Plot dy shekuj e pak me shume kane kaluar nga renia heroike e
Ali Pashe Tepelenes.Ate qe se beri dot fuqia, madheshtia e kundershtarit ne te gjitha aspektet ne numer dhe armatim, lufta e tyre e pameshieshme do ta beje tradhetia dhe pabesia.Po si u zhvilluan ngjarjet ne renien e keshtjelles se Janines dhe vrasjen e Ali Pashait. Plot 18 muaj zgjati rrethimi i
Janines qe nga vjeshta e vitit 1820 kur ushtria e Sulltanit u shfaq para mureve te Janines dhe Ali Pashes.Ajo do te vinte nga tre drejtime kryesore nga toka, nga lindja dhe veriu si dhe nga deti me nje flote te madhe ne numer.Ali Pasha kishte organizuar mbrojtjen,edhe se kjo perplasje ishte e pabarabarte ne numer.Trupat e Sulltanit numeronin nje ushtri te perbere nga 80 mije ushtare,Ali Pasha kishte ne favor nje terren malor per te mbrojtur veshtire per tu arritur nga trupat osmane,si dhe nje ushtri te afte e pregatitur ne luftra dhe e afte te mbronte nje territor malor si dhe afrimin e stines te dimrit.Perpara ketij rrethimi Ali Pasha organizoje edhe nje revolt kunder autoriteteve osmane me bejleret e mysliman dhe te krishtere.Mbrojtja e territorit do ti besohej njerezve dhe gjeneralve te tij.Myktari djali i tij do te mbronte Beratin dhe Shqiperine e mesme,Alesio Noutos,Tahir Abazi dhe Omer Virioni vendekalimet ne malet e Pindit,Andreuço mbrojtjen e Beozia e Focida,djali tjeter Veliu Leptanon ndersa Aliu do te kordinonte operacionet ushtarake nga Janina.Trupat perandorake osmane nen komanden e Ismail Pashos do te leviznin nga veriu me Mustafa Pashen e Shkodres qe pasi sulmoi Elbasanin gjeti preteksin te kethehej mbrapa per trazirat ne pashallekun e tij.Nje e treta e ushtrise perandorake e komanduar nga Pelivan Pasha,komandant i zoti dhe veteran i luftes Ruso-Turko do te levize nga drejtimi i jug lindjes drejt Beozia do te pushtoje Greqine qendrore dhe do te mar Liviaden e mbrojtur nga Andreuçio deri ne ate moment.Po ashtu edhe Veli Pasha djali i Aliut qe mbronte Leptanon qe do te meret nga forcat e Pelivan Pashes do te zhvendoset ne mbrojtje te Artes dhe rrethinave ne jug te Janines.Dhe nga deti flota osmane nen komanden e Kapitan Bey(Nen admiral) do te vendoset ne detin Jon.Ushtria perandorike osmane nen komanden e Ismail Pashos do te kaloje malet e Pindit,ku Aliu kishte vendosur Omer Vironin me 15 mije luftetar,por Omeri tradhtoje Aliun dhe shperndau luftetaret e tij.Ne fillim te Shtatorit 1820 ushtria perandorike osmane do te gjendet perballe Janines dhe rrethinat e saja.Qyteti i Janines ishte i mbrojtur nga fortifikime te ndryshme,Kalaja e Litharces mbronte hyrjen ne kalane e vjeter qe kishte brenda mureve te saj pallatin kryesor te Aliut(Sarajet),edhe kjo ishte e fortifikuar per ti bere balle rrethimit ne maje te shkembit ne liqenin e Pamvotis.Ndersa ne ishullin e liqenit te Janines ishin ndertuar fortifikime dhe magazina munizioni te lidhura me Janinen me anen e nje flote te vogel.Janina e fortifikuar dhe e pajisur me shume municione ishte e pregatitur ti qendronte gjate nje rrethimi.Ali Pasha shpresonte shume edhe me rifillimin e luftes Ruso-Turke qe do ndihmonte shume ate. Qendresa epike e Tepelenasit me trimat e tij e detyroj
Sulltanin qe te nderronte strategji pas pothuajse nje vit luftimesh te deshtuara te osmaneve.. Ne fillim ja kishte besuar kete fushte ushtarake dhe rrethimin e Janines Ismail
Pasho Bey armik i betuar i Aliut i cili deshtoje ne misionin e besuar.Ky deshtim i tij do te bente qe ish gjeneralet e Aliut qe ne fillim e kishin tradhtuar te kethenin mendjen dhe ti bashkoheshin perseri Aliut,si dhe shume aleat te tjere te Aliut qe nje kohe kishin qene armiq.Sulltani vendosi ta zvendesonte kete me
Hurshit Pasha i mbiquajtur "Tmerri",mendje holle,i matur dhe dinak i cili kishte filluar karrieren ushtarake me trupat elitare te Sulltanit jenixheret,kete e emeroi Pasha te Morese,per kete nxorri ferman ne fillim te Marsit 1821 dhe e uredherroj te leviste ne drejtim te Janines.Hurshid Pasha nje nga gjeneralet me te fameshem dhe te lavdishem te Sulltanit me origjine Gjorgjiane sapo kishte pushtuar Alepon.Ne 15 Mars Hurshidi do te mar komanden e fushates ushtarake kunder Ali Pashes.Ai do te zvendesoje komandantet e fushates dhe urdheroje qe te shterngohet rrethimi dhe te mbyllen te gjitha rruget e komnikimit.Por edhe ky edhe pse ne krye te nje ushtrie me 80.000 ushtare mjaft te disiplinuar dhe te armatosur mire,pas shume luftimes te pergjakeshme dhe me humbje nga te dy krahet nuk do te ndryshonte fatin e luftes, por si Ismail Pasho Bey do te deshtonte para mureve te Janines.Ne qershor te 1821 do te sulmoje Lathircen me forca te shumta por do te zbrapset me humbje te medhaja rreth 1.000 ushtare mes te vrareve te plagosurve dhe te reneve rrob.Hurshidi do te sulmoje edhe ishullin ne liqenin e Janines ku do te beje raprezalje ne mes te banoreve.Ne Korrik ne vazhdim te luftimeve lufta osmane kishte kapur bregdetin me nje numer te madh anije dhe do te ishte ne mbeshtetje te forcave toksore shume te medhaja ne numer rreth 60.000 ushtar. Por ate qe se beri dot fuqia e madhe e Perandorise do ta beje tradhetia dhe pabesia. Pasi Aliun e kishin tradhtuar ne fillim njerezit e tij me te afert gjeneralet si Omer Vironi,Tahir Abazi,Ago Vasjari,Zyliftar Poda e te tjere por edhe femijet e tij.Por kjo le per te deshiruar shume se ne fakt femijet e tij nuk e tradhtuan por u dorezuan pas luftimeve nje element i rendesishem ky qe do te beje dallimin midis tradhtise dhe dorezimit.Ata nuk luftuan kurre kunder Aliut si bene gjeneralet e tij duke u lidhur me osmanet.Perkundrazi Veliu dhe Mykhtari ne fillim luftuan me Aliun kunder turqeve. Veliu djali i vogel i Aliut rezistoje pak dhe kur situata ne Preveze ishte e deshperuar perpara fuqise te Sulltanit do te negocionte me Turqit per fatin e familjes se tij.Largimi i njerezve te besuar te Aliut dhe mbi te gjithe Omer Vironi qe ishte komandant i trupave elitare te Aliut dhe hedhur ne krahun e Sulltanit do ta rendojne situaten e Aliut.Ne Gusht te 1820 Aliu terhiqet bashke me trupat e tija ne keshtjellen e Janines. Ne kete momente Aliu mendon te luaj mundesine e fundit qe i kishte mbetur ate te shoqerise
Filikri Eteria, Aliu qe i njifte pjestaret e kesaj shoqerie sekrete,kete e konfirmon pseudonimi i Aliut ne kete shoqeri ishte "VJERRI".Aliu kerkoje qe te svendoste vemendjen e fushates kunder tij ndaj kesaj shoqerie. Por Sulltani nuk i besoj Aliut dhe ishte i vendosur per eleminim e Aliut.Hurshit Pasha duke pare qe rrethimi po zgjate shume gjate dhe rrebelimi grek po korrte sukse ne Poleponez kjo fale dhe qendreses te Aliut ,qe per rreth 11 muaj eci krah per krah me kete revolucion,vendosi ti drejtohej intriges dhe tradhtise.
.Nje nga detyrat qe kishte mar Hurshit Pasha nga Sulltani nuk qe vetem eleminimi Aliut por mbi te gjitha gjetja e thesarit te Aliut nje nga me te pasurit te gjithe Perandorise Otomane.Duke pare vendosmerine e Aliut per te rezistuar deri ne vdekje,per te gjetur thesarin e tij Hurshit Pasha luajti karten e tradhtise dhe pabesise.Dergoi njerezit e tij per bashkebisedime me Ali Pashen ku ne kembim me pasurine e tij Sulltani do te leshonte fermanin e faljes.Dy palet rane dakort ,dhe Aliu per te treguar vendosmerine e tij, te derguarin e Hurshitit e shoqeroj ne bodrumet e keshtjelles per te pare vete, ku ai kishte sistemuar 800 fuçi baruti dhe shume munizione te tjera ,gati per ti hedhur ne ere keshtjellen dhe thesarin,ne rast mos respektimi te marreveshjes dhe ne krah te tyre qendronte Selim Çami njeriu i besuar i Aliut qe me urdher te tij do ta hidhte ne ere.Per kete arsye u vendos nje arme pushim mes paleve,nderkohe Hurshit Pasha i thote Aliut qe per te mare faljen nga Sulltani duhet te largohet nga keshtjella me njerezit e tij e te shkoje ne Ishull.Duke pare situaten ne te cilen ndodhej dhe duke shpreshuar ne nje amnisti Aliu pranoj.Perpara se te largohej Aliu zbriti ne bodrumet e keshtjelles dhe i thote Selim Çamit;Keshtjella eshte ne duart e tua,se nuk te sjellin dhe shikon tespiet e mia mos e dorezo keshtjellen,se me vrasin ne ishull,hidhe te gjithe ne ere.Ne krah te Selimit ishte nipi i Aliut djali i Veliut,te cilin Aliu e perkedheli ne faqe me perkedheljen e nje gjyshi dhe i dha komanden e keshtjelles.I shoqeruar nga Thanas Vaja,sekretari tij Mantho,Fehim Çami dhe 12 besniket e tij bashke me Vasiliqine zbret shkallet e keshtjelles dhe hipen ne varken e tij dhe shkon ne ishull ku vendoset ne manastirin e Panteleimon.Gjate pritjes Hurshit Pasha i dergon lajm qe fermani kishte arritur dhe nje delegazion i tij do ja dorezonte atij.Aliu ne pritje te fermanit dergoi Kosta Boçarin ne keshtjelle per ti perseritur Selimit qe pa tespiet e tija te mos e dorezonte keshtjellen.Ne mbasditen e 24 Janarit 1822 Kose Mehmet me 30 ushtar dhe oficer te tjere zbarkon ne ishull ti sjell fermanin Aliut,hyne ne oborrin e manastirit dhe idrejtohet dhomes ku gjendej Aliu ne katin e dyte.Aliu i drejtohet Mehmet Kose Pashes ndal aty, dhe ky i pergjigjet,kam sjelle Fermanin dhe nxjerre nga kraharori nje cope leter.Pasi U pershendeten Aliu e kuptoi menjehere kurthin e ngrritur dhe nxjerre koburen dhe duke ju drejtuar me keto fjale;" nuk meret koka e Ali Pahes si koke skllavi,cfare e pandehni ju Ali Pashe Tepelenen grua?,e qellon Kosen duke e shtrrire per toke te plagosur,ne kete moment Kaftan Aga shefi i shtabit te ushtrise te Hurshit Pashes nxjerr shpaten per te vrare Aliun por Aliu e qellon edhe kete duke e plagosur ne krah,plasi nje shkembim zjarri mes turqeve dhe besnikeve te Aliut,ku Fehim Çami besniku Aliut qellon dhe vret Kaftan Agen.Nderkohe Fehmi Çami bie per toke i plagosur per vdekje nga njerezit e Kaftani Ages.Aliu plagoset rende ne kete perplasje dhe besniket e tij Thanas Vaja dhe sekretari tij Manthua me Ibrahim djalin, besnik i tij e terheqin ne dhomen ne krah.Aliu ne gerhmat e fundit te jetes i drejtohet Thanas Vajes ku i thote te vrase Vasiliqine qe te mos bjere e gjalle ne duart e turqeve dhe te vazhdoje luften.Besniket e tij e veshtrojne ne pike te lotit dhe Aliu ju thote;"Une bijte e mi shkoj drejt vdekjes,drejt te ftohtit,hallall asprat,hallall buken dhe kafshaten.ju kam lene pas uraten.Qe ne duart e turkut i gjalle te mos bie,veç nga arma plumb e zjarr ne boten tjeter ju te me çoni me nder drejt e ne varr".Besniket e tij vazhdojne te qendrojne,luftojne akoma per rreth 30 minuta,nderkohe Ali Pasha ndrron jete,degjohen edhe te shtena nga poshte dyshemese,pothuajse te gjithe rane te vrare,pas pak koheTurqit arrijne te marrin trupin e Aliut dhe koken tja nisin Hurshit Pashes dhe diten tjeter ne Stamboll tek Sulltani,kurse trupi te varroset ne Janine,ne krah te Eminese te tij te dashur,qe e kishte pregatitur vete kohe me pare dhe e kish lene amanet qe te varrosej bashke me te, me te gjithe nderimet qe i takonin ketij Luani Epirit dhe mbare Shqiperise.Ne nje situate tjeter Ali Pashe Tepelena do te kishte imituar dhe ndoshta eklipsuar emrat famoze te bashkeatdhetareve te vet,si Pirro,Aleksandri dhe Uliksi mendjeprehte.
Nessun commento:
Posta un commento