Powered By Blogger

mercoledì 28 dicembre 2022

Lord Bayron dhe Ali Pashe Tepelena,udhetimi dhe historia e veshjes tradicionle shqiptare te Bayronit

 Lord Bajroni eshte nje nga evropianet me te fameshem qe vizituan Ali Pashe Tepelena.Udhetimet e tij ne territoret e Perandorise Otomane ato Europiane shenuan nje pike kthese ne jeten e Bajronit.Ai udhetoi me nje grup miqesh te gjithe te rinj Hobhouse te cilin e kish njohur ne Kolegjin e Kembrixhit ne 1805.Keta arriten ne Preveze ne 29 Shtator 1809 dhe nga ketej udhetuan ne Janine.Ketu takuan William Leake nje oficer i Altilerise ne ushtrine Mbreterore dhe diplomat britanik ne kete periudhe qe qendroi ne oborrin e Pashait per 2 vjet, me pas me fuksione konsulare per interes te Mbreterise te Bashkuar. Leake organizoi strehimin ne Janine te tyre dhe organizoi udhetimin e tyre per ne Tepelene ,vendelindja e Aliut dhe rezidenca e dyte e Aliut pas Janines. Keta qendruan per rreth 10 dite ne Janine ku bene vizita ne familjaret e Aliut (djemte) dhe duke shijuar e blere veshje tradicionale ne pazarin e Janines. Dashuria e Bajronit per veshjet orientale kish filluar qe ne moshen 14 vjeçe kur ne nje ballo me maska te organizuar ne kete kohe ne kolegj ishte maskeruar si nje i ri Turk. Kete entuziazem per veshjen shqiptare ai ja shpreh nenes te vete kur bleu kete veshje ne leteren qe ai i dergoi.Ai i shkruan: une kam disa veshje shqiptare te mrrekullushme te vetme gjera te shtrenjta ne kete vend, ato kushtojne 50 gine secila,kane aq shume ar ne veshje sa ne Angli do te kushtonin 200 gine. Udhetuan nga Janina ne Tepelene ne kushte moti jo te pershtatesme dhe arriten ne Tepelene me 19 Tetor.Kurre s do ta harroj pamjen e mrrekullueshme me te hyre ne Tepelene ne oren 5 ne te ngrysur kur po perendonte dielli.Me solli ne mend ( me pak ndryshime te veshjes) pershkrimi qe i ben Skoti keshtjelles Brankseme ne kengen e tij .Shqiptaret me petkun e tyre ,( me me te bukurin ne bote,me fustanelle te gjate te bardhe,tallagane te qendisura me ar, me anteri e jelek kadife te kuqe, te qendisura me oje te arta),me shpata e kobure te lara me argjende,tartare me kapele te gjata,turqit me qyrk te madh e turbante,ushtaret togje togje ne qoshkun e madh te hapur ne balle te pallatit dhe sklleverit arape ne galeri te madhe e te gjate,me kuaj te vendosur ne nje qilar perposht,dyqind kalores te shaluar ne kuaj dhe gati te sulen ne cdo moment,kalores qe sjellin e duke shpenelajme te ndryshme,daullet e mujezinet qe thrrasin izane nga minarete e xhamive,te gjitha keto me pamjen e jashtezakonshme te pallatit vete,qe sajon nje atmosfere te re gezimi per syte e nje te huaji.Me shoqeruan ne nje konak shume te kendeshem dhe sekretari i vezirit erdhi te me pershendese,ne menyre allaturka. Te nesermet visitova Ali Pashane.Ky qe veshur me uniforme zyrtare,prej gjenerali,ngjeshur rreth mesit nje shpate te bukur ,e pisqolle te lara ne ar e argjrnde etj.Veziri me priti ne nje dhome shume te bukur,te shtruar me mermer,ne mes te se ciles rrjedhte uji ne nje shatervan.Salla qe e stolisur me divane me ngjyre te kuqe rreth e rreth te shtruara me mendafshe.Bajroni dhe shoket e tij u larguan nga Tepelena ne 26 Tetor. Veshja tradicionale shqiptare me fustanelle eshte ajo me e romatizuar e Bajronit,pikerisht ajo e Thomas Philips ne Londer ne 1814 u kopjua ne 1834 dhe u ekzpozua ne Akademine Mbreterore ne Londer.Kjo veshje pas blerjes me entuzizem dhe veshjes per te ekzpozuar ne kete pikture,Bajroni nuk e veshi me kurre.Pas kethimit te tij ne shtepi ne Angli ne vitin 1811,ai ne Maj te vitit 1814 do ti shkruaj mikes te tij Margaret Mercer-Elphinstone per kete veshje: Po te dergoje veshjen shqiptare e cila do te jete nje veshje e admirushme per nje burre lufte hollandez si burri juaj,kemisha ose kilti do ta gjeni shume te gjate dhe kjo tregon rangun se kush e mbane ate nuk e di pse por keshtu eshte, fustanella qe eshte ma antike arrine ne gjunje dhe dimoston kembet e fuqishme kur perthyen.Po te pelqen veshja mbaje do te jem shime i kenaqur te ta jap pasi me kujton nje ose dy gjera qe nuk dua ti kujtoj.Kjo dhurate e Bajronit siguroi mbijetesen e kesaj veshje.Margaret Mercer Elphistone u martua ne familjen Lansdowne dhe ekete veshje e mori me vete ne shtepine Bowood ne Wiltshire rezidence e familjes Lansdownes.Ketu kjo veshje qendroi me vite te tera ne garderrobat e kesaj familje deri kur Doris Langley Moore nje historiane dhe studiuse e Bajronit e zbuloi ne vitin 1962.Kjo po mundohej te hapte nje muze kostumesh ne Bath dhe po kerkonte veshje kur u ftua nga Lady Lansdowne per te kerkuar ne koleksionin familjar ku gjeti dhe kete veshje e cila u krahasua me pikturat e Bajronit dhe u ekzpozua ne muzeun e kostumeve ne Bath ne vitin 1963,dhe pas ketij ekzpozimi u kethye serish ne Bowood House.Ne vitin 2002 kjo veshje u ekzpozua perseri ne ekzpositen e National Portrait Gallery,Londer e organizuar per te eksploruar krijimin dhe mbijetese e trashgimise te Bajronit.



Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...