Powered By Blogger

giovedì 6 luglio 2023

Flota detare e Ali Pasha Tepelenes dhe politika e tij per Ishujt e Jonit. Albert Pasho




 Ali Pashe Tepelena ky burre shteti,vizionar dhe diplomatik deri ne kufijte e gjeniut,si asnje tjeter ne kohen e tij e kishte kuptuar dhe dinte fare mire se projekti per krijimin e shtetit te tij pa zotrimin e detit nuk do te qe i mundur,dhe koha per kete i dha te drejte.Perveç kesaj Ali Pasha deshironte te ngrinte nje flote te fuqishme ne detin Mesdhe qe do te ishte si kunder peshe e fuqive te tjera detare ne Mesdhe si ushtarake ashtu dhe tregtare,po ashtu Aliu deshironte nje port ne brigjet shqiptare te tija,te cilat ishin ne fillim nen sundimin Venecian dhe me pas te fuqive te medha te kohes.Per kete qellim Aliu kishte ngritur floten e tij detare tregtare dhe luftarake, kjo per tre faktore kryesore. Do te sherbente rritjes ekonomike te shtetit te tij duke i hapur horizonte tregtie ne mesdhe dhe me gjere,mbrojtjes dhe pavaresise se shtetit te tij,dhe per faktin tjeter qe ishujt jonike kishin qene ngahere baza operative e kundershtareve te shtetit te tij,ata aty gjenin strehim dhe perkrahje per destabiliziminn e shtetit te tij.Menjehere pas marjes se Janines Aliu filloj te krijoj floten e tij detare e cila do te kishte bazat e saj ne Preveza, Prage e Vlore. Fillim e kesaj flote do ta shenonte nje anije e vogel luftarake qe francezet ja kishin dhene Aliut, kjo do te perbente berthamen e flotes te tij te ardheshme.Ne vitin 1817 ne baze te regjistrave lokal,flota do te qe e perbere nga : nje veliero lufte me tre direke ,18 anije te medha,10 anije per transport te mjeteve,nje yacht,nje brigantino,tre fregate dhe nje numer te madh anijesh te pajisur me armatim dhe ushtar,11 kanoniere,nje korvete dhe anije te tjera me te vogla. Admiralia e flotes se tij quhej Kirlanaguitch qe do te thote dallandyshe.Pothuajse te gjitha anijet e tija u ndertuan ne Salaora e Arta. Ushtaraket e flotes ishin, Admiralio e komandante i portit te Prevezes Zekirian Bey, kapitano Vincenzo Marcelesse e Fortunato Passano italian.Po ashtu Aliu kishte dhe nje flote te vogel ne ishullin e Janines.Ne mes te barkave kishte edhe nje veliero me tre direke,kurse marinaret qene te zones kryesisht nga Parga dhe Korfuzi.Kjo flote do ti sherbente Aliut per krijimin e shtetit te tij qe ne fillimet e tija.Si nje shtet qe do te shtrihej pothuajse ne gjithe Ballkanin dhe te zvendesonte Perandorine Otomane nje keto teritore.Qe ne vitin e pare te marjes se Janines si Pasha Aliu filloi te vere ne zbatim projektin e shtetit te tij,per kete ai mori kontakt me Zarinen Katerina te Rusise edhe pse Perandoria qe ne lufte me Rusine qe ne 1777.Per kete kontakt sherbeu si kanal komunikimi konsoli Rus ne Korfuz Liberios Benakis pushtuar ne kete kohe nga Venacianet.Po keshyu Aliu nuk i nderpreu perpjeket e tija per kete qellim,ne Qershor te 1791 duke lexuar qarte renien Perandorise dhe ndryshimet gjeopolitike,gjate luftes Ruse Turke, mori kontak me gjeneralin Rus Vasily Tamara ku i kerkoi ndermjetesine me Carin e Rusise per nje pian aleance me Rusine ku propozoi nje traktat bashkepunimi,qe rezultonte midis te tjerave me keto pika:1. Te sgurohej praktika e besimit musliman.2. Te caktoheshin kufijte e shtetit te tije,ku greket dhe muslimanet (shqiptaret) te kishin te njejtat te drejta ne pozita politike e ushtarake etj.3. Te krijonte dhe zbatonte ligje e dekreti ne teritorin e tij dhe te kishte greqishten si gjuhe zyrtare.4.Greket duhej te mbroheshin nga Rusia,por keta nuk mund ti drejtoheshin Rusise per te zgjidhur problemet qe mund te kish me te.5.Rusia duhej te ishte e obliguar ti vinte ne ndihme te tij etj etj. Aliu i shtriu keto kontakte edhe me governatoret e tjere kryesor te Europes,si dhe me figura te tjera te shqyara te kohes nje pjese e te cileve vizituan edhe oborrin i tij,duke shkruar faqe te rendesishme ne historine e Shqiperise, Ballkanit dhe Europes.Te gjitha keto me qellimin e vetem krijimin e shtetit te tij te pavarur.Komandanti pergjitheshem i Venedikut per detin e Mesdheut,duke kuptuar rrezikun qe paraqeste Aliu, vuri ne dukje qeverine qendrore te Venedikut, rrezikun dhe qellimin e Pashait ne detin Jon,pas marjes dhe fuqizimit se pozicioneve te tija ne Shqiperi dhe gjirin e Ambrakise. Ali Pasha deshironte forte nje rruge te daljes ne det dhe krijimi i flotes do te sherbente ketij qellimi duke shumefishuar fuqine e zjarrit.Megjithe kete Republika e San Markos qe ne oret e fundit 12 Maj 1797 kapitullon dhe kemi hyrjen e Francezeve.Keta ishin te prekupuar qe te afroheshin me Aliun,duke i dhene dhurata dhe mbi te gjitha duke i premtuar se do ta ndihmonin ne qellimin dhe arritjen e krijimit te shtetit te tij.Ne veren e viti 1797 Aliu siguroi te kontaktonte vete Bonaparten,sepse qe te dy kishin te njejtin vizion per shkaterimin e Perandorise Otomane,.Persa i peket deitit Jon dukej se kishin rene dakort per ti ndare ishujt.Napoloni deshironte fort Korfuzin,Cefalonine dhe Zanten keto aq shume sa dhe Italine e gjithe.Ndersa Aliu Lekfaden dhe Itaken me ndihmat ushtarake te francezeve ushtria e Aliut u forcua shume.Deshtimi i Napolonit ne Egjipt dhe mbasi Aliu kishte mare Butrintin,Vonicen,Igumenicen dhe kishte kethyer Gjirin e Ambrakise ne zotrimin e tij pike e forte referimi per daljen ne det.Aliu do kethente syte drejt Rusise.Pak me pare te ketyre ngjarjeve Admirali Rus Ushakov duke i shkruar te derguarit special te Rusise ne Stamboll Gjeneralit Tamara e pershkruan Aliun : Nuk duhet te dalim ne konkluzionin qe Ali Pasha eshte i dedikuar terresisht francezeve,ky burre eshte dinak dhe mashtrues pa fund,po kerkon te çlirohet nga çdo varesi dhe te behet i pavarur absolut,eshte e dukshme qe ana e tij do te jete nga me i forti.Duke perfituar nga arritja e flotes Ruso-Turke nen komanden e Ushakov dhe Kadir Bey ne detin Jon ne 1798,Aliu dergoi ushtrine e tij nen komanden e Veliut per te mar Korfuzin,duke menduar gjithmone qe operacioni i flotes Ruse-Turke do deshtonte.Por ky dominim do kish jete te shkurter,ne 1800 kemi krijimin e Republikes se Ishujve Jon gjusem e pavarur nen mbrojtjen e impero Ruso e Otoman.Kjo do te behej strehe per kundeshtaret e Aliut ,por ky nuk i ndaloi perpjeket per eleminim dhe largimin e tyre, duke bere presion ndaj Republikes dhe duke ju ngritur taksat ishujve per levizjen e tyre.Keshtu ne Nentor 1803 u nenshkrua nje traktat ku premtohej qe ishulloret do te largonin nga ishujt elementet kunder Aliut,dhe ky ne kembim beri lehtesira e favore tregtie e detare.Konjukturat politike do te ndryshonin prape,Franca do te afrohej prape me Porten,kurse relaconet Ruse Turke do te dobeshohesin deri sa te mernin fund ne 1806.Lufta midis tyre do te niste prape.Aliu do te pianifikonte perseri zgjerimin e teritoreve te tija, shteti i tij de fakto qe nje shtet model ai do te perfshinte Poleponezin,pothuajse gjithe Greqine qendrore,nje pjese te Eubese,Thesaline,nje pjese te Maqedonise.Ne pranveren e vitit 1807 Aliu i asistuar edhe nga francezet rifortifikoi tere bregdetin ku vendosi dhe ushtine e tij.Francezet e kishin furnizuar edhe me munizione e topa per shkaterimin e Republikes Joniane.Por traktati i Tiblisit 1807 qe i dha ishujt aleateve te Portes Francezeve.Edhe njehere Pashai mbeti larg qellimit te tij per marjen te pakten te nje ishulli Dhe francezet kishin filluar ti kethenin shpinen e te mos i besonin me.Por nee horizont shfaqet nje aktor tjeter nje fuqi ekonomike e ushtarake Britania e Madhe.Interesi i Inglezeve per detin Jon dhe bregdetin Jonik do te rritej kjo per arsyen se duke zotruar keto teritore ose me e vogla duke bashkpunuar me Aliun ,do te kishin ndaluar lehtesisht nje shtrirje te Ruseve ne Ballkan.Ndersa Aliu nga ana e tij mendoj qe me ndihmen e Angezeve kete here te merte 7 ishujt Jonik,duke perdorur edhe anen ekonomike duke mos i furnizuar dhe ate fiskale.Por Angezet duke arritur nje aleance me Porten 1809 ne Janar,per rreth nje vit moren ishujt perveç Korfuzit.Por Aliu vazhdoi te minonte Francezet me çdo mjet,demtoi interesat etyre ekonomike.1815 situata do te ndryshte Porta kishte filluar te mendonte si te eleminonte Aliun si nje rrezik eminent per te.Napolone ishte zhdukur nga skena pas Kongresit te Vjenes,dhe u terhoqen nga ishujt qe rane ne duart e Inglezeve dhe keta te fundit nuk u treguan te gateshem te ndihmonin Aliun per krijimin eshtetit te tij.

Albert Pasho




Free Blogger Albert Pasho

sabato 24 giugno 2023

Ali Pasha Tepelena dhe Hursit Ahmed Pasha.Varrimi madheshtor i Luanit te Epirit ne Janine. Albert Pasho



Nje varr i vetem s e nxinte dot lavdine e luanit te Epirit Ali Pasha Tepelena,Epiri qe nga koha e Pirros te lavdishem nuk kishte pare nje varrim kaq madheshtor e denje per Pirron e Ri te Epirit. Vjeshte 1820 re te zeza do te mblidheshin mbi Janine, nje ushtri prej 80 mije ushtare do te rrethonin Luanin e Epirit nga toka dhe deti.Komandant ne fillim te fushates do te qe Ismai Pasho Bey dhe pas nje viti komanda do te ndryshonte kjo sepse nuk po jepte rezultate po deshtonte.Keshtu ajo u ndryshua ne 1821, opercioneve luftarake ne terren do te qe Mahmud Ali Pasha Dramali nen drjtimin e Hurshit Pashes qe do te kishte komanden e pergjitheshme te fushates. Hurshit Pasha? Nje nga gjeneralet me te zotet te perandorise osmane me origjine Georgane , Veziri Madh,qe ne fillim te karrieres me trupat e jeniçereve, nje tjeter kuriozitet eshte se ky donte te rrezonte dhe nje shqiptar tjeter Muhamed Ali te Egjiptit por pesoi disfatete edhe me te. Plote18 muaj do te zgjaste qendresa epike e Luanit te Tepelenes dhe renia e tij heroike e legjendare ne te njejten kohe.Porta e larte Sulltani e kishin vendosur, ndikuar edhe nga armiqte me te betuar te Aliut,si Halet Effendi ,Ismail Pasho Bey dhe Patriakana e Kishes Ortodokse ne Stamboll qe ndikuan shume tek Sulltani.Ne 24 Janar 1822 ne moshen 82 vjeçare Aliu bie heroikisht ne perleshje te afert me osmanet duke cituar fjalet: Nuk meret koka e Ali Tepelenes si koke skllavi. Pasi prene koken dhe e lane me nderime te rangut te tij e shpune tek Hurshit Pasha i cili u perkul para saj,dhe e puthi mjekeren e bardhe tre here , pastaj ju drejtua Allahut dhe ju lut zotit te madh e te plotfuqishem me ze te larte,qe ti rezervonte nje fund glorios te lavdishem si te Ali Tepelenes luanit te Epirit dhe shqiptarizmit.Pastaj koka u balsamua dhe nisi rrugetimin per Kostandinopoj ku do te ekzpozohej para Sulltanit. Po ate nate Hurshiti u gjet i befasuar kur gjeti ushtaret e Aliut qe qanin humbjen e Aliut. Si shkruan Pouqueville:Per gjithe naten pas vdekjes se Aliut, Tosket dhe Geget dhe te tjera tribu shqiptare i denjten afer per gjithe naten duke e qare me ligje duke vene ne dukje bemat e tija.Hurshit Pasha duke pare kete situate dhe duke ju trembur ketyre luftetareve trima e te eger,urdheroj qe trupi i Aliut pa koke te varrosej me gjithe nderimet reale siç e donte personaliteti i ketij dragoni.Keshtu diten tjeter pasi laven trupin dhe e luhen me vajra te profumosura duke e dekoruar trupin,e vendosin ne nje arkivol dhe e mbeshtjellin me mbulese kashmiri indian nje nga me te çemuarit e kohesSiper tij vendosen stemen qe vishte ne ceremonite zyrtare.I prene krenieren kalit te tij dhe e mbeshtollen me nje cope lejla,dhe siper vune shpaten dhe dekorazionet e tjera luftarake qe Aliu i kish fituar ne lufte.Per funeralin e tij u caktua nje resposabile zyrtar selam-aga qe do te drejtonte gjithe ceremonine.Ne krye te korteut ishin gjeneralet dhe komadantet e tij qe mbanin lart "Tre Bishtat e Kalit" qe trgonin rangun e Aliut, me e larta ne Perandorine Osmane.Te dyja anet e rruges qene te mbushura polt me njerez nga ku degjoheshin te qara e tyre.Korteu hyri ne keshtjelle nga hyrja kryesore dhe ketu nga te dyja anet e rruges ishin rreshtuar repartet e ushtrise se tij per ti dhene nderimet ushtarake princit te tyre.Bara ishte mbuluar me nje koperte ceremoniale dhe u vendos ne varrin e families ne krah te gruas Emine.Imami i jep lamtumiren e fundit duke duke cituar: "Ali Tepelena djali Veliut qofte i xhenetit".Por fundi heroik e legjendar i Aliut nuk do ti perkiste Hurshit Pashes ai do te vdiste si nje kodart sepse ai nuk i perkishte kesaj race hyjnore si shqiptaret.Fushata kunder Aliut perveç rrezimit te tij kish dhe si qellim kryesor edhe thesarin e Aliut si njeriu me i pasur i gjithe Perandorise Otomane.Çfare ndodhi me Hurshit Pashen pas vdekjes se Aliut.Ai njoftoi Porten e Larte se sipas llogarrive te tij kishte gjetur dhe mare ne dorezim 45.000.000 piastre dhe nga keto i drgoi Sulltanit vetem 1/4 duke u justifikuar che te tjerat i shpenezoi per fushaten qe ishte shume e shtrenjte.Ndersa Porta e Larte e kishte llogaritur thesarin e Aliut me shume se 500.000.000 dhe per kete i kerkoi Hurshitit nje llogari me te detajuar.Por ky ju pergjigj ne menyren e vet duke ju thene: "Keto jane ato qe gjeta dhe keto ju dergova"Duke u gjendur nen presion dhe per te mos pesuar poshterimeme ne publik vendos ti jap fund jetes duke u vet helmuar ne 30 Nentor 1822,pasi kishte pregatitur te gjitha edhe funeralin e tij.Zoti nuk i kish degjuar lutjet e tij kur i qe lutur para kokes se prere te Aliut.Tre dite me vone nga vet helmimi dhe nvarrimi i tij, nga Stambolli do te dergoje njerziit e tij dhe bojen dhe pasi e çvarrosen i prene koken dhe e dergon ne Stamboll pa ceremoni dhe pa nderimet e rastit.

Albert Pasho








Free Blogger Albert Pasho

martedì 13 giugno 2023

Thanas Vaja ( Lekelioti ). Albert Pasho




Nga te gjithe kapedanet shqiptar trima, qe kishte Ali Tepelena ne sherbimin e vet si Ago Vasjari,Meço Bono,Isuf Arapi,Marko Boçari,Zylyftar Poda,Tahir Abazi etj,pa dyshim Thanas Vaja do te qe me i veçanti,njeriu me intim krahu i djadhte i Vezirit.Komandand i trupave te tija te cilin autoret bashkekohes te kohes angleze dhe franceze e thrrisnin zakonisht "Gjeneral Vajas". Kurse Thomas Smart Huges do te shkruante ne kujtimet e tij : Thanas Vaja ishte gjenerali me i sukseshem dhe me per zemer i Ali Pashes.Ketij njeriu i jane besuar sekretet me intime te padronit te tij.Ai ka liri veprimi per te kryer gjithçka kur Aliu ndodhet larg apo nuk merret personalisht me punet e Pashallekut.Thanas Vaja ishte keshilltari dhe njeriu i besuar i Aliut,ai ulej gjithmone ne krahe te Aliut ne takimet e tija privilegj qe tregonte sa afer ishte me Aliun priivilegj ky qe nuk i lejohej asnje tjetri perfshi ketu edhe djemte e Aliut. Por ashtu si figura e Aliut si edhe ajo Thanas Vajes eshte e mbushur me dritehije kjo here me qellim keqedashes e armiqesor e here pa u studiuar mire mbi bazen dokumentare te arkivave te kohes. Lidhja e Aliut me Thanas Vajen eshte shume e hereshme ajo qe nga koha e babait te Aliut Veliut, kur fshati Lekel qe ne pronesi te tij dhe kishte lidhje me familjen Vaja. Thanasi qe i ri u rit e sherbeu ne oborrin e Hankos ne Tepelene, dhe ne nje fare menyre u rrit bashke me Aliun kjo edhe per arsyen tjeter qe Aliu dhe Thanasi kishin nje diference moshe jo te madhe mes tyre 10-15 vjet.Thanasi i sherbeu Aliut qe ne fillimet e karieres se tij kur Aliu ishte akoma i ri dhe jo i degjuar.Aliu ishte mik me babain e Thanas Vajes dhe e mbeshteti shume kete edhe kur babai i Thanasit u muar me tregti ne Stamboll.Thanas Vaja lindi ne Lekel ne vitin 1765 ishte djali i madh dhe kishte tre vellezer Luka,Jani e Kristaq.Nga vellezerit Luka eshte me i degjuar sepse ai u financua nga Ali Pasha me shpenezimet e tij per te studiuar per mjekesi ne Vjene,dhe Luka pasi mbaroi shkollen ne Vjene punoi si mjek prane Aliut. Luka u martua me vajzen e Athanas Pasilidas nje nga figurat kryesore te iluminizmit Grek,figure qendrore ne shtetin e Aliut dhe nje nga sekretaret e tij me besnik. Por figura madhore e Thanas Vajes heroizmi bemat e tij sherbimet e vyera per Ali Pashen dhe shtetin e tij,do te eklipsohen nga ngjarja e hanit te Valarese ne Kardhiq dhe kjo me nje qellim te caktuar politik dhe nacionaliste nga qarqe te caktuara Greke..Fakti qe Thanas Vaja eshte nje trim shqiptar,Tepelenas i besimit ortodoks qe i perket kesaj kishe dhe se ai i sherbeu Aliut dhe vendit te tij,per greket qe kane shkruar shume per te dhe ai veshtrohej per ta jo si armik por si tradhetar per ta.Per kete argument Faik Konica ka dhene nje argumentacion ecelent ne artikujt e kohes kur bene paragonizmin me katoliket franceze dhe thote: "Kjo eshte njesoj sikur Franca te quante tradhetar katoliket e Bavarise,qe kane luftuar kunder saj,duke u nisur nga arsyetimi se si katolike ata nuk mund te ishin qe tjeter veçse franceze." Poeti grek Aristotele Valaoritis i ka kushtuar nje poeme Thanas Vajes ku e pershkruan me ngjyrat me te erreta,arrin deri atje sa e pershkruan si nje vampir i etur per gjak,tradhtar dhe shume epitete te tjera te tmerrshme. Dhe kjo kuptohet per qellime te pastra nacionaliste te grekeve per te ulur figuren e tij dhe nepermjet tij ate te shqiptareve dhe Ali Pashes dhe luftes se tij per shtetin e tij.Po si qendron e verteta ?,Sipas studiusit grek Kristo Dalas keto akuza nuk jane te verteta sepse bazohen mbi te thenat e Poukvile qe ushqe nje ndenje armiqesore ne drejtim te Thanas Vajes, dhe ky shton akuzat ndaj Thanas Vajes jane te pakontrolluara dhe te ekzagjeruara. Armiqesia midis Poukvile dhe Thanas Vajes e ka bazen shume heret, kur Aliu kish dhene urdher per sekuestrimin e matrialeve te Poukvile dhe ekzekutimin e ketij urdheri e kish bere Thanas Vaja dhe ky nuk kish mare parasysh lutjet e Poukuevile per te mos e kryer kete vendim.Qe nga ky moment Poukuevile i kishte shpallur lufte te hapur Thanas Vajes.Poukueville si konsull i Frances kishte deshtuar ne misionin e tij ne oborrin e Aliut,po ashtu edhe politika e Frances e Napoleonit kishte deshtuar perkundrejt Ali Pashes,dhe Kardhiqi ishte nje nga keto politika te saj te inicuar dhe financuar nga Francezet,ku Thanas Vaja drejtoi kete lufte kunder konfederates te bejlereve kunder Ali Pashes e quajtur nga francezet "Lega e Kardhiqit".Ne Kardhiq ishte mbledur gjithe bejleret reaksionar kunder Aliut dhe shtetit te tij per betejen finale nen bekimin e Frances dhe Sulltanit.Poukueville do te thote lidhur me kete;"Ne Kardhiq mbizotron nje shpirt luftarak,sepse Mustafa Pasha dhe 60 bej te Çamerise jane mbledhur ketu pas pushtimit te Delvines.Sulltani ju ka premtuar edhe mbeshtetje ushtarake".Kjo thenie e Poukueville jep shume aspekte te kohes,por dy jane kryesore qe vertetojne qellimin e Aliut dhe bashkepuntoreve te tij per krijimin e shtetit te tij dhe e dyta kundershtimin e bejleret dhe agallaret e pasur ketij qellimi te Aliut,mbi fatin e popullit qe shpesh here shendrohet arme per qellimet e Sulltanit.Kardhiqi si qender e reaksionit pergatitet per betejen finale me Aliu dhe perfitusi do te ishte Sulltani dhe Franca se Ali Pasha do te humbte kete beteje.Fitorja mbi Kardhiqin ishte epokale dhe heroike ne kete lufte Thanas Vaja do te plagoset,pikerishte per heroizmin e tij ate do ta quajne edhe "Gardikiotis" baskeluftetaret e tij ne kete lufte si Androuço,Karasiqi dhe Grivas.Thanas Vaja e kishte kuptuar politiken antiosmane te Ali Pasha,dhe ne kete beteje neqofse Kardhiqiotet do te kishin rezistuar deri ne arritjen e trupave te Sulltanit ne mbeshtetje te tyre,ekulibri i fuqise te pushtetit do te kishte ndryshuar ne disavantazh te Aliut dhe ne avantazh te Sulltanit.Rendesine e kesaj lufte populli do ti thurrte vargje;"Dua vetem te me japesh shtate dite jete,deri sa te arrije Ulise dhe Thanas Vaja" Nje tjeter detaje e kesaj lufte qe lidhet me te eshte ajo lidhur me trupat gege(verioret) te Aliut.Kjo eshte nje folklorizem i sajuar pikerisht per te ulur Aliun dhe Thanas Vajen,per ti treguar ata mizor dhe gjakatar.Kjo lidhet me ate qe trupat gege te Aliut nuk zbatuan urdherin e Aliut sepse ishin te parmatosur dhe ate qe se bene ata e beri Thanas Vaja.Po ku kishte njeri nen komanden e Aliut te mos zbatonte urdherat e tija,aq me teper ushtaret e tij?.Ky folklorizem sajuar nga Pouqueville dhe mbeshtetur nga greket ka pikerisht qellimin e denigrimit te figures Thanas Vajes dhe Aliut.Thanas Vaja qe nje njeri fjale pakte por i rende fjala e tij ishte ligj sikurse ajo e Aliut,nje trim e luftetar i paepur,tmerr per armiqte.Rritur ne oborrin e Aliut bashke me bashkeluftetar te medhenj te tjere ne mes tyre dhe Marko Boçari.Pas nje beteje kur Luani Janines po pergezonte luftetaret e tij,Thanas Vaja tha se Boçari e kishte fjalen per vellain e madh te Marko Boçarit ishte dalluar si edhe ne luftrat e tjera,pasi e pergezoi Boçarin,pak me tutje Aliu pa Marko Boçarin dhe duke ju drejtuar Thanasit i foli buzegaz: Ai Boçari atje(Markua) do haje shume koka turqish! Aliu me vone e pagezoi Marko Boçarin me emerin "Shqiponja e Samonives".Thanas Vaja i sherbeu Aliut me besnikeri dhe devoteshmeri deri ne fund te jetes se tij.Edhe pse kohet e fundit po akuzohet se ai e tradhtoi Pashain sipas nje shkrimi ne gazeten francese te kohes,por kjo nuk perben fakt se nuk eshte nje dokument arkivor por thjesht nje shkrim gazete.Faktet flasin ndryshe.Thanas Vaja do te qendroje ne krahe te Aliut deri ne fund te jetes bashke me besniket e tjere.Ai do te luftoje bashke me ta deri ne momentin e fundit te Aliut i cili dha shpirt ne krahet e Thanas Vajes.Aliu ne fund te jetes ne menyre qe grua e tij ,Vasilikia te mos binte ne duart e turqeve i jep urdher Vajes qe ta vriste, por ky nuk e zbatoi kete urdher te Pashait, ndoshta i vetmi ne jeten e tij.Pas renes se Janines,Hurshit Pasha ze rrob shume bashkepuntor te Aliut midis tyre dhe Thanas Vajen dhe Vasiliqine dhe i burgosi ne Stamboll.Me garancine e Patriakatit te ne Stamboll u liruan dhe u kethyen ne Aitolo.Pas betejes te Navarino 1827,Vasiliqia,Thanas Vaja dhe vellai i Vasiliqise Simo do te ezilohen ne Prusi si te dyshuar per konspiracion.Ne vitin 1829 me nenshkrimin e traktatit te paqes,u liruan dhe u kethyen ne Janine Ne vitin 1831 kryeministri i kohes Kapodistra e emeron si pjestar te administates se shtetit te ri dhe i lidh nje pesion.Ben nje jete jashte çdo reflektori ne Janine,duke i qendruar besnike Pashait duke u kujdesur per Vasiliqine.Thanas Vaja vdiq ne Janine ne varferi dhe la amanet qe te varroset ne fshatin e tij te lindjes ne Lekel.U varros ne 1834. Populli do ti kendoj ketij trimi,ketij epirioti dhe shqiptari te madh.Edhe pse historia e ka lene disi te harruar per kontributet e tija te medhaja per shqiptarizmin, Thanas Vajen do ta ngreje shqiptaria populli do ta perjetesoi ne kenge Heroin Thanas Vaja;

Dilni, se po digjet dynjaja,
kapetan-o Thanas Vaja,
Thanas Vaja lekelioti,
bashko ushtrine me sulote!
ju halldupet e Turqise
shihni djemte e Shqiperise,
ju halldupet e sulltanit,
shihni djemte e ketij vatani!


Albert Pasho




Pena e Thanas Vajes


Free Blogger Albert Pasho

domenica 21 maggio 2023

Fillesat e Kalase te Tepelenes. Albert Pasho







Eshte Polibio qe permend per here te pare qytetin e Fanota ne Epir ne Kaoni, ne afersi Antigonese ky qytet i themeluar nga Pirro i Epirit ne luginen e Drinos duke i dhene emerin e gruas te tij.Polibio citon Livio i cili thote: Caio Licinio kishte lene nje batalion ne Fanota dhe kish kaluar ne Molosi krahine ne juglindje te Kaonise,nga kjo mund te mendohet qe ky qytet nuk ishte larg nga kufiri i ketyre dy krahinave qe mund te jete ky eshte Tepelena e sotme,po ka dhe autore te tjere qe thone eshte Kardhiqi ne veri te Gjirokasteres.Kjo per te treguar se perpara kalase se Venecianeve ne Tepelene kane qene rrenojat e nje kalaje me te hersheme qe ne kohen e Kaoneve.Poshte kalase rruhen gjurmet e nje ure te madhe e shek te dyte.Ndersa kalaja Veneziane i ka rezistuar kohes dhe eshte deshmi fizike edhe sot.Rritja ekonomoke dhe ushtarake e Republikes te Serenisima (Veneziane) e detyroj ate ndertonte kala si ne bregdet dhe ne thellesi te territoreve qe kishte ne varesi te mbronte intereat e saj.Tepelena si nje vend shume i rendeshism strategjik qe lidhte bregdetin me brendesine e territoreve duke kontrolluar luginen e Vjoses dhe Drinos kishin ndertuar kete fortifikim.Kete e deshmon fakti qe Tepelena theksohet per here te pare ne Korrik te vitit 1492 qe korrispodonte me muajn e Ramazanit kur Sulltan Bajaziti II vjen ne Tepelene per te luftuar me kryengritesit vendas,vetem 10 vjet me vone theksohet nje beteje e venecianeve dhe Tepelenasve kunder otomaneve.Gjate periudhes se Bizantit kjo fortese ishte rindertuar dhe fortfikuar me shume.Elvi Çelebi thekson se Tepelena ishte pushtuar nga Gedik Ahmed Pasha dhe keshtjella e vjeter Bizantine ishte shkateruar pothuajse plotesisht,dhe nje keshtjelle tjeter me kater kende u ngrit nga Gedik Ahmed Pasha mbi keto rrenoja me gurret e keshtjelles bizantine.Ne regjistrin fiskal te vitit 1520 Tepelena kishte 27 familje kristiane dhe 3 muslimane,kurse kalaja kishte 183 ushtare.Ne vitin 1580 nje dokument osman na ve ne dijeni per kalane e Tepelenes,ky dokument ka te beje me nje vendim per te derguar ushtar nga kalaja e Turnikut te Kalases ne kalane e Tepelenes,por ky urdher nuk duhet te zbatohej.Ja çfare shkruhet ne te:"Vendim per z.Delevine;Edhe pse u urdherua dergimi i ushtareve nga kalaja e Turnikut qe eshte ne bregdet dhe me prane kryengritesve te Kurveleshit dhe raportohet se ka nevoje per shume ushtare,te mos dergohen ushtare prej andej.Mos dergoni ushtare nga kalaja e Turnikut ne kalane e Tepelenes,kalaja e Turnikut ka nevoje per ushtare sepse eshte ne bregdet dhe banditet rebele shqiptare jane afer Kurveleshit,prandaj mos nxirrni ushtare nga kalaja per ti derguar ne Tepelene".Ne vitin 1670 Elvi Çelebi pershkruan kalane me nje perimeter 600 hapa te gjate me nje garnizon rreth 100 ushtar dhe Tepelenen me 40 shtepi ne gjendje te shkrete ku qyteti nuk kishte bujtine,banjo turke,medrese e shkolle.Çelebiu permend dhe 80 fshtrat e saj dhe i pershkeruan banoret e saj si mjaft rebel ndajSulltanit.Kurse ne vitet 188-1889 ne vepren e Sami Frasherit Kamusul Alam ky e pershkruan Tepelenen;"Eshte nje qytet qender nenprefekture(kaza) ne prefekturen(sanxhakun) e Gjirokasteres ne Toskeri te Shqiperise.Ndodhet 27 km ne veri te Gjirokasteres dhe 100 km ne veri perndim te Janines,ne bregun perndimor te lumit Vjosa,siper nje kodre dhe ne anen e poshtme,ku lumi i Dropullit derdhet ne Vjose.Dhe duke qene ne mes dy grykave ku bashkohen dy lumenj pozicioni i saj eshte i rendesishem.Ne kohen e romakeve te vjeter ,qyteti Fantona ka qene ne kete vend dhe njihej si pozicion lufte i rendesishem.Vendi ku gjendet Tepelena eshte terheqes dhe me klime te mire.Me perpara ka qene me i madh.Tani ka 1800 fryme rreth 30 dyqane,dy xhami njera e ndertuar nga Sulltan Bajaziti i dyte dhe tjetra nga Ali Pashe Tepelena.Ka gjithashtu disa teqe dhe nje ure gurri mbi Vjose,e cila eshte rindertuar disa here.Eshte qender e zones se Toskerise se vogel,ku ndodhet dhe vendelindja e te fameshmit Ali Pashe Tepelena.Aty ndodhen rrenjojat e sarajeve te Ali Pashes.Nenprefektura e Tepelenes eshte njera nga gjashte prefekturat qe formojne prefekturen e Gjirokasteres,dhe kufizohet nga veriu me nenprefekturen e Mallakastres te prefektures se Beratit,nga perendimi me nenprefekturen e Kurveleshit,nga jugu me vete Gjirokastren dhe nga lindja me prefekturen e Permetit.Bashke me qendren perbehet nga 60 fshatra.Toka eshte malore dhe vetem buze lumit Vjosa ka pak vende te sheshta dhe disa pyje te vegjel.Nenprefektura gjendet ne te dyja anet e Vjoses,ne te cilen derdhen disa ujra qe zbrezin nga malet per rreth.Fuqia prodhuse e tokes eshte e paket,prodhon drithera etj.Nga bagtite rriten kryesisht dhente dhe dhite.Popullesia eshte 25 mije fryme nga te cilet 5 mije jane krishtere te tjeret mysliman.Nenprefektura ka gjashte shkolla foshnjore per myslimanet dhe kater shkolla foshnjore per te krishteret,disa teqe,si dhe disa rrenjoja te vjetra.Prodhimet zejtare janeqeleshja,culli,çorapet e punuara nga leshi te deleve dhe dhive.Ketu nxirret mjaft gurr xhakmaku. Pas 1789 Tepelena nen drejtimit Ali Pashes do te bente ndryshimin e madh cilesor do te behej kryeqyteti i dyte i Epirit pas Janines.Kalaja e saj do te ngrihej madheshtore si i kishte hije Luanit te Tepelenes mbi Vjose, rreth 4 hektare, me mure te larta mbi 10 metra e me bedena, me mure te gjera deri ne 5 metra,me tre kulla poligonale juglindje,jugperendim dhe veriperndim me tre porta ku porta lindore do te quhej Porta e Vezirit. Kalane e vogel ajo veneciane qe me vone do kethehej ne kalane e vjeter osmane Aliu do ta perdorte si magazine munizionesh.Eshte per te ardhur keq qe nga te gjitha kalate qe ngriti Pashai yne,pikerishte kjo jona eshte ne gjendjen me te mjerushme.Prandaj rikostruzioni i saj duhet te jete nje paresi si per pushtetin lokal por edhe ate qendror,qe Tepelena dhe Shqiperia te mos humbas kete thesar te kultures tone kombetare.

Albert Pasho













Free Blogger Albert Pasho

sabato 20 maggio 2023

Beteja e Vjoses (Battle of the Aous 198 BC) ne Tepelene,ne Luften e Dyte Romake-Maqedonese ne token e Kaoneve ne Epir. Albert Pasho




Tepelena qe ne kohet antike ka pasur nje pozicion strategjik qe kontrollonte hyrjen ne brendesi te territorit nepermjet dy luginave te saj,Vjoses dhe Drinos. Ne 24 Qershor 198 p.e.s ne Tepelene ose me sakte ne hyrje te grykes te Kelcyres pak a shume ku eshte Dragoti sot eshte mbajtur nje nga betejat me te rendesishme dhe fitorja e pare e Romakeve ne Luften
e dyte Maqedonase.Banoret antike te Tepelenes ose Kaonet e Epirit ku ata benin pjese kane luajtur nje rol vedimtar ne fitoren e kesaj beteje. Nje vitin 200 p.e.s ushtrite romake kishin zbarkuar ne Apolloni ne bregdetin lindor te Ilirise ne detin Adriatik dhe nje vit me vone ne 199 p.e.s kish pushtuar dhe bastisur Maqedonine Perdimore.Per kete arsye FilipiV mbreti i maqedonaseve qe te mos lejonte me qe keto ngjarje te ndodhnin prape,ne pranveren e vitit 198 p.e.s zuri pozicion te forte mbrojtes ne gryken e Dragotit ne Tepelene qe te bllokonte rrugen me te mire per ne Maqedoni nga perendimi.Komandanti romak ne vitin 199 ishte P.Villus Tappulus i cili kishte vendosur te sulmonte Filipin V dhe kish perparuar pese milje kur mbrriti zvendesuesi i tij.Ky ishte Titus Quinctius Flaminius nje nga konsujt romake qe kishte pasur provoje ne luftrat e mepareshme ne Greqi. Menjehere me arrdhjen e tij u hapen negociata te drejteperdrejta me mbretin Maqedonas Filipi V,ky pasi kish kuptuar rrezikun qe paraqisnin Romaket pikerisht tani qe Roma kishte mbarruar luften e dyte Punike dhe romaket kishin duart e lira te perqendroheshin ne luften me Maqedonine.Filipi V ju ofroj romakeve se pranonte kushtet orgjinale qe i kishin vene dy vjet perpara ne vitin 200p.e.s,sipas te cilave ai duhej te dorezonte qytetet rreth Egjeut qe ai i kishte pushtuar.Per fatin e keq te Filipit V romaket nuk ishin te interesuar per paqe ne keto terma,qellimi i tyre ishte te ulnin fuqine e Filipit,dhe ta ndeshkonin ate qe ju kish shpallur lufte pikerisht Romes ne vitin 215,pikerisht ne kulmin e luftes se dyte Punike.Flaminusi i kerkoje Filipit te braktiste Thesaline e sunduar nga maqedonasit per 150 vjet. Filipi V çuditerisht braktise negociatat dhe u terhoqe ne pozicionin e tij ne mbrojtje te grykes qe ne pamje dukej i pa pushtushem.Por fati i keq i Filipit vazhdon,dhe ketu hyjne ne loje Tepelenasit antike( Kaonet ).Romakeve ju dha nje udherrefyes banore i zones i derguar nga Charops ky qe pjese e lidhjes te Epiroteve qe ne kete lufte mbeshtetin Romaket. Romaket me rreth 4.300 ushtare te drejtuar nga bariu i zones i dolen Filipit pas shpine duke i rene trebeshinesh per rreth duke kaluar nga Damsi dhe zbrezin ne gryke pas shpines te ushtrise Maqedonase.Filipi e kuptoi rrezikun dhe i shpetoi kurthit te ngrritur nga romaket,por luftimet i kushtuan rreth 2.000 ushtare dhe baze matriale,duke e lene Epiri dhe Thesaline te ekspozuar ndaj romakeve.Per kete beteje edhe Pouqueville konsuli francese ne oborri e Ali Pashe Tepelenes ne Janine e pershkruan ne kujtimet e tij gjate vizites qe beri ne Tepelene ne librin e tij Udhetim ne Epir,Shqiperi,Maqedoni e Thesali.

Albert Pasho













Free Blogger Albert Pasho

mercoledì 19 aprile 2023

Ali Pasha Tepelena dhe arti Italian ne shek e XVIII. Albert Pasho



 Europa ne kete shekull do te qe arene e ndryshimeve te medha dhe rrenjesore,social politike,ushtarake e juridike,perhapja e ideve te iluminizmit dhe nacionalizmit,ndryshimi i raporteve te fuqive te medha te kohes,do te sillnin qe ne krye te ketyre levizjeve te viheshin personalitete me te shquara dhe vizionare te kesaj epoke.Keto personalite sikurse Napoelone Bonaparte dhe Ali Pasha Tepelena do te behej frymezim dhe inspirim i pashtershem dhe objekt i trajtimit ne veprat artistike te kohes ne çdo fushe te arti ne Europe. Edhe arti Italian sikurse ai Francez e Anglez po dhe me gjere nuk do te rinte indiferent ndaj personalitetit te Ali Tepelenes.Aliu u be objekt trajtimi te gjitheaneshem nga artistet dhe arti Italian i kohes.Vizioni dhe inteligjenca e tij e brilante,trimeria dhe guximi i tij i skajshem,dhuntia dhe aftesia per te drejtuar e sunduar i pavarur zotrimet e tija, njohurite e thella te puneve te qeverisjes si ato administrative,diplomatike,ushtarake,juridike dhe ekonomike e benin ate nje sundimtar te shquar dhe nje vizionar te madhe qe ja kish fiken dhe vete Sulltani.Per Aliun nga artistet e shkrimtaret Italianu shkruajten libra, publicistike,piktura, u luajten opera ne skenat me prestixhoze te kohes ne Itali si ajo e La Scala ne Milano,u shkruajten drama dhe u luajten neskena si ajo e Firences etj. Ska figure tjeter kombetare perveç atij te Skenderbeut qe te jene trajtuar kaq gjate e hollesisht nga arti europian e boteror.Por jo gjithmone pasqyrohej objektivisht personaliteti i Aliut ne punet shteterore, ne jeten e tij private dhe intime,botekuptimet e tij filozofike, ato mbi fene, shpirti i tij i eger e romantik, ndjesia e tij ndaj te bukures ne jete.Si shume artiste te tjere europian edhe ata italian nuk arriten ta perceptonin qarte synimin dhe luften e tij,vizionin qe ai kish per bashkimin e trojeve shqiptare,kjo aspirate e tij lidhej ngushte me luftrat e Napolonit ne Europe per zgjimin kombetar te popujve te Europes, e ne kete rast atyre Ballkanik.Prandaj Ali Pasha Tepelena konsiderohet si skendija e pare e nazionalizmit dhe artikulusi me i hereshem i idese se bashkimit kombetar ne Ballkan e ne kete rast ne Shqiperi, mungesa e nje aleance te mirefillte me pashallare te tjere krahinore dhe veçenarisht me ate te Shkoders (Bushatllinjte),dhe kethimi i kraheve nga fuqite e medha te kohes e sidomos Anglezeve,nuk i dha mundesine e krijimit te shtetit te pare nacional ne Ballkan.Jane te shumta veprat kushtuar Ali Tepelenes nga ata italian ne 1800.

1-Luigi Ciampolini,Le guerre dei Sulioti contro Ali Pascia di Jannina,comentario,Firenze,Ronchi,1827.
2-Carlo Grassini,Storia di Ali Tebelen,Bascia di Jannina,Milano,Meiners,1829
3-Girolamo Fiorio,Ali Tebelen Pasca di Giannina,Tragedia,Mantova,tipografia F.Branchini,1836
4-Giovanni Galzerani,Ali Pascia di Giannina,Azione Pantomimica, La Scala,Milano,Truffi 1838
5-Antonio Zanchi Bertelli,Ali Pascia di Giannina,in Tragedie,Mantova,tipografia Elmucci 1839
6-Diego Soria,Ali Tebelen Pasciadi Jannina,Racconto storico,Torino,Chirio e Mina,1847-1848;altre edizioni come Ali Tebelen di Jannina,Romanzo storico:Napoli,Gazzetta dei tribunali,1846;Costantinopoli,Poligrafia italiana,1848;Bari Petruzzelli
7-Vincenzo Errante,Ali Tebelen,Novella,Palermo,Virzi 1840;anche in Liriche,tragedie e novelle,II,Roma,Cotta 1874
8-Pietro Giuria,Ali Pascia di Giannina (Tragedia),1843;anche in Poesie edite ed enedite,Savona,Miralta,1890
9-Giuseppe Vedeche,Ali Pascia di Giannina,in Teatro dramatico,II,Firenze,Mazzoni,1844


















Free Blogger Albert Pasho.

lunedì 17 aprile 2023

Ali Pasha Tepelena, Medlion 1807. Albert Pasho

 Ky eshte nje medalion i Ali Pashe Tepelenes i vitit 1807. Ndryshe nga pikturat, gravurat e punimeve te tjera kushtuar atij,ne kete medalion Aliu na paraqitet ne moshe te re dhe me floke te gjata ( biond )ashtu si i ka pasur ne rinine e tij.Por ky medalion i paraqitur ne akande ne Gjermani nuk ka te dhena specifike.Ai quhet mbreteresha Vasiliki, por ajo ne kete vite ishte vetem 9 vjeçe dhe s qe njohur me Aliun akoma.Hipoteza me e favoreshme eshte ajo qe ky medalion mund ti jete kushtuar nenes te tije Hankos, meqenese ky medalion paraqet nje grua?,kjo hipoteze nuk perjashton edhe hipotezen tjeter qe mund te jete Aliu ne moshe te re ?,ose gruaja e tij e pare Emineja nena e dy djemeve te tij.Nje version tjeter mund te jete qe kjo mund te jete nje medalje dekorimi duke pare qe ne te jane simbolet e Perandorise osmane,gjysme hena dhe ylli.


Albert Pasho












giovedì 6 aprile 2023

Tablloja:"Ali Pascia di Giannina esaudisce la supplica di Vassiliki" 1841. Palazzo Isimbardi, Milano, Italy. Albert Pasho

Tablloja ; "Ali Pasha ploteson lutjen e Vasiliqise". 1841. Pallati Isimbardi,Milano.

Nje tjeter veper pak e njohur e piktorit Italian Luigi Zaccoli e vitit 1841 per Ali Pashe Tepelenen qe gjendet ne nje nga Pallatet me te njohura te metropolit te Milanos ne Itali,Palazzo Isimbardi.Afresku eshte me titullin: "Ali Pasha i Janines ploteson lutjen e Vasilikise.


Albert Pasho


Ali Pascia di Giannina esaudisce la supplica di Vassiliki 1841

Luigi Zuccoli (1815-1876 )


Free Blogger Albert Pasho

Historia e kokes te prere te Ali Pasha Tepelena.Albert Pasho.

    Pak dite para fundit tragjik te vrasjes se Ali Pashe Tepelenes,Hurshid Pasha i komunikoi "faljen" nga Porta e Larte dhe kerkoi...