vendet fqinje ballkanike. Në Shqipëri, si kudo në Ballkan, u dukën shkëndijat e para të ideologjisë për çlirim kombëtar, vërtet të zbehta dhe jo plotësisht të ndërgjegjshme, por gjithmonë të frymëzuara nga traditat e luftërave pa fund kundër pushtuesit.
Me këmbënguljen e tij të jashtëzakonshme, duke përfituar me zgjuarsi nga rrethanat politike të brendshme dhe të jashtme, Ali Pashë Tepelena i dha fund anarshisë feudale dhe e shtriu sundimin e tij në bregdetin shqiptar nga gryka e Shkumbinit deri në gjirin e Prevezës.
Kudo në pashallëkun e tij u vendos qetësia. Në Labovën e Madhe tregohet edhe sot historia e një fshatari të cilit, duke shkuar në Janinë, i vodhën kalin. Arriti të takohet me Aliun dhe i kërkoi t’i gjente kalin e tij. Aliu e pyeti se ç’bënte kur i vodhën kalin.
-Jam nisur që herët nga Labova, isha i lodhur dhe po flija, – u përgjigj fshatari.
-Ky fle dhe kërkon nga unë t’i gjej kalin, – iu drejtua i çuditur Pashai të tjerëve që gjendeshin në sallë.
-Unë fjeta Ali Pasha se je ti që rri zgjuar, – tha i vendosur laboviti. Në darkë fshatari arriti në shtëpinë e tij mbi një nga kuajt e Aliut. Kjo ishte situata në Shqipërinë e Jugut në fillim të shekullit XIX, ndërkohë që edhe në boshtin Tepelenë-Hormovë-Sulë, karvanët e ngarkuar transportonin të pashqetësuar njerëz dhe mallra.
Ali Pasha krijoi brenda perandorisë osmane një shtet pothuajse të pavarur me 1.500.000 banorë, ku shqiptarë, grekë, vlleh, turq dhe çifutë jetonin të integruar dhe në paqe.
Janina, që quhej nga udhëtarët e huaj të shekullit XVII “qytet i pasur tregtar”, në kohën e Aliut, duke u shndërruar në një qytet zejtar e sidomos tregtar të dorës së parë, si edhe një qendër administrative të një pashallëku të madh, u bë qendra e tregut ndërkrahinor të Shqipërisë jugore.
U rrit dhe u fuqizua borgjezia tregtare dhe shtresa e pronarëve të mëdhenj të tokave, pasurimi i të cilëve u duk sidomos në ndërtimet publike me karakter urban dhe ekonomik. Rrugët u mbushën me ura dhe hane, shprehnin gjallërinë e lidhjeve ekonomike. Gjatë kësaj periudhe Janina po lulëzonte jo vetëm si qendër e madhe ekonomike, por edhe si vatra kryesore kulturore e Ballkanit Jugperëndimor.
Janina vazhdoi të jetë famshme gjithashtu edhe për shkollat e bibliotekat e saj. Në 1814, për herë të parë në Perandorinë Osmane, Aliu lejoi shfaqjet teatrale, ndërkohë që inteligjenca e re diskutonte lirshëm nëpër sallat e sarajeve të tij për probleme politike, historike, artistike dhe shkencore të kohës. Janina u bë një qytet i gjallë që gumëzhinte nga veprimtaria ekonomike, tregtare dhe administrative e aparatit të sundimtarit të saj energjik, nën qeverisjen e të cilit arriti kulmin e zhvillimit edhe nga pikëpamja demografike.
Numri i banorëve të kryeqytetit të pashallëkut të Shqipërisë jugore arriti deri 50.000 frymë, pjesa më e madhe e të cilëve ishte e kombësisë shqiptare. Fakti që elementi shqiptar mbante pozita drejtuese administrative dhe ushtarake dhe kishte epërsi si numër banorësh, i jepte Janinës më shumë pamjen e një qyteti shqiptar.
Konsolidimi i formimit të shqiptarëve si komb
Shqiptarët që jetonin në zotërimet e Ali Pashë Tepelenës, ruajtën dhe zhvilluan më tej virtytet kombëtare. Mbi të gjitha u ruajt e paprekur krenaria kombëtare. Të huajt që vizitonin asokohe pashallëkun e Janinës, s’e ndanin patriotizmin e shqiptarëve nga krenaria e tyre kombëtare, si një ndjenjë e fuqishme etnike, si tiparin më të theksuar të karakterit të tyre. Hobhauzi, shoqëruesi i Bajronit, pohonte se kur banorët e provincave të tjera të Turqisë evropiane pyeteshim se çfarë ishin, ata përgjigjeshin: “jemi muhamedanë” ose “jemi të krishterë”, ndërsa banorët e këtij vendi përgjigjeshin: “jemi shqiptarë”. Francezi Manzur për këtë tipar shkruante: “në të gjitha dialektet shqiptare gjuha e tyre quhet shqip, vendi i tyre Shqipëri dhe nacionaliteti shqiptar”.
“Kjo krenari shfaqej dhe në respektin e tyre për luftërat legjendare ndaj pushtuesit osman, figurës së heroit kombëtar – Skënderbeut dhe prijësit të tyre, Ali Pashë Tepelena, që synonte ta shkëpuste Shqipërinë Jugore nga varësia politike e Sulltanit”.
Megjithëse në Shqipërinë e Jugut ekzistonin dy popullsi me fe të ndryshme, kjo nuk krijoi bazë për krijimin e dy kulturave materiale dhe shpirtërore shqiptare të veçanta. Këto të fundit ruajtën veçoritë kombëtare, krahinore, por edhe nuancat lokale.
Patriotizmi i zjarrtë shfaqej hapur në atdhedashurinë që vihej re në gjithë popullin, në mënyrë të tillë që bënte të zhdukej në masë të madhe dallimi i dukshëm në pjesët e tjera të Perandorisë Osmane, midis ithtarëve të të dyja feve të ndryshme. “Për shqiptarët, si të besimit mysliman edhe kristian, ishte i përgjithshëm shpirti i pavarësisë dhe dashurisë për vendin e tyre” (Hobhauz).
Në lartësinë e burrave, për virtytet e patriotizmit ishin gratë. Ato qëndronin pranë burrave të tyre po aq krenare dhe të vendosura sa herë e lypte nevoja, në luftë për interesat e atdheut dhe të jetës së tyre. Të huajt vinin re kudo se çdo vashë mbante një kamë dhe jo rrallë një palë kobure, me të cilat ato ishin të gatshme të ndanin rreziqet e luftërave me burrat.
Nga shteti faktikisht i pavarur tek monarkia konstitucionale shqiptare
E gjithë veprimtaria e Ali Pashës, si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtmen, tregoi se ai u përpoq të jetë “sundimtar i pavarur”. Duke ngritur në gjithë hapësirën, nga Thesalia deri në Shkumbin, një aparat administrativ e ushtarak të posaçëm, që vepronte brenda Pashallëkut sipas vendimeve të tij, duke lidhur marrëveshje politike, ushtarake dhe ekonomike me shtete të huaja pa pëlqimin e dijeninë e Portës së Lartë dhe duke shtrirë pushtetin e vet në territore të qeverisura nga funksionarë të emëruar prej Sulltanit, Ali Pasha qeverisi dukshëm në mënyrë të pavarur.
Pas dështimit të përpjekjeve për formimin e një shteti të madh shqiptar, në përbërjen e të cilit do të ishte edhe Veriu i Shqipërisë, me qartësinë e një politikani të shquar të kohës, Ali Pasha u përpoq ta bashkërendiste kryengritjen kundër Stambollit me lëvizjet çlirimtare të popujve ballkanikë, duke e parë këtë si të vetmen rrugë drejt lirisë. “Aliu kishte filluar një bashkëbisedim me agjentin rus, grekun Jan Paparigopullos, i cili shkoi në Petërsburg me mision për të përgatitur një plan, për një kryengritje të përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve (Gabriel Meksi, “Ali Pashë Tepelena”, A-III-169,1950), që do të udhëhiqej nga Ali Pasha. Në librin e Aravantinos “Historia e Ali Pashë Tepelenës”, fq.28, cituar nga Gabriel Meksi, shkruhet se “shumë prej udhëheqësve ushtarakë grekë (Aleksis Navos, Odhise Andocua etj.), i sugjeruan Aliut të marrë kryesinë e lëvizjes, që do të kishte për qëllim shkëputjen e Shqipërisë dhe të Greqisë nga Perandoria Osmane”. Në rast fitoreje, Aliu do të krijonte një shtet monarkik konstitucional shqiptar të përbërë nga zotërimet shqiptare dhe nga Thesalia, në krye të të cilit do të vihej vetë. Kurse Greqia Qendrore dhe Moreja, do të formonin një shtet autonom, i cili do të vihej nën protektoratin e tij. (Historia e popullit shqiptar, I, f. 665) Aliu dërgoi njerëzit e tij në Vjenë për të parë nga afër modelin austro-hungarez, i përshtatshëm për shtetin me dy kombe shqiptaro-grek, që synonte Aliu dhe ithtarët e tij.
Afirmimi i kombit shqiptar nëpërmjet përhapjes së kulturës dhe arsimit shqip
Transformimet ekonomike dhe sociale në territoret shqiptare filluan të reflektoheshin edhe në superstrukturën kulturore, fillimisht në Voskopojë, metropoli i kulturës shqiptare dhe ballkanike dhe më vonë në Janinë, ku u hodhën hapat e para serioze për lëvrimin e shqipes si gjuhë më vete dhe mësimin e shqipes në shkolla.
Ali Pasha, i bindur se nëpërmjet arsimimit do të ndërgjegjësonte popullin shqiptar, jo vetëm në realizimin e synimeve për shkëputjen e zotërimeve të tija nga Porta e Lartë, por edhe për formimin e një shteti të pavarur shqiptar, përkrahu shkollat ekzistuese dhe hapi mjaft shkolla të tjera. Lidhur më këtë Pukëvil (Puqueville) shkruante: “S’do të dija të shpjegoja nxitjen e Aliut për çeljen e shkollave fillore që përhapnin arsimimin midis fiseve shqiptare më të pamposhtura, kur sot quhet e turpshme të mos dish të shkruash dhe lexosh”. (Histoire de la Regeneration de la Grece, I, f. 329, 1820).
Në kohën e Aliut, për ata që dinin shkrim e këndim, tregohej një respekt i veçantë. “Një mashkull që di të shkruajë është për shqiptarët një qenie superiore, kurse ai i jep rëndësi vetes duke mbajtur një shishe boje dhe një pupël me bisht argjendi si shenjë e talentit të tij”, – shkruan Hjuz. Mbahen mend edhe sot e kësaj dite, nga të moshuarit me origjinë nga fshatrat e Rrëzës, porositë që Aliu u jepte arsimtarëve në mënyrën e vet: “Dhaskenj, të mësoni djemtë gram pa derman” (Vangjel Meksi, Ali Pasha dhe gjuha shqipe, Studime filologjike, nr.197, f.127, 1975).
Pashai përkujdesej personalisht për grumbullimin e fondeve dhe donacioneve për shkollat, përfshi edhe shkollat e famshme greke të Janinës. Enciklopedia greke shkruan: “Asnjë s’mund të mohojë se Ali Pasha ka ngritur shkolla, ka ndihmuar dhe çmuar dijetarët dhe mësuesit”.
Në ato kohë, në Shqipërinë e Jugut, shkollat ishin në gjuhën turke për shqiptarët e fesë myslimane, dhe në gjuhën greke për kristianët në përgjithësi, shqiptarë ose grekë të ishin.
Ka të dhëna të sigurta se në kohën e Aliut filloi të mësohej nëpër shkolla edhe gjuha shqipe. (Historia e Popullit Shqiptar. I, fq. 636)
“Shkolla të shumta u hapën në Gjirokastër, Berat, Korçë, Delvinë, Lunxhëri dhe Greqinë e veriut” (cituar nga Ilir Ushtelenca tek “Shteti dhe qeverisja e Ali pashë Tepelenës”). “Në to mësohej jo vetëm greqishtja dhe latinishtja, por edhe shqipja. Mësimet që jepnin dhaskenjtë Psalidha, Bollano, Kavalioti, Evstrat Vithkuqari etj., mbi lavdinë e vjetër të kombeve pellazgjike, mbi zgjedhën turke dhe të ardhmen e popujve që vuanin nën këtë robëri, të cilat në fillim propagandoheshin me pëshpëritje nëpër skolitë me penxhere të mbyllura, në vitet e Ali pashë Tepelenës bëheshin hapur” (I.M. Qafëzezi, “Shkolla Kombëtare”, f.93-94, 1926).
Është shkruar shpesh nga të huajt (Hjuz etj.) se djalit të tij, Saliut, që donte ta bënte trashëgimtar dhe kujdesej veçanërisht për edukimin e tij, i mësonte në mënyrë sistematike me mësues edhe gjuhën shqipe, përveç greqishtes dhe turqishtes.
“Gjuha shqipe mësohej privatisht ose nëpër shkolla, me abetare që germat i kishin greke” (Revista Albania, London, 4, 1905, cituar nga I. Ushtelenca, po aty).
Ali Pasha dhe lëvrimi i Gjuhës Shqipe
Gjatë viteve të parë të shekullit XIX, në oborrin e Janinës po përshpejtoheshin përgatitjet për realizimin e projektit madhështor të Aliut që synonte krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, i cili do të përfshinte edhe sanxhakun e Shkodrës. Plani do të realizohej nëpërmjet lidhjes së krushqive midis dy familjeve më të fuqishme të parisë shqiptare. Martesa e Mustafa Pashë Bushatlliut me mbesën e Ali pashë Tepelenës do të kryente kthesën e madhe politike: bashkimin e dy familjeve të njohura shqiptare që do të mundësonte formimin e shtetin të madh shqiptar, që nën një udhëheqje të vetme, do t’i jepte fund pushtimit shumëshekullor turk.
Ky shtet do të kishte gjuhën e tij zyrtare, që sigurisht do të ishte gjuha shqipe. Ali Pashë Tepelena, si kryetar i këtij shteti në formim, që tashmë të huajt e quanin “Roi de l’Albanie” (mbreti i Shqipërisë – Courrier de l’Europe, Archive nationale de France, 1788) ose “Commandant absolu de toute l’Albanie” (cituar nga Ligor Mile në “Mbi karakterin e pushtetit të Ali Pashë Tepelenës”, Studia Albanica, f. 147, 1966), po punonte me ngulm që gjuha shqipe të zinte vendin që meritonte. Për këtë arsye Ali Pashë Tepelena i kushtoi vëmendje të veçantë promovimit të gjuhës shqipe, ndër të huajt e shumtë që frekuentonin oborrin e tij dhe nxitjes për lëvrimin e gjuhës tonë si gjuhë më vete.
Një pjesë e konsiderueshme e udhëtarëve perëndimorë që vizitonin oborrin e Vezirit ose ishin mysafirë të tij, pasi shuanin kureshtjen, duke njohur Aliun, sipas mundësive, plotësonin edhe kërkesën e vetme të mikpritësit të tyre që lidhej, sipas rastit, me studimin ose propagandimin e gjuhës shqipe, vërtet e panjohur për ta, por që e gjenin origjinale.
I pari, kronologjikisht dhe jo vetëm, që kaloi në Janinë gjatë vitit 1809, është Bajroni (Byron,1788-1824). Ai e mbushi me fjalë shqipe poemën e tij “Childe Harold” (Çald Haroldi) dhe formuloi një karakterizim për gjuhën tonë, që për atë kohë kishte rëndësi të veçantë.
Lord Bajroni shoqërohej nga Hobhauz (Hobhouse, 1786-1869), edhe ai lord, që botoi një shkurtore të gramatikës shqipe të Da Leçe (Da Leçe, 1716) e përfshirë në librin e tij “Udhëtim nëpër Shqipëri… në vitet 1809-1810”.
Liku (Leake, 1777-1860) qëndroi pranë oborrit të Ali Pashë Tepelenës si përfaqësues i qeverisë angleze, gjatë viteve 1809-1810. Aliu e njohu me Evstrat Vithkuqarin (1755-1820), personalitet i spikatur i kulturës dhe arsimit shqiptar, i cili i mësoi shqipen, dhe më pas së bashku, përpiluan “Skica gramatikore të gjuhës shqipe” (1814), që mbahet si gramatika e parë shqipe. Së bashku ata hartuan edhe fjalorin shqip-greqisht-anglisht. Liku gjithashtu ndërtoi për shqipen një alfabet me shkronja latine.
Marko Boçari (1790-1823) nga Suli, ishte një nga figurat më të shquara, më tërheqëse dhe më fisnike ndër udhëheqësit popullorë të kryengritjes greke. Qëndroi për shumë kohë në oborrin e Ali Pashë Tepelenës, ku duket se edhe ai u përfshi nga fryma që mbizotëronte aty. Edhe pse nuk kishte arsimin e duhur, ai përpiloi fjalorin e tij greqisht-shqip (1809) që konsiderohet “përmendore e gjallë e gjuhës shqipe” (J. Kastrati, Historia e Albanologjisë, I, f.456).
Nga oborri i Aliut kaluan edhe Dr. Holland dhe Hjuz, të cilët, të nxitur nga Pashai, paraqitën në librat e tyre të famshëm për kohën, konsiderata për shqipen dhe shqiptarët që shtuan edhe më tej interesimin e opinionit anglez dhe evropian për gjuhën tonë dhe popullin që e fliste atë gjuhë.
Dr. Jan Vellarai (1771-1823), grek nga Janina, mik i ngushtë i Aliut dhe mjeku i të birit (Veliut), përpiloi “Shënime gramatikore greqishte e re shqip”, si dhe një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe që ia dorëzoi Pukëvilit i cili e depozitoi, së bashku edhe me fjalorin e Marko Bocarit, në bibliotekën kombëtare të Parisit, ku ndodhen edhe sot.
Ndër të huajt që kanë njohur Ali Pashën, Janinën dhe Shqipërinë është edhe diplomati, mjeku dhe historiani frëng Pukëvil (1770-1838), që pati rastin të qëndrojë në vendin tonë: herën e parë si rob lufte i Aliut (1798-1801) dhe herën e dytë si konsull i Francës në Janinë (1805-1815). Në vitin 1820 boton “Voyage dans la Grece” (Udhëtim në Greqi), ku gjenden edhe alfabeti latin që përdori autori për gjuhën tonë, fjalori frëngjisht-shqip dhe vëzhgime gramatikore për gjuhën shqipe.
Shumë shqiptarë e grekë studionin në vende të ndryshme të Evropës në kujdesin dhe mbrojtjen e Ali Pashë Tepelenës. Ndër ta përmendim Kryeministrin e mëvonshëm të shtetit të lirë grek, Jani Koleti, mik i ngushtë dhe mjek i Aliut, Psalidhën, Billaranë, Bollanon dhe Vangjel Meksin, të cilët më pas, duke jetuar në oborrin e tij, me nxitjen dhe ndihmën direkte të Pashait, u morën edhe me studimin e gjuhës shqipe, prejardhjen e saj dhe të shqiptarëve.
Vangjel Meksi (1770-1823) nga Labova e Madhe, ishte oficer artilerie kur Veziri e lajmëroi se do të ndiqte Fakultetin e Mjekësisë në Napoli. Kaloi Adriatikun më 23 shkurt 1803 duke pasur me vete një letër për Ferdinandin I Burbon, firmosur nga Aliu, ku shkruhej tekstualisht: “Po ju dërgoj Vangjel Meksi Shqiptarin për të mësuar atje. I lutem Madhërisë Suaj të keni mirësinë që t’i jepni mbrojtjen tuaj mbretërore në mënyrë që të gëzojë ato kushte dhe lehtësi të cilat të çojnë në mësimin e këtyre shkencave”.
Pasi u diplomua, u kthye në Janinë dhe shërbeu si mjek në oborrin e Aliut. I përfshirë nga fryma që mbizotëronte në Janinë, dha një kontribut të shquar në lëvrimin e gjuhës shqipe. Gjatë kësaj periudhe duhet të ketë përpiluar gramatikën, alfabetin origjinal dhe drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Më pas, tashmë studiues i vërtetë i gjuhës sonë, kaloi edhe një herë Adriatikun, këtë radhë për të shkuar në Venecie ku botoi në 1814 librat e shkrimtarit francez, Flëri (Fleuri, 1640-1723), të shqipëruara dhe përshtatura për nxënësit shqiptarë.
Në 1819, u angazhua nga Shoqata Biblike Britanike për të realizuar kryeveprën e tij, shqipërimin e plotë të “Dhiatës së Re”.
Robert Pinkertoni, përfaqësuesi i Shoqërisë Biblike, që bashkë me Dr. Vangjel Meksin nënshkroi kontratën për shqipërimin e Dhiatës, siguron qendrën në Londër, në një letër që mban datën 25 tetor 1819 se “doktori ka filluar prej kohësh të studiojë gjuhën shqipe dhe për më tepër ai ka përpiluar gramatikën e gjuhës së vet amtare, të cilën ma tregoi”. Vazhdonte Pinkertoni: “Ai tashmë ka përkthyer kreun e 5-të të Mateut dhe kreun e parë të Ungjillit të Shën Johanit dhe më paraqiti një kopje të tyre si frytet e para të kësaj ndërmarrjeje të rëndësishme”.
Ka të ngjarë që gramatika, alfabeti, si dhe drejtshkrimi i gjuhës shqipe, të përpiluara gjatë periudhës që Dr. Meksi shërbente pranë Aliut, të kenë bindur Vezirin se doktori ishte më i vlefshëm për shqipen, larg oborrit dhe larg mjekësisë. Një shtysë jo të vogël në këtë drejtim, duhet të kenë dhënë edhe disa klerikë patriotë shqiptarë që kërkonin “të fusnin në shërbesat kishtare edhe gjuhën shqipe”. (Historia e Popullit Shqiptar, I, fq.663)
Ali Pasha sfidon Pukevilin
Vangjel Meksi (1903-1983), vlerësues i hershëm i Ali Pashë Tepelenës dhe autori i një studimi mbi shtetin e tij, ka botuar në Studime Filologjike, 3, 1975, artikullin “Ali Pashë Tepelena dhe Gjuha Shqipe”, ku përshkruan edhe një ndodhi të treguar nga avokati Jorgji Cako që kishte jetuar për shumë kohë në Stamboll: “Dy djemtë e Tahir Abazit, kryetar i policisë në Pashallëkun e Ali Pashës, kishin dëgjuar nga i ati se ai ndodhej i pranishëm kur Ali Pasha bisedonte me Pukëvilin, i cili, ndër të tjera, vuri në dyshim nëse gjuha shqipe do të ishte e aftë të trajtonte çështje të rëndësishme si çdo gjuhë tjetër. Vuri sidomos në dyshim përkthimin në shqip të Dhiatës së Re, që sipas tij, përmbante ide dhe mendime të larta. Ali Pasha e kundërshtoi menjëherë konsullin francez dhe i kërkoi të caktonte një pjesë nga Dhiata e Re që dëshironte të përkthehej në shqip. Pukëvili caktoi pjesën “Parabola e djalit plangprishës” nga Ungjilli i Llukës dhe i la afat dy muaj. Aliu thirri menjëherë dy përkthyes dhe u kërkoi të kryenin porosinë për dy javë. Ata pranuan dhe e dorëzuan përkthimin brenda afatit”.
Dhe në të vërtetë Pukëvili në veprën e tij “Udhëtim në Greqi” ( Voyage de la Grece, f.302-305,1820) botoi përkthimin shqip të parabolës së mësipërme në dy dialektet e gjuhës shqipe, toskërisht dhe gegërisht me shënimin: “Ky përkthim u krye me urdhrin e Ali Pashës, Vezir i Janinës sipas kërkesës së M. Pukëvilit, në 1813”.
Përkthimi toskërisht është me alfabet grek, ndërsa ai gegërisht me alfabet latin. Nga burimet e tjera del se përkthimi në gegërisht është bërë nga prifti katolik që shoqëronte trupën e mirditorëve prej 400 ushtarësh që shërbente pranë Ali Pashës.
Përkthyesi në toskërisht nuk njihet, por mund të ishte Dr. Vangjel Meksi, mjeku i Ali Pashës, lëvruesi i gjuhës shqipe dhe përkthyesi i famshëm i Dhiatës së Re.
Për të gjetur përkthyesin e vërtetë të “Parabolës…” në toskërisht, me ndihmën e gjuhëtarëve të Shoqërisë Biblike në Tiranë, u transkriptua dhe më pas u krahasua kapitulli i Parabolës që gjendet tek Dhiata e re, përkthyer nga Vangjel Meksi në 1821 dhe botuar në 1827, me parabolën toskërisht që Ali Pasha i dorëzoi Pukëvilit në 1813, i cili e botoi më 1820 tek libri “Udhëtim në Greqi”.
Diferenca në kohë e përkthimeve është 8 vjet kurse e botimeve 7 vjet, ndërsa ndryshimet gjuhësore janë të shumta. Përkthyesi pra nuk është Dr. Vangjel Meksi. Siç duket, në oborrin e Ali Pashës, ishin të shumtë ata që punonin në administratën e Aliut dhe përdornin shqipen me germa greke.
Aliu, me arsimin e duhur për kohën dhe eksperiencën e gjerë që kishte, filloi të stërviste punonjësit e administratës së tij që të përdornin gjuhën shqipe qoftë edhe me germa greke.
Në librin “Udhëtim në Greqinë e Veriut”, Liku shkruan se “edhe pse gjuha turke është zyrtare, mjaft akte ligjore, urdhra, apo mesazhe që donte të lexoheshin në publik, vetë Aliu i shkruante në shqip me germa greke”.
Ali Pasha kërkonte gjithashtu që shqipja, si gjuhë zyrtare e shtetit të ardhshëm shqiptar, të shkruhej me alfabet të veçantë për t’u veçuar plotësisht nga gjuhët e tjera dhe alfabetet e tyre. Përpjekjen e parë në këtë drejtim e kreu dr. Jan Vellarai, mik i ngushtë i Aliut, i cili shpiku një alfabet të veçantë të gjuhës shqipe me 30 shkronja, i ngjashëm me alfabetet e lashtësisë. Ky alfabet është i pesti me shkronja të posaçme që njohim gjer më sot për shqipen. Më pas dr. Vangjel Meksi, përdori një alfabet të përzier me germa greke dhe neolatine për të eliminuar në një farë mënyre ndryshimet fonologjike në mes të dy gjuhëve. Ky alfabet u përdor edhe për shqipërimin e Dhiatës së re.
Të dy këta intelektualë të rinj të sapokthyer nga Evropa, përveçse ushtronin profesionin e mjekut, sipas kërkesës së Aliut, përpilonin gramatika, fjalorë dhe alfabete.
Ilo Mitkë Qafëzezi dëshmon: “Ali Pashë Tepelena ka pasur ndjenjë shqiptari për liri dhe për lëvrimin e gjuhës shqipe. As që mund të shpjegohet ndryshe shkrimi i aq librave, fjalorëve dhe ungjijve që u botuan brenda periudhës 1770-1827, bile edhe 5 vjet pas vdekjes së tij”.
Në të vërtetë, vetëm gjatë një 5-vjeçari në fillim të shekullit të XIX janë përpiluar 4 alfabete, 5 gramatika dhe po aq fjalorë të gjuhës shqipe. Autorët e këtyre veprave gjuhësore ishin miq të afërt të Aliut (Jan Vellarai, Vangjel Meksi, Evstrat Vithkuqari, Marko Boçari) ose mysafirë të huaj që qëndruan për shumë kohë në Janinë (Lik, Hobhauz, Pukëvil).
Pas këtyre intelektualëve të ricikluar në gjuhëtarë, qëndron nxitja, këmbëngulja dhe energjia e Ali Pashës, i cili në rrafshin politik e trajtoi gjuhën shqipe si një element që do të ndihmonte në forcimin e unitetit të kombit shqiptar.
Pas konsolidimit ekonomik dhe politik të pothuajse shtetit të tij, Aliu po përpiqej të realizonte bashkimin e trojeve shqiptare dhe lëvrimin e gjuhës shqipe që do të ishte gjuha zyrtare e shtetit të pavarur shqiptar.
Janina e Ali Pashë Tepelenës ngjante me një “kopsht pjellor”, ku lulëzuan gramatika, fjalorë dhe alfabete të shqipes të cilat ishin të domosdoshme për t’u bërë ballë ndikimeve asimiluese të gjuhëve dhe kulturave të huaja që pengonin bashkimin e shqiptarëve.
Ali Pashë shqiptari, me zgjuarsinë e tij të jashtëzakonshme, e kuptonte se nga ruajtja dhe lëvrimi i gjuhës shqipe varej, jo vetëm bashkimi i shqiptarëve, por edhe jeta apo shuarja e kombit tonë.
Duket se Aliu përgjërohej për gjuhën shqipe, jo vetëm si gjuha amtare, por edhe për qëndrueshmërinë e saj, që ndryshe nga shumë gjuhë të tjera, “falë maleve dhe shpirtit të banoreve të tyre” (Lik), rezistoi gjatë shekujve duke ruajtur në këtë mënyrë individualitetin e kombit tonë.
Përveçse si themelues i një shteti shqiptar faktikisht autonom dhe kryengritës i përbetuar kundër pushtimit otoman, Ali Pashë Tepelena duhet të vlerësohet edhe për përkushtimin e tij ndaj gjuhës sonë amtare. Ali Pasha çmonte dhe ishte krenar për gjuhën shqipe, dhe për lëvrimin e saj ai dha të gjitha energjitë e tij të pashterueshme që edhe shqipja të qëndronte krahas gjuhëve të tjera të popujve fqinjë.
Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe të pathënat
Rilindja shqiptare, përpara se të përbënte një lëvizje të gjithanshme kombëtare, me një përmbajtje të re ideologjike, politiko-kulturore, ekonomike dhe shoqërore, që më pas do të zgjidhte detyrat që i takonin çlirimit të vendit, bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm dhe të pavarur, duke hapur në këtë mënyrë rrugën e zhvillimit dhe përparimit të Shqipërisë, duhej të fillonte sa më shpejt me lëvrimin e gjuhës shqipe.
Për intelektualët patriotë shqiptarë ishte i qartë se konsolidimi i shqiptarëve si komb i bashkuar shtronte si kërkesë të domosdoshme kapërcimin e prapambetjes në shkrimin e shqipes, e trashëguar nga sundimi i tejzgjatur otoman.
Prej disa shekujsh gjuha tonë amtare flitej vetëm në shtëpitë e shqiptarëve. Ajo nuk përdorej në administratën publike, institucionet fetare dhe as mësohej në shkolla.
Në kushtet ku ndodhej Shqipëria, gjuha shqipe në kisha, xhami dhe shkolla mund të vendosej vetëm pas perfeksionimit të alfabetit dhe përkthimit të literaturës fetare.
Dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XVIII njohën një gjallërim më të madh në drejtim të lëvrimit të gjuhës shqipe. Grigor Voskopojari solli në shqip copa të ungjillit, kurse Dhaskal Todri shqipëroi Dhjatën e Re dhe të Vjetër, ndonëse nuk arriti ta botonte. Këto përpjekje u shtuan në fillim të shekullit të XIX, sidomos në Janinë me nxitjen e Ali Pashë Tepelenës.
Kjo periudhë duhet të shënojë fillimin e Rilindjes Kombëtare. Nëpërmjet shqipërimeve të Vangjel Meksit shqiptarët filluan ta dëgjojnë Zotin e tyre në shqip, kurse fëmijët në shkollat greke, i lexonin librat në gjuhën amtare. Në këtë mënyrë u hodhën themelet e gjuhës letrare shqipe dhe të konsolidimit të shqiptareve si komb i bashkuar. Ndërkohë që, krahas përpjekjeve të Ali pashës për të nxitur lëvrimin e gjuhës shqipe, duhet vendosur edhe veprimtaria e tij për formimin e shtetit faktikisht të pavarur dhe shndërrimin e tij në një shtet të pavarur shqiptar.
Në librin voluminoz “Probleme të marrëdhënieve greko-shqiptare” (Tiranë,2009), Filip Liço me të drejtë shkruan”: Nëse Ali Pasha do të kishte menduar për të krijuar një shtet të pavarur shqiptar, atëherë Aliu do të ishte rilindasi i parë i Shqipërisë dhe, për rrjedhojë, Rilindja shqiptare do të kishte filluar më herët, aty nga fundi i shekullit XVIII”.
Përgjigjen e ka dhënë Faik Konica që në 1902 (“Albania” shih “Vepra”, Tiranë, 1993). Ai shkruante: “Shqiptarët u ngjallën, u bashkuan, u ndjenë një komb nën sundimin e tij. Shihet sheshit se mendimi i tij qe çlirimi i Shqipërisë. Provat gjenden me qindra në jetën e Ali Pashës. Princi Meternik, kancelari i atëhershëm i Perandorisë Austriake, shkruan në kujtimet e tij: “Ali Pasha më dërgoi një njeri të besës me një letër, për të bërë një konstitucion për Shqipërinë”. Letra e Aliut drejtuar Meternikut dëshmon katërcipërisht për ekzistencën e projektit lidhur me krijimin e shtetit konstitucional shqiptar. Në këtë mënyrë, duke zbritur në Rilindjen Kombëtare Shqiptare dhe duke dëshmuar për rolin e Ali pashë Tepelenës dhe Dr. Vangjel Meksit, shtyhet në disa dekada në histori më thellë caku i fillimeve të nacionalizmit shqiptar.
Jo pa trishtim më duhet ta përfundoj këtë shkrim duke përcjellë edhe një herë fjalët e Faik Konicës: “Është turp të ndodhen njerëz të lindur shqiptarë që përpiqen të pakësojnë fytyrat që i dhanë shkëlqim Shqipërisë. Por kur mendohemi se çfarë shqiptarë janë ata që duan të mbulojnë me këlbaza emrin e luanit që i vuri sëpatën Turqisë, shpejt ngushëllohemi”,thote Dr.Fedhon Meksi.




Free Blogger Albert Pasho

mercoledì 28 dicembre 2022

Lord Bayron dhe Ali Pashe Tepelena,udhetimi dhe historia e veshjes tradicionle shqiptare te Bayronit. Albert Pasho


 

Lord Bajroni eshte nje nga evropianet me te fameshem qe vizituan Ali Pashe Tepelena.Udhetimet e tij ne territoret e Perandorise Otomane ato Europiane shenuan nje pike kthese ne jeten e Bajronit.Ai udhetoi me nje grup miqesh te gjithe te rinj Hobhouse te cilin e kish njohur ne Kolegjin e Kembrixhit ne 1805.Keta arriten ne Preveze ne 29 Shtator 1809 dhe nga ketej udhetuan ne Janine.Ketu takuan William Leake nje oficer i Altilerise ne ushtrine Mbreterore dhe diplomat britanik ne kete periudhe qe qendroi ne oborrin e Pashait per 2 vjet, me pas me fuksione konsulare per interes te Mbreterise te Bashkuar. Leake organizoi strehimin ne Janine te tyre dhe organizoi udhetimin e tyre per ne Tepelene ,vendelindja e Aliut dhe rezidenca e dyte e Aliut pas Janines. Keta qendruan per rreth 10 dite ne Janine ku bene vizita ne familjaret e Aliut (djemte) dhe duke shijuar e blere veshje tradicionale ne pazarin e Janines. Dashuria e Bajronit per veshjet orientale kish filluar qe ne moshen 14 vjeçe kur ne nje ballo me maska te organizuar ne kete kohe ne kolegj ishte maskeruar si nje i ri Turk. Kete entuziazem per veshjen shqiptare ai ja shpreh nenes te vete kur bleu kete veshje ne leteren qe ai i dergoi.Ai i shkruan: une kam disa veshje shqiptare te mrrekullushme te vetme gjera te shtrenjta ne kete vend, ato kushtojne 50 gine secila,kane aq shume ar ne veshje sa ne Angli do te kushtonin 200 gine. Udhetuan nga Janina ne Tepelene ne kushte moti jo te pershtatesme dhe arriten ne Tepelene me 9 Tetor.Kurre s do ta harroj pamjen e mrrekullueshme me te hyre ne Tepelene ne oren 5 ne te ngrysur kur po perendonte dielli.Me solli ne mend ( me pak ndryshime te veshjes) pershkrimi qe i ben Skoti keshtjelles Brankseme ne kengen e tij .Shqiptaret me petkun e tyre ,( me me te bukurin ne bote,me fustanelle te gjate te bardhe,tallagane te qendisura me ar, me anteri e jelek kadife te kuqe, te qendisura me oje te arta),me shpata e kobure te lara me argjende,tartare me kapele te gjata,turqit me qyrk te madh e turbante,ushtaret togje togje ne qoshkun e madh te hapur ne balle te pallatit dhe sklleverit arape ne galeri te madhe e te gjate,me kuaj te vendosur ne nje qilar perposht,dyqind kalores te shaluar ne kuaj dhe gati te sulen ne cdo moment,kalores qe sjellin e duke shpenelajme te ndryshme,daullet e mujezinet qe thrrasin izane nga minarete e xhamive,te gjitha keto me pamjen e jashtezakonshme te pallatit vete,qe sajon nje atmosfere te re gezimi per syte e nje te huaji.Me shoqeruan ne nje konak shume te kendeshem dhe sekretari i vezirit erdhi te me pershendese,ne menyre allaturka. Te nesermet visitova Ali Pashane.Ky qe veshur me uniforme zyrtare,prej gjenerali,ngjeshur rreth mesit nje shpate te bukur ,e pisqolle te lara ne ar e argjrnde etj.Veziri me priti ne nje dhome shume te bukur,te shtruar me mermer,ne mes te se ciles rrjedhte uji ne nje shatervan.Salla qe e stolisur me divane me ngjyre te kuqe rreth e rreth te shtruara me mendafshe.Bajroni dhe shoket e tij u larguan nga Tepelena ne 26 Tetor. Veshja tradicionale shqiptare me fustanelle eshte ajo me e romatizuar e Bajronit,pikerisht ajo e Thomas Philips ne Londer ne 1814 u kopjua ne 1834 dhe u ekzpozua ne Akademine Mbreterore ne Londer.Kjo veshje pas blerjes me entuzizem dhe veshjes per te ekzpozuar ne kete pikture,Bajroni nuk e veshi me kurre.Pas kethimit te tij ne shtepi ne Angli ne vitin 1811,ai ne Maj te vitit 1814 do ti shkruaj mikes te tij Margaret Mercer-Elphinstone per kete veshje: Po te dergoje veshjen shqiptare e cila do te jete nje veshje e admirushme per nje burre lufte hollandez si burri juaj,kemisha ose kilti do ta gjeni shume te gjate dhe kjo tregon rangun se kush e mbane ate nuk e di pse por keshtu eshte, fustanella qe eshte ma antike arrine ne gjunje dhe dimoston kembet e fuqishme kur perthyen.Po te pelqen veshja mbaje do te jem shime i kenaqur te ta jap pasi me kujton nje ose dy gjera qe nuk dua ti kujtoj.Kjo dhurate e Bajronit siguroi mbijetesen e kesaj veshje.Margaret Mercer Elphistone u martua ne familjen Lansdowne dhe ekete veshje e mori me vete ne shtepine Bowood ne Wiltshire rezidence e familjes Lansdownes.Ketu kjo veshje qendroi me vite te tera ne garderrobat e kesaj familje deri kur Doris Langley Moore nje historiane dhe studiuse e Bajronit e zbuloi ne vitin 1962.Kjo po mundohej te hapte nje muze kostumesh ne Bath dhe po kerkonte veshje kur u ftua nga Lady Lansdowne per te kerkuar ne koleksionin familjar ku gjeti dhe kete veshje e cila u krahasua me pikturat e Bajronit dhe u ekzpozua ne muzeun e kostumeve ne Bath ne vitin 1963,dhe pas ketij ekzpozimi u kethye serish ne Bowood House.Ne vitin 2002 kjo veshje u ekzpozua perseri ne ekzpositen e National Portrait Gallery,Londer e organizuar per te eksploruar krijimin dhe mbijetesen e trashgimise te Bajronit.

Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho

domenica 25 dicembre 2022

Ismail Rahmi Tepedelenlizade Pasha, djali i vogel i Veliut. Nipi i Ali Pashe Tepelenes.Tepedeleni-Zade(Djali i Tepelenasit). Albert Pasho






Leter autografige e nenshkruar dhe vulosur nga Valiu i Edirne
Ismail Rahmi Pasha,drejtuar familjes se famshme me origjine nga Krimea
Haci Giray per ngushellime
(Tepedelenlizade) Ismail Rahmi Pasha


Ismail Rahmi Pasha eshte djali i vogel i  Veli Pashes djali i Ali Pashe Tepelenes lindur ne 1806.Pati nje karriere te gjate afer Vezirit te Madh, dhe mbuloi shume detyra te larta ne administraten e shtetit Turk.Luajti nje rol vendimtar ne asgjesimin e Jeniçereve ne vitin 1825-1826.Ne vitin 1828 ju dorezua fushata kunder Rusise,ne vitin 1847 mer titullin Vezir.Ka sherbyer si Governator ne Andrianopol nga viti 1848 deri ne vitin 1850.Ne Gusht te vitit 1859 zvendeson Mehmed Said Pasha Mirza Governator i Selanikut,dhe qendron ne postin e Governatorit te Selanikut deri ne vitin 1860.Nga viti 1869 deri ne vitin 1871 ka qene Governator i Prizerenit.Ka sherbyer si fuksionar i larte i shtetit edhe ne Edirne,Janine,Trabzonda,Krete,Trikalle,Alepo etj.Ishte shumei i shkolluar dhe intelektual ekselent. Ismail Rahmi Pasha pati kater femije tre djem dhe nje vajze.I madhi Asaf Bey,Huseyien Kamil,Qamil Bey dhe vajza Shefike Hanemi.Vdes ne vitin 1875 ne Stamboll ne moshen 68 vjeçe,u varros ne varrezat e Stambollit ne pjesen Aziatike te saj,me nderime shume te medhaja.Keto me poshte jane nga doreshkrimet e tija;


Ali Pashë Tepelena qe gjyshi i jem, e Ibrahim Pashë Vlora baba i nanës s’eme e i gjyshes s’ate. I pari u rrethua prej ushtrisë osmane dhe i dyti mbeti i mbyllun në kala të Janinës prej 1225 h deri në 1235 h (1810-1820). Mbaje mend se i kam pa të dy ndër ditët e mbrame të jetës së tyne. Ali Pasha qe injorant, turqishten e fliste me vështirësi e me gabime. Me mue shprehej në shqip. Ibrahim Pasha, përkundrazi, qe i urtë e i dijshëm, fliste bukur, këndonte e shkruante. Kohët e mjerimit të vet i kalonte herë me të lutuna fetare e herë me lexime, e sidomos me lexime të Divanit të Hafizit, me ndihmën e të cilit donte me zbulue fatin e vet t’ardhmen.Ali Pasha, i shtym prej ndjesivet shemrake (rivaliteti), që ushqente ndaj tij e burgosi Ibrahim Pashën; me gjithë këtë për personin e dijen e tij kishte nderim dhe besim ndër mendimet e tija t’arsyeshme (logjike). Disa herë Ali Pasha më pat çue mue te Ibrahim Pasha për me marrë vesht se ç’mendonte për të e për politikën e tij. Ibrahim Pasha megjithse i dëshpëruem dhe i urrejshëm ndaj Ali Pashës, nuk vente gojë kundra tij, por dhe rrugë si kallxonte për sa synonte politikën që ndiqte ai (Ali Pasha). Ibrahim Pasha ishte simpatik e burrë i kandëshëm dhe prandaj për të kisha një dashuni të veçantë. Dhe ai më thonte se më donte ma shum se djalin e vet dhe më nxiste me mësue.Ali Pasha kishte shpresë me shti në dorë, vonë ose herët, Hurshid Pashën dhe kështu me i shpëtue lakut në të cilin kishte ra. E Ibrahim Pasha, përkundrazi, vetë ishte mërzit nga jeta dhe s’mendonte me kthye prap dikur dhe një herë në shkambin e lumtunisë së tij të përparshëme dhe ishte mendenbushun për fatin tragjik të bramë t’Ali Pashës!Megjithë këtë arsyetim ishte i qartë dhe i shkathtë në trup, edhe pse i thatë. Mbas katër pesë vjetësh vdiq dhe u varros ndër varrezat e Edirnekapës, aty ku ishin të varrosun dhe krenat e preme t’atit e të gjyshit të tij.Ismail beu, pa u ba ende pashë atëherë, i cili i dha sihariqin ma i pari Kryeministrit që ishin shpartallue e zhbi Jeniçerët dhe u emënue në roje të rrethevet të Dikilitashit, pati disa nëpunësina në Stamboll. Në vitin 1255 h (1839) prej Ministrisë së Tersanes si vali n’Izmir, prej ku mbas një vjeti u emënua Ministër i Karantinës. Në vitin 1262 h (1845) tue iu njoft meritat e tij personale, si një burrë shteti i zoti n’administrim të vendit dhe tue u çmue besnikrija e tij ndaj sulltanit, u dërgue në 1263 h (1846) si prefekt në Tërhallë, po n’atë vjet u emënue prefekt në Viza e me titull Veziri prefekt në Trabzon, në 1264 h (1847) prefekt n’Edrene; në 1265 h (1848) prefekt në Janinë, prej ku mbrrijti me lirue me intervenimin e tij parësin e Toskërisë që ishte e internueme dhe i dha fund periodës s’errtë të Tanzimatit. Dhe një herë ma vonë qe vali në Janinë, por asnjë herë nuk desht t’a vizitonte varrin e gjyshit të vet në Manastir të Pandelimanit dhe të shihte Tepelenën, vend-lindjen e tij. Sa herë që Ismail Pasha kujtonte vuajtjet e familjes së tij mjerohej dhe mallkonte shkaktarët. Shqipen e fliste shumë qartë, dhe në konak të vet mbante shërbëtorë shqiptarë. Kudo që qe vali punoj me të drejtë dhe në publik u njoft si një vali ndër ma të mirët. Prej natyre qe shumë i butë, i drejtë dhe i prinun me ba mirë. Kur bisedonte i kandej m’e përcjellë gjithmonë me kallxime ngjarjesh dhe me shëmbuj. Fjalët i kishte të lidhuna dhe ishte shumë i qartë ndër shprehje. Ç’quhej për sjelljet e fjalët ma t’ambla e dije fisnike. Qe një vezir inteligjent dhe bamirës ndaj ata që fati i kishte lëshue dorët. Megjithse ndër turq s’ashtë zakoni me përdorë mbiemën familjejet dhe kujtimi i emnit të familjes së tij ngjallte përshtypje të tmerrshme ndër turq, ai nderohej me u qujtë “Tepedelenli-Zade” (Birë i Tepelenasit). Konaku i tij qe një qendër ku u mblidhshin të pasun e të varfër, dhe kuvendi që bahej n’at konak qe me ia pas zili. Mbas mjerimit që i ngjau t’et, Qeveria ia ktheu pasuninë e konfiskueme, e cila qe mjaft e madhe; por vuajti dhe ai vetë për shkak se i hyni grindja me të birin, Asaf Beun e me të bijën e Shefika Hanëmi. Pjesën ma të shumtën e pasunisë së tij e trashëgoj i biri i vogël Qamil beu. Mbas vdekjes se tij dolën një grumbull trashëgimtarësh në pasuninë që la ky, të gjithë si të afërm të tij dhe pretenduen me gëzue atë mori pasunije, asht një çudi e fatit se ndër këta trashëgimtarë doli edhe një zezak, të cilit si dihej farefisi me një akt-trashëgimi falco në dorë dhe tue pretendue se ishte djali i Mahmud beut të birit të Muftar Pashës mujti me shti në dorë arbitrarisht, mbasi Mahmud beu s’kishte lanë djalë, me gjithë kundërshtimet e pjesmarrësvet të familjes.

Lista e detyrave administrative të Ismail Rahmi Tepedelenlizade Pasha;

1- Governator i Provincës të Trabazon             Shkurt  1847 -  Gusht  1848.
2- Governator i Provincës të Erdine                 Shtator 1848 -  Skurt   1850.
3- Governator i Vilajetit të Janinës                   Shkurt  1850 - Nëntor  1851.
4- Governator i Algjerisë                                  Tetor    1852 -  Janar    1855.
5- Governator i Aleppo                                     Janar    1855 -  Dhjetor 1855
6. Governator  i Provincës të Erdine                 Dhjetor 1855 - Nëntor   1857.
7- Governator i Silistra                                      Nëntor  1857-  Maj       1858.
8-  Governator i Provincës Selanikut                Gusht   1859 - Janar     1860.
9- Governator i Provincës të Kretës                  Janar    1860 - Maj        1861.
10-Governator i Trikallës                                  Qershor1861 - Qershor 1866.
11-Governator i Provincës të Hudavendigar     Korrik   1866 - Qershor 1867.
12-Governator i Provincës të Prizërenit            Qershor 1869 - Janar      1871.

Albert Pasho



Ismail Rahmi Pasha (Djali i vogel i Veli Pashes )


Free Blogger Albert Pasho



giovedì 3 novembre 2022

Mongolfiera ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho



 Mongolfiera ne trojet Shqiptare,shfaqet per here te pare ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes.Ne vitin 1803 Janina do te perjetonte nje spektakel si asnjehere me pare ne keto vise.Kete vit Veziri martonte djalin e tij te trete Sahliun,te ftuarit qene te shumte,dhe ceremonia qe ishte organizuar per kete event qe e shumellojsheme.Perveç lojra te ndryshme si gara me kuaj, dyluftime etj.Aliu si nje njeri me deshire te per te njohur gjera te reja te kohes dhe kurioz,kishte sjelle ne Janine nga Franca dhe nje Mongolfiere per ta ekspozuar ne kete dasem si nje ngjarje te ralle si kur me pare ne keto vise.Kjo do te ndodhte vetem 20 vjet me vone nga nje date e shenuar si ajo e 15 Tetor 1783,kur Mongolfiera e vellezerve Montgolfier kryen te paren ngritje te pilotuar nga njeriu,perkasisht me pilotin Jean François Pilatre de Rozier. Ky ekzpozim i saj ne Janine ne oborrin e tij per dasmen e Sahliut shkoi keq, sepse Mongolfiera mori flake pas pak qe ishte ngritur ne ajer dhe u shkrumbezua.Ne kete ngjarje festive per te pranishmit ne mes tyre ishte i pranishem edhe poeti Joannis Vilaris qe i kushtoi keto vargje kesaj ngjarje;

Ky jeni njerez! Mblidhuni
Te gjithe ku jeni,bashkohuni
Mbrrekulli te madhe do shikoni
Mongolfiera rrotullohet lart e poshte
E drejt poshte shkon
Vllehet levizin menjehere
Si bretkosa hidhen duke bertitur.






Free Blogger Albert Pasho

mercoledì 2 novembre 2022

Simbolika e Shtetit te Ali Pashe Tepelenes.Luani ,Shqipja dy krenare pas arrdhes i Pirros. Albert Pasho


 





Gjithe jeten e tij Ali Pasha ja kushtoj ngritjes dhe pavarsise te shtetit te tij,padyshim ky shtet do te ishte Shqiptar.Per kete ai te gjitha politikat e tij te brendeshme dhe te jashteme kishin kete qellim madhor,ngritja e administrates fuksionale dhe ligjore,e ushtrise,policise,tregtise dhe finances,arsimit dhe kultures etj,do ta shendronin Janinen ne metropolin me te avancuar dhe te madh te kohes dhe do te shendrohej ne qenderen e iluminizmit jo vetem grek e shqiptar por dhe atij Ballkanik.Ky shtet kish arritur pavarsine faktike dhe qe ne perpjeket e tij per konfirmimin juridik nga fuqite e medha.Edhe simbolika e ketij shteti do ti sherbente ketij qellimi madhor.Projekti politik i Aliut do te perdore ndertimet e tija si mjet per te forcuar pushtetin dhe identitetin e shtetit te tij perkundrejt perandorise osmane si i pavarur prej saj.Aliu kishte nje reputacion te madh si konstruktor,ai beri nderhyrje te rendesishme ndertimore arkitekturore ne gjithe territorin e tij qe sundonte,ne Janine, Preveze,Arte,Butrint etj.Aliu restauroi murret bizantine te Janines qe e kethyen ate ne nje keshtjelle te pa pushtushme,ngrritjen e rrjetit rrugor ne Epir si asnjehere me pare qe lidhte çdo ane te shtetit te tij.E fameshme ishte rruga qe lidhte Janinen me Tepelenen,ngrriti kisha,xhami,sinagoga,tregje, shkolla,ujesjellsa,bujtina,kala,dogana, bibloteka,shtypshkronja,spitale,banja publike,urra etj etj.Ne asnje epoke tjeter me pare jane bere ndertime publike si keto edhe ne pjeset me te humbura te vendit.Po mbi te gjitha keshtjella si ne vijen bregdetare dhe brenda territorit te tij,dhe keto u mundua qe ti vishte me simboliken e tij,per te treguar dhe per tu dalluar nga perandoria osmane si nje fuqi e pavarur nga Porta se Larte.Per kete qellim Aliu konsultoi dhe pajtoi edhe konstruktor te huaj ne krahe te atyre shqiptar si Petro Korçari,qe sipas Pouqueville ishte nga Permeti dhe e quante "Il Vobani" i Aliut.Ku emer ja kishte dhene per nder te arkitetit francez te famshem te kohes Sebastien de Vauban.Midis arkiteteve te huaj ishin; francezi Guillaume de Vandoncourt dhe asistenti i tij inxhinieri Gaetan Palma,gjermani Freywald,italiani nga Palermo Don Santo Monteleone,napoletani Careto edhe nje altilier i jashtezakonshem,piemontese Cobernati,anglezi Bailley( konvertito ne islam me emrin Selim Aga) , Samson Cerfeber(Ibrahim Manzor Efendi).Ky i fundit i kethyer gjithashtu ne musliman dhe i sherbeu Aliut per nje kohe te gjate.Ja çfare shkruan ai ne kujtimet e tija; Nje dite Aliu me foli per keshtjellat ,puset,objektet e tjera qe donte te ndertonte ne pika te ndryshme te territorit te tij.Per mua keto objekte skishin asnje vlere edhe per pozicionin e tyre jo te pershtateshem e per kete i them; jane para te hedhura poshte.Mos u nxito, me pergjigjet Aliu me lere qe te shpjegohem, une kam nevoje te domoshdoshme te ndertoj.Me keto ndertime qe do te linte, Aliu donte te dimostronte madhesine dhe fuqine e tij.I them une Aliut, qe nuk do te ishte mire qe te ndertonte spitale,bujtina ku udhetaret te pushonin,ura etj keshtu njerezit do te uronin.Aliu me pergjigjet;"Çdo njeri i pasur mund ti beje keto qe thua ti,por nje njeri si mua do te beje te ditur brezave qe vijne,jo si njeri i thjeshte por si nje sovran dhe per te arritur kete objektiv duhen ndertuar vetem keshtjella".Keshtu Aliu rivendikonte te drejten dhe vepronte si sovran i pavarur ndaj Sulltanit.Po ashtu nje rivendikim i forte qe Aliu i bente Portes se Larte qene Stemat e kalave me mbishkrimet e tyte qe Aliu ju vinte edhe ndertimeve te tjera ne kundershtim te hapur me kodin peradorak qe ishte shume i rrepte ne kete aspekt.Pra jane dy elemente te rendesishem te simbolikes ajo figurative dhe ajo mbishkrimore Keshtu  Aliu kishte vene ne hyrjen e keshtjelles se tij ne Janine  Stemen e tij.Kjo steme kishte  perveç Luanit (Titulli onerifik qe i qe dhene Aliut pas fitores me francezet ne Preveze dhe marrjen e kesaj te Butrintit e Vonices) kishte dhe Shqiponjen dy krenare.Edhe ne kalane e Parges qe Aliu e mori nga anglezet ne vitin 1819,do te bente ndrhyrje te ndryshme per ta forcuar ate.Ne hyrja te saj ne porten kryesore,vihen re Luani simbol i Republikes se San Markos,emri i "Anton Cervass 1764" dhe stema e Ali ashe Tepelenes me Shqiponjen dy krenareShqiponja dy krenare perveç qe ishte simbol i Patriakes Ordotokse te Kostandipolit, ajo i referohej Romes. per krijimin e shtetit te tij .Ne shume ndertime te tjera Aliu perdori luanin perveç shqiponjes dhe kjo ka lidhje edhe me Luanin e Venecias per te treguar nje indentitet te pavarur nga Porta e Larte.Po ashtu Aliu sfidoi hapur edhe mbishkrimet osmane qe viheshin deri atehere,Aliu filloi ti shkruante edhe ne greqisht si ne kalane e Tepelenes dhe ne objekte te tjera qe ngriti.Por vete Aliu persefikohej me Pirron e Epirit, si pasardhes i tij,Epiriotet Pirron e quanin Shqiponje.Bayroni Aliun do ta quhante Pirrua i Ri(Shqiponja),ndersa vete Aliu  i pelqente ta thrrisnin dhe vte quhej BOURROUS dmth Pirro dhe se ishte dishedent i tije.
Epigrama ne kalane e Aliut ne Janine e cila ishte vendosur ne porten jugore te saj,eshte nje deshmi e qarte e kesaj politike te Aliut.Keshtu me rastin e perfundimeve te punimeve ne vitin 1815,ne rrjeshtat e fundit do ta cilisoje Aliun si pas arredhes i Pirros te Epirit,duke u shprehur keshtu si nje sovran i pavarur; 
..........................................me force te re
.........................................ne mes te flakes
.........................................kerkoja ndihme
.........................................nuk do te kishte mundur kurre
.........................................ajo çfare kishte nevoje
per te ndezur dhe njehere zjarrin.
per te ribere, e ringritur
per ti pasur perseri te reja murret
si i deshironin sundimtaret e shkuar
kerkonte gjithmone riberje
edhe pse kane kaluar shume shekuj
e bashke me ta shume udheheqes e sundimtar
asnje nuk mundi te merrte guximin
te tregohej nje njeri bamires ne kete vend
e megjithese vitet kalonin
e pamundur te vihej nje gurre i vetem
Burri shtetit Ali Pasha,Vezir i fameshem i Epirit
pasarrdhes i te fameshit Pirro
si nje Pirro i Ri
i dha jete kesaj kalaje.

 Ndersa ne pllaken e kalase se Porto Palermos do te vendoset ky mbishkrim qe konfirmon pavarsine e Aliut nga Porta e Larte si nje entitet qe ska asgje te perbashket me te.Keto vargje shkruheshin nga poetet e kohes dhe ne kete rast poeti Jani Vilara i kushton keto vargje,që do të viheshin në mbishkrimin e kalase te Porto Palermo

Kalaja e Porto Palermos,Shkurt 1814

O detare te huaj, kthejni anijet tuaja pa frike
Sepse ne detin e Palermos,zemerimi i eres zhduket
Sa per ate qe tani e shihni ne ballin tim si nje yll
Eshte trofeu i fitores,keshtjella vezulluse
Me zell nuset e Himares e ringjallen ate
Armiq ndaj kundershtareve dhe dashamires ndaj miqve
Faethoni me njohu Pirrua me rriti e zotronte me pare
Aliu sovran dhe heroi i Tepelenes e mban tani
Padron i plotefuqishem i tokes te Epirit
Dhe  gjeneral i pakrahasueshem me shpate ne dore
Ai mban pesedhjete mije trupa ne komanden e tij
Gjithmone i pa trembur dhe i guximshem kunder armikut te tij
Ne Janine ushtton luani burreror
Bir i Athinase rritur nga Ari.

Pra duket qarte se kjo simbolike(pllaka inagurruse) perdorur ne hyrje te kalase se Porto Palermos nga Ali Pasha ka lidhje me Pirrone Epirit, Aliu e indetifikon veten me te dhe me nje preardhje te lavdishme nga Olimpi kur shkruhet Bir i Athinase dhe rritur nga Aris perendia e luftes e mitollogjise.Pra se bashku  edhe me element te tjere qe nuk jane te lidhur me kodin e perandorise osmane,si luani dhe mbishkrimet ne gjuhen greke dhe jo ne ato arabe.Kjo simbolike e Kalase te Janines eshte prishur ne vitin 1843 qe do te thote 21 vjet pas rrenies te Aliut ,kur Sulltani ne menyre demostrative shkruajti ne mermer te bardhe(Tughara) siglen ne arabisht duke zhdukur stemen e meparsheme te Aliut.Kjo deshmon se nuk mjaftonte vetem vrasja e Ali Pashes por osmanet donin te zhduknin dhe çdo gjurme te indentitetit te pavarur te Aliut lidhur me simboliken e shtetit te tij.Por dhe vete qendresa e Aliut dhe rrenia e tij qe simbolike e qarte per krijimin e shtetit te tij dhe mos peruljes ndaj Portes se Larte.Jeta dhe vepra e tij do ti jepnin emertimin perveç "Pirrua i Ri" edhe "Skenderbeu i Ri".


Albert Pasho









Free Blogger Albert Pasho




Nicopoli(Preveza),Moska dhe Tepelena,dy kopertine "Relike" të historisë të Epirit. (Ali Pashë Tepelena). Albert Pasho.

Kopertina e çokollatës Francese e markës "Poulin" Kjo histori eshte nje gershetim epiko historik ku dy kopertina çokollatash trans...